""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Ruhi 3 2006-04



Mësimi në klasat e fëmijeve,
niveli 1













Institut Ruhi


Librat e Serisë:

Libri 1 Reflektime mbi jetën e shpirtit
“Të kupturarit e Shkrimeve Bahá’í”
“Lutja”
“Jeta dhe vdekja”

Libri 2 Duke u ngritur në shërbim
“Gëzimi i të mësuarit”
“Tema thellimi”
“Paraqitja e besimeve Bahá’í”

Libri 3.1 Mësimi në klasat e fëmijëve, niveli 1 Libri 3.2 Mësimi në klasat e fëmijeve, niveli 2
“Disa parime të edukimit Bahá’í” “Mësime për klasa fëmijësh, niveli 2”
“Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1” “Një përmbledhje e këngeve për
“Drejtimi i klasave për fëmijë” mësuese e klasave fëmijësh”

Libri 4 Manifestime Binjake
“Madhështia e kësaj Dite”
“Jeta e Báb-it”
“Jeta e Bahá’u’lláh-ut”

Libri 5 [Mësimi në klasat për të rinj]

Libri 6 Mësimdhënia e Kauzës
“Natyra shpirtërore e të dhënit mësim”
“Vetitë dhe qëndrimet e mësuesit”
“Akti i të dhënit mësim”

Libri 7 Duke ecur së bashku në rrugën e shërbimit
“Shtegu shpirtëror”
“Si bëhesh tutor i librave 1-6”
“Promovimi i arteve në rrënjët e komunitetit”

Libri 8 Besëlidhja
“Besëlidhja e Perëndisë”
“Besëlidhja e Bahá’u’lláh-ut”

Libri 9 Mirëqenia e familjes
“Jeta familjare Bahá’í”
“Dhënia: Baza shpirtërore e mirëqenies”




Original Title:
Teaching Children’s Classes Grade 1
published by Palabra Publications 1995
Text: Albanian

Përkthyesi: Agim Popa
nën kujdesin e Komitetit të përkthimeve e botimeve Bahá’í

© Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i dytë 2006 - 163 E.B.










Pasqyra e lëndës


Bashkëpunëtorëve 1

Disa parime të edukimit Bahá’í 11

Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1 27

Drejtimi i klasave për fëmijë 105




PËR BASHKËPUNËTORËT

Ky libër është përmbledhja e tri njësive me qëllimin për të ndihmuar individët të cilët duan të ndërmarrin shërbimin më të lartë të lavdërueshëm të mësimdhënies së rregullt të klasave për edukimin shpirtëror të fëmijëve. Është pranuar që ata që studiojnë atë tashmë kanë marrë pjesë në kurset në të cilat të paktën përmbajtja e librit 1 e Institutit Ruhi ka është studiuar.

Bahá’í-t të cilët kanë mësuar Fenë në zonat më të lehta për t’u kapur nuk do të jenë të çuditur të shikojnë që Instituti Ruhi, një rëndësie të fortë i vë klasave të fëmijëve. Dëshira këmbëngulëse e besimtarëve të rinj rekrut, veçanërisht në zonat rurale dhe rrethinave të qyteteve të mëdha, për fëmijët e tyre që të edukohen nga mësues Bahá’í është më se e njohur. Fatkeqësisht, nuk kanë qenë asnjëherë mjaft mësues për t'iu përgjigjur kësaj kërkese të mirëmbështetur, dhe për disa arsye apo për një tjetër, shumë Bahá’í të zotë të cilët mund të mësojnë fëmijët nuk kanë prekur nevojën e rëndësishme për këtë akt shërbimi në të cilën varet e ardhmja e brezit të ri.

Është e rëndësishme të përmendet që klasat e fëmijëve Bahá’í nuk janë si klasat e indoktrinimit të cilat janë të njëjta në shumë fe të tjera. Edhe pse fëmijët janë udhëzuar në parimet, mësimin dhe besimet bazë të Fesë, rëndësia është në mësimin e të menduarit, për të reflektuar dhe për t’i aplikuar ligjet shpirtërore në jetën individuale dhe atë shoqërore. Veçanërisht gjatë viteve të hershme të fëmijërisë, vëmendje të veçantë iu dha zhvillimit të cilësive shpirtërore dhe atyre besimeve, zakoneve dhe sjelljeve që përbëjnë atributet thelbësore të qenies shpirtërore.

Dëshira për të shmangur indoktrinimin ose katekizmin nuk duhet, sidoqoftë, të çojë në butësi në udhëzimet religjoze. Doktrinat të cilat e kanë shpërfillur edukimin religjoz për fëmijët dhe i kanë lënë ato të fitojnë standartet e tyre dhe besimet, gjoja nga zgjedhje të lira, nga ndërveprimi me shoqërinë, kanë kontribuar shumë në gjendjen e tanishme të shpërbërjes morale. Mbështetësit e kësaj doktrine nuk e vlerësojnë shumë faktin që janë interesa politike, ekonomike dhe kulturore në shoqëri të cilat në mënyrë agresive nxisin modelet e tyre të të menduarit dhe të sjelljes. Por madje dhe në qoftë se kjo nuk do të ishte kështu, nuk ka asnjë arsye të supozohet që një brez i ri i fëmijëve do të jetë në gjendje të krijojë një botë më të mirë pa një edukim që është shpirtëror. Njerëzimi, i lënë në shurdhimin e tij pa udhëheqjen hyjnore, nuk ka dhënë gjë veçse kaos, padrejtësi dhe vuajtje.

Megjithëse dinamika e edukimit të fëmijëve ndryshon shumë nga komuniteti në komunitet në botën Bahá’í, rëndësia e interpretimit është një çështje në të cilën të gjithë mund të biem dakort. Për më tepër, është evidente se çelësi i suksesit në çdo plan ambicioz për edukimin shpirtëror të një numri të madh fëmijësh është trajnimi i mësuesve. Shpresohet se ky libër do të ndihmojë institucionet Bahá’í dhe agjensitë e tyre, veçanërisht institucionet rajonale dhe kombëtare, në përpjekjet e tyre për rritje në mënyrë të qëndrueshme të numrit të përkushtuar dhe të mirë-përgatitur të mësuesve për klasa fëmijësh.

Njësia e parë e librit, “Disa parime të edukimit Bahá’í” është e lidhur me konceptet bazë të sigurta Siç e dimë të gjithë, në kohën e sotme nuk ekziston në ndonjë vend një sistem edukimi që mund të quhet me të vërtetë Bahá’í. Në dekadat që do të vijnë, shumë njerëz në pjesë të ndryshme të botës do ndihmojnë për të krijuar një sistem të tillë. Megjithatë, ne mund të identifikojmë disa parime dhe koncepte që duhet të ndikojnë çdo përpjekje në edukimin Bahá’í, dhe në këtë kurs ne do të shqyrtojmë shkurtimisht disa prej tyre.

Një koncept bazë në këtë kurs është fisnikëria e njeriut. Është esenciale për çdo pjesëmarrës që të kuptojë ndikimin që ky parim, tej mase i rëndësishëm, do të ketë në llojin e edukimit që ai ose ajo në fund të fundit do të ofrojnë. Thjesht duke konsideruar çdo student si “një minierë të pasur me gurë të çmuar me vlerë të pamatur”, mësuesi i një klase të sapokrijuar fëmijësh ndërmerr një hap të pamatshëm duke iu larguar praktikave të tanishme edukuese. Pjesëmarrësit jo vetëm që duhet të përpiqen me gjithë shpirt që ta kuptojnë mirë këtë koncept, por për më tepër ata duhet të kenë dijeni në mënyrë të mjaftueshme rreth cilësive shpirtërore, talenteve dhe kapaciteteve për të qënë të aftë që t’i zbulojnë këta xhevahirë tek nxënësit e tyre dhe të ndihmojnë për t’i bërë ata që të ndriçojnë. Ato duhet të kenë gjithashtu parasysh se sa e rëndësishme është që të ndihmojmë fëmijët që të zhvillojnë sjelljet dhe zakonet e tyre sipas mënyrës Bahá’i.

Në përgjithësi, ky kurs nuk është kompleks dhe ashtu si të gjitha kurset e Institutit Ruhi, drejtohet me anë të tutorëve. Kjo gjë bëhet në mënyrën më të mirë duke ndarë pjesëmarrësit në grupe të vogla dhe duke i lejuar çdo grupi që të avancojë me hapin e tij dhe në përputhje me ritmin e tij. Kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse një përpjekje për të përshpejtuar apo ngadalësuar hapin e pjesëmarrësit, duke e detyruar atë të ece me të njëjtin hap si dhe të tjerët, mund të pengojë procesin mësimor. Është e rëndësishme që të nënvizojmë rëndësinë e rolit të tutorit, edhe për ata që mësojnë shpejt midis pjesëmarrësve. Tutori duhet t’i diskutojë të gjitha mësimet me secilin grup studentësh. Në asnjë mënyrë nuk duhet që një Institut Ruhi të trajtohet si një studim i pavarur i pjesëmarrësve, që thjesht kontrollohet prej tutorit. Disa diskutime me tutorët është e nevojshme kështu që pjesëmarrësit të kuptojnë materialet e paraqitura në çdo seksion në tri nivelet e të kuptuarit: kuptimin e fjalëve dhe të fjalive, zbatimin e koncepteve në jetën dhe punën e secilit, dhe implikimet e tyre në situata që kanë lidhje me to. Për një diskutim më të plotë të këtyre tre niveleve të të kuptuarit dhe se si t’i ndihmojmë pjesëmarrësit që t’i arrijnë ato, ju lutemi që t’i referoheni seksionit të titulluar “Bashkëpunëtorëve” në kursin “Të kuptuarit i Shkrimeve Bahá’í”.

Njësia e dytë, “Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1” është planifikuar për trajnimin e mësuesve për nivelin e parë të klasave të fëmijëve Bahá’í. Për të arritur këtë qëllim, zbulohen metoda që ndihmojnë mësuesit të drejtojnë klasat me efektivitet. Kursi gjithashtu përmban 15 leksione për vet klasat e fëmijëve. Çdo seksion perbëhet nga tre pjesë: memorizimi i lutjeve dhe citateve, këngë, histori, lojra dhe ngjyrosje. Sugjerohet që këto 15 leksione të përsëriten me fëmijët dy ose tri herë gjatë vitit, duke bërë një total të 30 deri 45 mësimeve. Për ndihmesën e pjesëmarrësve në kurs të kuptojnë planet e mësimit dhe metodat për t’i drejtuar ata, tutori duhet të mbajë në mend pikat e mëposhtme:

• Zhvillimi i kapaciteteve për mbajtjen e një klase të thjeshtë fëmijësh, dhe fitimi i aftësive korresponduese, kërkon shumë praktikë. Është për tu përmendur, pastaj, se ky kurs do të jetë i gjatë dhe ndonjëherë madje dhe i vështirë. T’u mësosh një mësim fëmijëve kërkon më shumë se leximi i materialit dhe të kuptuarit e përmbajtjes së tij. Tutori duhet t’i lërë shumë kohë mësuesve të ardhshëm që të praktikojnë dhënien e mësimit gjatë kohës që ata kalojnë nëpërmjet kursit.
• Shumica e njerëzve të cilët mësojnë fëmijët në përgjithësi përpiqen të rikrijojnë për ta të njëjtën përvojë mësimdhënieje që ata kishin në stadin e tyre formues. Për të kundërshtuar këtë tendencë normale, ky kurs ofron sugjerime të detajuara për të cilat tutori dhe pjesëmarrësit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë.
• Shpresohet që klasat e fëmijëve do të pajisin mësuesit me një kuptim për zhvillim e sjelljeve të fëmijëve dhe në cilësitë shpirtërore që do t’i sjellin ato ngushtë me Zotin. Në mësimin për nivelin e parë, theksimi bie në cilësitë shpirtërore, dhe pak vëmendje e veçantë i është dhënë njohurive të përgjithshme për Fenë. Kur themelimi i karakterit të fëmijëve të jetë vendosur, ka një kohë të plotë në vitet e mëvonshme për të dhënë njohuritë e nevojshme.
• Metodologjia e fëmijëve bashkon aktivitete të ndryshme, të gjitha të përqëndruara në parimin final të nxitjes dhe zhvillimit të sjelljeve dhe cilësive shpirtërore. Të gjitha këto aktivitete vërtiten rreth Fjalës Krijuese, e cila e vetme ka fuqinë të zgjojë ndjenjat shpirtërore tek fëmijët, dhe një theksim i fortë i vihet memorizimit të Fjalës Krijuese. Memorizimi ka madje një efekt të madh në qoftë se ajo çka është memorizuar është kuptuar mirë. Fatkeqësisht, në këtë pikë, nuk ka një mori me këngë, lojra dhe histori të cilat përforcojnë direkt idetë e paraqitura në citatet për tu memorizuar. Shpresohet që, në të ardhmen, do të krijohen sa më shumë aktivitete të tilla dhe të përpilohen për nevojën e mësuesve të klasave të fëmijëve Bahá’í.
• Tregimet e Abdu’l-Bahá-it të paraqitura në mësimet janë të një rëndësie të madhe, sepse Ai është Shembulli i jetës Bahá’í. Ato ilustrojnë në një mënyrë konkrete cilësitë shpirtërore që janë zbuluar, dhe është njohur mirë që situatat konkrete ndihmojnë, veçanërisht fëmijët, të kuptojnë shpjegimet abstrakte. Disa pjesëmarrës mund të kenë probleme në të mësuarit e se si të tregojnë histori në një mënyrë që t’i sjellin ato në jetë për fëmijët. Aftësia për të kujtuar detajet që japin ngacmim për një tregim dhe të prezantosh ngjarjen e një historie në një mënyrë efektive mund të kërkohet nga praktika e vazhdueshme.
• Planet e mësimit që janë përfshirë në këtë kurs kërkojnë shumë pak për sa i përket materialeve dhe burimeve të jashtme. Përveç njohurive të mësuesit, të fituara përmes trajnimit të ofruara në këtë kurs, janë të nevojshme vetëm fletët për ngjyrosje dhe bojrat. Fletët e ngjyrosjes mund të riprodhohen në mënyrë të thjeshtë nga vetë mësuesit duke i kërkuar ato tek fletët model që korespondojnë me secilin mësim.
• Është e rekomandueshme që pjesëmarrësit të fillojnë të vendosin aftësitë e tyre në praktikë ndërsa ata shkojnë përmes këtij kursi. Kjo do t’i lejojë ata të përgatisin veten e tyre për kohën kur ata do të nisin klasat e tyre. Mësuesit e rinj mund të ndihen nervoz për herë të parë kur ata përballen me një klasë të themi, 20 fëmijësh, kështu që është e këshillueshme t’i lëmë ata të fillojnë përkrah mësuesve me përvojë ose me një numër të vogël fëmijësh - ndoshta katër apo pesë. Është gjithashtu e mundur të mbash klasa të cilat mësojnë vetëm citatet në fillim, pa shqetësimin për historitë, këngët dhe aktivitetet e tjera. Sa më shumë mësuesit rritin besimin, aq më shumë fëmijë mund të shtohen dhe të tjerë elementë mund të prezantohen.
• Një kasetë (shirit manjetofoni) të këngëve të përdorura në mësimet shoqëron këtë material. Mësuesit mund të dëshirojnë ta përdorin këtë kasetë, jo vetëm për të përgatitur veten e tyre për mësimin, por gjithashtu për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë këngët.
Kur rezultatet e përpjekjeve fillestare të Institutit Ruhi për të ndihmuar në trajnimin e mësuesve u vlerësuan, u bë e dukshme se një kurs se si të drejtoje një klasë fëmijësh ishte gjithashtu e nevojshme, veçanërisht për ata që zgjodhën edukimin e fëmijëve si një zonë speciale të shërbimit të tyre për Kauzën. Njësia e fundit në këtë libër, “Drejtimi i Klasave për Fëmijët”, u zhvillua për t’iu përgjigjur asaj nevoje. Si në kurset e tjera, pjesëmarrësit duhet të studiojnë njësinë në grupe të vogla me persona më me përvojë si tutorët e tyre. Çdo seksion duhet të lexohet me zë të lartë një herë ose dy herë dhe pastaj të konsultohet nga pjesëmarrësit. Një objektiv i rëndësishëm i njësisë është të ndihmojë pjesëmarrësit të arrijnë një kuptim të balancuar të asaj se si të mbajnë një klasë të gëzuar dhe plot me dashuri, gjithashtu me një disiplinë të lartë. Mësuesit e klasave të fëmijëve Bahá’í duhet të zhvillojnë një kapacitet për të ngulitur në çdo fëmijë disiplinën shpirtërore që janë rezultatet nga dashuria dhe besimi në Zot, dhe jo të detyrojnë disiplinën përmes frikës së ndëshkimit.






Disa parime të
edukimit Bahá’í




Qëllimi

Të kuptojmë disa nga parimet bazë
të edukimit Bahá’í për fëmijët.



PJESA 1

Qëllimi i këtij kursi është që t’ju ndihmojë në zhvillimin e mundësive tuaja si mësues për klasat e fëmijëve Bahá’í. Janë klasa të vogla ku çdo person i interesuar mund t’ju japë mësim disa grupeve të vogla fëmijësh në Komunitetin Bahá’í. Në këto klasa fëmijët do të mësojnë përmendësh lutje dhe pjesë nga Shkrimet, do të dëgjojnë histori dhe shpjegime të thjeshta mbi Mësimet Bahá’í, do të luten dhe do të luajnë. Padyshim ju do të jeni të etur të filloni punën tuaj si mësues i klasave të fëmijëve Bahá’í, prandaj ju duhet të studioni me kujdes këto faqe dhe të meditoni mbi përmbajtjen e tyre.

Nga studimi i pjesëve të Bahá’u’lláh-ut dhe ‘Abdu’l-Bahá-it ju do të filloni ta vlerësoni punën tuaj si mësues të klasave të fëmijëve Bahá’í. Kjo do t’ju ndihmojë juve edhe në mësimin përmendësh të tyre duke e patur parasysh gjithmonë kur jepni mësim.

“I bekuar është ai mësues që do të ngrihet të mësojë fëmijët...”.1

“Një nga më të mëdhenjtë e të gjitha shërbimeve që njeriu mund t’i bëjë Perëndisë të Gjithfuqishëm është edukimi dhe aftësimi i fëmijëve...”.2

“Sipas Shkrimit të qartë Hyjnor, të mësosh fëmijët është e domosdoshme dhe e detyrueshme. Më tej thuhet që mësuesit janë shërbëtorë të Zotit Perëndi, përderisa ato janë ngritur të kryejnë këtë detyrë, e cila është njëlloj me adhurimin. Si rrjedhim ju duhet të ofroni lavdërim në çdo frymëmarrje tuajën, sepse ju jeni duke edukuar fëmijët tuaj shpirtërorë”.3

1. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:

a. Cili është një nga shërbimet më të mëdha që mund t’i bëhet Perëndisë së Plotfuqishëm prej njeriut? _________________________________________
b. Çfarë thonë Shkrimet Bahá’í për mësimin e fëmijëve? __________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
c. Cili veprim ëshë i njëjtë me atë të ngritjes për të mësuar fëmijët? __________
__________________________________________________________________
2. Vendosni nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta ose jo:
a. Në Fenë Bahá’í, mësimi i fëmijëve është i detyrueshëm. V R
b. Kur ne mësojmë fëmijët, ne jemi duke adhuruar Perëndinë. V R
c. Bahá’í-it nuk duhet të mendojnë për edukimin e fëmijëve, sepse
sepse shumica e tyre shkojnë në shkollë. V R
d. Duke edukuar fëmijët ju jeni duke rritur bij dhe bija shpirtërorë. V R
e. Mësuesit janë shërbëtorë të Perëndisë. V R






PJESA 2

Në studimin e Shkrimeve të Fesë Bahá’í, ne gjejmë këshilla dhe mësime që na tregojnë ne se si të ofrojmë një edukim të vërtetë. Njëri prej mësimeve ka të bëjë me qëndrimin e dashurisë dhe të mirëkuptimit që mësuesi duhet të tregojë ndaj nxënësve të tij. Nxënësit tuaj duhet të konsiderohen si shumë të veçantë nga ju; ata nuk janë disa njerëz dosido që ju kanë ngarkuar t’i mësoni. Çdo nxënës është një krijesë unike e Perëndisë, i pajisur me talentet dhe aftësitë e tij. Më vonë ne do të flasim për disa nga këto talente, por tani më e rëndësishme është që secili të kuptojë se ka mundësinë që të njohë Manifestimet e Perëndisë, t’i bindet ligjeve të Tyre dhe të përparojë nga ana shpirtërore. Asnjë fëmijë nuk është i pakorrigjueshëm. Të gjithë mund të jenë të mirë dhe të gjithë mund të zhvillojnë cilësi shpirtërore.

Ju duhet të keni në zemër besimin që të gjitha qëniet njerëzore janë krijuar të fisme. Në klasat tuaja ju mund t’i ndihmoni nxënësit tuaj që ta shfaqin këtë fisnikëri.

1. Disa fraza janë shkruar më poshtë rreth atyre që përmendëm më sipër, por mes tyre ka hapësira boshe të cilat ju duhet t’i mbushni me fjalët përkatëse. Për shembull, nëse ne shkruajmë: “Asnjë fëmijë nuk është __________________________________”, ju duhet të shkruani fjalën “i pakorrigjueshëm”.

Qëndrimi i dashurisë dhe ______________________________ që mësuesi duhet të tregojë ndaj ________________________ të tij është shumë i rëndësishëm. Qëndrimi i __________________ dhe i mirëkuptimit që mësuesi duhet të tregojë ndaj nxënësve të tij është shumë __________________________. Çdo nxënës është krijesë e Perëndisë i pajisur me ________________ dhe ________________ e tij. Si rrjedhim, ____________________ ka mundësinë të njohë ________________________ e Perëndisë, t’i ____________ ligjeve të Tyre dhe të __________________ nga ana shpirtërore. Nxënësit tuaj duhet të jenë ________________________________ për ju; ata nuk duhet të jenë vetëm __________________________ që ju kanë ngarkuar t’i mësoni. Qëndrimi i __________________ dhe ____________________________ që mësuesit duhet të tregojnë ndaj ________________________ të tyre është shumë i rëndësishëm. Çdo nxënës është ______________________ unike e Perëndisë, i paisur me ________________ dhe _______________ e tij. Të gjithë kanë mundësinë __________________ Manifestimet e Perëndisë, t’u ____________ ligjeve të Tyre dhe të ____________________ nga ana shpirtërore. Të gjithë fëmijët mund të jenë _____________ dhe të gjithë mund të _________________ ______________________. Ju duhet të keni ________________________ që të gjitha qëniet janë krijuar ________________. Në klasat tuaja, ju mund të___________________ nxënësit tuaj që ta _____________________ këtë fisnikëri.
A mund të shkruani dy fraza të këtij seksioni që ju i konsideroni më të rëndësishmet? Pse janë të rëndësishme?





SEKSIONI 3
Lexoni me kujdes fjalët e mëposhtme të Bahá’u’lláh-ut, dhe plotësoni frazat pasuese me citimet e duhura:
“Shihe njeriun si një minierë të pasur në gurë të çmuar me vlerë të pamatur. Vetëm edukimi mund t’i zbulojë thesaret e tij dhe t’i japë mundësi njerëzimit të përfitojë prej tyre.”4
Bahá’u’lláh na mëson se njeriu është si një ________________ e pasur në gurë ___________________. Njeriu është si një minierë__________________ në ___________________me__________________ të__________________. Vetëm __________________ mund t’i _________________ thesaret e tij dhe t’i japë mundësi njerëzimit të____________________ prej tyre.

SEKSIONI 4
Tani mësoni përmendësh fjalët e Bahá’u’lláh-ut dhe mendohuni rreth pyetjeve të mëposhtme: Cilët janë disa nga xhevahirët që ne zotërojmë? A mund të konsiderojmë disa nga këto xhevahire si virtytet e fshehura në brendësinë tonë si dashuria dhe mirësia, drejtësia, besnikëria, qëndrueshmëria, integriteti dhe sinqeriteti? Çfarë mendoni ju për kapacitetin e mendjes njerëzore, fuqinë e saj për të zbuluar botën e natyrës, për të prodhuar punë të bukura artistike, për të shprehur mendime të bukura dhe të fisme? Dhe çfarë do të ndodhte pa një edukim të vërtetë? A do të mund t’i shpalosnim të gjitha këto dhunti që Perëndia na ka dhuruar ne?
Konsultohuni për këto ide me pjestarët e tjerë të grupit tuaj.

SEKSIONI 5
Mund të kemi dy lloje mësuesish: ata që besojnë në fjalët që ju sapo mësuat përmendësh, dhe ata që nuk i kanë kuptuar ato. Lloji i dytë i mësuesëve beson se nxënësi i tij nuk di asgjë dhe se është shumë e vështirë që ai t’i mësojë ato. Ai edhe mund t’i akuzojë nxënësit se janë budallenj. Është njësoj sikur ai të kishte disa enë të cilat, dalëngadalë ai shpreson t’i mbushë me informacion. Nga ana tjetër, ju besoni se nxënësit tuaj zotërojnë xhevahire të fshehta për të cilat, ju do t’i ndihmoni ata që t’i zbulojnë. Për këtë arsye ju duhet të bëni të pamundurën që t’i ndihmoni ata që të marrin pjesë në mësim: ju do të bashkëbisedoni me ta, do të dëgjoni përshtypjet e tyre dhe të kuptoni që mësimet e Bahá’u’lláh-ut zhvillojnë aftësitë që Perëndia ju ka dhuruar atyre.
Ta zemë se dikush vendosi tridhjetë enë të mëdha para teje dhe të tha që duhet t’i mbushësh ato me ujë, lugë pas luge. A do të deshe që ta bëje këtë gjë? A do të ishe i lumtur po të ishte kjo detyra jote në jetë?
Tani, le të supozojmë se ju kanë dhënë një minierë xhevahirësh dhe ju duhet që çdo ditë të kërkoni e zbuloni xhevahire te reja dhe të fshehura në tunelet e minierës. A nuk jeni dakort me këtë?
Pastaj ne e kuptojmë se duke zbatuar fjalët e Bahá’u’lláh-ut në punën tuaj, ju, jo vetëm që ndihmoni fëmijët, por edhe e bëni detyrën tuaj të mësuesit më të arsyeshme.

SEKSIONI 6
Kemi thënë se fëmijët kanë shumë aftësi. Le të mendojmë pak mbi këtë fjalë, Aftësi, duke marrë në konsideratë në fillim disa objekte materiale. Ne mund të shikojmë se qiriu ka aftësinë që të lëshojë dritë. A do të thotë kjo që qiriu e lëshon dritën vetë, apo duhet të bëjmë diçka në fillim? Është e qartë se qiriu duhet ndezur që të lëshojë dritë, e megjithatë edhe kur nuk është i ndezur ai ka potencialin për të ndriçuar ambjentin përreth. Natyrisht që objektet e tjera nuk e kanë këtë aftësi. P.sh lapsi nuk do të japë dritë çfarëdo që t’i bëjmë atij. Por nga ana tjetër lapsi ka një aftësi tjetër; ne mund ta përdorim atë për të shkruar. Prapë a mund të themi që lapsi mund të shkruajë pa u mprehur? Apo ne duhet ta mprehim lapsin që ai të shfaqë aftësinë e tij?
Të marrim në konsideratë aftësitë e fëmijëve. Disa nga aftësitë e tyre të veçanta mund të quhen talente. Njëri mund të vrapojë shumë shpejt, tjetri mund të këndojë shumë bukur. Dikush bën punë artistike të mrekullueshme, dhe një tjetër ka shenja për t’u bërë shkencëtar. Çfarë talentesh të tjera mund të kenë nxënësit tuaj?
Ju, si mësues Bahá’í, duhet të kërkoni në secilin nxënës tuajin, të gjeni talentet e tyre dhe t’i ndihmoni në zhvillimin e tyre. Ju duhet gjithmonë të jeni të kujdesshëm për secilin nga nxënësit tuaj, të mendoni për ta dhe të përpiqeni të zbuloni aftësitë e tyre. Me disa fëmijë kjo detyrë do të jetë e vështirë, por ju duhet të këmbëngulni. Duhet të mbani mend se të gjitha talentet kanë të bëjnë me cilësitë e brendshme që janë më të rëndësishme.
Për t’i pasur parasysh më mirë këto ide mbushni hapësirat e mëposhtëme me fjalët e duhura.
Ne themi se qiriu ka aftësinë ose _______________ të lëshojë ____________. _______________ ka ________________ ose fuqinë që të japë dritë. Qiriu nuk ___________ __________ ___________ derisa dikush _____________ ______________; e megjithatë, edhe kur nuk është i ndezur ka ________________ të ndriçojë. Objekte të tjera që nuk mund të japin dritë kanë __________________ të tjera. Ka objekte të tjera që nuk japin _________________, por kanë aftësi __________________. Për shembull, një laps përdoret për ________________. Përpara së të jetë ______________, lapsi e kishte këtë _________________ për të _________________, por nuk e kishte shfaqur ende atë aftësi.
E njëjta gjë është edhe me aftësitë e fëmijëve; fëmijët duhet të edukohen që të zbulojnë dhuntitë që zotërojnë. Vazhdoni të plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura.
Fëmijët kanë ________________ të ndryshme për të bërë gjëra të ________________. Për shembull, njëri mund të ________________ shumë mirë, tjetri mund të ketë një ________________ shumë të bukur, një tjetër mund të bëjë punë artistike të mrekullueshme, dhe një tjetër mund të ketë shenja të bëhet ______________. Ju si mësues Bahá’í duhet të ____________________ tek secilin nga ____________________ për talentet e tyre dhe t’i ndihmoni ato ____________________. Ju duhet të kërkoni në ______________________ nga nxënësit tuaj për talentet e tyre dhe __________________ dhe t’i mbështesni ata të ___________________. Ju __________________ duhet të jeni të kujdesshëm për _________________ nga nxënësit tuaj, të __________ për ta, dhe të përpiqeni të __________ ___________ e tyre. Ju duhet gjithmonë të jeni _________________ për secilin nga ____________________ tuaj, të mendoni për ta, dhe të përpiqeni të __________________ mundësitë e tyre. Me disa fëmijë nuk do të jetë e lehtë, por ju duhet të ________________________________.
SEKSIONI 7
Duke patur njëfarë kuptimi për fisnikërinë e njeriut si një temë mjaft të rëndësishme në mësimet Bahá’í, tani ne mund ta drejtojmë vëmendjen tonë tek disa objektiva të përcaktuara të edukimit Bahá’í.
Pse i mësoni ju fëmijët? Çfarë rezultatesh doni të arrini? Për të nisur mendimin tuaj për këto pyetje, lexoni dhe meditoni mbi fjalët e mëposhtme të ‘Abdu’l-Bahá-it:
“Përsa i përket pyetjes për edukimin e fëmijëve: na përket neve t’i ushqejmë ata në gjirin e dashurisë për Perëndinë, dhe t’i nxisim ata këtej e tutje drejt gjërave shpirtërore, që ata të kthejnë fytyrat e tyre drejt Perëndisë; që rrugët e tyre të jenë konform rregullave të sjelljes së mirë dhe karakteri i tyre të jetë i pakrahasueshëm, që ata të bëjnë të tyret të gjitha dhuntitë dhe cilësitë e lavdërueshme të njerëzimit, që të fitojnë njohuri të thella të degëve të ndryshme të mësimit, në mënyrë që, që nga fillimi i jetës ata të bëhen qënie shpirtërore, banorë të Mbretërisë, të dashuruar mbas frymës së ëmbël të shenjtërisë, dhe të mund të marrin një edukim fetar, shpirtëror dhe të Mbretërisë Qiellore. Me të vërtetë, Unë do t’i lutem Perëndisë që t’ju sjellë rezultate të mira për këtë.”5
Plotësoni frazat me fjalët e citatit të mësipërm:
‘Abdu’l-Bahá thotë që____________________ neve që të ushqejmë fëmijët në gjirin e _____________ për Perëndinë, __________________ ata këtej e tutje drejt gjërave ______________. Mësuesi duhet _______________ ata këtej e tutje drejt gjërave __________________ , që ata të mund të kthejnë fytyrat e tyre drejt ______________. Mësuesi duhet t’i ndihmojë fëmijët që rrugët e tyre të mund ________________ së mirë. Ata duhet të bëjnë ________________ të gjitha ________________ dhe ________________ e lavdërueshme të njerëzimit. Mësuesi duhet t’i ndihmojë fëmijët që rrugët e tyre të jenë konform ________________ së mirë, dhe që ata të bëjnë të tyret të gjitha ________________ dhe cilësitë e ________________. Fëmijët, që nga ________________ i ________________, duhet të bëhen qënie ________________, ________________ të ________________, të dashuruar mbas frymës së ëmbël të _________, dhe të mund të marrin një edukim ________________ dhe të ________________ Qiellore. Fëmijët që nga ________________ i jetës, duhet të bëhen qënie ________________ të ________________, ________________ së ëmbël të shenjtërisë, dhe të mund të marrin një edukim ________________, ________________ dhe të ________________ Qiellore. Kini parasysh që ne duhet t’i ushqejmë ________________ në ________________ e ________________ për Perëndinë, dhe t’i nxisim ata këtej e tutje drejt gjërave ________________, t’i ndihmojmë ata që rrugët e tyre _________ ________________ me rregullat e ________________ së mirë, dhe që ata t’i bëjnë të tyret të gjitha ________________ dhe çilësitë e ________________ të njerëzimit. Ata duhet të fitojnë ________________ të thella të degëve të ndryshme të ________________, në mënyrë që, që nga ________________ i ________________ ata të mund të bëhen ________________ shpirtërore, banorë të ________________, të dashuruar mbas ________________ së ëmbël të ________________, të marrin edukim ________________, shpirtëror dhe të ________________ Qiellore.
Pasi studiuat fjalët e ‘Abdu’l-Bahá-it, cilat mendoni se janë objektivat e klasave Bahá’í? Çfarë dëshironi të arrini me fëmijët? Tashmë ju e dini që qëllimi juaj kryesor është që t’i ndihmoni ata në zhvillimin e cilësive shpirtërore të një Bahá’í të vërtetë. Që nga fëmijëria, ata duhet të edukohen shpirtërisht dhe të tërhiqen nga veprat e shenjta, të pastra, dhe të drejta. Tani, plotësoni frazat e mëposhtëme, si në këto shembuj:
Shembujt:
Unë duhet t’i ndihmoj fëmijët të jenë të vërtetë.
Unë duhet t’i ndihmoj fëmijët të jenë të drejtë.
Unë duhet
Unë duhet
Unë duhet
Unë duhet
Unë duhet
Unë duhet


SEKSIONI 8
Tani mendoni pak për këtë pyetje: A mund t’i ndihmoni ju fëmijët që të fitojnë cilësi shpirtërore kur vetë ju nuk i demonstroni ato? Lexoni dhe mësoni përmendësh fjalët e Bahá’u’lláh-ut:
“Kushdo që ngrihet midis jush për të mësuar Kauzën e Zotit të tij, le t’ia mësojë atë para së gjithash vetes së vet, në mënyrë që fjala e tij të mund të tërheqë zemrat e atyre që e dëgjojnë.”6
A mendoni ju se është e rëndësishme që t’i demonstrojmë këto cilësi vetëm para fëmijëve? Supozojmë se një mësues thotë një gënjeshtër dhe asnjë nga nxënësit e tij nuk është prezent aty. A do të ketë efekt mbi klasën? A do të kenë efekt pastaj fjalët e tij kur ai t’iu mësojë nxënësve të tij se si të thonë të vërtetën?

SEKSIONI 9
Që të keni sukses në edukimin e fëmijëve me virtyte hyjnore, ju duhet të mbillni farat e dashurisë dhe frikës për Perëndinë në zemrat e tyre të pastra. Ata duhet të mësojnë se ne jemi krijuar nga dashuria e pafund që Perëndia ka për krijesat e tij, dhe që ne jemi të mbrojtur e të ushqyer vazhdimisht nga kjo dashuri. Ju mund t’i mësoni ata që të jenë të ndërgjegjshëm për të gjitha bekimet e Perëndisë: bujarinë që kemi njohur Bahá’u’lláh-un, gëzimin për mundësinë që kemi për t’u rritur me Fjalët e Tij, madje, edhe për bekimet e vogla të jetës së përditshme. Dhe ju duhet t’u mësoni atyre se meqë ata e duan Bahá’u’lláh-un ata duhet t’ju binden ligjeve të Tij. Tani lexoni dhe meditoni mbi fjalët e Bahá’u’lláh-ut:
“Gjuha e Fuqisë Sime, prej qiellit të lavdisë Sime të plotfuqishme, i ka drejtuar këto fjalë krijesës Sime: “Respektoji Urdhëresat, për dashurinë e Bukurise Sime.” I lumtur është i dashuruari që ka thithur aromën hyjnore e Më të Dashurit të Tij nga këto fjalë plot parfum, të një mirësie që asnjë gjuhë nuk mund ta përshkruajë.”7
“Lëreni flakën e dashurisë së Perëndisë të digjet me shkëlqim brenda zemrave tuaja të ndritshme. Ushqejeni atë me vajin e udhë¬rrëfimit hyjnor dhe mbrojeni brenda strehës së besnikërisë suaj. Ruajeni atë brenda globit të besimit e të shkëputjes nga gjithçka tjetër veç Perëndisë, në mënyrë që pëshpëritjet e liga të të pafeve të mos e shuajnë dritën e saj.”8
“O bir i Qënies! Dashuria Ime është fortesa Ime; kush hyn në të është i paprekshëm e i sigurt, dhe kush largohet prej saj, me siguri do të humbasë e do të vdesë.”9
Plotësoni frazat e mëposhtme me fjalët e fjalive të mësipërme:
Ne duhet t’i respektojmë Urdhërat e Perëndisë për dashurinë e __________________ së Tij. Ne duhet __________________ Urdhërat e Perëndisë për __________________ e Bukurisë së Tij. Ne duhet të __________________ Urdhëresat e Perëndisë për __________________ e __________________ së Tij. Flaka e dashurisë për Perëndinë duhet të digjet __________________ në __________________ tona __________________. __________________ e dashurisë për Perëndinë duhet të __________________ plot shkëlqim në __________________ tona rrezatuese. Ne duhet të respektojmë __________________ e Perëndisë për dashurinë e __________________ së Tij. Ne duhet ta ushqejmë flakën e __________________ për Perëndinë me __________________ e __________________ Hyjnor. Ne duhet __________________ flakën e __________________ për Perëndinë me vajin e udhërrëfimit __________________. Ne duhet __________________ flakën e __________________ për Perëndinë me vajin e __________________ hyjnor. Ne duhet ta mbrojmë atë brenda __________________ së besnikërisë sonë. Ne duhet të mbrojmë flakën e dashurisë për __________________ brenda __________________ së besnikërisë sonë. Ne duhet __________________ atë brenda strehës së __________________ sonë. Ne duhet ta __________________ flakën e __________________ për Perëndinë, brenda globit të __________________ dhe __________________ nga gjithçka tjetër veç Perëndisë. Ne duhet __________________ flakën e __________________ për Perëndinë brenda globit të __________________ dhe __________________ nga gjithçka tjetër veç Perëndisë. Ne duhet ta ruajmë atë brenda globit të __________________ dhe __________________ nga gjithçka tjetër veç Perëndisë. Ne duhet ta ruajmë atë brenda __________________ të __________________ dhe __________________ nga gjithshka tjetër veç __________________. Flaka e __________________ për Perëndinë duhet të digjet __________________ në __________________ tona rrezatuese. Ne duhet ta ushqejmë këtë flakë me vajin e Udhëheqjes __________________. Ne duhet ta mbrojmë atë nën strehën e __________________ sonë. Ne duhet ta ruajmë atë nën globin e __________________ dhe __________________ nga gjithshka përveç Perëndisë. Ne duhet ta ushqejmë flakën e dashurisë së Perëndisë, ta mbrojmë dhe ta ruajmë kështu që pëshpëritjet e këqija të të paudhit të mos mundin ta shuajnë __________________ e saj. Kushdo që hyn në fortesën e __________________ së Perëndisë, është jashtë rrezikut dhe __________________. Kushdo që hyn në __________________ e __________________ së Perëndisë është i __________________ dhe __________________.

SEKSIONI 10
Ne thamë që të kesh sukses në kultivimin e cilësive shpirtërore tek fëmijët ju duhet të mbillni në zemrat e tyre farat e dashurisë dhe frikës së Perëndisë. Koncepti i drejtësisë së Perëndisë është shumë i thellë dhe i rëndësishëm; ne vetëm sa do ta prekim atë. Kur ne duam dikë shumë, dhe digjemi për dashurinë e tij, dhimbja më e madhe shkaktohet në zemrat tona, nëse dashuria e tij nuk na arrin neve. Ne e dimë se dashuria e Perëndisë është shkaku i vërtetë i qënies sonë. Nëse për një çast ne nuk marrim bekimin e Perëndisë, ne do të zhyteshim në llumin më të thellë. Gabimet dhe mosbindjet tona ndaj ligjeve të Bahá’u’lláh-ut janë pengesa që na ndajnë ne nga bota shpirtërore dhe pengojnë bekimet e asaj bote që të arrijnë tek ne. Kjo është pse ne duhet të ndiejmë frikën e Perëndisë: një frikë, që vjen nga mendimi se nëse nuk i bindemi Atij, nuk do të marrim favoret e Tij. Frika e Perëndisë është ajo që na mban ne në rrugën e drejtë dhe na mbron nga egoja dhe dëshirat tona të korruptuara, dhe veprat që janë të papëlqyeshme nga Perëndia. Kështu që mësuesi duhet të përmendë kohë pas kohe që veprime të tilla nuk janë të pëlqyeshme nga Perëndia; ose, kur një fëmijë bën diçka të lavdërueshme, mësuesi mund t’i thotë atij p.sh. që kjo sjellje e tij do të sjellë gëzim në zemrën e ‘Abdu’l-Bahá-it.
Plotësoni frazat e mëposhtme me fjalë nga paragrafi i mësipërm.
Në mënyrë që të kemi sukses në kultivimin e cilësive shpirtërore tek fëmijët ju duhet të mbillni në zemrat e tyre farat e __________________ dhe __________________ së Perëndisë. Për të __________________ __________________ në kultivimin e __________________ shpirtërore tek fëmijët ju duhet __________________ në zemrat e tyre farat e __________________ dhe __________________ së Perëndisë. Kur ne __________________ dikë shumë dhe digjemi për dashurinë e tij __________________ më e madhe shkaktohet në zemrat tona në se __________________ e tij nuk na arrin ne. Kur ne __________________ __________________ shumë dhe digjemi për dashurinë e tij, kjo shkakton __________________ më të madhe në zemrat tona në se dashuria __________________ nuk na arrin ne. Dashuria e __________________ është shkaku i __________________ sonë. Gabimet dhe __________________ tona ndaj ligjeve të Bahá’u’lláh-ut janë si një __________________ që __________________ ne nga bota __________________ dhe pengojnë __________________ e asaj bote që të arrijnë tek ne. __________________ dhe __________________ tona janë si __________________ që na ndajnë ne nga __________________ __________________ dhe pengojnë __________________ e asaj bote që të arrijnë tek ne. Kur kjo gjë ndodh ne duhet të ndiejmë __________________ e Perëndisë: një frikë që vjen nga mendimi se duke mos iu bindur Atij, ne nuk do të marrim favoret e Tij. Kur kjo gjë ndodh ne __________________ __________________ __________________: një frikë që vjen nga mendimi se në se __________________ __________________ Atij ne nuk do të marrim __________________ e Tij. Kjo frikë __________________ na mban ne në __________________ të drejtë dhe __________________ ne nga __________________ dhe __________________ tona __________________, dhe __________________ që nuk janë të pëlqyeshme nga __________________.
Mësoni përmëndësh fjalët e mëposhtëme të Bahá’u’lláh-ut:
“Le të jetë Perëndia frika juaj, o njerëz, dhe jini ndër ata që ecin në shtegun e drejtësisë”10

SEKSIONI 11
Në këtë kurs ne mësuam se, sipas fjalëve të ‘Abdu’l-Bahá-it, është detyrë e jona që të ushqejmë fëmijët tek gjiri i __________________ së Perëndisë, dhe t’i nxisim ata drejt gjërave __________________. Ne duhet t’i ndihmojmë fëmijët me qëllim që rrugët e tyre të jenë __________________ rregullave të __________________ së mirë, dhe që ata të bëjnë të tyret të gjitha __________________ dhe cilësitë __________________ të njerëzimit. Fëmijët, që nga fillimi i jetës së tyre, duhet të bëhen __________________, banorë të __________________, të dashuruarit e frymës së ëmbël të shenjtërisë, dhe të marrin një edukim __________________, __________________ dhe të __________________ ______________. Për t’ia dalë mbanë në mësimin e virtyteve qiellore tek fëmijët, farat e __________________ së Perëndisë, si dhe __________________ së Perëndisë duhet të mbillen në dheun e pastër të zemrave të tyre. Ata duhet të mësojnë se ne jemi krijuar prej dashurisë së pakufi që Perëndia ka për krijesat e Tij dhe se ne i bindemi ligjeve të Bahá’u’lláh-ut nga dashuria që ne ndjejmë për të.
Ne duhet të respektojmë ligjet e Bahá’u’lláh-ut për dashurinë e __________________ së Tij. Flaka e __________________ për Perëndinë duhet të digjet plot shkëlqim në __________________ tona rrezatuese. Ne duhet ta ushqejmë këtë flakë me vajin e __________________ Hyjnor, dhe ta mbrojmë atë nën __________________ e __________________ sonë. Ne duhet ta ruajmë atë në __________________ e __________________ dhe të shkëputjes, në mënyrë që __________________ e këqija të të paudhit të mos mundin __________________ dritën e tij.
Ne mësuam gjithashtu se, me qëllim që fëmijët të fitojnë cilësi shpirtërore, ne vetë në veprimet tona të përditshme duhet të tregojmë se i zotërojmë këto cilësi. Ne duhet t’i bindemi mësimit të Bahá’u’lláh-ut që thotë:
“Kushdo që ngrihet midis jush për të mësuar Kauzën e Zotit të tij, le t’ia mësojë atë para së gjithash vetes së vet, në mënyrë që fjala e tij të mund të tërheqë zemrat e atyre që e dëgjojnë.”6

SEKSIONI 12
Zakonet dhe veset që ne kemi mësuar në fëmijëri bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme për gjithë jetën. Ju duhet të njihni rëndësinë e zakoneve, ashtu si dhe të cilësive shpirtërore të nxënësve që ju po i ndihmoni t’i zhvillojnë. Çfarë bën një person kur ngrihet nga gjumi në mëngjes, a lexon ndonjë gazetë, çfarë ha në mëngjes, ku shkon për argëtim, apo do të rrijë në natyrë të hapur, ose të dëgjojë radion gjithë kohën, dhe mijra zakone të përditshme janë formuar në moshë të herët dhe është shumë e vështirë t’i ndryshosh ato më vonë. Ju duhet të përpiqeni që fëmijët tuaj të formojnë zakone të tilla që janë në harmoni me mënyrën Bahá’í të jetesës. Disa nga këto janë lutja në mëngjes dhe në darkë, pjesëmarrja në Festën e Ditës së Nëntëmbëdhjetë, pastërtia etj. Gjithashtu, mendoni pak për zakonet tuaja; egzaminojini mirë, dhe vendosni nëse ju duhet të ndryshoni disa nga ato. Ndërsa mendoni për zakonet tuaja bëni një listë të zakoneve shpirtërore që ju do t’u mësoni nxënësve tuaj:






SEKSIONI 13
Situatat e mëposhtme fare lehtë mund t’ju ndodhin gjatë orës së mësimit. A mund t’i zbatoni parimet që ju mësuat deri tani për t’i zgjidhur ato?
A. Gjergji është shumë mistrec. Ai ngacmon gjithmonë shokët dhe flet gjatë orës së mësimit. Kur ju e pyesni për mësimin ai di gjithmonë t’ju përgjigjet. Çfarë do të bëni me të?
Do ta nxirrni nga klasa, sepse ai ngacmon shokët dhe nuk i lë shokët të mësojnë.
Do t’i jepnit punë më të vështirë që ai të përdorë zgjuarësinë e tij, të mos mërzitet vetë dhe të mos mërzisë as të tjerët. Do t’i kërkoni gjithashtu, që të ndihmojë edhe të tjerët.
Do ta vendosnit atë në një qoshe të klasës larg nga fëmijët, ku nuk mund të ngacmojë të tjerët; në këtë mënyrë ju mund ta harronit lehtë atë.
Gita nuk shqetëson asnjëherë. Ajo vjen në mësim dhe është shumë e kujdesshme, por ajo kurrë nuk di t’i përgjigjet pyetjeve. Ju i mësoni asaj diçka, por ajo pas një minute e harron. Çfarë do të bënit me të?
Do ta përjashtonit nga mësimi, sepse ajo nuk po mëson asgjë.
Do të përpiqeshit me durim për të gjetur rrugë të tjera për ta inkurajuar atë dhe për të parë nëse do përgjigjet.
Do t’i thonit asaj se është budallaqe, dhe se gjëja më e mirë do të ishte që të qëndronte mbas mësimit për ta mësuar veç nga nxënësit e tjerë.
Të tjera:



Beni është më i vogël se nxënësit e tjerë. Ai kurrë nuk qesh ose flet derisa dikush ta pyesë atë. Ai përpiqet shumë, por shokët tallen me të pasi nuk është i aftë për t’u përgjigjur siç duhet. Çfarë do të bënit me Benin?
Do t’i thoshit të largohej se është shumë i vogël.
Do t’u thonit fëmijëve të mos qeshin kur ai përgjigjet jo siç duhet sepse, të gjithë njerëzit, përfshi dhe të vegjëlit, duhen respektuar.
Do të thërrisnit prindërit në shkollë dhe do t’ju thoshit atyre ta sillnin në shkollë pasi ai të rritej edhe pak.
Të tjera:
Agroni është më i madh se të tjerët, mëson dhe kupton shumë; por ai rrallë merr pjesë në mësim, sepse e ndien veten të madh për klasën. Çfarë do të bënit me Agronin?
Do ta largonit sepse është i madh.
Do të bënit projekte të veçanta për të, p.sh. ta mësoni atë si të punojë më fëmijët e vegjël: të ndihmojë disa prej tyre çdo javë, dhe nëse ju keni një klasë tjetër në qytet merreni atë me vete që të fitojë pak përvojë.
Do t’i thonit atij se është shumë i madh për klasën dhe, se po deshi, ju mund t’i mësoni një zanat si këpucar ose murator.
Të tjera:
Luisi ngre gjithmonë dorën në mësim edhe pse thuajse gjithmonë ai nuk e di përgjigjen. Ai është gjithmonë kritik ndaj fëmijëve që ngacmojnë ose shqetësojnë të tjerët. Çfarë do të bënit me Luisin?


Në një klasë ka një grup nxënësish që e kuptojnë mësimin më shpejt se pjesa tjetër dhe bëjnë pyetje më të vështira. Çfarë mendoni se mësuesi duhet të bëjë në këtë klasë?
Do t’i shanit ata, sepse duket sikur ata po përpiqen më shumë se të tjerët dhe kjo nuk është e drejtë.
Do ta nxisnit pjesën tjetër të mësonte më shumë.
Do t’i përgjigjeshit pyetjeve të tyre në një mënyrë të tillë që të gjithë nxënësit të kuptojnë. Gjithashtu do t’i jepnit detyra më të vështira nxënësve më të avancuar, por jo ta bëni dallimin publik, në mënyrë që asnjëri të mos ndihet inferior ndaj tjetrit.
Do t’i ndanit veç nxënësit e përparuar duke iu thënë se ata janë shembull për të tjerët.
Një mësues dërgon një nxënës nga klasa për të blerë disa materiale mësimore. Fëmija kthehet vetëm me një pjesë të kusurit. Pak më vonë mësuesi e sheh fëmijën duke ngrënë ëmbëlsira dhe mendon se ai i ka blerë këto me paratë e kusurit. Çfarë do të bënit ju si mësues?
Do ta qortonit fëmijën, duke i thënë atij se është hajdut dhe se nuk duhej të kishte blerë sheqerka me kusurin.
Do të shkonit pas mësimit tek dyqani dhe do të pyesnit sa kushtonin materialet. Nëse fëmija nuk ju ka treguar të vërtetën, do ta thërrisnit më vonë duke i kujtuar atij me vendosmëri, por me dashuri se mësimet e Bahá’u’lláh-ut thonë të mos vjedhim dhe gënjejmë.
Do të shkonit menjëherë në dyqan që të pyesnit sa kushtonin materialet, dhe nëse fëmija kishte gënjyer do të mblidhnit klasën dhe të thonit: “ Me dëshpërim po ju them se në klasën tuaj ka një fëmijë që nuk mund t’i besohet ”; dhe pastaj t’i tregoni klasës se çfarë ndodhi.
Do t’i thonit nxënësve se kush dëshiron të shkojë në dyqan dhe të pyesë se sa kushtojnë materialet.
Do të heshtnit dhe nuk do të bënit asgjë.
Disa fëmijë po luajnë në klasë në vend që të dëgjojnë mësuesin, megjithëse me përzëmërsi ai iu ka kërkuar atyre të jenë të vëmendshëm Çfarë do të bënit në këtë rast?
Do të analizonit pse sillen kështu. Nëse shkaku është lodhja, do të ndryshoni programin. Zakonisht është vetëm një fëmijë që shkakton probleme; në këtë rast ai duhet veçuar nga të tjerët.
Do t’ju thonit atyre që po luajnë, se meqë ata kanë kohë që po prishin mësimin, ju do t’i dënoni ata.
Do t’i nxirrnit nga klasa sepse s’mund t’i duroni më.
Do të thërrisni prindërit e tyre, duke iu treguar për sjelljen dhe duke i qortuar që kanë fëmijë kaq të pasjellshëm.
Fëmijët dorëzojnë detyrat që kanë bërë, por ju vini re se disa janë bërë mirë, dhe disa jo. Fëmijët kërkojnë që ju të vini nota, por ju nuk doni që disa prej tyre të lëndohen. Çfarë do të bënit?
Do t’i thonit se disa detyra nuk ishin bërë mirë dhe se duhen ribërë.
Do të merrnit njërën nga detyrat e bëra mirë dhe do t’ia tregonit fëmijëve si shembull pastërtie dhe bukurshkrimi.
Do t’i dënonit fëmijët që nuk i kishin bërë mirë detyrat dhe do t’i kërcënonit se ditën tjetër nuk do t’i lejoni të merrnin pjesë në mësim në qoftë se nuk do t’i bënin mirë detyrat.
Do t’i lavdëronit veçmas nxënësit që i kishin bërë detyrat mirë; dhe gjithashtu veçmas do t’i thoshit të tjerëve, “Detyra jote është në rregull, por do të ishte më mirë nëse do të qe bërë më qartë dhe më pastër. Unë jam i sigurtë se herën tjetër do t’i bësh më mirë detyrat”.
Mësuesi sjell një panoramë në klasë. Më vonë ai e gjen atë të zhgarravitur, dhe dy nxënës akuzojnë njëri-tjetrin për këtë gjë. Si do ta mësojë mësuesi se kush e bëri atë?
Derisa nuk di asgjë, do t’i dënojë që të dy.
Derisa nuk di asgjë, nuk do të dënojë asnjërin.
Do të pyesnit secilin fëmijë dhe pastaj gjithë klasën, në mënyrë që ta ketë më të lehtë për të marrë një vendim të drejtë.
Mësuesi i kërkon nxënësit të tij të preferuar t’i tregojë se çfarë ndodhi në mënyrë që ai të dënojë fajtorin.
Të tjera:

Një vajzë e vogël ka problem të mësojë në një grup. Ajo ulet në një qoshe, luan dhe nuk e ka mëndjen në mësim. Mësuesi vë re se ajo nuk i kupton mësimet si të tjerët. Çfarë do të bënit?
Do ta fusnit përsëri në grup dhe do t’i thonit se po ta dëgjojë mësimin, do ta kuptojë atë si të tjerët.
Do ta dënonit atë si të pabindur.
Do ta largonit atë nga mësimi sepse, me 20 studentë të tjerë në klasë që duan të përparojnë, mësuesi nuk ka kohë të humbasë me një fëmijë i cili është gjithnjë mbrapa.
Përderisa ajo nuk shqetëson asnjeri, lëreni atë të bëjë çfarë të dojë; ndërsa të tjerët janë duke punuar me detyrat e tyre, merru me të.
Një fëmijë ka mësuar më shumë lutje se të tjerët. Sa herë që bie rasti ajo i thotë ato me zë të lartë, të ëmbël dhe plot përkushtim. A duhet që ky fëmijë t’i thotë lutjet gjithmonë, sepse ajo i reciton bukur ato?
Në klasën tuaj keni një fëmijë pisanjos dhe asnjeri nuk do të ulet afër tij, dhe fëmija ndihet i fyer. Çfarë duhet të bëjmë? Ta nisim në shtëpi të pastrohet? Do t’i flasësh në veçanti për të mësuar rreth situatës së tij në shtëpi? Në se ai jeton me prindërit? Nëse e ëma shkon në punë shumë herët? A e ka mësuar ndokush atë se si të rrijë pastër?
Andrea është një fëmijë i pakuptueshëm. Kur shokët e tij fillojnë të bëjnë diçka si, p.sh. të vizatojnë, ai fillon të luajë, dhe e kundërta. Me fjalë të tjera ai i bën gjërat në kohë të gabuar. Çfarë duhet t’i themi atij? A është një zakon i Andreas apo ai ka shpirtin e kundërshtimit?
Sashenka është shumë e vëmendshme dhe studioze. Në shtëpi i kanë thënë se duhet të jëtë e para dhe se ajo është më e mira. Kjo është arsyeja se kur ju pyesni klasën ajo përgjigjet e para, edhe megjithëse ajo nuk e di përgjigjen e saktë. Çdo herë që ju jepni detyra ajo i mbaron e para duke pyetur, “A nuk është imja më e rregullt se të tjerat?”. Çfarë do të bënit për ta ndryshuar këtë zakon të Sashenkës? Si mund ta ndihmoni ju atë që të jetë e dashur dhe vlerësuese? Çfarë cilësish shpirtërore zbatohen në këtë situatë?



REFERIMET
Bahá’u’lláh, “Bahá’í Education, A Compilation”, f .9 (1977 Botimi i SH.B.A.)

“Selections from the Writings of ‘Abdu’l-Bahá (1978 Bahá’í World Centre Edition), no. 106, f 133.

‘Abdu’l-Bahá,“Bahá’í Education, A Compilation”, f 33, (1977 Botimi i SH.B.A.)

Bahá’u’lláh, “Qëmtime”, Seksioni 122, f. 173 (1995 Botimi Shqiptar)

“Selections from the Writings of ‘Abdu’l-Bahá (1978 Bahá’í World Centre Edition), no. 122, f 142

Bahá’u’lláh, “Qëmtime”, Seksioni 128, f. 185 (1995 Botimi Shqiptar)

Bahá’u’lláh, “The Kitáb-i-Aqdas”, (1978 Bahá’í World Centre Edition), ff. 20-21.

Bahá’u’lláh, “Qëmtime”, Seksioni 153, f. 215 (1995 Botimi Shqiptar).

Bahá’u’lláh, “Fjalë të Fshehta”, Nr.9 Arabisht, f. 14 (1991 Botimi Shqiptar).

Bahá’u’lláh, “Qëmtime”, Seksioni 128, f. 184 (1995 Botimi Shqiptar)









Mësime për
klasa fëmijësh,
niveli 1







Qëllimi
Të mësojmë si të mbajmë një klasë të thjeshtë fëmijësh,
që konsiston në mësimin përmendësh të lutjeve dhe citateve,
këngëve, historive, lojra dhe ngjyrosje.



SEKSIONI 1

Abdu'l-Bahá na tregon: “...të dashurit e Zotit dhe shërbëtorët e tij duhet të trajnojnë fëmijët e tyre me jetë dhe zemër dhe t'i mësojnë ata në shkollën e virtyteve dhe të perfeksionit. Ata nuk duhet të jenë të butë në këtë çështje; ata nuk duhet të jenë të paefektshëm.
Një mënyrë për të siguruar që kjo dëshirë e Abdu'l-Bahá’ít është përmbushur janë për tu themeluar klasat për fëmijë në çdo komunitet. Për këtë, është urgjente që sa më shumë njerëz t'i përkushtohen edukimit të fëmijëve. Kur një persion fillon të mësojë nuk është shumë e rëndësishme që ai ose ajo di shumë rreth teorive të edukimit. Çfarë ka rëndësi është është dëshira dhe përkushtim. Mësimdhënia është një shkencë dhe një art e cila gradualisht mund të mësohet përmes studimit dhe përvojës.

Pyetje:
Çfarë thotë Abdu'l-Bahá në citatin e mësipërm për edukimin e fëmijëve? ____________________________
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Si mund të ndihmoni për të zbatuar udhëzimin e Abdu'l-Bahá’ít? __________________________________
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Sa shumë ju nevojitet të njihni për edukimin për të filluar një klasë të thjeshtë për fëmijë? ______________
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Çfarë është më e rëndësishme se njohuritë e tua për edukimin? ____________________________________
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Si mendoni që ju mund ta mësoni artin dhe shkencën e edukimit? _________________________________
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

SEKSIONI 2

Seritë e para të klasave që do të filloni ju me fëmijët do të përbëhen prej pak aktivitetesh. Përpara fillimit të mësimit ju duhet të rishikoni këto aktivitete. Një aktivitet duhet të jetë gjithmonë mësimi përmendësh i një citati nga
Shkrimet e Shenjta ose pjesë të një lutjeje. Prandaj, duhet të mendojmë mbi natyrën e mësimit përmendësh. Pse mendoni ju është kaq e rëndësishme mësimi përmendësh i Shkrimeve të Shenjta?
Fjala e Zotit e shpallur nga Manifestimi i Tij ka një efekt depërtues në zemrat e fëmijëve. Kujtoni, në sensin mistik, universi u krijua nga thënia prej Zotit e fjalës “Ji”. Imagjinoni, pastaj, efektet në jetët e fëmijëve kur Fjalët e Zotit, me gjithë fuqinë e tyre, janë ngulitur në zemrat e tyre.
Me qëllim që t’i ndihmojmë fëmijët të mësojnë një lutje ose citat përmendësh, në fillim duhet t’i shpjegoni kuptimin e tyre. Për këtë arsye një nga aftësitë e para që ju do të zhvilloni si mësues është ajo e shpjegimit të qartë të kuptimit të lutjeve dhe citateve. Së pari, studio me kujdes shembullin e mëposhtëm të cilin një mësues me përvojë e ka përdorur për t’ia shpjeguar fëmijëve kuptimin e kësaj lutjeje:
“O Perëndi, më udhëhiq, më mbro, më bëj një llampë ndriçuese e një yll me shkëlqim. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi.”
Udhëqje:
Xhon ka humbur rrugën. Pas pak, ai takon një shok i cili i tregon rrugën. Shoku e udhëheq për në shtëpi.
Alma është shumë e shqetësuar sepse nuk di nëse duhet të studiojë ose të kërkojë punë. Ajo kërkon edhe mendimin e prindërve. Ata i japin një këshillë të mirë. Ata e udhëheqin Almën.
Perëndia është Miku ynë më i mirë; prandaj edhe thuhet në lutje “O Perëndi, më udhëhiq.” Drejt kujt na udhëheq Perëndia?

Mbrojtje:
Jemi jashtë dhe fillon shiu, kështu që vrapojmë poshtë një çatie për tu mbrojtur. Çatia na mbron.
Një qen i tërbuar sulmon Elën, e cila vrapon tek e ëma që e mbron nga qeni.
Prindërit tanë na mbrojnë nga njerëz me qëllime jo të mira.
Perëndia është mbrojtësi ynë i vërtetë, prandaj edhe ne lutemi, “O Perëndi ....me mbro.”
Një llampë ndriçuese
Aty ku s'ka dritë ka errësirë. Aty ku ka errësirë, nuk mund të shohim dhe humbasim. Një llampë mund të japë dritë, por dikush duhet që ta ndezë. Zemra është si një llampë që lëshon dritë shpirtërore; prandaj edhe ne i lutemi Zotit, “.... më bëj një llampë ndriçuese”.
Bahá’u’lláh dëshiron që gjithë bota ta dijë se Bahá’ít janë fisnikë, të sjellshëm dhe të ditur, dhe që me dashuri ndihmojnë të tjerët. Bahá’u’lláh na do të jemi si yje me shkëlqim që udhëheqin rrugën e njerëzimit. Prandaj edhe ne i drejtohemi Zotit, “...më bëj...një yll me shkëlqim ”.
Së fundi ne dëshmojmë se Zoti është i Fuqishëm dhe i Pushtetshëm.

SEKSIONI 3
Pasi t'i keni shpjeguar fëmijëve kuptimin e citatit, hapi tjetër është t’i ndihmoni të mësojnë përmendësh. Me siguri, që ju në jetën tuaj duhet të keni mësuar përmendësh shumë citate dhe poema. Si mund të bëhet kjo? Atëherë kur kuptimi i citatit është kuptuar, mësimi përmendësh është shumë i thjeshtë. Citati është i ndarë në pjesë dhe ju filloni mësoni përmendësh pjesën e parë. Më vonë, mësohet pjesa e dytë, dhe pastaj përsëriten të dyja. Vazhdoni në këtë mënyrë derisa i gjithë citati të mësohet përmendësh. P.sh. në vend që të mësoni lutjen në Seksionin 2, ju filloni me “O Perëndi, më..,” dhe pyet fëmijët, ndonjëherë individualisht dhe herë të tjera si grup, të përsërisin shprehjet. Më pas bashkoni “O Perëndi më, udhëhiq”, me “mbro.... ,” përsëritini të dyja shprehjet së bashku, më pas shto “....më bëj një llambë ndriçuese.... ,” dhe kështu me rradhë me çdo frazë deri në fund të lutjes. Atëherë kur i gjithë grupi të ketë përsëritur të gjithë lutjen, çdo fëmijë ndihmohet me durim ta thotë lutjen përmendësh.
Padyshim, si mësues të ndërgjegjshëm Bahá’í, do të dëshironit të fillonit detyrat tuaja duke mësuar vetveten. Prandaj, kur shikoni 15 (pesëmbëdhjetë) mësimet e mëtejshme të paraqitura në këtë kurs, kushtojini kohë studimit të kuptimit të citateve, mendoni për shembuj të ndryshëm me anën e të cilëve mund të bëni më të qartë kuptimin e tyre për fëmijët, dhe mësoni përmendësh citatet.

SEKSIONI 4
Një aktivitet tjetër që mund të zhvillohet me fëmijët është të kënduarit e këngëve shpirtërore, të cilat mbushin zemrat e fëmijëve me lumturi. ‘Abdu’l-Bahá ka thënë:
“Arti i muzikës është hyjnor dhe efektiv. Eshtë ushqimi i shpirtit. Nëpërmjet fuqisë dhe magjisë së muzikës shpirti i njeriut lartësohet. Ka fuqi të mrekullueshme dhe efekt në zemrat e fëmijëve, sepse zemrat e tyre janë të pastra dhe muzika ka një influencë të madhe në to. Talentet e fshehura, me të cilat zemrat e këtyre fëmijëve janë të pajisura, do të shprehen përmes mjetit të muzikës.”
Ky citat i marrë nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it thekson rëndësinë e muzikës në jetët tona. Ne mund të imagjinojmë se sa e mrekullueshme është për një fëmijë të mësojë si të këndojë këngë të bukura që në kohët kur është ende i vogël.
Në përgjithësi, fëmijët pëlqejnë të këndojnë, dhe mësimi i këngëve është gjëja më e thjeshtë që mund të zhvillohet në klasat Bahá’í të fëmijëve. Përsëri, çelësi i suksesit është praktikimi. Ju vetë duhet të këndoni këngë me dikë që i di ato, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ritmit dhe melodisë. Në qoftë se ju mund t'i dëgjonit këngët në magnetofon, do t’i mësoni ato më shpejt. Me fëmijët, duhet gjithashtu t'i këndoni këngët herë pas here derisa t'i kenë mësuar mirë. Fjalët e këngëve mësohen përmendësh në të njëjtën mënyrë si ato të citateve, vetëm në këtë mënyrë, fjalët mund të përsëriten së bashku me fjalinë.
Në mënyrë që ju të keni mundësinë t'i udhëhiqni fëmijët me zgjuarësi nëpërmjet këtij aktiviteti, ne ju sugjerojmë të mësoni këngët e 15 (pesëmbëdhjetë) mësimeve të këtij materiali duke dëgjuar magnetofonin.

SEKSIONI 5
Një aktivitet tjetër i rëndësishëm që mund të realizohet në klasat e fëmijëve është tregimi i historive. Çfarë rëndësie ka tregimi i historive në edukimin e fëmijëve? Shumë tregime, parime të ilustruara në formë tregimi dhe cilësi shpirtërore na tregojnë se si duhet t'i aplikojmë në jetën tonë. Histori të tjera na tregojnë qartësisht shpërblimet për veprime të mira dhe pasojat e një sjellje të keqe. Fëmijët mund të përfitojnë shumë nga idetë që përmbajnë historitë dhe, në botën e imagjinatës, mund të fitojnë eksperienca të cilat do të jenë të dobishme për ta në formimin e karakterit dhe të personalitetit të tyre.
Ne dimë që Bahá'u'lláh emërtoi djalin eTij, 'Abdu'l-Bahá, si Shembullin Perfekt të mësimeve Bahá'í. Historitë rreth jetës së tij na ndihmojnë ne se si t'i aplikojmë mësimet Bahá'í në jetët tona. Fëmijët duhet të mësojnë shumë histori mbi jetën e 'Abdu'l-Bahá në mënyrë që t'a kenë gjithnjë në mendje shembullin e Tij.
Pyetjet:
1. Pse tregimet janë kaq të rëndësishme në edukimin e fëmijëvë?_________________________________
______________________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
2. Kush është ‘Abdu’l-Bahá?________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
3. Pse është e rëndësishme t’u mësojmë fëmijëve tregimet për jetën e ‘Abdu’l-Bahá’ít?_______________
______________________________________________________________________________________

SEKSIONI 6
Tregimi i historive është art. Në mënyrë që të arrini shkallën e përsosmërisë, duhet të njiheni me parimet bazë të këtij arti dhe më vonë t'i kushtoni shumë orë praktikimit të tij. Para së gjithash, të tregosh një histori mirë, është e nevojshme që ta dish mirë atë. Në këtë seksion, do të studiojmë në detaje një histori mbi fëmijërinë e 'Abdu'l-Bahá-it në mënyrë që të shohim se si një mësues duhet ta rrëfejë atë për fëmijët.
Një ditë Bahá'u'lláh dërgoi 'Abdu'l-Bahá të shqyrtonte punën e barinjve të cilët ishin duke ruajtur delet e Tij. 'Abdu'l-Bahá në atë kohë ishte një fëmijë i vogël, dhe persekutimet ndaj Bahá’u’lláh dhe familjes së Tij ende nuk kishin filluar. Bahá’u’lláh kishte një hapësirë të madhe toke në mal dhe zotëronte tufa të mëdha bagëtish. Kur inspektimi kishte mbaruar dhe 'Abdu'l-Bahá ishte gati për tu largur, një burrë që e kishte shoqëruar Atë tha, “Eshtë në zakonin e Babait tënd që të lërë një dhuratë për çdo bari.” 'Abdu'l-Bahá nuk foli për një çast sepse nuk kishte asgjë për tu dhënë atyre. Megjithatë, burri këmbëngulte që barinjtë po prisnin diçka. Më pas 'Abdu'l-Bahá pati një ide e cila e gëzoi atë shumë. Ai do t'i jepte barinjve delen për të cilën po tregonin kujdes. Bahá'u'lláh ishte shumë i gëzuar kur dëgjoi për mendimet bujare të 'Abdu'l-Bahá kundrejt barinjve. Dhe me humor tërhoqi vëmendjen që gjithësecili të tregonte kujdes për 'Abdu'l-Bahá, sepse ndonjë ditë do të jepte edhe veten e Tij. Natyrisht, kjo është tamam ajo ç'ka bëri 'Abdu'l-Bahá për pjesën tjetër të jetës së Tij. Ai i dha njerëzimit çdo gjë që Ai kishte, çdo moment të jetës së Tij, të na bashkonte ne dhe të na sillte lumturinë e vërtetë.
Gjëja e parë që duhet shqyrtuar në histori është tema kryesore e saj. Në këtë rast, ne mund të themi që tema kryesore e historisë është zemërgjerësia e Abdu'l-Baha-it. Më pas ne duhet të identifikojmë ato pjesë të historisë të cilat kanë lidhje direkte me temën kryesorë. Cilat janë këto pjesë? Mendimi i Abdu'l-Baha-it për t'u dhënë delet barinjve, dhe gëzimi i shfaqur nga Bahá’u’lláh kur dëgjoi për këtë shpirt bujar. Prandaj, është shumë e rëndësishme që këto pjesë duhen theksuar mirë kur i tregoni historinë fëmijëve. Si do të ishte në qoftë se ju do të linit në harresë pjesën e fundit, ose në qoftë se ju nuk do të bënit ngritjen e mjaftueshme të zërit kur ju thatë: “Ai do t'u jepte barinjve delet për të cilat po tregonin kujdes?” Që të tregoni në mënyrë të qartë këtë moment, lexoni me zë të lartë dhe kushtojini vëmendje të veçantë mënyrës se si thoni dy pjesët e kësaj historie që kanë lidhje me temën kryesore. Përsëriteni këtë ushtrim me pjesëmarrës të tjerë të klasës.
Tani, megjithëse ne kemi identifikuar pjesët esenciale të historisë, pjesa tjetër e saj nuk mund të lihet në harresë. Duhet të tregohet në një mënyrë të atillë që fëmijët të bëhen entuziastë, të interesuar, dhe të mësojnë mesazhin qendror. A mundet që kjo të jetë një histori në qoftë se ju thjesht thoni se Abdu'l-Baha, në fëmijërinë e vet, u dha një tufë të tërë delesh barinjve, dhe që Bahá’u’lláh pa në këtë veprim bujarinë e madhe të djalit të Tij? Ka gjithashtu detaje të tjera në histori, që i japin asaj më shumë ndjenjë dhe e bëjnë më interesante.
Cilat janë këto elementë në historinë tonë?
'Abdu'l-Bahá ishte një djalë i vogël kur ndodhi kjo.
Kur shqyrtimi i punës kishte mbaruar, burri i cili kishte shoqëruar Abdu'l-Baha-in i tha Atij që Bahá’u’lláh i jepte gjithnjë diçka barinjve si dhuratë.
'Abdu'l-Bahá nuk foli për disa minuta, sepse Ai nuk kishte çfarë t'u jepte atyre.
Më në fund, kjo ide i erdhi në mendje, e cila e gëzoi shumë.
Tani që ju njihni këto pika, tregojuani historinë nxënësve të klasës suaj. Që të përgatisni vetveten si mësues i klasave të fëmijëve, do të ishte mirë për ju t'i kushtonit pak orë studimit dhe mësimit të historive në 15-të mësimet e këtij kursi. Mbani mend që, para se të tregoni historinë, janë tre pyetje kryesore që duhet t'i përgjigjeni: 1. Cila është tema kryesore e historisë? 2. Cilat janë pjesët që kanë lidhje direkte me temën? 3. Cilat janë disa detaje të tjera të rëndësishme që e bëjnë historinë më interesante?

SEKSIONI 7
Pasi të keni mësuar mirë historitë, është e rëndësishme për ju që të zhvilloni teknikat tuaja treguese. Ju duhet t'i tregoni historitë disa herë, të dëgjoni zërin tuaj dhe të vëzhgoni gjestet tuaja. Sërish, gjatë gjithë kësaj, ju duhet të mbani mend që qëllimi i tregimit të kësaj historie është për t'u mësuar diçka të rëndësishme fëmijëve, dhe se ju nuk po luani në një dramë. Prandaj, ju duhet të tregoni historinë me gëzim dhe ndjenjë, por ndjenjat tuaja duhet të jenë të sinqerta. Ju duhet të dini që fëmijët zbulojnë me lehtësi mungesën e sinqeritetit.
Ju duhet të tregoni një dashuri të madhe për fëmijët gjatë tregimit të historisë dhe kjo krijon një atmosferë të veçantë afërsie midis jush dhe tyre. Akoma, kjo atmosferë duhet të jetë në të njëjtën kohë parandjenjë dhe dramë. Toni dhe volumi i zërit tuaj duhet të ndryshojë në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve, dhe gjestet tuaja, sado të thjeshta, duhet t'i korrespondojnë çdo pjese të historisë. Fëmijët nuk do të tregojnë interes pas një historie të treguar në mënyrë monotone nga dikush që është tamam si një statujë. Ju duhet të praktikoni derisa të keni mësuar të komunikoni emocione si gëzimi, mërzitja, nervozizmi, frika dhe kurajo përmes ndryshimeve të tonit të zërit dhe gjesteve.
Ju duhet të mendoni gjithashtu rreth ritmit dhe gjendjes së paqes në histori. Në qoftë se Ju flisni shumë ngadalë, fëmijët do të lodhen prej saj, dhe në qoftë se Ju flisni shumë shpejt, ata nuk mund t'a ndjekin dot historinë.
Si përmbledhje, është një seri e tërë faktorësh që ndikon në artin e tregimit të historive. Që të praktikosh këtë art, më shumë se çdo gjë tjetër, ju keni nevojë për praktikë. Prandaj, dedikojini pak kohë tregimit të historive që keni mësuar tashmë me disa nga nxënësit tuaj. Mendoni për faktorë të ndryshëm, si zëri, gjestet, emocionet. Përshkruani faktorë të tjerë përveç këtyre që bëjnë pjesë në artin e tregimit të historive.

SEKSIONI 8
Dikush dikur tha se puna e fëmijëve është të luajnë. Në fakt lojrat ndihmojnë fëmijët në mësimin dhe praktikimin e shumë arteve dhe koncepteve. P.sh, përmes lojrave fëmijët mësojnë si të bashkëpunojnë, të tregojnë vëmendje, t'i binden urdhrave, dhe të koordinojnë veprimet e tyre. Prandaj, mësuesi mund të përdorë lojrat në të njëjtën mënyrë si dërrasën e zezë dhe librin e leximit. Kjo është arsyeja që një element tjetër i klasave është loja. Shumica e lojrave që janë zgjedhur për këto klasa janë lojra të bashkuara.
Kooperimi dhe bashkëpunimi janë elementët bazë për arritjen e unitetit të familjes dhe komunitetit. Shpesh ne bëjmë debat rreth mungesës së bashkëpunimit në komunitet. Arsyeja e kësaj mund të jetë shumë e thjeshtë, mbase njerëzve nuk i është folur asnjëherë rreth bashkëpunimit.
Përpara se të arrini bashkëpunimin, së pari ju keni nevojë për një synim të përbashkët. Të gjithë njerëzit të përfshirë në të duhet të kenë të njëjtin qëllim në fund, për shembull, themelimin e shkollës. Megjithatë, të paturit e një synimi të përbashkët nuk mund të sjellë automatikisht sukses. Eshtë diçka esenciale që gjithësecili mund të japë ndihmë personale për projektin, duke udhëhequr në përmbushjen e qëllimit.
Përveç kësaj, çdo person duhet t'a kuptojë që ndihma e tij është qenësore për arritjen e qëllimit. Fjala “qenësore” nuk do të thotë që dikush është i rëndësishëm, por gjithashtu sepse është e nevojshme. Kështu, çdo ndihmë personale nuk është vetëm e rëndësishme, është gjithashtu e nevojshme, sepse në qoftë se gjithësecili nuk kontribuon, mund të jetë e pamundur për të arritur qëllimin.
Bashkimi ka një element të tretë që është i dobishëm për tu konsideruar. Nuk është e mjaftueshme që të gjithë pjesëmarrësit kanë të njëjtin qëllim dhe që të gjithë bashkëpunojnë. Kontributi ynë dhe ai i të tjerëve duhet të jetë i koordinuar. P.sh dy njerëz janë duke bashkëpunuar në mënyrë që të bëjnë një gardh. Të dy së bashku duan të ndërtojnë gardhin dhe së bashku duan të bashkëpunojnë. Megjithatë, njëri vjen të shtunën dhe tjetri të dielën. Ata nuk e përmbushën qëllimin e tyre sepse, që të ngrinin telat me gjemba, duhet të ishin atje të dy së bashku në të njëjtën kohë.
Disa herë është e vështirë të kuptosh pse koordinimi është i rëndësishëm në arritjen e bashkëpunimit. Sigurisht, ju e keni pasur përvojën e mbledhjes së bashku në një grup me të tjerët në një projekt, dhe jo të gjithë erdhën. Rezultati i saj ishte se ato që erdhën, u dekurajuan dhe u larguan nga projekti akoma i pambaruar, ose mbase as që e filluan atë. Ose mbase disa prej tyre erdhën në një kohë të caktuar, dhe të tjerët arritën tre orë me vonesë. Ata që erdhën më parë u lodhën duke pritur dhe u larguan, ose u dekurajuan dhe shpirti i grupit ra në mënyrë të konsiderueshme.
Lojrat e përbashkëta ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e cilësive të cilat janë të nevojshme për bashkëpunim:
Objekti i lojës siguron një qëllim të përbashkët.
Me arritjen e këtij qëllimi, fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë dhe të koordinojnë përpjekjet e tyre.
Ky mësim nuk arrihet vetëm duke e zhvilluar një herë lojën. Lojrat duhet të kryhen vazhdimisht derisa fëmijët të zbulojnë mënyra për të bashkëpunuar.
Pyetjet:
1. Çfarë mendoni për lojrat e përbashkëta?_____________________________________________________
______________________________________________________________________________________
2. Në ç’mënyrë shumica e lojrave të zakonshme krahasohen me lojrat e përbashkëta?___________________
______________________________________________________________________________________
3. Çfarë mendoni për konkurrencën? __________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
4. Çfarë ndikimi do të dëshironit të kishin lojrat mbi fëmijët? _______________________________________
______________________________________________________________________________________

SEKSIONI 9
Në mënyrë që t'u mësoni mirë lojrat fëmijëve, ju natyrisht duhet të dini se si t'i luani ato. Kjo mund të arrihet duke i luajtur dhe praktikuar ato. Prandaj, do të ishte shumë e dobishme për ju në qoftë se ju do t’i shihnit me kujdes të gjitha lojrat që ndodhen në 15 (pesëmbëdhjetë) mësimet e këtij kursi.




SEKSIONI 10
Me qëllim që t'i mësojmë lojrat fëmijëve duhet të bëjmë tre gjëra mirë:
Shpjegimi në mënyrë të qartë i qëllimit të lojës.
Të siguroheni se të gjithë fëmijët kuptojnë se si të luajnë lojën.
Të siguroheni se të gjithë e ndiejnë sensin e suksesit kur loja ka mbaruar.
Mënyra se si mësuesit shpjegojnë qëllimin e lojës ka një efekt shumë të madh në entuziazmin e fëmijëve. Mësuesi duhet të komunikojë lumturi dhe sensin e sfidës tek fëmijët në mënyrë që t'i bëjë ata të interesuar për lojën.
Një mënyrë e mirë e shpjegimit shërben për të përqëndruar entuziazmin e tyre. P.sh, në lojën të quajtur “Ndihmo të Sëmurin” nga mësimi 5, dy fëmijë bashkojnë duart për të formuar një karrige në të cilën një “person i sëmurë” duhet të çohet në “qendrën e shëndetit”. Pa prezantimin e duhur, fëmijët mund të mendojnë se është më shumë e këndshme të rrëzosh shokun sesa të kujdesesh për të.
Mësuesi mund ta ndalojë këtë duke thënë: “Në rregull fëmijë, sot ne do të luajmë ‘Ndihmo të Sëmurin’”.
Kjo lojë është shumë e këndshme sepse ne të gjithë do të bashkëpunojmë në mënyrë që të çojmë të sëmurin në qendrën e shëndetit. Në qoftë se ne do t'a rrëzojmë të sëmurin, ai do të vritet, dhe ne të gjithë do të mërzitemi. Në qoftë se ne arrijmë në qendrën e shëndetit pa asnjë problem, ne do të ndihemi shumë të lumtur sepse ne e kemi ndihmuar atë.”
Ushtrime:
1. Përmendni dy gjëra që mësuesi duhet t’i bëjë mirë kur ai prezanton një lojë të re.
a. ____________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
2. Prezantimi praktik i tre lojrave shokëve tuaj të kursit.
3. Pse është e rëndësishme për t’i nxitur fëmijët dhe shpjeguar qëllimin e lojës, edhe pse ata mund
të jenë tashmë të familjarizur me të? _________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________

SEKSIONI 11
Atëherë kur fëmijët kanë kuptuar qëllimin e lojës dhe janë nxitur, është e rëndësishme të shpjegohet në mënyrë të qartë se si duhet të luhet loja. Në përgjithësi, do të jetë e nevojshme ta praktikoni pak me fëmijët. P.sh, në lojën “Ura”, të paraqitur në mësimin 4, ju me kujdes mund t'i drejtoni fëmijët në vendet e tyre të fillimit, dhe t'i ndihmoni të respektojnë rregullat e lojës. Në disa raste, ju mund të filloni me disa fëmijë të vegjël dhe më pas lejoni pjesën tjetër të marrë pjesë. Në vend që t'i vini të gjithë fëmijët njëherësh në “urë”, ju mund ta praktikoni me disa fëmijë dy e nga dy. Pas disa demostrimeve, numri i fëmijëve mund të rritet, derisa të gjithë të marrin pjesë në të. Kur ju jeni duke shpjeguar lojën, është esenciale t'u tregosh atyre se si ta bëjnë dhe ta praktikosh atë me ta.

SEKSIONI 12
Gjatë gjithë lojës, është e rëndësishme që fëmijët të marrin përvojë në kuptimet e suksesit. Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm në arritjen e saj. Ajo i inkurajon ata gjatë lojës, i duartroket ata kur e bëjnë mirë, dhe demonstron lumturinë që ajo ndien me arritjet e tyre. Kur ndihet i suksesshëm, fëmija rritet psikologjikisht. Fëmija fillon të ndihet i sigurtë në aftësitë e veta; ai zhvillon kurajon për të provuar gjëra të reja dhe të vështira, dhe zhvillon sensin e shoqërisë. Bindja mund të kanalizohet përmes prindërve dhe ligjeve të Zotit. Ndjenja e suksesit forcon gjithashtu dëshirën e tij për të arritur të tjera gjëra, duke përdorur të gjitha kapacitetet.

Për konsultim:
1. Si kontribuon një mësues në ndjenjën e suksesit të fëmijëve?
2. Me cilat veprime një mësues kontribuon në ndjenjën e rënies së fëmijëve?
3. Duhet fëmijët ta luajnë lojën shumë mirë në mënyë që të ndihen të suksesshëm?
4. Cilat janë disa nga shprehjet që një mësues mund të përdorë për të kontribuar në ndjenjën e suksesit
tek fëmijët?

SEKSIONI 13
Aktiviteti i fundit i klasës suaj do të jetë ngjyrosja e vizatimeve. Faktikisht, kjo do të jetë një nga aktivitetet më të pëlqyeshme nga fëmijët, dhe ata do të jenë gjithnjë duke kërkuar për to. Mbase ajo çka tërheq vëmendjen e tyre është rasti që ata kanë për të provuar kapacitetet e tyre artistike dhe të zhvillojnë konceptin e tyre për bukurinë. Zhvillimi artistik është shumë i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. Në klasat më të avancuara ju do të bëni aktivitete të tjera më komplekse në mënyrë që të zhvillojnë shprehjet e tyre artistike. Për tani, është e mjaftueshme për mësuesin që të lerë fëmijët të ngjyrosin vizatime të ndryshme.
Për secilën klasë ju mund të përdorni një nga vizatimet në material dhe të bëhen kopje për të gjithë fëmijët. Ndonjëherë fëmijët sjellin lapsa me ngjyra, në raste të tjera çdo familje mund të japë një kontribut të thjeshtë për të blerë disa kuti me lapsa për të gjithë klasën. Në këtë rast, Asambleja Shpirtërore Lokale sigurisht që do të ndihmonte në kërkimin e ndihmës nga familjet.
Si ushtrim përpara mbajtjes së këtij aktiviteti me fëmijët vendos nëse fjalitë e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara.

Eshtë e rëndësishme për fëmijët të mësojnë se si të ndajnë lapsat. V G
Nuk ka rëndësi në qoftë se, që në fillim, fëmija ngjyros jashtë linjave, për aq kohë sa ai përpiqet të ngjyrosë mire V G
Kur një fëmijë nuk mund të ngjyrosë mirë vizatimi duhet t'i hiqet atij. V G
Ndërsa fëmijët ngjyrosin, mësuesja mund të ulet dhe të pushojë. V G
Gjatë kohës që fëmijët janë duke ngjyrosur, mësuesi duhet të kalojë mes tyre, t’u japë ndihmë
dhe kurajo V G

Gjatë kohës që janë duke ngjyrosur, fëmijët duhet të rrinë në qetësi V G

Përpara dorëzimit të vizatimeve, mësuesi duhet të thotë diçka, se ç'kuptim mund të ketë vizatimi V G

Do të jetë interesante për mësuesin të mendojë për një histori të imagjinuar të lidhur me
vizatimin, e cila mund të jetë e dobishme në mësimin e diçkaje të rëndësishme nga fëmijët. V G


15 MËSIME PËR FËMIJË
Qëllimi Të mësosh të japësh mësim klasave të fëmijëve, përbëhet nga mësimi përmendësh i lutjeve dhe citateve, këngëve, tregimeve, lojrave dhe vizatimeve.
Përkthyer nga Teaching Children’s Classes, Grade 1
Copyright © 1987 nga Fondacioni Ruhi, Kolumbi
Botimi: Palabra Publications, 1995
MËSIMI 1
Në mënyrë që të tërheqim Bekimet Hyjnore dhe të krijojmë një atmosferë shpirtërore, filloni klasën tuaj me një lutje. Lutja e sugjeruar për këtë mësim është:
“O Perëndi! Edukoji këta fëmijë. Këta fëmijë janë bimët e kopshtit Tënd, lulet e livadhit Tënd, trëndafilat e lulishtes Sate. Le të bjerë shiu Yt mbi ta; le të shkëlqejë mbi ta Dielli i Realitetit me dashurinë Tënde. Le t’i freskojë ata Flladi Yt, që të ushtrohen, të rriten e të zhvillohen, dhe të shfaqen me bukurinë më të madhe. Ti je Dhënësi. Ti je Zemërdhembshuri.”
‘Abdu’l-Bahá, Lutjesh Bahá’í, nr. 14
Pas lutjes, fëmijët mund të pyeten nëse ndonjëri nga ata e di lutjen përmendësh. Më pas, ju mund t’i ndihmoni ata të mësojnë lutjen e mëposhtme përmendësh si në mënyrën e shpjeguar në pjesën e parë të materialit:
“O Perëndi, më udhëhiq, më mbro, më bëj një llampë ndriçuese e një yll me shkëlqim. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi.”
‘Abdu’l-Bahá, Lutjesh Bahá’í, nr. 13
Eshtë e pranueshme që një fëmijë të mësojë të paktën një pjesë të lutjes në këtë klasë. Kur kjo të jetë arritur, ju mund të kaloni në aktivitetin e dytë, të mësoni të këndoni një këngë:
A. Këngë

We Are Drops
We are drops (We are drops) echo voice
of one ocean. (of one ocean)
We are leaves (We are leaves)
of one tree. (of one tree)
Come and join us (come and join us)
in our quest for unity.
Its a Way of life for you and me.
All the earth is (all the earth is)
but one country (but one country)
Man is one (Man is one)
can’t you see (can’t you see)
Come and join us (come and join us)
in our quest for unity.
Its a Way of life for you and me.
Ne Jemi Lulet
Ne jemi lulet (Ne jemi lulet)
e një kopshti (e një kopshti)
Ne jemi valët (Ne jemi valët)
e një deti (e një deti )
Ejani me ne (Ejani me ne)
Të punojmë për unitet
Kjo është rruga e jetës për mua dhe ty.
B. Mësim përmendësh i citateve
Aktiviteti tjetër është të mësosh përmëndësh citate nga Shkrimet e Shenjta. Ju mund t’ia shpjegoni citatet fëmijëve në mënyrën e dhënë më poshtë:
Parimi kryesor i Besimit Bahá’í është uniteti i njerëzimit. Ne përpiqemi të jetojmë në unitet dhe ta shohim gjithësecilin si vëllezërit dhe motrat tona. Eshtë veçanërisht e rëndësishme për ne ta bëjmë këtë në komunitetin ku ne jetojmë. Bahá’í-t evitojnë diskutimet dhe zëniet. Në qoftë se lindin mosmarrëveshje, ne i zgjidhim ato me ngrohtësi dhe dashuri. Që të ndihmojmë veten tonë të jetojmë në unitet, le të mësojmë përmëndësh citatin e mëposhtëm nga Bahá’u’lláh:

“Kaq e fuqishme është drita e unitetit, sa mund të ndriçojë gjithë botën.”
Bahá’u’lláh, Qëmtime, nr. 132
Fëmijët mund ta mësojnë citatin më me lehtësi në qoftë se e kanë kuptuar atë mirë. Ata do të ndihmohen në këtë në qoftë se ju do t’i inkurajonit ata që të flisnin rreth kuptimit të citatit. Këtu janë disa fjali që mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë disa nga fjalët që mund të jenë të reja për ata:
I fuqishëm
Kumar lexoi një poemë kaq ëmbëlsisht, sa që disa lotë rrëshqitën prej syve të tij. Poema ishte shumë e fuqishme.
Rrezet e diellit ngrohin tokën dhe i japin jetë çdo krijese. Rrezet e diellit janë të fuqishme.
Ndriçoj
Dhoma ishte e errët derisa ndezëm dritën. Drita ndriçoi dhomën.
Në mëngjes, dielli lind dhe shkëlqen me dritën e tij mbi tokë e det. Dielli ndriçon tokën e detin.

C. Histori
Pasi fëmijët të kenë mësuar përmendësh citatin dhe të kenë kuptuar rëndësinë e unitetit, ju mund t’i tregoni një histori nga ‘Abdu’l-Bahá që tregon shqetësimin e Tij për unitetin. Fëmijët do t’i ndihmonte shumë të kuptonin historinë nëse ju do të theksonit disa pika të veçanta, si tema qëndrore, pjesët e historisë që lidhen me të dhe përfundimi. Këshillohet që ju ta përsërisni me mënd, përpara se ta tregoni atë. Cila është tema qendrore e kësaj historie? Cilat pjesë të historisë lidhen me këtë temë? Cilat janë disa detaje të rëndësishme që e bëjnë historinë interesante?
Në ditët e Bahá’u’lláh-ut dhe ‘Abdu’l-Bahá-it shumë njerëz në ‘Akká ishin të keqinformuar mbi Bahá’í-t dhe menduan se ishte e drejtë të ishin kundra tyre. Por ‘Abdu’l-Bahá , me mençurinë dhe dashurinë e Tij, ndryshoi zemrat e shumë njerëzve. Ai tregoi dashuri ndaj të gjitha feve dhe i ndihmoi të ishin në harmoni.

Ishte një tregtar kristian në ‘Akká e që si bashkëqytetarët e tij, nuk i respektonte Bahá’ít. Një ditë jashtë mureve të qytetit ai pa një ngarkesë qymyrdruri që i përkiste Bahá’í-ve. E ndaloi shoferin e tij dhe tha “Ky është qymyri më i mirë që mund të gjej!” Pa paguar asnjë grosh, e mori qymyrin për vete.
Kur ‘Abdu’l-Bahá dëgjoi për këtë incident, Ai shkoi tek dyqani i tregtarit t’i kërkonte të kthente qymyrin. Tregtari nuk i kushtoi vëmendje, por ‘Abdu’l-Bahá u ul dhe priti. Së fundi, pas tre orësh, tregtari u kthye nga Ai dhe me ftohtësi e pyeti, “Je ti njëri nga të burgosurit? Çfare ke bëre që të burgosën?” ‘Abdu’l-Bahá u përgjigj se krimi i Tij ishte i njëjtë me atë për të cilin u persekutua Krishti. Tregtari u çudit dhe pyeti “Çfarë di ti për Krishtin?”. Atëherë ‘Abdu’l-Bahá me qetësi dhe mirësjellje filloi t’i fliste mbi Krishtin dhe mësimet e Tij. Ndërkohë që ‘Abdu’l-Bahá fliste, zemra e tregtarit filloi të shkrihej dhe arroganca e krenaria e tij u zhdukën. Më së fundi ai tha se qymyrin e kishte përdorur, por me gjithë qejf ai do të paguante për të. Pastaj ‘Abdu’l-Bahá u ngrit të shkonte, edhe tregtari u ngrit eci me Atë rrugëve dhe e trajtoi me nder dhe respekt të madh.

D. Lojra: Gjigandët

Dy fëmijë qëndrojnë krah për krah dhe këmba e majtë e njërit është e lidhur me këmbën e djathtë të fëmijës tjetër. Pastaj ata ecin nga një vend te një vend tjetër.
Të ndryshme:
Tre, katër ose më shumë fëmijë janë lidhur me njëri-tjetrin dhe përpiqen të ecin së bashku.
Pengesa mund të vendosen përgjatë kalimit, si degë pemësh dhe gurë, duke u siguruar që çdo gjë që vendoset është e parrezikshme.
Në vend që të ecin, fëmijët kërcejnë si bretkoca, ecin si gaforre, etj.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 1

Për ta mbaruar mësimin çdo nxënësi i jepet Vizatimi 1 për ta ngjyrosur.

MËSIMI 2
Sot sugjerohet që ju të filloni mësimin me lutjen e mëposhtme:
“O Perëndi! Rrite këtë foshnjë të vogël në prehërin e dashurisë Sate, dhe jepi qumësht nga gjiri i Kujdesit Tënd. Rrite këtë bimë të njomë në kopshtin e trëndafilave të dashurisë Sate dhe ndihmoje të rritet nën shiun e bujarisë Sate. Bëje atë fëmijë të Mbretërisë dhe çoje drejt hapësirave të Tua qiellore. Ti je i pushtetshëm e i dashur dhe Ti je Dhuruesi, Zemërgjëri, Zoti i bujarisë së pafund.”
‘Abdu’l-Bahá, Lutjesh Bahá’í, nr. 12
Mbas lutjes u kërkohet fëmijëve që të thonë një lutje të cilën e dinë që më parë. Më pas ju mund t’i ndihmoni ata të përsëritin lutjen që filluan të mësojnë përmendësh gjatë mësimit të kaluar.
Aktiviteti që pason përbëhet prej dy këngësh, një që e paraqitëm në herën e fundit dhe një tjetër të re.
A. Këngë

Këshilla e Tij e parë

Listen to the voice
that makes our hearts rejoice,
His first counsel is this:
Possess a pure heart,
a kindly heart,
a radiant heart,
The heart is a treasure,
a gift beyond measure,
a bounty of your Lord,
Protect it from the fire
of Wordly desire,
and freely let it soar.

B. Mësim përmendësh i citateve
Mbas lutjes, fëmijët mund të mësojnë një citat nga Bahá’u’lláh. Ju mund ta shpjegoni atë në mënyrën e mëposhtme:
Zemrat tona janë si pasqyrat. Ne duhet t’i mbajmë ato gjithnjë të pastra. Urrejtja, zilia dhe mendimet negative janë tamam si pluhuri që pengon shkëlqimin e pasqyrës. Kur zemrat tona janë të pastra, ato reflektojnë dritën e Perëndisë, dhe ne bëhemi shkak lumturie për të tjerët. Një mënyrë që na ndihmon ne të mbajmë zemrat tona të pastra, le të mësojmë përmendësh Fjalën e fshehtë të thënë nga Bahá’u’lláh:
“O Bir i Shpirtit! Këshilla Ime e parë është kjo: ki një zemër të dëlirë, të sjellshme e rrezëlluese ...”
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, arabisht nr. 1
Këshillë
Një ditë Gerardi dhe Meri po ngjyrosnin disa vizatime. Gerardi kishte nevojë për ngjyrën e verdhë, por Meri nuk donte t’ia jepte atij. Mësuesja i tha Merit që t’ja jepte edhe shokëve të tjerë. Mësuesja i dha Merit një këshillë të mençur.
Patricia duhet të vendosë në se duhet t’i shpenzojë paratë e saj për të blerë biskota ose nje libër me tregime. Prindërit e saj e këshilluan të blinte librin me tregime. Prindërit i dhanë Patricias një këshillë të mençur.
Të kesh
Tina pëlqen të lexojë lutje para se të shkojë për të fjetur. Ajo ka një libër të vogël lutjesh që lexon.
Pati një përmbytje dhe shumë njerëz humbën gjithë sa kishin, por miqtë u erdhën në ndihmë dhe shpejt ata kishin gjërat që i'u nevojiteshin përsëri.
Zemër të dëlirë
Keti u nevrikos dhe i bërtiti Suzanës. Suzana u mërzit, por shumë shpejt e fali atë. Suzana zotëron një zemër të dëlirë.
Gjergji pëlqen t’i japë biskota të gjithë fëmijëve, madje edhe Benit që e qëllon gjithnjë me gurë. Gjergji zotëron një zemër të dëlirë.

Zemër të sjellshme
Kur disa njerëz që kanë nevojë, shkojnë në shtëpinë e saj, Linda kujdeset gjithnjë për ta. Linda zotëron një zemër të sjellshme.
Z. Robert është shumë i vjetër. Xhimi e ndihmon të çojë frutat e mbledhura në pazar. Xhimi zotëron një zemër të sjellshme.
Zemër rrezëlluese:
Kur jam e mërzitur mamaja ime më gëzon dhe më bën të lumtur. Mamaja ime zotëron një zemër rrezëlluese.
Gimi u sëmur dhe i duhej ta kalonte gjithë kohën në krevat. Ai tha shumë lutje që të mos mërzitej, dhe vazhdoi të shfaqte lumturi. Gimi zotëron një zemër rrezëlluese.

C. Histori
Pasi fëmijet të kenë mësuar citatin, ju mund t’i tregoni një histori. Si gjithmonë mbani në mendje në mënyrë të qartë pjesët e ndryshme të historisë dhe tregojeni historinë me dashuri dhe sinqeritet që fëmjët ta kuptojnë më mirë.

‘Abdu’l-Bahá mund të dallonte gjithmonë çfarë kishte në zemrën e një njeriu dhe i donte shumë ata njerëz që kishin zemër të pastër e të ndriçuar. Ishte një grua e vjetër që kishte nderin të ishte e ftuara e Tij për darkë. Ndërsa u ul të dëgjonte fjalët e Tij të mençura, pa një gotë uji përpara saj dhe mendoi, “Oh! Sikur ‘Abdu’l-Bahá ta merrte zemrën time dhe ta zbraste nga çdo dëshirë tokësore e sërish ta mbushte me dashurinë hyjnore dhe kuptim, sikurse do të bëjë dhe me këtë gotë uji”.
Ky mendim përshkoi mendjen e saj, dhe ajo s’tha asgjë, por shpejt diçka ndodhi dhe e la të kuptonte se ‘Abdu’l-Bahá e dinte çfarë ajo mendoi. Ndërkohe që ishte në mes të bisedës së Tij, Ai bëri një pushim dhe thirri një shërbëtor duke i thënë disa fjalë në persisht. Shërbëtori qetësisht shkoi pranë tryezës së zonjës, e mori gotën që ishte përballë saj, e zbrasi dhe së fundi e vendosi në vendin e mëparshëm.
Pak më vonë ndërsa ‘Abdu’l-Bahá vazhdonte bisedën, mori një shtambë nga tavolina dhe në mënyrën më të natyrshme, ngadalë mbushi gotën e zonjës. Askush nuk e vuri re çfarë ndodhi, por zonja e dinte që ‘Abdu’l-Bahá po i përgjigjej dëshirës së zemrës së saj. Ajo u mbush me gëzim. Tani ajo e dinte se mendjet dhe zemrat ishin si libra të hapur për ‘Abdu’l-Bahá, që i lexonte me dashuri dhe mirëkuptim.

D. Loja: Etja Përvëluese
Në krahët e fëmijëve lidhen shkopinj me qëllim që të mos kenë mundësi për të përkulur bërrylët. Më pas fëmijët bëjnë sikur janë duke ecur në shkretëtirë dhe janë shumë, shumë të etur. Ata gjejnë ujë në gota dhe duhet të gjejnë një mënyrë për ta pirë atë. (Ata do të zbulojnë se mënyra e vetme është të ndihmojnë njeri-tjetrin, duke bërë kujdes që të mos lagin njëri-tjetrin.)

E. Ngjyrosje: Vizatimi 2
Për ta mbaruar mësimin çdo nxënësi i jepet Vizatimi 2 për ta ngjyrosur.


MËSIMI 3
Deri tani me siguri që ju e vlerësoni fillimin e çdo mësimi me një lutje duke i kërkuar fëmijëve të recitojnë lutjet që ata i dinë përmendësh, me qëllim që gradualisht ata të mësohen të fillojnë çdo përpjekje të tyren duke kërkuar me zjarr mbështetjen e Perëndisë. Lutja që sugjerojmë për ditën e sotme është:
“O Zoti im! Bëje bukurinë Tënde ushqimin tim, dhe praninë Tënde pijen time, dhe kënaqësinë Tënde shpresën time, dhe lëvdimin Tënd veprimin tim, dhe përkujtimin tënd shoqëruesin tim, dhe fuqinë e sovranitetit Tënd përkrahësen time, dhe banesën Tënde shtëpinë time, dhe vend¬qëndrimin tim selinë që Ti e ke çliruar nga kufizimet që u vihen atyre që janë të ndarë me një perde prej Teje. Ti je, me të vërtetë, i Gjithëfuqishmi, Lavdiploti, Më i Pushtetshmi.”
Bahá’u’lláh, Lutjesh Bahá’í, nr. 67
Mbas kësaj lutjeje, dhe lutjeve të tjera të recituara nga disa nxënës, ju mund të drejtoni vëmendjen tuaj për të ndihmuar fëmijët që të mësojnë përmendësh lutjen që e kanë bërë para dy mësimesh. Këtë herë sigurohu që të gjithë fëmijët ta mësojnë atë.
Aktiviteti tjetër fillon duke i vënë fëmijët që të këndojnë dy këngët që ata i kanë mësuar në dy mësimet e para. Kur e sheh që ata i kanë përvetësuar këto këngë, mund të paraqesësh këngën e sotme:
A. Këngë
Drejtësia është rruga

Chorus:
Justice is the Way
To make a brighter day.
When people are in need
Justice is the light,
A light that’s shining bright
Shining through good deeds.

How often have we heard that ‘Abdu’l-Bahá
Shared everything He had.
He was content with less and led a simple life
So others would be glad.

Chorus:
Justice is a little more then just being fair.
To be just we have to give,
Share what we have, share what we love,
Share the joy to live

B. Mësim përmendësh i citateve
Për të paraqitur citatin tjetër për të mësuar përmendësh, ju mund të pyesni disa nga fëmijët që të recitojnë dy citatet që ata tashmë i dinë. Pastaj shpjego çështjen si më poshtë:
Perëndia e do drejtësinë. Ai është i lumtur me ne kur na sheh ne të sillemi me drejtësi me të tjerët. Ne duhet të respektojmë të drejtat e çdo qënieje njerëzore dhe të sigurohemi që nuk kemi marrë asgjë nga ajo ç’ka zotëron personi tjetër. Që të na ndihmojë ne të jemi të drejtë, le të mësojmë këtë citat të thënë nga Bahá’u’lláh:
“Ecni në shtegun e drejtësisë, sepse ky me të vërtetë është shtegu i drejtë.”
Bahá’u’lláh, Qëmtime, nr. 118
Ecni
Shumë gjethe kanë rënë nga pemët, duke mbuluar rrugën. Elsa ecën përmes pyllit. Ajo ndjek rrugën e mbuluar me gjethe.
Pedro pëlqen të ndihmojë të gjithë shokët të luajnë me gëzim së bashku. Pedro dhe shokët e tij janë shumë të bashkuar. Pedro ndjek rrugën e unitetit.


Shteg
Luisi ka një gomar. E çoi të hante në një lëndinë dhe e la vetëm. Gomari e gjeti shtegun për në shtëpi vetë.
Ka dy rrugë për të shkuar në shkollë. Milit i pëlqen gjithmonë të ndjekë shtegun që kalon pranë shtëpisë së gjyshes së saj.

Drejtësi
Karlos i dhanë lapsa me ngjyra t’i shpërndante në klasë. Ishin dhjetë lapsa dhe pesë nxënës. Karlos i dha nga dy secilit. Ai i shpërndau lapsat me drejtësi.
Shtëpia e Anit ka shumë ujë në pus, por nganjëherë pusi i komshinjve thahet. Ani asnjëherë s’lejon që komshija të vuajë dhe gjithmonë e mirëpret të marrë ujë. Ani e do drejtësinë.
C. Histori
Pasi fëmijët ta kenë mësuar citatin dhe të keni folur mbi kuptimin e tij, ju mund t’i tregoni historinë e mëposhtme mbi ‘Abdu’l-Bahá-in që ndihmon të ilustrohet drejtësia. Gjatë tregimit ju mund të theksoni veprimet e ‘Abdu’l-Bahá-it që tregojnë drejtësi dhe mund t’i bëni fëmijët të mendojnë sesi mund të ndjekin shembullin e Tij.

Një ditë, ‘Abdu’l-Bahá, donte të shkonte nga ‘Akká në Haifa. Ai u ul në një sedilje shumë të lirë në një autobus ordiner. Shoferi u çudit dhe duhet të ketë pyetur veten pse ‘Abdu’l-Bahá ishte kaq kurrnac sa të udhëtonte me një autobuz të tillë. “Sigurisht që Madhëria Juaj do të preferonte të udhëtonte me një mjet privat.”- tha ai. “Jo” u përgjigj Mjeshtri dhe udhëtoi deri në Haifa në autobuzin e mbushur plot. Sapo zbriti nga autobusi në Haifa një peshkatare e mjerë erdhi drejt Tij dhe i kërkoi ndihmë. Të gjithë ditën s’kishte kapur asgjë dhe tani i duhej të kthehej në familjen e saj të uritur. ‘Abdu’l-Bahá dha një shumë të mirë parash dhe u kthye nga shoferi e tha “Pse duhet të udhëtoj unë në lluks kur kaq shumë vuajnë urie?”

D. Loja:Ndarja e Gjërave me të Tjerët
Një rrotë makine (ose ndonjë objekt tjetër i ulët) është vendosur përtokë. Pastaj fëmijët përpiqen të shohin se sa veta mund të qëndrojnë mbi të në një kohë.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 3
Për të përfunduar mësimin, çdo fëmije i jepet Vizatimi 3 për ta ngjyrosur.

MËSIMI 4
Ju mund ta filloni mësimin e sotëm me lutjen e mëposhtme:
“O Perëndi, freskoje e kënaqe shpirtin tim. Pastroje zemrën time. Ndriçoji aftësitë e mia. Unë i lë të gjitha punët e mija në dorën Tënde. Ti je Udhërrëfyesi dhe Streha ime. Unë nuk do të jem më i trishtuar e i brengosur; do të jem një qënie e lumtur dhe e gëzuar. O Perëndi! Unë nuk do të jem më tërë ankth, dhe as do t’i lejoj telashet të më shqetësojnë. Unë nuk do të jetoj me gjërat e pakëndshme të jetës. O Zot, Ti je për mua më shumë mik, sesa jam unë për veten time. Unë ta përkushtoj vetveten Ty, O Zot.”
‘Abdu’l-Bahá, Lutjesh Bahá’í, nr. 63
Sapo disa prej fëmijëve kanë thënë lutjet, ju mund të përsërisni me ta lutjen që po e mësojnë përmendësh në tre mësimet e fundit. Meqë ata do të nisin të mësojnë një lutje të re në mësimin e sotëm, ju duhet të siguroheni që ata ta thonë mirë lutjen e parë.
Ndërsa ju paraqisni lutjen e parë, kujtoni se ajo duhet të shpjegohet fjalë për fjalë. Aty ku fjalët janë të vështira, duhet të jepen shembuj konkretë për të ilustruar kuptimin e tyre. Fëmijët mund të harxhojnë shtatë orë mësimi për ta mësuar këtë lutje, kështu që mund ta ndani lutjen në pesë pjesë, duke lënë dy orët e fundit të mësimit për të përsëritur të gjithë lutjen.
“O Ti Zot i Mirë! Unë jam një fëmijë i njomë, më lartëso duke më lënë të hyj në mbretëri. Unë jam i tokës, më bëj të qiellit; unë jam i botës poshtë, më ler t’i përkas mbretërisë atje lart; unë jam i vrenjtur, më lejo të bëhem rrezatues; unë jam material, më bëj shpirtëror, dhe jep pëlqimin që unë të shfaq bujaritë Tënde të pafundme. Ti je i Gjithëfuqishmi dhe Ai Që të gjithë i do.”
‘Abdu’l-Bahá, Bahá’í Prayers [Lutje Bahá’í],Ëilmette 1985, f. 37
A. Këngë
Duke kaluar në aktivitetin tjetër, fëmijët mund të mësojnë të këndojnë këngën e mëposhtme dhe të përsërisin këngët që kanë mësuar në mësimet e mëparshme:
Dashuri, dashuri, dashuri

Love, love, love, love,
Love your felloW man.
Love, love, love is
hoW the World began.
God loved creation
For He created thee,
To love, love, love Him and humanity.
B. Mësim përmendësh i citateve
Ju tani mund të shpjegoni një citat të ri që fëmijët të mund ta mësojnë sipas mënyrës së mëposhtme:
Dashuria e Zotit shkëlqen mbi njerëzimin si rrezet e diellit. Rrezet e diellit bien si mbi shkretëtirat ashtu edhe mbi kopshtet. Dashuria jonë duhet të jetë si rrezet e diellit: ne duhet ta duam njëri-tjetrin, bile dhe ata që na trajtojnë keq. Me qëllim që ta duam njerëzimin, le të mësojmë këtë citat nga Bahá’u’lláh:

“O Mik! Në kopshtin e zemrës sate mos mbill asgjë veç trëndafilit të dashurisë...”
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, persisht nr. 3
Në këtë citat fjala e vetme që mund të kërkojë shpjegim është ‘asgjë’.
Eltoni vdes të këndojë këngë për diellin dhe lulet, dhe ai s’këndon këngë të tjera. Eltoni nuk i këndon asgjëje tjetër veç diellit dhe luleve.
Jani donte të shkonte poshtë në lumë, por ai nuk kishte bërë punët e shtëpisë. Babai i tha se ai nuk do të largohej derisa të kishte mbaruar punët, dhe fatkeqësisht Jani u nevrikos. Gjyshja i tha, “Planet e tua do të jenë asgjë nëse nuk do t’i bindesh babait.”

C. Histori
Aktiviteti tjetër është tregimi i një historie. Kujtohuni, që me qëllim që fëmjët ta pëlqejnë historinë, ju vetë duhet ta lexoni me kujdes dhe të mendoni rreth temës kryesore e detajeve që mund të tërheqin vëmendjen e fëmijëve.

Ndërsa ‘Abdu’l-Bahá ishte i burgosur në ‘Akka, një burrë sillej vazhdimisht keq me të. Burri injorant besonte se ndiqte mësimet e Muhamedit. Ai mendonte se ‘Abdu’l-Bahá-i nuk ishte një njeri i mirë dhe se Perëndia s’donte T’ia dinte se sa keq trajtoheshin Bahá’ít. Në fakt ai besonte se po tregonte dashuri ndaj Perëndisë duke treguar urrejtje ndaj Bahá’í-ve. Ai e urrente ‘Abdu’l-Bahá-in me gjithë zemër. Kjo urrejtje u rrit dhe u forcua brenda tij, duke rrjedhur prej tij nganjëherë sikurse uji rrjedh nga një enë e shpuar.
Në xhami kur njerëzit shkonin të luteshin ai do të thoshte gjëra të tmerrshme kundër ‘Abdu’l-Bahá-it. Kur ‘Abdu’l-Bahá-i do të kalonte në rrugë ai do të mbulonte fytyrën me rrobë që të mos e shihte Atë. Tani ky burrë ishte shumë i varfër dhe s’kishte mjaft për të ngrënë dhe as rroba për të veshur. Çfarë mendoni ju bëri ‘Abdu’l-Bahá-i ndaj tij? Tregoi mirësi dhe i çoi ushqim e rroba dhe u sigurua që për të të tregohej kujdes. Për shembull njëherë kur ky burrë ishte i sëmurë ai i çoi një doktor dhe pagoi ilaçet e ushqimin dhe gjithçka duhej për të nga vetja. Ai i pranoi dhuratat nga ‘Abdu’l-Bahá, por nuk e falenderoi. Në fakt ky burrë i zgjati njërën dorë doktorit ndërsa me tjetrën mbuloi fytyrën që të mos shihte përkrahësin e ‘Abdu’l-Bahá-it. Dhe kështu vazhdoi për shumë vite.
Por një ditë zemra e plakut ndryshoi më së fundi. Ai shkoi në shtëpinë e ‘Abdu’l-Bahá-it, ra në gjunjë dhe me një zemër të rënduar dhe lotë që i rridhnin nga faqet si dy lumenj binjakë, thirri “Më fal, Zotëri! Për njëzet e katër vjet të kam sjellë vetëm të këqija. Për njëzet e katër vjet Ju keni treguar veç mirësi ndaj meje. Tani e di që kam qënë i gabuar. Të lutem më fal!”
Ja pra dashuria e ‘Abdu’l-Bahá-it triumfoi mbi urrejtjen dhe e shpëtoi atë nga injoranca.

D. Loja: Ura
Aktiviteti që pason historinë është një lojë që quhet “Ura”:
Ndërtohet një vijë në dysheme duke përdorur tulla ose gjëra të tjera dhe quhet “ura”. Dy grupe fëmijësh duhet ta kalojnë urën në të njëtën kohë, duke ecur në drejtime të kundërta, dhe duke mos lënë asnjërin të bjerë prej urës. Fëmijët duhet të ndihmojnë njeri-tjetrin që të ndërrojnë vendet, duke kaluar njeri-tjetrin një nga një.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 4
Për të përfunduar mësimin, çdo fëmije i jepet Vizatimi 4 për ta ngjyrosur.

MËSIMI 5
Ndërkohë, ju do të keni mësuar përmendësh të katër lutjet që ju i keni përdorur për të paraqitur orët e mësimit. Ju mund të përdorni njërën prej këtyre lutjeve për të nisur çdo orë mësimi. Vetë fëmijët, do të dinë të paktën një lutje përmendësh, dhe disa pre tyre duhet ta recitojnë atë mbas lutjes së hapjes. Çdo fëmije duhet t’i jepet mundësia që të recitojë një lutje të paktën një herë në çdo tre-katër mësime. Gjithashtu, në secilën orë mësimi ju do të vazhdoni me mësimin përmendësh të lutjes që e paraqitët në Mësimin 4.
Ky aktivitet do të ndiqet deri në Mësimin 9, ku pritet që të gjithë fëmijët do ta dinë përmendësh lutjen e dytë.
Aktivitetet e tjera të mësimit të sotëm janë si më poshtë:

A. Këngë (Përfshini disa prej këngëve të mësuara në mësimet e mëparshme)
Look at Me
Look at me,
Follow me, be as I am,
Abdu'l-Bahá, Abdu'l-Bahá.

Teach, Teach, Teach,
Follow me, be as I am
Abdu'l-Bahá, Abdu'l-Bahá.

Serve your Lord,
Follow me, be as I am,
Abdu'l-Bahá, Abdu'l-Bahá.

Love mankind,
Follow me, be as I am,
Abdu'l-Bahá, Abdu'l-Bahá. Shikomë Mua

Shikomë mua,
Ndiqmë mua, bëhu ashtu si unë jam,
‘Abdu’l-Bahá, ‘Abdu’l-Bahá

Duaje Zotin,
Ndiqmë mua, bëhu ashtu si unë jam,
‘Abdu’l-Bahá, ‘Abdu’l-Bahá

Sakrifiko,
Ndiqmë mua, bëhu ashtu si unë jam,
‘Abdu’l-Bahá, ‘Abdu’l-Bahá

Lutu çdo ditë,
Ndiqmë mua, bëhu ashtu si unë jam,
‘Abdu’l-Bahá, ‘Abdu’l-Bahá
Mëso Çështjen,
Ndiqmë mua, bëhu ashtu si unë jam
B. Mësoni përmendësh citatet
Zoti na do ne dhe do që ne të jemi pranë Tij. Mënyra më e mirë që të arrijmë praninë e Zotit është të bëhemi shërbëtorët e Tij. Ne jemi shërbëtorët e Zotit kur ne i shërbejmë njerëzimit. Ka shumë mënyra shërbimi, si p.sh, të vizitosh të sëmurët, të ndihmosh ata që kanë nevojë, dhe atë që di dikush t’ia mësojë të tjerëve. Ne duhet t’i shërbejmë gjithësecilit, pa menduar nëse janë të pasur apo të varfër, shokë ose të huaj. Një mënyrë që na ndihmon ne të bëhemi shërbëtorë të njerëzimit, le të mësojmë këtë citat përmëndësh nga Bahá’u’lláh:

“Me të vërtetë njeri është ai që sot ia përkushton veten shërbimit të mbarë racës njerëzore.”
Bahá’u’lláh, Qëmtime, nr. 117
Përkushton
Darvi ka vëmendje të veçantë gjatë mësimeve të artit dhe harxhon shumë kohë duke përgatitur vetveten për çdo klasë. Darvi ia ka përkushtuar vetveten artit.
Babai i Lulit ka një kopësht me perime. Çdo ditë Luli ndihmon babain e tij për shkuljen e barërave të këqija dhe ujitjen e kopshtit. Luli e përkushtoi veten e tij për të ndihmuar babanë.

Shërbim
Ana, Dorina dhe Juli pastruan shtëpinë e gjyshes dhe gjyshit. Ata ishin shumë të gëzuar për shërbimin që bënë.
Ela eci katër kilometra për të zhviluar klasën e fëmijëve. Ajo e bën këtë çdo javë sepse i pëlqen t’i shërbejë komunitetit.
Raca Njerëzore
Në shkollë ne shohim piktura njerëzish me lëkura të bardha, të kuqe, të zeza, të kafta dhe të verdha nga të gjitha vendet. Të gjithë këta njerëz i përkasin racës njerëzore.
Zonja pyeti Kanxhinë nëse ai i pëlqente njerëzit nga vendet e tjera po aq sa ata të fshatit të tij. Ai u përgjigj se i donte të gjithë sepse janë pjesë të racës njerëzore.

C. Histori
Lua Gecinger, një nga Bahá’ít e parë në Amerikë, tregon mbi një përjetim që pati në ‘Akká. Ajo bëri pelegrinazhin në qytetin-burg për të parë ‘Abdu’l-Bahá-in. Një ditë Ai i tha se ishte shumë i zënë të ndihmonte një mik i cili ishte shumë i varfër dhe i sëmurë. Ai dëshironte që Lua të shkonte në vend të Tij. I tha ta çonte ushqimin tek i sëmuri dhe të kujdesej për të siç kishte bërë Ai deri më sot.
Lua mësoi adresën dhe menjëherë shkoi të përmbushte atë që i tha ‘Abdu’l-Bahá. Ajo e ndjeu veten të lumtur që ‘Abdu’l-Bahá i kishte besuar pak nga puna e Tij. Por shpejt u kthye tek ‘Abdu’l-Bahá shumë e shqetësuar. “Mjeshtër"-thirri ajo, “Ju më dërguat në një vend të tmerrshëm! Gati sa s’më ra të fikët prej erës së tmerrshme, dhomave të pista, situatës së shkatërruar të atij burri dhe shtëpisë së tij. Ika para se të më zinte ndonjë sëmundje e tmerrshme”.
I mërzitur ‘Abdu’l-Bahá u kthye nga ajo dhe e pa. Nëse ajo donte t’i shërbente Zotit ajo duhej t’i shërbente krijesave të Tij, sepse në çdo krijesë ajo duhet të shihte imazhin dhe ngjashmërinë e Zotit. Pastaj i tha të kthehej në shtëpinë e plakut. Në se shtëpia ishte e pisët, ajo duhej ta pastronte. Në se burri ishte i ndotur, ajo duhej ta lante. I kërkoi të mos kthehej derisa kishte mbaruar punë. ‘Abdu’l-Bahá e kishte bërë këtë shumë herë dhe ajo duhet ta provonte të paktën njëherë. Kjo është mënyra se si ‘Abdu’l-Bahá e mësoi Lua Getsinger t’i shërbente mikut të saj.

D. Lojra: Ndihmo të Sëmurin
Një fëmijë bën sikur të jetë i sëmurë. Dy fëmijë të tjerë bashkojnë duart e tyre (të djathtën me të djathtën dhe të majtën me të majtën) me qëllim që të formohet një si karrige. Fëmija i sëmurë ndihmohet që të hipë në “karrige” dhe të tjerët e çojnë atë në poliklinikë (Mësuesi zgjedh një objekt që të shërbejë si poliklinikë)
Të ndryshme:
Personi i sëmurë shtrihet në një tezgë të formuar nga disa fëmijë që kanë bashkuar duart e tyre. Fëmijët rradhiten në dy rreshta përballë njeri-tjetrit. Ata zgjatin duart e tyre të përthyera në bërryle dhe i bashkojnë me ato të shokut që kanë përballë.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 5


MËSIMI 6
Ashtu si dhe në mësimet e mëparshme, sugjerohet që ju ta filloni orën e mësimit me një nga lutjet që ju e dini dhe pastaj kërkoi ndonjërit prej fëmijëve të thotë një lutje. Mbas këtyre lutjeve, fëmijët vazhdojnë të mësojnë përmendësh lutjen që e paraqitët në Mësimin 4. Aktivitetet e tjera të mësimit të sotëm janë si më poshtë:
Këngë
Tell the Truth
Chorus
When you tell the truth
You win people’s trust
Always tell the truth
You must, you must
When you tell the truth,you’ll never feel ashamed
God will be pleased with you
If you tell a lie you surely will be blamed
And maybe lose a friend or two

B. Mësoni përmendësh citatet
Vërtetësia është një nga cilësitë më thelbësore. Bahá’í-t nuk duhet të thonë asnjëherë gënjeshtrën më të vogël. Pse njerëzit tregojnë gënjeshtra? Nganjëherë ndodh sepse kanë frikë të tregojnë të vërtetën. Ne të gjithë e dimë se Perëndia është i vetëdijshëm për të gjitha veprimet tona dhe se ne nuk mund të fshehim asgjë prej Tij. Nëse ne nuk do të themi të vërtetën, do të jetë shumë e vështirë që të zhvillojmë virtyte të tjera, dhe nuk do të arrijmë afërsinë e Zotit. Le të mësojmë përmëndësh citatin e mëposhtëm:

“Vërtetësia është themeli i të gjitha virtyteve njerëzore.”
Bahá’u’lláh, nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, bot. i parë, f .32
Vërtetësia
Sonja rrëzoi një gotë me ujë dhe e theu atë. Kur mamaja e pyeti se çfarë ndodhi, në vend që ta gënjente ajo i tregoi të vërtetën. Sonja shfaqi virtytin e së vërtetës.
Një shok donte të luante me Gitën dhe shkoi tek shtëpia e saj. Gita kishte punë shtëpie për të bërë kështu që nuk dilte dot të luante. Vëllai i saj i tha se do t’i thoshte shokëve që ajo nuk ishte në shtëpi, por Gita nuk donte që vëllai i saj të gënjente. Ajo doli jashtë dhe i tha shokëve se nuk mund të dilte. Gita shfaqi virtytin e së vërtetës.
Themeli
Babai i Fredit ishte duke ndërtuar një shtëpi. Përpara se të ngrinte muret, ai vendosi gurë dhe çimento nën vendin ku do të ngriheshin muret. Gurët dhe çimentoja formuan themelin e shtëpisë.
Përpara se të mësoni të shkruani e të lexoni ju duhet të mësoni tingullin e shkronjave. Mësimi i tingujve të shkronjave është themeli i të mësuarit të shkrimit dhe leximit.
Virtyte
Aurora është e këndshme, miqësore dhe gazmore. Aurora zotëron shumë virtyte.
Znj. Pati i mësonte fëmijët rreth drejtësise, bujarisë, përuljes dhe ndershmërisë. Ajo i mësonte atyre shumë virtyte njerëzore.

C. Histori
Në një vend diku larg, kohë më parë, jetonte një bari i ri, i cili kur i ati punonte në arë dhe e ëma kujdesej për shtëpinë, kishte detyrën të kujdesej për delet e familjes. Një ditë, djali e ndjeu veten shumë të mërzitur dhe vendosi t’i bënte një lojë komshinjve të tij. Menjëherë filloi të vraponte dhe thërriste “Ujku! Ujku! Ujku po ha delet e mia”. Të gjithë shokët e tij shkuan ta ndihmonin që të përzinte ujkun, por kur arritën atje e panë bariun e ri duke qeshur, sepse ata ishin frikësuar me të vërtetë shumë dhe s’kishte asnjë ujk rreth e rrotull. Ata u kthyen në punë duke menduar se ai kishte vepruar shumë keq.
Edhe të nesërmen ai e përsëriti sërishmi shakanë e tij. “Ujku! Ujku! Më ndihmoni” Të gjithë komshinjtë vrapuan, por ishte e kotë edhe këtë herë ai po qeshte, ishte një gënjeshtër ajo që ujku ishte afër. Ditën e tretë kur ata dëgjuan “Ujku! Ujku! Më ndihmoni!” askush s’i kushtoi vëmendje sepse menduan se ishte një gënjeshtër tjetër. Atë ditë me të vërtetë ujku i hëngri delet! Bariu i ri ishte shumë i trishtuar, por ai mori një mësim të mirë. Nëse ne themi gënjeshtra një ditë askush s’do të na besojë më, as prindërit, as motrat dhe vëllezërit, as shokët e shoqet, edhe sikur të jetë e vërtetë!.

D. Loja: “Telefon me prekje”
Disa fëmijë qëndrojnë në një rresht duke parë të gjithë në të njëjtin drejtim, dhe fëmija i fundit vështron në dërrasën e zezë. Në se është e nevojshme mund të krijohet më shumë se një rresht. Mësuesi vizaton me gisht diçka në kurrizin e fëmijës së parë. Pastaj ai e vizaton atë në kurrizin e fëmijës së dytë, i cili nga ana e tij e vizaton atë në kurrizin e fëmijës së tretë, e kështu me radhë derisa fëmija i fundit e vizaton atë në dërrasën e zezë. Pastaj mësuesi shkon në dërrasën e zezë dhe vizaton të njëjtën gjë që ai vizatoi në kurrizin e fëmijës së parë. Vizatimet duhet të jenë të thjeshta me qëllim që të gjithë fëmijët t’i vizatojnë ato.


E. Ngjyrosje: Vizatimi 6


MËSIMI 7
Mbasi ju dhe fëmijët recitoni lutjet si dhe fëmijët mësojnë edhe më shumë prej lutjes që po mësojnë përmendësh, vazhdoni me aktivitetet e tjera të mësimit të sotëm.

A. Këngë (Përfshi këngë nga mësimet e mëparshme):
We are the People of Bahá
We are the people of Bahá, (2)
We are the people of (2)
We are the people of Bahá.
Yá Bahá’u’l-Abhá,
Bahá’u’l-Abhá,
We are the people of
We are the people of
We are the people of Bahá.
Firmly we walk in the path of God,
Firmly we walk in the path of God,
Until the very last
We will be steadfast
Firmly we walk in the path of God.
B. Mësoni përmendësh citatet
Një nga cilësitë më të rëndësishme të një personi që e do me të vërtetë Perëndinë është besnikëria ose qëndrueshmëria. Si Bahá’í, ne kemi pranuar Bahá’u’lláh-un dhe jemi të bindur se Ai është Manifestimi i Perëndisë për këto ditë. Prandaj, asgjë nga ato çka të tjerët mund të thonë ose të bëjnë duhet të ketë efekt në besimin tonë tek Ai. Ne duhet ta duam gjithnjë Atë dhe t’i bindemi ligjeve dhe mësimeve të Tij. Në mënyrë që ta mbajmë në mendje këtë, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá’u’lláh:
“Epërsisht e lartë do të jetë pozita jote, në rast se ti qëndron i patundur në Kauzën e Zotit tënd.”
Bahá’u’lláh, Qëmtime, nr. 115
Epërsisht
Kopshtet që rrethojnë Mauzoleumin e Bahá’u’lláh-ut janë epërsisht të bukura, më të bukura se ëndrrat tona më të mrekullueshme.
Mamaja e Marias bëri një kek shumë të veçantë për familjen. Të gjithë e hëngrën me shumë kënaqësi dhe të gjithë thanë se ishte epërsisht i shijshëm.
E lartë
Çdo natë para se të flejë Marta lutet dhe ndihet afër me Perëndinë. Kur ajo bie të flejë shpirti i saj është në një rang shumë të lartë.
Në takim, Gimi po flet rreth paqes botërore dhe mirësisë së njerëzimit. Gimi po flet për gjëra të larta.
Ti qëndron i patundur
Dikush i tha Rozmarisë se yjet janë njolla të bardha të vizatuara në qiell, por Rozmaria ka mësuar që çdo yll është me të vërtetë një diell i largët. Rozmaria nuk e ndryshon mendjen e saj. Ajo i qëndron e patundur asaj ç’ka di.
Dikush i tha Monës se nuk është e rëndësishme të lutesh çdo ditë, por ajo vazhdoi të lutej sepse e dinte që lutja ishte një ligj i Perëndisë. Mona i qëndroi e patundur ligjit të lutjes.

C. Histori
Kushdo ka dëgjuar mbi heronjtë e parë të Besimit Bahá’í, të cilët në kohën e Báb-it dhe Bahá’u’lláh-ut dhanë jetën e tyre në shtegun e Perëndisë. Kjo është historia e një heroi, i cili jetonte në kohën e ‘Abdu’l-Bahá-it. Emri tij është Ruhu’lláh Vargá dhe ishte një fëmijë vetëm trembëdhjetë vjeç kur sakrifikoi jetën e tij në shtegun e të Më të Dashurit, Bahá’u’lláh.
Kur Ruhu’lláh ishte dymbëdhjetë vjeç, ai udhëtoi me të atin në ‘Akká për të qenë në praninë e ‘Abdu’l-Bahá-it. Ai kishte dëgjuar mjaft mbi dashurinë dhe mirësjelljen e ‘Abdu’l-Bahá-it, dhe gjatë udhëtimit ai s’mund të flinte duke pritur me ankth ta takonte. Më në fund kur arriti në praninë e ‘Abdu’l-Bahá-it, zemra e tij u mbush me lumturi dhe gëzim të madh.
‘Abdu’l-Bahá e donte shume Ruhu’lláh-un dhe sidomos i pëlqente shumë lutjet që këndonte ai. Ruhu’lláh-u jetoi për ca kohë në parajsën e pranisë së ‘Abdu’l-Bahá-it. Me kalimin e ditëve dashuria e tij për besimin rritej gjithnjë më tepër. Megjithatë po afrohej fundi. Ruhu’lláh-u dhe i ati u larguan nga ‘Akká dhe u kthyen në Persi. Atje ata iu kushtuan mësimit të shpirtrave të sinqertë dhe e çuan mesazhin e Bahá’u’lláh-ut nga një vend në tjetrin. Fjalët e Ruhu’lláh-ut kishin një efekt të madh në zemrat e të gjithë atyre që e dëgjuan atë. I ati e donte jashtëzakonisht dhe të gjithë e lavdëronin për tiparet dhe shpirtin e tij. Ai ishte shumë i sinqertë, i ndershëm, dhe i sjellshëm me të tjerët. Ai recitonte lutjet shumë bukur dhe i dinte shumë prej tyre përmendësh. Çdo mëngjes ai zgjohej për lutjen e mëngjesit.
Një ditë armiqtë e besimit kapën Ruhu’lláh-un dhe të atin e tij dhe i çuan në një burg të Teheranit. Kushtet e këtij burgu ishin shumë të këqija dhe ishte shumë e vështirë të flije nën peshën e zinxhirëve të rëndë. Pavarësisht nga të gjitha këto, Ruhu’lláh-u ndjehej shumë i lumtur. Ai lutej, këndonte lutjet dhe krijoi poema shumë të bukura që shprehnin dashurinë e tij për Bahá’u’lláh-un.
Çdo ditë, jeta në burg bëhej gjithnjë më e vështirë për këta dy heronj derisa ngjarjet, për të cilat ata po shpresonin për të ndodhur, ndodhën. Në orët e para të një mëngjesi një oficer i lartë qeveritar erdhi në burg. Ai ishte i dehur dhe shumë harbut. Ai pa të drejtë akuzoi Ruhu’lláh-un dhe babanë e tij për gjëra të tmerrshme, por ata iu përgjigjën qetësisht se ishin të pafajshëm dhe se nuk i kishin bërë keq asnjeriu. Oficeri, duke u inatosur gjithnjë e më shumë, i ulëriti babait të Ruhu’lláh-ut dhe e pyeti, “Kë duhet të vras të parin, ty apo djalin tënd?” “Për mua nuk ka rëndësi se kush,” u përgjigj Vargá qetësisht. Sapo dëgjoi këto fjalë oficeri iu afrua babait të Ruhu’lláh-ut dhe e vrau atë mizorisht. “Baba, Baba, merrmë mua me vete!” thirri Ruhu’lláh-u, shumë herë. Ai dëshironte me gjithë zemër të ndiqte shembullin e babait të tij dhe të sakrifikonte jetën e tij.
Oficeri u përpoq që t’i fliste miqësisht Ruhu’lláh-ut, duke i thënë, “Bir i dashur, ju jeni ende një fëmijë dhe unë të dua shumë. Unë mund të të ndihmoj ty që të zesh një post të lartë e të rëndësishëm. Unë mund të të bëj ty të pasur dhe të kesh çdo gjë që dëshiron. Vetëm thuaj që nuk je Bahá’í.”
“Unë nuk dua një post të lartë apo para,” u përgjigj Ruhu’lláh-u, “unë dua vetëm të shkoj me babanë tim.”
Kur oficeri e kuptoi që ky fëmijë ishte i vendosur dhe nuk mund të ndryshonte rrugë, ai dha urdhër që Ruhu’lláh-u të varej. Të dy trupat e tyre u hodhën në një pus aty afër, vend që njihet sot me emrin Vargájih.
Kështu ndodhi që Ruhu’lláh-u, ndonëse një fëmijë, u bë një nga heronjtë e Besimit Bahá’í, duke përmbushur dëshirën e zemrës së tij që, ashtu si dhe poezia e tij e shpreh, nuk ishte gjë tjetër veçse të jepte jetën në shtegun e Bahá’u’lláh-ut.

D. Loja: “Ujqit dhe Kecat”
Njëherë na ishte një tufë me dhi e cila duhej të kalonte në një urë shumë të vjetër që të arrinte në një livadh ku bari s’kishte të sharë. Poshtë urës jetonte një familje ujqish që ngordhnin për të ngrënë keca. Por ujqit ishin shumë dembelë dhe gjithmonë flinin shumë, duke u zgjuar vetëm kur dëgjohej zhurma e dhive që kalonin mbi urë. Dhitë ishin shumë të zgjuara dhe mësuan që të ecnin lehtas mbi urë pa bërë zhurmë sepse, natyrisht, dhitë nuk donin që të zgjonin ujqit. Ato dëgjonin me vëmendje të gërrhiturat e ujqërve dhe kur ata pushonin, dhitë do të qëndronin pa bërë zhurmë, sepse e dinin se ujqit po dëgjonin. Në se dhitë do të qëndronin pa bërë zhurmë, ujqit do të binin prapë në gjumë.
Mësuesi bën një urë me shkopinj dhe stola, disa më lart dhe disa më poshtë. Fëmijët duhet të “kalojnë” urën duke ecur poshtë shkopinjve të lartë dhe mbi ata të ulët. Mësuesi përfaqëson ujqit duke rrahur shuplakat ose duke i rënë tiganit. Herë pas here ujqit zgjohen. Fëmija duhet të qëndrojë krejtësisht në heshtje, edhe në qoftë se ka njërën këmbë të ngritur në ajër, deri sa ujqit të bien prapë në gjumë. Në qoftë se fëmija rrëzon një shkop ose bën qoftë dhe zhurmën më të vogël, ujqit zgjohen dhe e gllabërojnë kecin e vogël.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 7


MËSIMI 8
Mbasi ju dhe disa nga nxënësit tuaj kanë thënë disa lutje, ju mund të përsërisni me ta lutjen që ata po mësojnë përmendësh. Aktivitetet e tjera të ditës janë si më poshtë:
A. Këngë
Be Like the Earth
See the earth
it’s so humble.
Has all God’s wealth to give
everything we need to live.
Lets us walk on it every day
but had you ever heard it say
I am richer, greater than you.
See the tree
it’s so humble.
The more its fruits abound
it bows closer to the ground
and shares the fruits that way,
but have you ever heard it say
I am richer, greater than you.
Be like the earth
Be like the tree
Rise to the heaven of glory
on the wings of humility.

B. Mësoni përmendësh citatet
Një virtyt shumë i rëndësishëm është përulësia. Një person që është i përulur para Perëndisë arrin të kuptojë madhështinë e Tij dhe vogëlsinë e vetes. Ai e jep tërësisht vetveten ndaj Vullnetit të Perëndisë. Kur ne i japim vullnetin tonë Atij, Perëndia mbush zemrat tona me gëzim. Një mënyrë që na ndihmon ne të jemi të përulur para Perëndisë, është që të mësojmë citatin e mëposhtëm përmendësh:

“O Bir i Njeriut! Përunje veten përpara Meje, që Unë hirësisht të të vizitoj ty…”
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, arabisht nr. 42
Përunjësi
Kur Liria i lutet Perëndisë ajo vazhdimisht përkul kokën dhe mendon rreth madhështisë së Tij. Liria është e përunjur para Perëndisë.
Përpara se Mandi të niset në një udhëtim mësimdhënieje, ai mendon rreth madhështisë së Perëndisë dhe kërkon ndihmën e Tij. Mandi është i përunjur para Perëndisë.

C. Histori
Përulësia ishte një nga cilësitë më mbresëlënëse tek ‘Abdu’l-Bahá. Miqtë donin t’i jepnin Atij tituj të mëdhenj, por Ai dëshironte të thirrej vetëm “‘Abdu’l-Bahá” që do të thotë “Shërbëtor i Lavdisë”. Gjithashtu Ai pëlqente thjeshtësinë. Një herë disa miq të pasur perëndimorë bënë një plan të menduar mirë për Të për të larë duart para buke. Ata e rregulluan që një djalë i veshur pikërisht për këtë punë të mbante një enë mjaft të stolisur me “ujë të kristaltë” dhe kishin edhe një peshqir të parfumuar për të fshirë duart. Kur Mjeshtri i pa të gjitha këto, ndërsa grupi i miqve me djalin e vogël, enën dhe peshqirin po i afroheshin Atij, Ai e kuptoi qëllimin e tyre. Ai shpejt e shpejt gjeti pak ujë aty pranë, lau duart e Tij dhe i fshiu me një copë leckë që ia mori kopshtarit. Pastaj, me fytyrën që i ndriçonte, u drejtua drejt miqve dhe i kërkoi atyre që ta përdornin ujin dhe peshqirin për të larë duart e tyre.

D. Lora: “Disa herë unë jam i gjatë...”
Një fëmije i lidhin sytë dhe pjesa tjetër formojnë një rreth përqark tij. Në një kohë ata thonë:
“Unë jam shumë i gjatë.” (Ata qëndrojnë në majë të gishtave dhe zgjaten sa më shumë që të jetë e mundur.)
“Unë jam shumë i shkurtër.” (Ata ulen ndenjur duke u shkurtuar sa më shumë që të jetë e mundur.)
“Disa herë unë jam i gjatë.” (Ata zgjaten përsëri.)
“Disa herë unë jam i shkurtër.” (Ata ulen përsëri.)
Mësuesi i bën me shenjë fëmijëve nëse ata duhet të jenë të gjatë apo të shkurtër, dhe pastaj ata thonë së bashku:
“Gjeje se çfarë jemi tani!”

Fëmija që i ka sytë e lidhur përpiqet që të gjejë nga lartësia e zërit të tyre në se janë të gjatë apo të shkurtër. Çdo fëmije i takon që t’i lidhen sytë.

E Ngjyrosje: Vizatimi 8


MËSIMI 9
Filloni mësimin me recitimin e një lutjeje përmendësh, pastaj kërkoju disa prej fëmijëve të recitojnë disa lutje. Në këtë mësim, fëmijët duhet të përfundojnë së mësuari lutjen që filluan ta mësojnë përmendësh në Mësimin 4, kështu që ata mund t’ia kushtojnë mësimin që vjen për përsëritjen e saj. Aktivitetet e tjera janë si vijon:

A. Këngë (përfshi disa prej këngëve të mëparshme):
Prefer Your Brother
Chorus:
It is a blessing to prefer your brother,
This the way to show you care.
It is a blessing to prefer your sister,
You are richer, the more you share.
I am thirsty, I am thirsty
but my brother, he comes first,
so I offer him the water
that will quench his thirst.
Chorus:
I am hungry, I am hungry
and my sister, she is too,
so I give her some of my food
that’s what’s best to do.
B. Mësoni përmendësh citatet
Perëndia na do të gjithëve ne të jetojmë në lumturi. Ai na do ne të gjejmë mënyra të ndryshme se si t’u shërbejmë të tjerëve dhe t’i bëjmë ata të lumtur. Në mënyrë që të jetojmë kështu, ne jo vetëm duhet të dëshirojmë për të tjerët gjërat e mira që kemi vetë, por edhe të dëshirojmë për ta gjëra më të mira akoma. Le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm të Bahá’u’lláh-ut:

“I bekuar është ai që preferon vëllain e tij para vetvetes.”
Bahá’u’lláh, Tabelat e Baháu’lláh-ut, nr. 6:38
I bekuar
Ekziston një pus dhe një kovë, por nuk ka asnjë mënyrë që të marrësh ujë. Amelia, duke përdorur inteligjencën e saj, gjen një litar të cilin e lidh te kova, e ul kovën dhe merr ujë. Inteligjenca e Amelias është një dhuratë e Perëndisë. Perëndia e ka bekuar Amelian me inteligjencë.
Familja e Viktorit lutet çdo mëngjes në dhomën e ndenjes në shtëpinë e tyre. Shtëpia e Viktorit është e bekuar.
Preferon
Xhoni pëlqen të hajë akullore me vanilie dhe çokollatë, por kur ai do të zgjidhte, ai zgjodhi vanilien. Ai preferon vanilien.
Anindo mund të shkojë jashtë të luajë ose të ndihmojë babain në kopësht. Ajo vendos të ndihmojë të atin në kopësht. Anindo preferon të ndihmojë të atin.

C. Histori:
‘Abdu’l-Bahá preferonte veshje jo të shtrenjtë për Veten e Tij. Kur Ai kishte veshje më shumë se sa duhej, ai gjithmonë ua jepte të tjerëve. Një ditë Ai duhej të shkonte për vizitë tek Guvernatori i ‘Akká-s. E shoqja e Tij mendoi se palltoja e Tij nuk ishte e përshtatshme për këtë rast. Kështu që ajo shkoi tek një rrobaqepës dhe porositi një pallto të mirë për ‘Abdu’l-Bahá-në. Ajo mendoi se Ai me siguri nuk do ta vinte re se palltoja e Tij ishte zëvendësuar; fundi i fundit Ai dëshironte vetëm që palltoja të ishte mjaft e pastër. Kur erdhi dita e vizitës tek Guvernatori palltoja e re qe vendosur në vendin e së vjetrës, por Ai filloi të kërkonte të vjetrën. Ai kërkoi pallton e Tij të vjetër duke thënë se ajo që gjeti nuk ishte e Tij. Gruaja e Tij u përpoq që t’i shpjegonte se meqë Ai po shkonte tek Guvernatori ajo i kishte blerë Atij një pallto të re, por Ai nuk donte ta pranonte.
Ai i tha asaj se me çmimin e kësaj palltoje ata mund të blinin pesë pallto të thjeshta nga ato që Ai vishte normalisht. Ai tha se nuk kishte asnjë arsye që të harxhonin kaq shumë para për një pallto vetëm për Të. Në se Ai duhej të blinte një të re, ata mund ta dërgonin pallton e shtrenjtë dhe të porosisnin pesë pallto të zakonshme për të njëjtën sasi parash. “Pastaj Unë do të kem jo vetëm një pallto të re për vete, por edhe katër të tjera për t’ua dhënë të tjerëve!”

D. Loja: “Kërmilli”
Të gjithë fëmijët rreshtohen duke lidhur duart me njeri-tjetrin. Fëmija që ndodhet në fund qëndron në vend, ndërkohë që të tjerët fillojnë të ecin rreth e përqark. Dalëngadalë ata formojnë një spirale në formën e një kërmilli.
Të ndryshme:
Ata që janë në njërin cep fillojnë të formojnë një rreth, duke i rrethuar të tjerët rrotull tyre. (Duhet patur kujdes që të mos shkelim këmbët e njeri-tjetrit.)
Pasi të jetë formuar kërmilli, ata që janë në mes mund të përkulen dhe të kalojnë poshtë këmbëve të të tjerëve duke mos i shkëputur duart.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 9


MËSIMI 10
Mbasi të filloni mësimin me lutje, përsërisni me fëmijët dy lutjet që keni mësuar në mësimet e mëparshme. Pastaj vazhdoni me aktivitetet e tjera.
A. Këngë (përfshi disa prej këngëve të mëparshme):
Truthfulness
Truthfulness is brighter than the light of the sun,
Truthfulness is brighter than the light of the sun,
With truthfulness, O people, beautify your tongues,
With truthfulness, O people, beautify your tongues,
Honesty adorns the soul of everyone,
Honesty adorns the soul of everyone.
Honesty is brighter than the light of the sun,
Honesty is brighter than the light of the sun.
B. Mësoni përmendësh citatet
Ne të gjithë dimë për ato gjëra të bukura që Perëndia ka krijuar që të zbukurojë jetët tona dhe të sjellë gëzim në zemrat tona. Akoma më shumë se gjërat materiale, janë cilësitë shpirtërore të cilat e bëjnë qënien njerëzore të bukur. Një nga cilësitë më të bukura që mund të zbukurojë jetët tona është ndershmëria. Kur ne i zbukurojmë jetët tona me ndershmëri, ne nuk marrim gjërat që u takojnë të tjerëve, dhe anjëherë nuk mashtrojmë ndonjë njeri. Që të na ndihmojë ne të mësojmë këtë cilësi të ndershmërisë, le të mësojmë këtë citat të Bahá’u’lláh-ut:
“Zbukuroni gjuhët tuaja, O njerëz, me vërtetësi dhe stolisni shpirtrat tuaj me ornamentin e ndershmërisë.”
Bahá’u’lláh, Qëmtime, nr. 136
Zbukuroni
Mali mbolli trëndafilë të bukur në kopësht. Trëndafilët zbukurojnë kopshtin.
Ani shpesh thoshte gënjeshtra, por tani ai thotë të vërtetën. Ani zbukuroi gjuhën e tij me vërtetësi.
Stolisni
Një pikturë e lezetshme e disa varkave me vela është e varur në mur. Piktura stolis murin.
Në kohën e pranverës pemët janë të stolisura me lule të bukura.
Mamaja e Anilës stolis veten me një palë vathë shumë të veçantë përpara se të shkojë në Festë.
Kur Akbari ishte i vogël ai vendosi ta stoliste karakterin e tij me cilësi shpirtërore. Ai zhvilloi një karakter shumë të bukur.

C. Histori
Mullá Bahrami ishte një nga Bahá’í-t më të shquar të Iranit. Një ditë ai mori një letër që e dëshpëroi shumë. Djali i vogël i kushëririt të tij kishte vdekur. Meqë fëmija ishte Bahá’í, ata kishin organizuar një funeral Bahá’í. Kjo i kishte zemëruar klerikët myslimanë, që u ankuan në polici. Babai i fëmijës u fut në burg.
Mbasi lexoi letrën Mullá Bahrami u mendua thellë rreth këtij problemi dhe vendosi që të shkonte të takonte një zyrtar të lartë qeveritar per t’i kërkuar ndihmë. Kur Mullá Bahrami arriti në shtëpinë e këtij zyrtari ai e gjeti atë duke festuar me shumë miq të tjerë. Njëri prej tyre, duke parë që një njeri i veshur keq po hynte brenda, deshte që ta përzinte jashtë. Por i zoti i shtëpisë e pa Mullá Bahramin dhe me shumë dashuri dhe respekt e ftoi atë të hynte brenda. Të gjithë të ftuarit u befasuan nga mirësjellja dhe ngrohtësia me të cilën zyrtari e trajtoi Mullá Bahramin, i cili qe veçse një njeri i varfër dhe i përulur. I zoti i shtëpisë shpjegoi:
“Respekti që unë kam për Mullá Bahramin është i përligjur sepse ai është një njeri i drejtë dhe i ndershëm edhe në momentet e provave.” Mullá Bahrami shpjegoi problemin e tij dhe zyrtari me shumë kënaqësi shkroi në një copë letër urdhërin për lirimin e menjëhershëm të kushëririt të tij. Të ftuarit u befasuan dhe e pyetën zyrtarin se si e dinte ai që Mullá Bahrami ishte një njeri kaq i ndershëm saqë të meritonte një respekt të tillë nga një zyrtar i lartë qeveritar. Zyrtari u përgjigj:
“Disa kohë më parë unë kisha një borxh që duhej ta paguaja menjëherë, por nuk kisha sasinë e duhur të parave. Kështu që rashë dakord me huadhënësin që ai të merrte një pjesë nga pronat e mija si shkëmbim. Çështjen nuk mund ta gjykonte një shok i tij ose i imi, sepse secili prej nesh mund ta paguante atë që ta ndryshonte çmimin e pronës në favor të secilit. Kështu që ne i kërkuam një tregtari që të dërgonte një nëpunës të tijin që të vlerësonte pronën. Ai dërgoi Mullá Bahramin. Për të qenë të sigurtë që prona ishte e mjaftueshme për të paguar të gjithë borxhin, unë shkova tek ai ditën që ai do të vlerësonte pronën dhe i ofrova atij nje çantë të madhe me para me qëllim që ai të vendoste në favorin tim. Ai nuk do t’i kishte fituar ato para edhe sikur të punonte shumë për gjashtë vjet, por ai nuk i pranoi ato. Ai tha se do të qe më mirë që të prisnin dhe të shihnin pronën. Doli se Mullá Bahrami e vlerësoi pronën shumë më tepër se sa kisha menduar unë. Kështu që unë shkova që t’i jepja një çantë me më shumë para që ta kënaqja atë. Ai edhe këtë radhë nuk i pranoi ato. Ai tha se arsyeja e vetme që ai kishte vënë atë vlerë pronës ishte sepse ajo qe vlera e vërtetë e saj. Vlerësimi i gjërave ishte pjesë e punës së tij, për të cilën ai merrte një rrogë, dhe nuk do të ishte e drejtë që ai të merrte ndonjë gjë më tepër për të.”
“Tani,” i tha zyrtari miqve të ftuar, “ju mund ta vlerësoni pse unë them që Mullá Bahrami zotëron një ndershmëri që është shumë e rrallë në këto ditë. Ah, sikur çdonjeri të qe aq i ndershëm sa Mullá Bahrami!”

D. Loja: “Katror, Rreth, Trekëndësh”
Mësuesi përmend një sekuencë formash (p.sh: rreth, katror) dhe i kërkon njërit prej fëmijëve ta përsërisë atë. Pastaj i kërkohet fëmijës që ta vizatojë sekuencën. Çdo fëmije i jepen disa mundësi, duke përdorur çdo herë sekuenca të ndryshme. Në se fëmija nuk e mban mend dot sekuencën me tre forma, atëhere përdorni një sekuencë me dy forma. Në se sekuenca me tre është e lehtë, përdorni atë me katër.
Të ndryshme:
Në vend që ta jepni sekuencën me gojë, përgatisni disa fletë me sekuenca të ndryshme të vizatuara në to. Tregoja njërën nga fletët çdo fëmije dhe pasi t’i kenë parë, ta përsërisin atë në fillim me gojë dhe pastaj ta vizatojnë atë në letër.
Kjo mund të bëhet me sekuencë veprimesh, p.sh: kërce, kthehu, prek gishtat e këmbëve, prek hundën tënde, rrih shuplakat, bëj një hap përpara.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 10


MËSIMI 11
Duke filluar me këtë mësim dhe duke vazhduar me katër mësimet e tjera fëmijët do të mësojnë një lutje të re. Për këtë qëllim, pasi ta keni nisur mësimin me lutje, ju do t’ju duhet t’u shpjegoni atyre kuptimin e fjalëve dhe fjalive në lutjen e mëposhtme dhe t’i ndihmoni ata për të mësuar përmendësh dy fjalitë e para.

“O Zoti im! O Zoti im! Unë jam një fëmijë i njomë. Më ushqe nga gjiri i mëshirës Sate, më ushtro me dashurinë Tënde, më eduko në shkollën e drejtimit Tënd dhe më zhvillo nën hijen e bujarisë Sate. Më nxirr nga errësira, më bëj një dritë vezulluese; më çliro nga trishtimi, më bëj një lule të kopshtit të trëndafilave; më ço të shërbej në pragun Tënd dhe më jep vetitë e natyrën e të drejtit; më bëj shkak bujarie për botën njerëzore dhe kurorëzoje kokën time me diademën e jetës së përjetshme! Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi, Shikuesi, Dëgjuesi.”
‘Abdu’l-Bahá, Lutjesh Bahá’í, nr. 16
Aktivitetet e tjera të këtij mësimi janë si më poshtë:
A. Këngë (përfshi edhe një përsëritje të këngëve të mësuara deri tani)
Fountain of Generosity
Be a fountain,
Be a spring.
Be an ever-flowing thing.
It is true that if you do,
Happiness will come to you.
Search your heart every day,
Is there something you can give away?
Happiness should be your goal,
Give your heart
And give your soul.
It is true that if you do,
God will always be with you. Shatrivan bujarie
Ji shatrivan
Ji një burim
Ji si uji që rrjedh gjithnjë
Eshtë e vërtetë se nese je
Lumturia do të të vijë
Kërko në zemrën tënde çdo ditë
A ka diçka për të dhënë aty
Kërko gjithmonë për lumturinë
Jepe zemrën jepe shpirtin
Eshtë e vërtetë se nëse e jep
Zoti me ty gjithmonë do të jetë.
B. Mësoni përmendësh citatet
Perëndia është shumë bujar me krijesat e Tij. Ai kujdeset për secilin nga ne. Ai i jep ushqimin ditor gjithësecilit. Ai na ka dhënë ne shumë dhurata, si shikimin, dëgjimin dhe inteligjencën. Ai na do ne të jemi bujarë me njëri-tjetrin. Ne duhet të japim atë çka ne kemi atyre të cilët kanë nevojë për ndihmë. Në mënyrë që të mbajmë mend të jemi bujarë, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá’u’lláh:

“Të japësh e të jesh bujar janë tipare të Miat; lum ai që stoliset me virtytet e Mia.”
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, persisht nr. 49
Të jesh bujar
Genti dhe Arturi kishin kursyer pak para. Ata vendosën të blinin disa libra për vëllezërit dhe motrat e tyre të vegjël. Genti dhe Arturi janë bujarë.
Znj. Marfi harxhoi të gjithë mëngjesin duke bërë biskota. Përpara se t’i çonte ato në qytet për t’i shitur, ajo i dha dy biskota të mëdha komshinjve. Znj. Marfi është bujare.
Tipare
Suela i dha një trëndafil të bukur mësuesit. Bukuria është një tipar i trëndafilit.
Guri është shumë i fortë. Fortësia është një tipar i gurit.
“Një nga tiparet e tua është se ti je e gatshme të bësh punë të rënda,” i tha mësuesi Karolinës.
Stoliset
Sonte është Festa e Ditës së Nëntëmbëdhjetë. Fëmijët këputën lule për t’i vendosur në dhomën e takimit. Fëmijët stolisën dhomën e takimeve me lule.

C. Histori
Një ditë Bahá’u’lláh dërgoi ‘Abdu’l-Bahá-në që të shihte punën e barinjve që ruanin delet e Tij. Në atë kohë ‘Abdu’l-Bahá-i ishte një djalë i vogël. Persekutimet kundër Bahá’u’lláh-ut dhe familjes së Tij nuk kishin filluar ende. Në atë kohë Bahá’u’lláh-u kishte një pjesë të madhe tokash në male dhe një tufë të madhe me dele. Kur ‘Abdu’l-Bahá-i mbaroi së kontrolluari punën e barinjve dhe u bë gati të nisej, personi qe e kishte shoqëruar i tha, “Eshtë zakon i babait tënd që të lerë një dhuratë për secilin nga barinjtë.” ‘Abdu’l-Bahá-i qëndroi i heshtur për pak çaste, sepse nuk kishte se çfarë t’iu jepte atyre. Burri, nga ana tjetër ngulte këmbë që barinjtë po prisnin diçka prej Tij. Sakaq ‘Abdu’l-Bahá-it i erdhi ndërmend një mendim që e bëri Atë shumë të lumtur! Ai do t’i jepte barinjve delet që ata po i ruanin.
Bahá’u’lláh-u u kënaq shumë kur dëgjoi për mendimin shumë zemërgjerë të ‘Abdu’l-Bahá-it ndaj barinjve. Ai me shaka vërejti se çdonjëri duhej të ruante ‘Abdu’l-Bahá-në se një ditë Ai do të jepte dhe Veten e Tij. Natyrisht, këtë gjë bëri ‘Abdu’l-Bahá për gjithë jetën e Tij.
Ai dha çdo gjë që kishte, në çdo moment të jetës së Tij, për njerëzimin, për të na bashkuar dhe për të na sjellë lumturinë e vërtetë.

D. Loja: “Binjakët”
Dy, tre ose katër fëmijë qëndrojnë kurriz më kurriz dhe ulen ndenjur. Pastaj ata lidhin krahët në bërryla dhe përpiqen të ngrihen.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 11


MËSIMI 12
Ky mësim përsëri fillon me lutje dhe vazhdon me mësimin përmendësh të lutjes që e paraqitët në mësimin e mëparshëm. Aktivitetet e tjera të mësimit janë:

A. Këngë (përfshi edhe disa nga këngët e mësuara më parë):
God’s Creatures
The creatures of this big world
whether they walk or fly, or fly
are part of God’s creation
like you and I.
Chorus:
That’s why we treat them with kindness
remember when you do, you do
to care for God’s creation
brings blessings to you.

The dog on our front door step
he is our faithful friend, our friend
we also thank our milk cow
and bees in the wind.
Chorus:
The donkey carries his burden
the kitty purrs on our lap, our lap
and the bird sings sweetly
when we take our nap.
Chorus
B. Mësoni përmendësh citatet
Perëndia do që Bahá’í-t të punojnë për të mirën e njerëzimit. Ai dëshiron që çdo gjë që krijon përçarje ndërmjet njerëzve të zhduket, në mënyrë që gjithësecili të mund të jetojë së bashku si një familje. Që të ndodhë kjo, ne duhet të pastrojmë zemrat tona nga ndjenjat e këqija për të tjerët. Ne duhet të shoqërohemi me njerëz të çdo besimi, race, kombi dhe klase me shpirtin e mirësisë dhe të dashurisë. Që ta mbajmë mend këtë, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá’u’lláh:

“Lum ai që shoqërohet me të gjithë njerëzit në një frymë mirësie e dashurie të thellë.”
Bahá’u’lláh, Qëmtime, nr. 156
Shoqërohet
Harabeli dhe Bilbili janë dy lloje zogjsh që jetojnë në lëndina. Ata shpesh shihen së bashku. Këto dy lloje zogjsh shoqërohen së bashku.
Në Festën e Ditës së Nëntëmbëdhjetë njerëz të racave të ndryshme ishin aq të shoqëruar me njeri-tjetrin, sa mund të thoje që të gjithë e donin njëri-tjetrin.

C. Histori
Hakim Aqá Xhán, një doktor Hebre, shkoi me nxitim pas Mohammed-Beqirit, që me llampë në dorë, vrapoi drejt shtëpisë së tij përmes rrugëve të ngushta të Hamadánit. Gruaja e tij ishte shumë e sëmurë dhe qe gati në të vdekur. Disa orë më parë Hakim Aqá Xhán e kishte vizituar atë dhe i kishte dhënë disa hapje për t’i ulur ethet që kishte, por përsëri gjendja e saj ishte keqësuar. Sapo mbërriti tek shtrati i saj ai u bë dhé nga gabimi që kishte bërë. Në vend që t’i jepte kininë ai i kishte dhënë strikninë, i cili qe një helm i fuqishëm. Gruaja ishte në gjendje shumë të rëndë dhe kishte shumë mundësi që ajo të vdiste për shkak të gabimit të mjekut. Duke kujtuar keqtrajtimin që Hebrenjtë pësonin nga duart e Myslimanëve të atij qyteti, Hakim Aqá Xhán u frikësua se, në se gruaja do të vdiste, ai dhe familja e tij do të vriteshin.
Keto mendime e bënë atë të dridhej dhe ai as që po e dëgjonte Mohammed-Beqirin i cili po e pyeste se pse po dridhej dhe qe aq i shqetësuar. Doktori vendosi që të tregonte të vërtetën dhe shpjegoi gabimin e tij. Për habinë e tij të madhe Mohammed-Beqiri iu përgjegj: “Çdonjeri mund të gabojë. Ti nuk e bëre këtë me qëllim. Edhe sikur gruaja ime të vdesë, asnjeri nuk do t'iu fajësojë juve.”
Doktori nuk mund t’i besonte veshëve të tij. Ishte e pamundur për të që një Mysliman të fliste në një mënyrë të tillë me një Hebre. Por meqë duhej të vepronte shpejt, ai vrapoi në farmacinë më të afërt dhe bleu ilaçin me të cilin shpresonte të shpëtonte jetën e gruas. Ai harxhoi gjithë natën me të duke bërë çdo gjë që ishte e mundur për ta shpëtuar atë. Mohammed-Beqiri e ndihmoi doktorin me aq sa kishte mundësi dhe u tregua shumë miqësor dhe i dashur me të. Më në fund, kur zbardhi drita e mëngjesit, gruaja dha shenja se rreziku kishte kaluar dhe se ajo do të përmirësohej.
Hakim Aqá Xhán ishte shumë i shastisur nga kortezia dhe mirësjellja që kshte treguar ndaj tij Mohammed-Beqiri. Ai nuk mund ta fshihte habinë e tij dhe më në fund e pyeti Mohammed-Beqirin se përse e kishte trajtuar atë me kaq mirësjellje. “Arsyeja,” shpjegoi Mohammed-Beqiri, “është se gruaja ime dhe unë jemi Bahá’í dhe i duam njerëzit e të gjithë besimeve të tjera.” Kjo është historia se si Hakim Aqá Xhán u tërhoq nga Besimi Bahá’í. Më pas ai u bë një besimtar.

D. Loja: “Cilësia e Fshehtë”
Të gjithë fëmijët formojnë një rreth me duart e tyre të mbajtura para. Mësuesi mban një monedhë ose një gur në dorën e tij. Monedha përfaqëson një cilësi, p.sh. “mirësjellje”. Pastaj ndërsa ai ecën rreth e përqark, mësuesi e kalon dorën e tij mbi dorën e secilit nga fëmijët duke thënë, “Agimi është i sjellshëm, Marta është e sjellshme, Dervi është i sjellshëm, etj. Çdo fëmijë mbyll dorën e tij sikur mësuesi t’ia kishte lënë atij monedhën. Mësuesi në fakt ia le vetëm njërit prej fëmijëve monedhën. Kur të ketë mbaruar së ecuri rreth e rrotull, njëri prej fëmijëve mundohet të gjejë se kush e ka monedhën duke thënë p.sh. “Kenxhi është shumë i sjellshëm.” Pastaj Kenxhi duhet ta hapë dorën e tij dhe të tregojë në se e ka monedhën apo jo. Fëmija ka 3 mundësi për të gjetur se kush e ka monedhën. Pastaj loja fillon përsëri me një cilësi tjetër.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 12


MËSIMI 13
Mësimi fillon me lutje të recituara nga ju dhe disa prej fëmijëve. Pastaj fëmijët duhet të vazhdojnë mësimin përmendësh të lutjes që filluan në Mësimin 11. Aktivitetet e tjera të orës së mësimit janë si më poshtë:

A. Këngë (duke përfshirë disa këngë të mëparshme):
I Want to be Happy
There is something you must know
In this Faith we have to show:
We are men of deeds, not of words,
Our very life should show our Faith to friend and foe.
Chorus:
I want to be happy, I want to be strong
To be His Servant
My whole life long.
So, I must obey the laws of God,
Yeah, I must obey the laws of God
There is something you must know
In this world of pomp and show:
People are tired of empty speech,
They want to see you practice what you teach.
Chorus
B. Mësoni përmendësh citatet
Perëndia është i Gjithë-Fuqishmi. Prej dashurisë së Tij të pafundme, Ai krijoi njerëzimin. Prandaj, ne duhet ta duam Perëndinë e t’i bindemi urdhërave të Tij. Ne duhet t’i bindemi urdhërave të Perëndisë jo vetëm kur ato janë të thjeshta për t’u zbatuar, por edhe kur prova dhe vështirësi shfaqen në jetën tonë. Ne duhet të jemi të bindur ndaj Perëndisë, dhe të duruar në kohë provash. Që ta mbajmë mend këtë, le të mësojmë përmendësh fjalët e mëposhtme nga Bahá’u’lláh-u:

“Shenja e dashurisë është qëndrueshmëria nën urdhërin Tim dhe durimi nën sprovat e Mia.”
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, arabisht nr. 48
Shenjë
Vëllai i Nensit, Niku, ishte shumë i sëmurë natën e shkuar dhe të gjithë ishin shumë të shqetësuar. Sot ai është i lumtur dhe sytë e tij shkëlqejnë. Kjo është një shenjë që tregon se Niku po bëhet më mirë.
Koli i dha motrës së vet një buqetë me lule. Koli e do shumë të motrën. Buqeta me lule është shenjë e dashurisë së saj.
Qëndrueshmëri
Megjithëse fëmija kishte qarë gjithë ditën, Naimi vazhdoi të kujdesej për të vazhdimisht. Naimi nuk u lodh duke treguar kujdes për fëmijën. Naimi shfaqi qëndrueshmëri.
Djemtë përpiqeshin gjithnjë që ta fusnin Adin në grindje, por Adi e dinte që kjo ishte e gabuar, kështu që ai evitoi zënien. Adi shfaqi qëndrueshmëri.
Urdhër
Xherri lutet çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje. Lutja e përditshme është urdhër i Perëndisë. Duke u lutur Xherri po ndjek urdhërin e Perëndisë.
Tereza nuk gënjen asnjëherë. Tereza i bindet urdhërit të Perëndisë mbi vërtetësinë. Tereza i bindet urdhrave të Perëndisë.



C. Histori
Na ishte një herë një njeri që quhej Háxhí Mohammed i cili qe një gjahtar shumë i mirë. Plumbat e tij gjithnjë qëllonin në shenjë. Biles ai mund të qëllonte një zog të vogël në fluturim e sipër, ndërsa ecte me galop në kurriz të kalit. Një ditë me pushkën në krah ai takoi një grup Bahá’í-sh që kishin dalë për ekskursion me Bahá’u’lláh-un dhe vendosi që të bashkohej me ta.
Kur Bahá’u’lláh-u pa që Háxhí Mohammedi po bëhej gati të qëllonte, Ai i tha atij të mos qëllonte mbi zogjtë e pafajshëm. Háxhí Mohammedi nuk i kushtoi vëmendje fjalëve të Tij, sepse mendja e tij qe tek gjuetia të cilën ai e deshte aq shumë. Kështu që ai vazhdoi të qëllonte mbi çdo zog që shihte. Por ai u çudit shumë kur pa që asnjë nga plumbat e tij nuk po qëllonte në shenjë. Ai qëlloi një herë, dy herë, qëlloi shumë herë, por nuk vrau asnjë zog. Ai mori shenjë si zogj të vegjël, ashtu edhe te mëdhenj, por pa sukses.
Grupi po kthehej nga ekskursioni kur Háxhí Mohammedit i zuri syri një zog të madh, të bardhë e të bukur. Ai ishte aq i madh saqë nuk mund të fluturonte shpejt dhe Háxhí Mohammedi mendoi se do të qe shumë e lehtë për ta vrarë. Plumbi i parë nuk qëlloi në shenjë. Pastaj ai hapi zjarr dhe katër herë të tjera, por asnjë nuk qëlloi në shenjë. Në panik e sipër zogu fluturoi afër tyre. Háxhí Mohammedi mendoi se këtë radhë qe e pamundur që të mos e godiste. Ai qëlloi edhe dy herë të tjera, por zogu u largua.
Háxhí Mohammedi u habit dhe filloi të mendonte rreth gjithë incidentit që ndodhi. Sakaq ai kuptoi një gjë shumë të rëndësishme. Ai e kuptoi se Bahá’u’lláh-u i kishte dhënë një urdhër të prerë, por duke e patur mendjen në atë që do të bënte, ai s’ia kishte vënë veshin Bahá’u’lláh-ut.
Atë ditë Háxhí Mohammedi mori një vendim të prerë që të zbatonte urdhëresat e Perëndisë çdoherë.

D. Loja: “I verbëri”
Një fëmije i lidhen sytë. Një fëmijë tjetër bëhet udhëheqësi i tij dhe e drejton atë rreth e rrotull, duke u kujdesur që asgjë të mos i ndodhë atij.
Të ndryshme:
Formohen disa rradhë me fëmijë që i kanë sytë e lidhur dhe dikush i drejton ata.
Personi me sytë e lidhur drejtohet për nga pengesat (trungje pemë, hendekë, shkëmbinj, goma etj.)
Për të rritur aftësinë e fëmijëve për të dhënë dhe për të marrë udhëzime, personi me sy të lidhur mund të drejtohet vetëm nga zëri i dikujt. Drejtuesi (dhe ndoshta dhe mësuesi) e ndjekin atë nga afër që ta mbajnë në rast se ai pengohet.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 13


MËSIMI 14
Mbas lutjeve fëmijët vazhdojnë të mësojnë përmendësh lutjen e paraqitur në Mësimin 11. Gjatë këtij mësimi fëmijët duhet të mësojnë të gjithë lutjen, kështu që në mësimin tjetër ata të mund ta përsërisin atë. Aktivitetet e tjera të mësimit janë si më poshtë:

A. Këngë (duke përfshirë disa prej atyre të mësuara më parë):
My Love is My Stronghold
O Son of Being
My love is My stronghold
He that entereth therein
is safe and secure
and he that turneth away
shall surely stray and perish
O Son of Being
My love is My stronghold
O Son of Being
My love is My stronghold
B. Mësoni përmendësh citatet
Dashuria e Perëndisë është si një fortesë. Fortesa është një ndërtesë e madhe me mure të fortë, të trashë dhe me dyer e dritare të cilat asnjë nuk mund t’i thyejë. Nëse dikush dëshiron të na lëndojë ne dhe ne shkojmë në këtë fortesë, jemi jashtë rrezikut. Të duash Perëndinë është tamam si të ndodhesh brenda kësaj fortese, një fortesë ku askush nuk mund të na shkaktojë dhimbje, ku ne jemi plotësisht të shpëtuar. Le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm nga Bahá’u’lláh:

“O Bir i Qenies! Dashuria Ime është fortesa Ime; kush hyn në të është i paprekshëm e i sigurt, dhe kush largohet prej saj, me siguri do të humbasë e do të vdesë.”
Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, arabisht nr. 9
Fortesë
Që të mbronin vetveten nga armiqtë, njerëzit ndërtuan një mur të madh rreth e përqark qytetit. Qyteti u kthye në një fortesë.
Një djalë fqinjë me Denin i gjuante atij shpeshherë me gurë. Në fillim kjo e frikësoi Denin dhe e nevrikosi, por ai e dinte që nuk duhet t’ia kthente me të zënë. Ai mësoi të kujtonte dashurinë e Perëndisë dhe të mbështetej në mbrojtjen e tij. Dashuria e Zotit u bë një fortesë për Denin. Pas pak kohe djali u bë shoku i Denit.
I paprekshëm e i sigurt
Delet humbën në kaçube dhe Beni duhet t’i gjente ato me qëllim që ujqit të mos i gjenin më parë së ai. Tani delet janë kthyer në tufë, të paprekshme e të sigurta.
Shokët e Markut po e kritikonin atë. Si fillim ai u mërzit, por më pas ai e ktheu zemrën e tij drejt Perëndisë dhe ndjeu dashurinë e tij. Duke e kthyer zemrën e tij drejt Perëndisë, Marku ishte i paprekshëm dhe i sigurtë.
Mbaroj
Kur druri digjet në zjarr zhduket përfundimisht dhe nuk ekziston më si më parë. Ai mbaron.
Pasi gjethet bien nga pemët, ato bëhen pluhur dhe zhduken në dhé. Ato mbarojnë.

C. Histori
Na ishin një herë tre peshq të vegjël. Ata jetonin në një liqen të madh dhe ishin shumë të lumtur që luanin dhe notonin gjithë ditën në ujë. Liqeni ishte i parrezikshëm. Nuk kishte peshq të mëdhenj apo krokodilë të uritur. Uji ishte shumë i qetë dhe nuk kishte rryma të forta që mund t’i largonin ata nga nënat e tyre. Peshq të tjerë jetonin në liqen kështu që tre peshqit kishin mjaft shokë për të luajtur. Ata bënin gara, notonin nga njeri breg në tjetrin. Ata kërcenin në ajër dhe zhyteshin thellë në fund të liqenit. Ata luanin gjithashtu një lojë që quhej “fshihu”. Ata do të fshiheshin mbrapa shkëmbinjve dhe bimëve dhe kur mamaja, babai ose gjyshërit do të kalonin pranë, ata do të dilnin me shpejtësi nga vendi ku ishin fshehur duke thirrur për t’i trembur ata. Të rriturit do të bënin sikur trembeshin, pasi ata e dinin se nuk kishte asgjë në liqen që t’i dëmtonte ata.
Një ditë tre peshqit arritën në një pjesë të liqenit ku nuk kishin qenë më parë. Ata filluan të luajnë, duke notuar shpejt dhe duke kërcyer në ajër. Në njërin prej kërcimeve njëri prej peshqve të vegjël pa një mur shumë të madh. Ai nuk e kishte parë këtë gjë më parpara! Ai u kthye shpejt në ujë dhe i tha dy vëllezërve të tij të tjerë se çfarë kishte parë. Vëllezërit e tij muk e besuan dhe i thanë, “e përse duhet të ndodhet ky mur në liqenin tonë?” “Nuk e di,”-u përgjigj ai. “Por nëse ju nuk më besoni, kërceni në ajër dhe do ta shikoni atë.”
Dy vëllezërit, duke u tallur me tjetrin, morën vrull për të kërcyer në ajër. Papritmas ata u përplasën në mur. “Oh! -thirrën ata. Me hundë të lënduara, ata zgjatën kokën mbi ujë për të parë më mirë. Me te vërtetë ishte një mur, madje edhe i madh. Ata notuan përgjatë murit deri në anën tjetër të liqenit dhe panë se muri shtrihej deri në breg. Ata notuan në anën tjetër dhe panë se muri shtrihej nga njeri breg në tjetrin. Ata u zhytën thellë dhe panë se muri arrinte deri në fund të liqenit. Tre peshqit nuk mund ta shpjegonin pse ndodhej ai mur aty dhe vendosën të pyesnin gjyshin e tyre. Kur e gjetën ai ishte duke fjetur, por ngaqë ishin shumë të merakosur për të mësuar rreth murit ata e zgjuan atë.
“Gjysh!” -thirrën ata në një zë. “Gjetëm një mur!” -tha peshku i parë. “Shtrihet nga njëri breg në tjetrin" -tha i dyti. “Arrin deri në fund të liqenit!” -tha i treti.
“Çfarë?” -tha gjyshi. “Një mur?” “Po!” -folën ata pothuajse në një gojë. “Një mur?” -tha gjyshi përsëri duke përdredhur mustaqet. “Ç’punë ka muri atje, gjysh?” -pyetën tre peshqit.“Eshtë një digë! Ajo na mban ne jashtë rrezikut,” -tha gjyshi. “Ajo i mban krokodilët, peshqit e mëdhenj të uritur dhe kafshët e tjera që mund të na hanë neve jashtë liqenit. Ajo gjithashtu na ruan nga rrymat e forta që mund të na përplasin neve pas shkëmbinjve. Diga e bën ujin të qëndrojë në liqen. Eshtë diga që ne nuk duhet të shqetësohemi për ndonjë gjë. Diga na ruan ne. Ajo është fortesa jonë.”
“Çfarë ka në anën tjetër të digës, gjysh?” -e pyetën ata.“Ka shumë rreziqe,” -tha gjyshi. “Mund të ndodhë që në se kaloni në anën tjetër të mos ktheheni më në liqen.”
Për disa kohë, të tre peshqit e vegjël u kënaqën me shpjegimin e gjyshit, por përsëri ata donin të dinin më shumë në lidhje me atë çka ndodhej në anën tjetër të digës. Më së fundi ata vendosën të shkonin dhe të shihnin. Ata u larguan shumë prej digës me qëllim që të merrnin vrull mirë dhe kërcyen sa më lart që të ishte e mundur mbi digë.
Gjëja e parë që ata panë në anën tjetër ishte se niveli i ujit ishte më i ulët se në liqen, kështu që ata filluan të binin. Ata u trembën shumë dhe deshën që të ktheheshin sa më parë në liqen, por nuk dinin se si! Ata vazhdonin të binin përherë e më poshtë, deri sa më në fund ata ranë në ujë, duke u përplasur aq fort, saqë i theri gjithë trupi. Uji rridhte me shumë rrëmbim dhe i mori ata me vete duke i larguar nga diga e duke i përplasur pas shkëmbinjve e duke jua çjerrë hundët në rërë. Së fundi ata arritën një vend ku uji nuk rridhte me aq rrëmbim. Ata u shtrinë mbi disa gurë të lëmuar për t’u çlodhur.
“Më dhemb i gjithë trupi,” -tha peshku i parë.”Që nga koka deri në bisht,” -tha i dyti. “Neve kurrë nuk duhet ta kishim lënë liqenin,” -tha i treti.
Befas, një krokodil kaloi aty pranë. Ata nuk kishin parë ndonjë krokodil më përpara, dhe kur panë gojën e tij plot dhëmbë, thirrën të gjithë menjëherë: “Fshihuni!” Për fatin e tyre një peshk tjetër që se kishte parë krokodilin, kaloi aty pranë. Krokodili u kthye drejt tij duke e kullufitur të tërin. Kur ktheu kokën, të tre peshqit e vegjël ishin fshehur prapa shkëmbinjve. Krokodili notoi më tutje në kërkim të një ushqimi tjetër.
“A e pe se si e kullufiti?” - pyeti peshku i parë vëllezërit e tij.”Po,” -tha i dyti.”Së shpejti do të na hajë edhe neve,” -tha i treti. Zemrat e tyre rrahën fort dhe bishtat e tyre u drodhën.”Hajde t’ja mbathim që këtej,” - thanë ata.
Ata filluan të notojnë përgjatë lumit, duke luftuar kundër rrymës. Duke mposhtur rërën, duke shkuar nga një shkëmb në tjetrin dhe duke notuar me të gjitha fuqitë, ata ecen drejt digës. Ata u përpoqën sa mundën pa u ndalur. Kur më së fundi ata arritën në këmbët e digës, nxorrën kryet mbi ujë dhe, duke u kapur pas shkëmbinjve që të mos i rrëmbente rryma përsëri, hodhën vështrimin lart. Diga ishte aq e lartë saqë ata i humbën të gjitha shpresat për të kërcyer mbi digë. “Ne kurrë nuk do të kthehemi në fortesën tonë,” -thanë ata duke qarë.
Pikërisht në atë moment një peshk i madh i uritur notoi pranë tyre. Kur peshqit e vegjël e panë, sytë e tyre sa nuk dolën vendit nga frika! Ai erdhi më pranë tyre me gojën e hapur cep më cep. Nuk kishte më kohë për t’u fshehur. Pa u ndalur për të menduar, ata kërcyen aq lart sa mundën, të tre njëherësh! Frika u dha atyre kaq forcë, që të kërcenin aq lart sa të kalonin në anën tjetër të digës, duke rënë përsëri në anën tjetër të liqenit.
“Kurrë nuk do ta lemë fortesën tonë!” -thirrën ata dhe notuan drejt nënës së tyre.
D. Loja: “Kush po troket në derën time?”

Një fëmije i lidhen sytë dhe ulet në një stol me kurrizin e kthyer nga klasa. Mësuesi tregon me gisht një nxënës tjetër, i cili afrohet tek fëmija tjetër që është i ulur dhe troket në stol. Fëmija që është i ulur thotë: “Kush po troket në derën time?” Tjetri duke u përpjekur të ndërrojë zërin thotë: “Jam unë” Fëmija që është ulur përpiqet të gjejë se kush është. Ai ka tre mundësi për të gjetur se kush po troket, dhe pastaj është radha e një fëmije tjetër që t’i lidhen sytë.

E. Ngjyrosje: Vizatimi 14


MËSIMI 15
Ky është mësimi i fundit i këtij kursi. Ashtu siç e dini, gjatë vitit, ju do të përsërisni çdo mësim të paktën tre herë me qëllim që fëmijët ta përvetësojnë mirë përmbajtjen e tij. Mbani mend se në këtë mësim, mbas lutjeve fëmijët duhet të përsërisin lutjen që po mësojnë në katër mësimet e fundit. Aktivitetet e tjera të mësimit janë si më poshtë:

A. Këngë (përfshi këngët e mësuara më parë):
That is How Bahá’ís Should Be
I love the Master
the Master loves me.
He shows me how Bahá’ís should be,
trusting in God faithfully
that is how Bahá’ís should be.
I love the Master
the Master loves me.
He shows me how Bahá’ís should be,
praying for guidance constantly
That is how Bahá’ís should be.

I love the Master
the Master loves me.
He shows me how Bahá’ís should be,
God’s will, not my will, my prayer will be
That is how Bahá’ís should be.

B. Mësoni përmendësh citatet
Ndonjëherë situatat në jetë vështirësohen dhe ne nuk dimë se ç’të bëjmë. Perëndia, Krijuesi ynë, di gjithçka. Ai e di kur dikush është i mërzitur ose në hall. Ai na do ne dhe na sheh ne në çdo moment të jetës sonë. Ne duhet të vendosim të gjithë besimin tonë tek Perëndia, kur ne kemi nevojë për ndihmë, të kthehemi tek Ai për ndihmë. Që të na ndihmojë ne të kthehemi tek Perëndia gjatë gjithë kohës, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:
“Mbështeteni besimin tek Perëndia dhe i leni punët tuaja në dorën e Tij.”
Bahá’u’lláh, nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnorë, f .85
Besim
Eduardi kishte një problem dhe shkoi tek Miri për të kërkuar ndihmë. Eduardi e di që Miri do të bëjë ç’është e mundur për ta ndihmuar atë. Eduardi i beson Mirit.
Genti do të riparojë çatinë e shtëpisë, por nuk mund ta bëjë atë vetëm. Shokët i thanë se do ta ndihmonin. Duke ju besuar shokëve, Genti blen materialet.
Punët
Këtë mëngjes z. Agron shkoi të takonte gjykatësin, më pas në treg, dhe më vonë në shtëpinë e kushërinjve të tij. Në çdo vend ai kishte shumë gjëra për të bërë. Ai duhej të merrej me shumë punë.
Roza kujdeset për vëllezërit dhe motrat e saj të vegjël, bën detyrat e shtëpisë të caktuara në shkollë, dhe më vonë viziton komshiun i cili është i sëmurë. Roza është shumë e zënë me punët e saj.

C. Histori
Siná, tashmë, ishte shumë i moshuar. Për shumë vjet ai kishte udhëtuar gjithandej për të mësuar Besimin Bahá’í. Sot ai po bëhej gati për tu nisur në një udhëtim të ri mësimdhënieje. Djali i tij, Habíbi, po e shoqëronte atë për herë të parë. Po binte borë dhe ishte shumë ftohtë, por Siná ishte shumë i paduruar për t’u nisur kështu që ata përgatitën mushkat dhe u nisën për rrugë. Ditën e parë ata udhëtuan deri natën vonë deri sa gjetën një qytezë ku mund të pushonin dhe të hanin diçka. Megjithëse nuk ishte një qytet i rrezikshëm, njerëzit nuk ishin shumë miqësorë, kështu që Sináit dhe Habíbit ju desh që të flinin në një stallë. Stalla ishte
shumë e vjetër saqë më shumë shi binte brenda se sa jashtë. Ata e kaluan natën duke pritur për agimin kur ata mund të vazhdonin udhëtimin e tyre.
Më së fundi dielli u ngrit në horizont dhe ata i hipën përsëri mushkave. Ata udhëtuan gjithë ditën pa pushim, por në mbrëmje i vetmi vend që mundën të gjenin ishte një hotel i vjetër dhe i pistë. Shtretërit ishin plot me parazitë, kështu që ata e kaluan gjithë natën pa fjetur. Kështu ata udhëtuan për shumë ditë.
Një ditë Habíbi i tha të jatit: “Tani e mora vesh pse vëllai i madh nuk deshi të vinte në këtë udhëtim.” Siná qeshi dhe tha: “Po, disa herë është pak jokomode të udhëtosh në këto zona.” Pavarësisht nga vështirësitë, ata u gëzuan shumë kur arritën në një qytezë ku kishte Bahá’í. Bahá’í-t i prisnin gjithmonë ata me shumë gëzim dhe Siná i inkurajonte dhe i ndihmonte ata që t’i kuptonin më mirë mësimet e Bahá’u’lláh-ut.
Një ditë Siná i tha Habíbit: “Jemi shumë afër një qyteze ku banon një miku im i ngushtë Bahá’í. Vetëm se do të na duhet që të kalojmë përmes një fshati për të arritur atje. Unë nuk njoh asnjeri në atë fshat, dhe nëse kalojmë përmes tij pa ndaluar, do të arrjmë në shtëpinë e mikut tim kur të bjerë mbrëmja.”
Dhe kështu u nisën. Filloi të binte edhe shi. Ndërkohë që po kalonin nëpër fshat ata ishin bërë qull, por ata vazhduan të ecnin pa u ndalur. Për shkak të shiut që po binte, lumi kishte dalë prej shtratit dhe kishte përmbytur pyllin. Për të gjetur rrugën qe shumë e vështirë dhe kur ra nata ata humbën rrugën. Si për t’i vënë kapak gjërave, Siná edhe u sëmur. Më pas ai u paralizua dhe nuk mundej as që të fliste. Habíbi vendosi që ta çonte të jatin në fshatin që sapo kishin kaluar. Ndoshta atje do të gjenin të paktën një stallë ku mund të flinin.
Më në fund, gjysmë të ngrirë nga të ftohtit dhe të lyer me baltë, hynë në fshat. Banorët e atjeshëm i pritën me ngrohtësi dhe miqësi. Ata u dërguan menjëherë në një shtëpi, ku i zoti i saj ndezi zjarrin, e shtriu Sinán në krevat, i hodhi përsipër disa batanije dhe bëri ç’ishte e mundur që ta ndihmonte. Një grua e moshuar qëndroi tek koka e tij gjatë gjithë natës dhe nuk mund t’i mbante lotët. Në orët e para të mëngjesit gjendja e Sinás u përmirësua dhe ai përsëri mund të fliste.
Siná filloi të fliste me gruan e moshuar e cila i tha se kishte parë një ëndërr me Sinán dhe djalin e tij tre ditë më parë, ku e kishte parë Sinán të shtrirë pa ndjenja, ashtu siç e kishin gjetur natën e mëparshme. Kështu që ajo e dinte se vizita e tij duhej të kishte një kuptim të veçantë.
Gruaja e moshuar e pyeti Sinán: “Për ku jeni nisur?” Siná iu përgjigj “Ne jemi duke shkuar për të parë një mikun tonë në qytezën më tutje.” Duke pasur mendjen në të folur, Siná zbuloi se miku i tij ishte nipi i gruas së moshuar dhe se edhe ajo ishte Bahá’í. Dhe me të vërtetë (për habinë e tij të madhe), të gjithë banorët e fshatit ishin Bahá’í.
Jashtëzakonisht e madhe është fuqia dhe udhëheqja e Perëndisë. Ai bëri që të bjerë shi dhe të përmbytej pylli. Ai bëri që ata të humbnin rrugën dhe Siná të sëmurej, me qëllim që t’i udhëhiqte ata për në këtë fshat dhe t’i thellonte vëllezërit e motrat e tij. Asnjeri nuk duhet të verë në dyshim fuqinë dhe udhëheqjen e Perëndisë.

D. Loja: “Ritmi”
Të gjithë fëmijët ulen duke formuar një rreth. Shumë ngadalë ata kryejnë me rradhë veprimet e mëposhtme:
1. I bien me shuplaka këmbëve njëherë.
2. Rrahin shuplakat një herë.
3. Kërcasin gishtat.
4. Përsërisin veprimin disa herë.
Kur secili ta ketë mësuar që ta mbajë ritmin, lëreni grupin të thërrasë emrin e çdo fëmije me rradhë, duke thirrur emrin në momentin e kërcitjes së gishtave.
Pas kësaj, lëreni njërin prej fëmijëve të thotë emrin e secilit ndërkohë që ritmi vazhdon me zë të lartë.
Të ndryshme:
Në vend të emrave, çdo person mund të thotë një formë, ngjyrë ose cilësi; ose ju mund të përdorni numra.


E. Ngjyrosje: Vizatimi 15























Drejtimi i Klasave
për Fëmijë








Qëllimi
Të zhvillohen aftësitë dhe mundësitë e nevojshme
për drejtimin e klasave për fëmijë, duke drejtuar klasën-
me dashuri të madhe dhe kuptim dhe, në të njëjtën-
kohë, me disiplinën e nevojshme për të krijuar një
mjedis të përshtatshëm për mësimdhënie














SEKSIONI 1 - Drejtimi i klasave për fëmijë

Qëllimi i kësaj pjese të materialit është të mësojmë disa metoda dhe të kuptojmë disa ide bazë që na nevojiten në drejtimin e klasave Bahá’í. Njohuritë tuaja mbi përmbledhjen e çdo klase dhe entuziazmi me të cilin ju i përgatisni ato, janë faktor i rëndësishëm në suksesin e përpjekjeve tuaja; por megjithatë, njohuritë dhe entuziazmi nuk ju mjaftojnë për t’ju siguruar rezultate të mira. Suksesi varet gjithashtu edhe nga mënyra se si drejtoni klasën dhe në cilësinë e lidhjeve tuaja me fëmijët dhe prindërit e tyre. Ju tashmë e dini se kjo lidhje duhet të bazohet në një dashuri të pakushtëzuar dhe nga një respekt i thellë. Megjithatë, është e vlefshme që të mendojmë rreth metodave të ndryshme të cilat mund t’ju ndihmojnë të jeni më efikas në këtë shërbim të merituar. Më poshtë, ju do të shihni përmbajtjen e disa klasave të thjeshta, të cilat përfshijnë mësimin përmendësh të citateve dhe lutjeve, mësimin e historive të shkurtra, lojra të ndryshme, mësimin e disa këngëve dhe ngjyrimin.

SEKSIONI 2- Organizimi i klasës

Siç e dini edhe ju, fëmijët nuk vijnë në klasë që të qëndrojnë në qetësi dhe pa lëvizur. As që duhet të jetë edhe në qëllimin tuaj t’i mbani ata në këtë mënyrë. Ju duhet të përpiqeni të fitoni avantazhe nga energjitë e tyre rinore dhe t’i përdorni ato në mësim. Që ta bëni këtë, është e nevojshme të planifikoni për momente të qeta dhe gjithashtu periudha aktiviteti dhe spontaniteti. Në të gjitha rastet, organizimi është elementi bazë. Kur një klasë është e organizuar mirë, është e lehtë për fëmijët të përqëndrohen në të dhe të mësojnë. Që të mendoni rreth organizimit të klasave tuaja është e nevojshme t’i merrni në konsideratë këto tre pika;
Çdo klasë duhet të fillojë në një mënyrë të qartë dhe të qëndrueshme, dhe të mbarojë në një mënyrë të rregullt po aq mirë.
Duhet të vendoset një rutinë ditore, në mënyrë që, pak nga pak, fëmijët të dinë se cili aktivitet ndjek tjetrin, dhe çfarë të pranojnë nga mësuesi.
Koha të cilën ju i kushtoni çdo aktiviteti duhet të jetë e mjaftueshme dhe duhet të varet nga entuziazmi dhe energjitë e fëmijëve. Pesë aktivitetet që ju mund të zhvilloni me fëmijët janë:

Mësimi përmendësh i lutjeve dhe citateve nga Shkrimet Bahá'í
Këndimi i këngëve
Tregimi i historive
Lojra
Ngjyrosja e vizatimeve të lidhura me koncepte shpirtërore.
Koha që i kushtohet këtyre aktiviteteve do të priret të ndryshojë në mënyrë intensive dhe në masë të lëvizjeve, disa do të jenë periudha shumë aktive dhe të tjerat, shumë të qeta.

Cilat nga këto pesë aktivitete kërkojnë më shumë lëvizje? ____________________________________
__________________________________________________________________________________
Cilat aktivitete janë më të qeta ? ________________________________________________________
__________________________________________________________________________________


Shkalla e intesitetit të aktiviteteve do t'iu ndihmojë ju të organizoni klasat sipas një rregulli të caktuar. Lexoni përshkrimin e mëposhtëm të një klase dhe vendosni nëse ka llogjikë në aktivitetet në vazhdimësi.
Fëmijët organizojnë vetveten jashtë klasës dhe më pas hynë në dhomë në një mënyrë të rregullt. Ju përfitoni nga atmosfera e qetë që të filloni klasën me lutje, të ripërsërisni citatet që fëmijët kanë mësuar dhe i mësoni atyre një të re. Aktiviteti tjetër që ju kryeni është këndimi i një kënge dhe më pas, pasi të keni krijuar një atmosferë parandjenje, i tregoni fëmijëve një histori. Më pas ata shkojnë jashtë të luajnë. Kur kthehen, ju shpërndani fletet e ngjyrosjes dhe i lejoni ata të fillojnë ngjyrosjen për disa kohë. Në fund të klasës, fëmijët ulen në qetësi për të menduar rreth atyre që kanë mësuar, dhe më pas ju thoni një lutje për mbyllje.
Tani bëni një listë të aktiviteteve me qëllim që ju do të dëshironit t’i përdorni në një klase. Sa kohë mendoni se do t’ju nevojitet për çdo aktivitet?
Aktiviteti Koha
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

SEKSIONI 3 - Si Të Fillojmë?
Në qoftë se kushtet e lejojnë, mësuesi duhet t’i organizojë fëmijët para se të hyjnë në klasë. Mësuesi mund të bëjë apelin gjatë kësaj kohe. Menjëherë pas dëgjimit të emrit të tyre, fëmijët thonë: “Mirëmëngjes” dhe të zënë vendet e tyre në rresht. Në secilën klasë duhet t’i jepet mundësia të zërë vendin e parë fëmijëve të ndryshëm. Ky mund të jetë shpërblim për një sjellje të mirë ose për përpjekje të shfaqura në klasat e mëparshme. Atëherë kur fëmijët të jenë rreshtuar, mësuesi mund t’i flasë për disa aspekte të sjelljes së mirë. Për shembull, ai ose ajo mund të thonë: “Tani fëmijë, ne do të ulemi në qetësi dhe të themi disa lutje. Sot do të përpiqemi veçanërisht të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin.”
Pasi të hyjnë në klasë fëmijët mund të vendosin diku gjërat e tyre dhe të ulen për lutje. Në qoftë se fëmijët mësojnë që në ditën e parë se kjo është mënyra se si zhvillohet mësimi, do të jetë e thjeshtë të fillojmë mësimin dhe të arrijmë disiplinën dhe rregullin.
Konsultohuni me grupin tuaj rreth pyetjeve të mëposhtme:
Çfarë do të bënit në qoftë se fëmijët do fillonin të shtynin njëri-tjetrin, duke bërë shumë zhurmë dhe duke prishur rreshtin?
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

Çfarë do të bënit ne qoftë se një fëmijë nuk do të kishte dëshirë të rrinte pranë një tjetri në rresht?
a. _________________________________________________________________________________
b. _________________________________________________________________________________
c. _________________________________________________________________________________

Çfarë do të bënit në qoftë se, në klasë, fëmijët do fillonin të grindeshin për një karrige?
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

Çfarë do të bënit në qoftë se fëmijët rreshtohen në një mënyrë mjaft të rregullt, do hynin në klasë me qetësi dhe do të uleshin me qetësi për t’u lutur?
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

Çfarë do të bënin fëmijët, në qoftë se, pasi të jenë ulur dhe janë gati për të filluar, mësuesi do të ishte akoma i papërgatitur dhe do të ishte duke kërkuar materialet për aktivitetin e parë?
a. ________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
c. _________________________________________________________________________________

SEKSIONI 4 - Periudha e lutjeve.
Periudha e lutjeve në fillim të çdo klase është shumë e rëndësishme. Së pari, lutjet sjellin bekimet dhe praninë e Zotit tek fëmijët. Inteligjenca e tyre është zgjuar dhe kapaciteti tyre i kuptimit të gjërave është rritur. Lutjet, gjithashtu ndihmojnë në krijimin e atmosferes së adhurimit për Zotin e cila favorizon procesin e mësimit.
'Abdu'l-Bahá ka thënë:
“Çdo ditë sapo del drita, ju mblidhni fëmijët Bahá'í dhe u mësojmë atyre të shprehurin dhe lutjet. Ky është veprimi me i lavdërueshëm, dhe sjell gëzim në zemrat e tyre, ata duhet që, çdo mëngjes, të kthejnë fytyrat e tyre nga Mbretëria dhe të përmendin Zotin e tyre dhe t’i luten Emrit të Tij, dhe me ëmbëlsinë e zërit të këndojnë e të recitojnë.”
Kur fëmijët janë duke u lutur, ju duhet të përpiqeni të mbani një atmosferë shpirtërore në klasë. Kjo kërkon që të gjithë fëmijët të ulen në qetësi dhe me respekt kur një tjetër është duke thënë një lutje.
Kur lutja e parë ka mbaruar, çdonjëri duhet të rrijë në qetësi për disa momente para se të fillojë lutja tjetër. Shpesh është e vështirë për disa të vegjël të qëndrojnë ulur dhe në qetësi për një periudhë të gjatë kohe. Më mirë është që vetëm tre ose katër fëmijë të luten në atmosferen shpirtërore, sesa të gjithë fëmijët të bëjnë lutje në një kohë kur ka vetëm zhurmë dhe lëvizje. Eshtë e këshillueshme të zgjidhen tre ose katër fëmijë të cilët do të thonë lutje, dhe për mësuesin të jetë i pari person që të lutet.

Konsultohuni me grupin tuaj rreth pyetjeve të mëposhtme:
Pse është e domosdoshme që klasa të fillojë me lutje?
Çfarë bekimesh marrin fëmijët nëpërmjet lutjes?
Si duhet t’i thonë lutjet e tyre fëmijët?
Çfarë do të thotë të jesh i ulur me respekt? Mund ta demonstroni këtë?
Si mund t’i shpërblenit fëmijët të cilët sillen shumë mirë gjatë lutjeve?
Gjatë lutjeve, një fëmijë e humb vëmendjen dhe fillon të bisedojë me shokun e tij. Cilët do të ishin rezultatet e veprimeve të mëposhtme që ju mund të ndërmerrnit?
Të ndërprisni lutjet dhe t’i kujtoni fëmijëve që ato duhet të mbajnë qetësi.
T’i kërkosh fëmijës të dalë nga klasa.
Të mos e lejoni fëmijën të thotë lutje me zë të lartë për disa ditë.
Te mos i japësh vëmendje fëmijës.
T'a qortosh fëmijën me rreptësi.

Disa fëmijë fillojnë të qortojnë disa shokë të tyre të klasës, pasi kanë bërë shumë zhurmë gjatë lutjeve. Cilat do të ishin avantazhet e veprimeve të mëposhtme që ju do të mund të ndërmerrnit?
T’i kujtoni atyre se është detyra e mësuesit të ndreqë fëmijët.
T’i lini fëmijët të ndreqin njëri-tjetrin.
Të ndaloni lutjet dhe t’i kërkoni fëmijëve të mbajnë qetësi.
T’i kujtoni atyre qysh në fillim të klasës sesi ato duhet të sillen.
T’i kërkoni fëmijës, i cili filloi të bisedojë, të dalë nga klasa.

SEKSIONI 5 - Disiplina.
'Abdu'l-Bahá ka thënë:
“...shkollat e fëmijëve, vend i një disipline dhe rregulli të plotë, ku udhëzimet duhet të jenë të plota, dhe të bëjë të mundur korrigjimin dhe pastrimin e karakterit; kështu që, në vitet e tij të para, brenda realitetit të vërtetë të fëmijëve, themeli hyjnor do të shtrihet dhe struktura e shenjtërisë ngrihet lart.”
Në të gjitha llojet e aktiviteteve të ndryshme të klasave tuaja, një faktor shumë i rëndësishëm që influencon suksesin, është sjellja e fëmijëve. Shumica e artit të mësimit konsiston në atë që ne të dimë se si të udhëheqim çdo fëmijë në mënyrë që sjellja e tij të kontribuojë në një atmosferë të gëzueshme, por edhe të disiplinuar. Janë shumë detaje të cilat inkurajojnë këtë lloj sjelljeje që ju do të mësoni nëpërmjet përvojës tuaj. Megjithatë, idetë e mëposhtme do t'iu ndihmojnë ju të organizoheni që në fillim.
Fëmijët kanë një interes natyral për të mësuar. Në përgjithësi, ata do të punojnë mirë pa sjellje të keqe në qoftë se i është dhënë diçka interesante për të bërë e cila nuk është as shumë e vështirë dhe as shumë e lehtë.
Për shembull, si mundet një mësues të parandalojë vështirësitë në situatat e mëposhtme?
Një fëmijë ose një grup fëmijësh kanë mbaruar një aktivitet dhe nuk kanë asgjë tjetër për të bërë.
Një fëmijë ose një grup fëmijësh nuk kuptojnë atë çka duhet të bëjnë, ose puna është e vështirë për ta.
Aktiviteti është shumë i lehtë për një ose disa fëmijë.
Fëmijët janë lënë për një kohë të shkurtër duke pritur mësuesin për të përgatitur aktivitetin tjetër.

Konsideroni çdo situatë të përmendur më lart dhe shkruani disa ide për të parandaluar rrëmujën në klasë.
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
Pasi të keni shkruar idetë tuaja, konsultohuni me grupin rreth zgjidhjeve tuaja.

Rrëmujë mund të shkaktohet edhe gjatë periudhës së pushimit ndërmjet aktiviteteve. Disa mësues me përvojë sugjerojnë përdorimin e disa këngëve në këto raste. Duke i patur fëmijët duke kënduar i bën ata të mos flasin me njëri-tjetrin dhe të mos krijojnë rrëmujë. Të kënduarit është gjithashtu një mënyrë e mirë që të pëlqehen ato aktivitete që në përgjithësi nuk janë interesante për fëmijët. Për shembull, kur është koha për të vendosur rregull në klasë dhe për ta pastruar atë, ata mund të këndojnë: “Tani është koha të pastrojmë klasën, pastrojmë klasën, pastrojmë klasën!”

SEKSIONI 6 - Rregulla
'Abdu'l-Bahá ka thënë:
“Rrënja e prapësive është injoranca, dhe për këtë duhet t’i përmbahemi mjeteve të diturisë dhe të kuptimit. Karakteri i mirë duhet mësuar. Drita duhet përhapur kudo, kështu që, në shkollat e njerëzimit, të gjithë të mund të fitojnë karakteristikat qiellore të shpirtit, dhe ta shtrijnë vështrimin e tyre pas çdo dyshimi, se s'ka ferr më të ashpër, dhe humnerë më të zjarrtë, sesa të kesh një karakter që është i keq dhe i sëmurë; s'ka vuajtje më të madhe e as më të rëndë se të shfaqësh cilësi të cilat meritojnë të dënohen.”
Edukimi shpirtëror eliminon nevojën për një disiplinë të ashpër e cila përdor ndëshkime të ashpra dhe sharje të vazhdueshme. Që në ditët e para, mësuesi i frymëzon fëmijët me dashurinë e Zotit, një dashuri e cila krijon një sjellje të mirë tek çdo besimtar i zjarrtë i Bahá'u'lláh-ut. Dëshira e fëmijës që të jetojë sipas ligjeve shpirtërore do të shtohet ditë pas dite. Historitë rreth jetës së 'Abdu'l-Bahá-it, Shembulli Perfekt i jetës Bahá'í, mund të shërbejnë si udhëheqje.
Pavarësisht, nganjëherë mësuesi kupton se në vend të një vëmendje të madhe dashurie fëmijët nuk sillen siç duhet. Idetë e mëposhtme mund të ndihmojnë mësuesit të arrijnë disiplinën dhe rregullin në klasë:
Ditët e para të klasës janë ditët më të rëndësishme të vitit. Në qoftë se një atmosferë disipline dhe respekti është vendosur gjatë këtyre ditëve, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Një atmosferë e tillë mund të arrihet në qoftë se mësuesi shpjegon qartë rregullat më të rëndësishme të sjelljes. Kjo varet shumë nga mënyra se si mësuesi shpjegon rregullat dhe i përforcon. Mësuesi duhet të jetë i vendosur dhe këmbëngulës, por në të njëjtë kohë miqësor dhe shumë i sjellshëm.
Në fillim mësuesi duhet të zgjedhë disa rregulla të rëndësishme të sjelljes (jo më shumë se tre ose katër çdo herë). Rregullat u janë shpjeguar në një gjuhë shumë të thjeshtë fëmijëve. Rregulla të tillë si “Fëmijët duhet të sillen ashtu siç janë” nuk i ndihmojnë shumë ata, por të tjera si “fëmjët nuk duhet të zihen”, ose “fëmijët duhet të flasin atëherë kur duhet” janë të lehtë për t’u kuptuar. Mendoni për ndonjë rregull që ju do të donit të vendosnit në klasën tuaj dhe t'ia shtoni listës së mëposhtme.
Fëmijët:
Nuk duhet të zihen.
Duhet të dëgjojnë me vëmendje.
Duhet të presin rradhën e tyre në mënyrë shumë të sjellshme.
Duhet të mbarojnë punën e tyre.
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

3. Kur fëmija t’i ketë përvetësuar këto rregulla mësuesi mund të paraqesë rregulla të tjera, por duke mbajtur gjithnjë mend se nuk duhet të jepen të gjitha njëherësh. Kur një fëmijë sillet keq vazhdimisht, mësuesi duhet të mendojë për mënyra se si ta korigjojë atë. Zakonisht kur një mësues humb durimin, kjo ndodh sepse ai nuk ka një zgjidhje të vlefshme në kokë. Le të kujtojmë fjalët e mëposhtme nga 'Abdu'l-Bahá:
“Kurdoherë që një nënë sheh se fëmija i saj ka vepruar mirë, lëre atë ta lavdërojë dhe duartrokasë atë dhe ta mbushi zemrën e tij me gëzim; dhe në qoftë se tiparet e padëshirueshme të mospërfilljes mund të shfaqin vetveten, lëre atë të këshillojë fëmijën e saj dhe ta dënojë atë, dhe të përdorë mënyra të bazuara në realitet madje edhe një ndëshkim i vogël i thënë duhet të përdoret. Nuk është, megjithatë, e lejueshme të godasësh një fëmijë, ose ta përçmosh atë, sepse karakteri i fëmijëve do të prishet komplet në qoftë se mbi të do të përdoret abuzimi fizik dhe ai gojor.”


SEKSIONI 7 - Dashamirësia
Fjalët e përdorura me fëmijët reflektojnë ndjenjat e mësuesve. Konsideroni, p.sh, këto dy fraza:
Elena! Ulu dhe përsërit me të tjerët! Elena, e dashur, përsërite tani me të tjerët.
Fraza e dytë në mënyrë të qartë përdor fjalë të cilat janë të ëmbla. Megjithatë është e mundur që të thuash “e dashura ime” jo sinqerisht, pa ndjerë dashuri. Të qënit shokë varet në rradhë të parë nga sinqeriteti i mësuesit; dhe më pas mund të shprehet me fjalë, nga toni i zërit ose nëpërmjet gjesteve. Fjalët që ne përdorim për të folur me dhe rreth fëmijëve tregojnë qëndrimin tonë ndaj tyre. Për shembull, si do të ndjeheshit ju me një fëmijë i cili shpesh është quajtur budalla dhe i pasjellshëm? A do të ndjeni dashuri? A ndjeni dhembshuri? Ndjeshmëri? Çfarë ndjenjash kanë lindur në zemrën tuaj kur ju mendoni për një fëmijë të vëmendshëm dhe bashkëpunues?
Dhe tani lexoni fjalët e mëposhtme dhe tregoni se cilat janë fjalët e përshtatshme që mund të përdoren nga një mësues Bahá'í kur i referohet fëmijëve. Cilat nga këto fjalë ju i dëgjoni shpesh?
i paditur bashkëpunues është e tepërt inteligjent
fisnik egoist i vëmendshëm rrëmujaxhi i pasjellshëm
memec i pavlefshëm i lumtur si zonjë i neveritshëm
i bindur i vyer i këndshëm i sjellshëm budalla
Në botë sot janë dy opinione ekstreme që mësuesit Bahá'í duhet të evitojnë. Idetë tradicionale të nënshtrimit të fëmijëve nëpërmjet ndëshkimeve të ashpra dhe disiplinës së rreptë janë akoma të aplikuara në shumë vende. Si reagim ndaj këtij këndvështrimi të ashpër, po shtohet një numër njerëzish të cilët lejojnë fëmijët të sillen ashtu siç dëshirojnë, duke u dhënë atyre liri absolute. Detyra e mësuesve Bahá'í është të ndjekin një shteg të moderuar, të ndihmojnë në formimin e një karakteri shpirtëror tek fëmijët, me dashuri, durim dhe mençuri.
Në vazhdim me mësimet në çdo klasë, mësuesi ka disa mjete të cilat mund të përdoren kur një fëmijë nuk di të sillet.
Një element i rëndësishëm është këshillimi. Mësuesi duhet të gjejë kohë të flasë me një fëmijë i cili ka nevojë për ndihmë dhe këshillë prej tij. Natyrisht, gjatë këtyre momenteve mësuesi duhet të jetë shumë i dashur dhe, në të njëjtën kohë i vendosur. Ai nuk duhet të shfaqë mërzitje ose padurim. Konsultohuni me grupin tuaj rreth fjalëve të cilat do të përdorni kur këshilloni një fëmijë ose një grup fëmijësh.
Kur një mësues ndjek këshillat e 'Abdu'l-Bahá-it dhe lavdëron vazhdimisht veprimet e mira të fëmijëve, ata do të shohin se mungesa e lavdërimit në çdo moment është shenjë që mësuesi nuk e pranon këtë apo atë sjellje. Kjo është një mënyrë shumë fine e megjithatë shumë efektive ndëshkimi.
N.q.se një fëmijë përsërit një sjellje të pahijshme edhe pasi ka qënë këshilluar nga mësuesi, mësuesi në mënyrë të hapur mund të mos e aprovojë këtë. Kjo bëhet me një zë që është i vendosur dhe i respektueshëm. Për një fëmijë të cilit i është bërë zakon marrja e një dashurie shumë të madhe nga mësuesi, ky përbën një ndëshkim të ashpër.

SEKSIONI 8 - Shpërblimi.
Në mënyrë që të ndjekim këshillat e 'Abdu'l-Bahá-it, ne duhet të mendojmë për mënyra se si t’i lavdërojmë fëmijët, t’i ushqejmë dhe t’u sjellim gëzim zemrave të tyre.
Nuk mund të pritet nga një fëmijë që të sillet mirë gjatë gjthë kohës. Kur ata bëjnë kështu, mësuesi duhet t’i duartrokasë dhe t’i lavdërojë dhe t’u japë atyre edhe shpërblim.
Shpërblimet mund të jenë ndonjëherë edhe materiale, p.sh pjesë e një fruti. Akoma, shpërblimi duhet të konsistojë në atë që të lejojë fëmijën të harxhojë më shumë kohë me diçka që ai pëlqen.

Si do t’ju përgjigjeshit pyetjeve të mëposhtme:
Çfarë vëmë re në një klasë ku mësuesi nuk thotë ndonjë gjë kur fëmijët nuk sillen mirë?
Çfarë do të vinim re në një klasë ku mësuesi thotë herë pas here që ai është i lumtur me fëmijët kur ato sillen mirë.
Çfarë efekti do të kishte në qoftë se mësuesi i thotë fëmijëve që më në fund ata janë duke u sjellur mirë, edhe pse mendoi se ata ishin të paaftë të vepronin kështu.

Tani mendoni për disa aktivitete që fëmijët do të pëlqenin të bënin dhe që mund të përdoren si shpërblime. Kur shkaku pse jepen shpërblime të jetë shpjeguar, do të ketë një efekt të madh: p.sh, mund të thuash “Xheni do të shpërndajë letrat sot, sepse ajo u soll shumë mirë me shoqet e saj të klasës”, është më efektive sesa ta lije atë thjesht të shpërndante letrat.
Të ulet afër mësuesit.
Të zgjedhi lojën.
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________


SEKSIONI 9 - Dënimet
Në disa raste është e nevojshme për mësuesin të përdorë një qëndrim të vendosur dhe të përdorë dënime të sakta. Shembuj për dënime të tilla janë: të mos e lejojë fëmijën të ngjyrosë, ose të mos e lejojë atë të marrë pjesë në lojë për disa minuta. Janë tre ide esenciale që lidhen me llojet e dënimit. E para është se fëmija duhet të dijë ‘pse’ është dënuar. Mësuesi në mënyrë të qartë duhet të shpjegojë ‘pse-në’ duke thënë: “Sepse ju bëtë këtë e atë gjë, ju duhet të prisni disa minuta para se të hyni në lojë.” Ideja e dytë është se dënimi duhet të jepet ‘menjëherë’ pas sjelljes së keqe të fëmijës, sepse fëmija e harron shpejt atë që ka bërë. Ideja e tretë është se dënimi duhet të jetë ‘i vogël dhe i arsyeshëm.’ Nuk ka kuptim që të mos e lejosh një fëmijë të luajë gjatë gjithë javës.
Konsultohuni tani me grupin tuaj mbi këtë pikë të fundit. Bëni një listë të dënimeve të duhura dhe një listë tjetër me dënimet që nuk do të ishin të duhura për një klasë Baha’i.
Dënime të përshtatshme:
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________

Dënime të papërshtatshme:
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________


SEKSIONI 10 - Bashkëpunimi
Periudha që i kushtohet ngjyrimit i ofron mundësi fëmijëve të mësojnë llojet e një sjelljeje të denjë, e cila duhet t’i dallojë Bahá'í-t. Kjo periudhë mund të përdoret fare mirë për të zhvilluar durimin, rregullin, disiplinën, bashkëpunimin dhe dëshirën për t’u dhënë të tjerëve. Fëmijët shfaqin gjithnjë një dëshirë të madhe për të ngjyrosur; megjithatë, në qoftë se mësuesi nuk mund ta organizojë klasën, ajo mund të bëhet shumë e parregullt.
Përgjithësisht, mësuesi ndihmon çdo fëmijë gjatë klasës së parë të gjejë një vend të mirë se ku mund të zhvillojë aktivitetin. Ajo fillon duke gjetur vend për ata fëmijë të cilët shfaqin cilësitë e durimit, bashkëpunimit dhe mirësjelljes. Fëmija i cili shtyn dhe bërtet, tërheq vëmëndjen e të tjerëve dhe duhet të presi rradhën e tij. Megjithatë, në qoftë se po ky fëmijë, diten tjetër tregon durim, mësuesi duhet të shfrytëzojë këtë rast që të lavdërojë këtë ose atë fëmijë për sjelljen e tyre të re.
Edhe në rastin e ndarjes së ngjyrave duhet të ndiqen të njëjtat parime. Në fillim fëmijët duhet të lejohen të zgjedhin një ngjyrë nga kutia që ndodhet në dorën e mësuesit. Kur fëmijët duan të ndërrojnë ngjyrat, ato duhet të japin atë që kanë dhe ta ndërrojnë atë me një tjetër. Kështu për fëmijët do të bëhet e zakonshme që të kenë vetëm ngjyrën që janë duke përdorur. Pas disa klasash, kur fëmijët janë më të disiplinuar, ngjyrat mund të vendosen në një vend qendror. Në qoftë se fëmijët vazhdojnë zakonin e përdorimit të një ngjyre, ato kanë fituar shumë disiplinë dhe sensin e bashkëpunimit. Në qoftë se ata fillojnë të marrin disa ngjyra njëherësh dhe i mbajnë ato për veten e tyre, mësuesi duhet të kthehet tek mënyra e mëparshme për të dhënë ngjyrat.


SEKSIONI 11 – Ushtrimet

Ky seksion paraqet një seri pyetjesh dhe ushtrimesh që ka lidhje me çështjet e disiplinës dhe sjelljes. Ju duhet të mendoni shumë për këto ushtrime dhe të konsultoheni për secilin me tutorin tuaj dhe me grupin tuaj.

1. Andi dhe Genti gjithmonë mësojnë shumë shpejt dhe fillojnë të luajnë së bashku dhe bëjnë zhurmë të madhe. Kjo mund të tregojë se:
Këta fëmijë janë shumë të prapë.
Këta janë të lodhur.
Mësimet janë shumë të vështira.
Mësimet janë shumë të lehta ose të shkurtra dhe ata mërziten .
Mësuesja është e lodhur.

2. Gita asnjëherë nuk u përgjigjet pyetjeve dhe ajo duket sikur nuk e ka mendjen. Kjo mund të nënkuptojë se:
Ajo është një vajzë shumë e mirë.
Ajo mund të jetë e lodhur.
Mësimet janë shumë të vështira për atë.
Mësimet janë shumë të lehta.
Ajo nuk pëlqen t'i fut njohuritë në kujtesë.
Ajo mund të jetë e sëmurë.

3. Pas pesë minutash të mësimit, të gjithë fëmijët bëhen të zhurmshëm dhe nuk i kushtojnë vëmendje mësuesit. Kjo mund të tregojë se.
Fëmijët janë të pahijshëm.
Ata janë të lodhur.
Ata nuk pëlqejnë të mbajnë mend.
Mësimi është shumë i lehtë.
Mësuesja nuk tregon interes në çka u mëson.

4. Enidi punon rreth 15 minuta por pastaj fillon të ngacmoj Elsën. Kjo mund të tregojë se:
Enidi gjithmonë ngacmon fëmijët e tjerë.
Ai është shumë i lëvizshëm.
Ai është i lodhur.
Ai nuk e pëlqen mësuesin.
Ai nuk është i interesuar për mësimin.
Enidi ka nevojë të zgjat kohën që të përqëndrohet në detyrën e dhënë.

5. Çfarë mund të bënit ju për të ndrequr secilën nga katër situatat që janë përdorur si shembull?
Rasti1:_______________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Rasti2:_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Rasti3:_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Rasti4:_______________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

6. Si mund t'a dini nëse arsyeja që një fëmijë është duke ngacmuar tjetrin është sepse ai është i prapë ose sepse ai është i lodhur? ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

7. Si mund të thoni nëse një fëmijë është i lodhur ose detyra është shumë e vështirë për atë? __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

8. Në qoftë se mësuesi humb durimin dhe bëhet i egër me fëmijët, kjo tregon se:
Fëmijët janë të padurueshëm.
Mësuesi është i padurueshëm.
Mësuesi nuk i kupton fëmijët.
Mësuesi është i lodhur.
Mësuesi nuk është përgatitur për mësimin.
Fëmijët janë të pasjellshëm.
Mësuesi nuk duhet t’i mësojë fëmijët më.
Mësuesi duhet të flasë me prindërit në mënyrë që ata t’i disiplinojnë fëmijët.


9. Çfarë duhet të bëjë mësuesi/ja në mënyrë që të mos inatoset me fëmijët?
Të mos japi mësim më.
Të pranojë vetëm fëmijët e mirë.
Të lutet pëpara cdo mësimi.
Të përpiqet të kuptojë sjelljen e fëmijëve.

10. Që në fillim të lojës, Sashiko filloi të bërtiste dhe të shtynte, dhe donte të ishte e para. Kjo tregonte një prirje drejt:
Durimit.
Udhëheqjes.
Egoizmit.
Bashkëpunimit.

Shpjegoni përgjigjen tuaj: ______________________________________________________
_________________________________________________________________________________


11. Në rastin e Sashikos, mësuesja duhet:

Ta lërë atë të jetë e para, kështu që ajo mund të qetësohet.
Mos ta lejojë atë të marrë pjesë në këtë lojë dhe t’i thotë asaj se nëse ajo do të marri pjesë në lojën tjetër ajo nuk duhet të bërtasë dhe të shtyjë kështu.
Zgjidh një fëmijë të duruar dhe thuaj: “Toko do të jetë i pari, sepse ai është shumë i duruar.” Pastaj, në qoftë se Sashiko qetësohet dhe është e duruar, lëre atë të marri pjesë në të tretën apo të katërtën lojë.
Lëre atë të jetë e para, dhe thuaj asaj ajo nuk duhet të bërtiste ashtu.

Shpjegojeni përgjigjen tuaj. _____________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

12. Cilat nga veprimet e mëposhtme duken më të mira për ju?

Mësuesja ulet në një vend dhe fëmijët vinë tek ajo për t’i treguar asaj fletët e ngjyrosura të tyre ose këmbejnë ngjyrat.
Mësuesja ecën midis fëmijëve duke shpërndarë ngjyrat dhe duke i ndihmuar ata.
Mësuesja i lë fëmijët të ngjyrosin dhe shkon përjashta të bisedojë me miqtë e saj.

13. Çfarë duhet të bëjë mësuesja në qoftë se, kur ajo vendos ngjyrat në tavolinë, disa fëmijë bashkëpunojnë dhe ndajnë me njëri-tjetrin, por të tjerët duan akoma të marrin më shumë se një, për përdorim të veçantë të tyre?

Zgjidh një nga fëmijët i cili/e cila po shpërndan, jepi atij/asaj të gjitha ngjyrat, dhe lëre atë t’i shpërndajë ato.
Mblidh të gjithë ngjyrat e tepërta, dhe jepi një ngjyrë secilit fëmijë dhe hiqi fletët që janë për t’u ngjyrosur nga fëmijët egoistë kështu që ata nuk mund të ngjyrosin për disa minuta.
Mblidh ngjyrat, fletët që janë për t’u ngjyrosur dhe mos lejo asnjë të ngjyrosi më
Sill më shumë ngjyra për fëmijët, të cilët nuk kanë asnjë sepse të tjerët morën shumë.
Kërkoju fëmijëve t’i vendosin ngjyrat të cilat nuk i përdorin në qendër të tavolinës.

Shpjegoni përgjigjen tuaj. _____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________


SEKSIONI 12 - Regjistri
Suksesi i klasave tona varet vërtet shumë nga cilësitë e mira të mësuesve dhe nga mënyra se si zhvillojnë aktivitete të ndryshme. Por mësuesi duhet të ketë disa instrumente, të cilat e ndihmojnë atë në organizimin e klasës dhe në ndjekjen e progresit të nxënësve të saj. Një instrument i tillë është regjistri që përmban emrat e nxënësve, datat, temat që trajtohen në mësim, mungesat dhe prezencat të shoqëruara me nga një shenjë që tregon një farë vlerësimi për rezultatin që fëmija ka arritur atë ditë.
Anxhela, një Bahá’í ka dëshirë të mësojë fëmijët. Ajo do që fëmijët të fillojnë të rrisin cilësitë shpirtërore kështu që komuniteti do të kthehet në një parajsë të dashurisë dhe harmonisë. Ajo e ndien që fëmijët duhet të mësojnë secilën nga mësimet e ndryshme që ajo ka përgatitur, por tani që disa nga fëmijët mësojnë më shpejt se të tjerët. Prandaj ajo ka vendosur të ketë një regjistër që të jetë në gjendje të ndjeki progresin e cdo fëmije. Ja cfarë kemi vërejtur pas disa muajsh.
Si fillim, Anxhela e njoftoi komunitetin se ajo donte të jepte klasa fëmijësh çdo të dielë mbasdite. Ditën e parë të Shtatorit nxënësit e radhës të regjistruar në klasën e saj:
Xhudi, 5 vjec Ines, 5 vjec
Franklin, 5 vjec Andrea, 6 vjec
Paula, 6 vjec Elen, 5 vjec
Aleksandër, 6 vjec Arlin, 5 vjec
Marcela, 6 vjec Mikel, 5 vjec
Nauricio, 6 vjec Xhoi, 5 vjec
Marta, 6 vjec Laki, 6 vjec
Për t’i regjistruar ata, Anxhela shkroi secilin emër dhe vjecët në një formular të pasqyruar në fund të këtij seksioni.
Anxhela e filloi mësimin e parë më 6 Shtator dhe u lumturua kur Xhudi, Franklin, Arlin, Elena, Marta, Laki, Mikel, dhe Andrea mësuan thënien e parë. Anxhela shkroi datën në kolonën e parë ngjitur emrit të secilit fëmijë i cili e dinte si të thoshte thënien pa ndihmë. Mund ta gjeni këtë datë në formularin regjistër?
Mësimi i dytë, 13 Shtator, ishte shumë i vështirë; vetëm Marcela, Elen, Franklin, dhe Andrea mësuan thënien e dytë. Gjithashtu Mikel, Paula, dhe Aleksandër mbaruan së memorizuari thënien e parë.
Për mësimin e tretë, 20 Shtator, Anxhela vendosi të përsëriste thëniet 1 dhe 2 në vend të mësimit të dickaje të re. Xhoi mësoi thënien e parë mirë. Dhe Xhudi, Mauricio, Laki, Marta, Paula, Mikeli dhe Aleksandri mësuan thënien e parë mirë.
Në mësimin e katërt, 27 Shtator, Anxhela filloi t’iu mësonte thënien e tretë. Nga fundi i mësimit, Franklin, Mauricio, Laki, Marcela, Paula dhe Elena e mësuan atë. Gjithashtu Ines mësoi thënien e parë. Anxhela ishte shumë e lumtur tek shikonte që Inesi kishte mësuar thënien e parë me ndihmën e nënës dhe, me një kënaqësi të madhe shkroi datën në regjistër.
Ishte shumë emocionuese për Anxhelën tek shikonte rrathët në regjistrin e ecurisë të mbushura. Një ditë disa nga komshinjtë komentuan se ata kishin vënë re një ndryshim tek fëmijët. Ata ishin shumë të kënaqur me klasën. Me të dëgjuar këtë Anxhela u bë edhe më entuziaste. Ajo e vazhdoi klasën e saj, dhe me një dashuri të madhe dhe me përkushtim arriti përfundimet e mëposhtme:
Përfundimet e 4 Tetorit:
Mësuan thënien 3: Xhudi, Marta, Arlin, Aleksandër dhe Xhoi.
Mësuan thënien 4: Franklin, Laki, Paula, Andrea, Marcela, Mauricio dhe Mikel.
Përfundimet e 18 Tetorit:
Mësuan thënien 5: Xhudi, Marta, Laki dhe Aleksandëri.
Shënim: Shumica e fëmijëve nuk e ndoqën mësimin sepse ata ishin të sëmurë me të ftohtë.
Përfundimet e 24 Tetorit:
Mësuan thënien 5: Franklin, Andrea, Ines dhe Arlin.
Shënim: Shumë nga fëmijët janë akoma të sëmurë.
Përfundimet e 1 Nëntorit:
Anxhela u përkushtua këtë ditë të ndihmonte fëmijët të cilët ishin mbrapa, duke përftuar rezultatet e mëposhtme: Ines mësoi thënien 3, Aleksandër mësoi thënien 4, dhe Andrea mësoi thënien 3.
Përfundimet e 8 Nëntorit:
Mësuan thënien 6: Mauricio, Laki, Andrea, Ines, Mikel, Arlen dhe Xhoi.
Tani vështroni tek regjistri juaj dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:
1. Sa fëmijë tani dinë thënien 6?_______________________________________________________
2. Sa fëmijë nuk e dinë akoma thënien 4? ___________________________________________________
3. Sa thënie di Xhoi? ____________________________________________________________
4. Me cilët fëmijë duhet të punonte Anxhela të Dielën e ardhshme që t’i ndihmonte ata të
ecnin pak më shumë përpara? _________________________________________________
5. Cilat thënie ka akoma për të mësuar Marta? _____________________________________---
6. Cilën thënie ka akoma për të mësuar Andrea?____________________________________
7. Shkruaj tre mendime se si ju mund ta ndihmoni Xhoin:
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

8. Cfarë duhet t’iu mësonte Anxhela nxënësve në mësimin tjetër? ____________________
9. Nga kontrolli i regjistrit, a mendoni se Anxhela duhet të ketë vepruar ndryshe pasi pa përfundimet e mësimit të 4 Tetorit? _________________________________________________________________
____________________________________________________________________________

Kur ju filloni klasën e fëmijëve, që të mbani lidhje me thëniet mësuar nga nxënësit tuaj, ju mund të dëshironi të përdorni regjistrin e gjetur në faqen vijuese.













Raporti Zhvillimit
Emri Vjec 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Xhudi 5 SH 6 SH 20 T 4 T18
Franklin 5 SH 6 SH 13 SH 27 T 4 T 24
Mauricio 6 SH13 SH 20 SH 27 T 4 N 8
Marta 6 SH 6 SH 20 T 4 T 18
Laki 6 SH 6 SH 20 SH 27 T 4 T 18 N 8
Marcela 6 SH 6 SH 13 SH 27 T 4
Paula 6 SH 13 SH 20 SH 27 T 4
Ines 5 SH 27 N 1 T 24 N 8
Mikel 5 SH 6 SH 20 T 4 N 8
Arlin 5 SH 6 T 4 T 24 N 8
Aleksandër 5 SH 13 SH 20 T 4 N 1 T 18
Xhoi 5 SH 20 T 4 N 8
Elen 5 SH 6 SH 13 SH 27 T 4
Andrea 6 SH 6 SH 13 N 1 T 4 T 24 N 8


SEKSIONI 13 - Familja e çdo fëmije
Si shtim i njohurive se si drejtohen mirë klasat e fëmijëve, ju keni nevojë të vendosni lidhje shumë miqësore me familjet e çdo fëmije. Ne të gjithë e dimë se fëmijët mësojnë gjatë çdo momenti të jetës së tyre. Madje edhe para se të shkojnë në shkollë, fëmijët kanë mësuar shumë e shumë gjëra. Ata kanë mësuar të flasin dhe të ecin, ata mund të gjejnë shtëpitë e tyre, dyqanet, shtëpitë e shokëve dhe të afërmve. Ata dinë për shumë kafshë dhe bimë dhe dinë që ka gjëra që blihen me para. Këto janë shembuj të njohurive të shumta që fëmijët kanë akumuluar deri në kohën që fillojnë shkollën.
Ku i kanë mësuar ata gjithë këto gjëra? Ata i kanë mësuar këto, natyrisht, gjatë aktiviteteve ditore me familjet e tyre dhe komshinjtë. Ata mësojnë shumë gjëra nga prindërit, motrat dhe vëllezërit e tyre duke imituar çfarë ata thonë dhe bëjnë. Megjithatë, edukimi që ata marrin prej familjeve të tyre nuk është i madh. Babai e kalon shumicën e kohës në punën e tij dhe shumë pak kohë është e vlefshme për të që t’i kalojë me familjen. Mamaja është shumicën e kohës e zënë me punë të ndryshme dhe nuk ka shumë kohë për t’iu kushtuar edukimit direkt të fëmijëve. Fëmijët vështrojnë me kujdes prindërit e tyre, imitojnë ata dhe mësojnë nga shembujt e tyre. Kjo është mënyra kryesore me të cilën fëmijët mësojnë. Për shkak se anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë kohë të mjaftueshme, ata nuk mund të organizojnë mësime të veçanta për fëmijët.
Prandaj, kur një person vendos t’i kushtojë një pjesë nga koha e saj ose e tij mësimit të fëmijëve, ai ose ajo është duke kryer një shërbim shumë të rëndësishëm. Kurdoherë që një klasë fëmijësh është organizuar, bëhet e mundur të përfitojë nga vitet gjatë të cilave fëmijët mund të mësojnë me lehtësi dhe shpejt. Lidhja ndërmjet familjes dhe klasës bëhet shumë e rëndësishme.
Familjet u besojnë mësuesve fëmijët e tyre që t’i mësojnë në mënyrë korrekte, dhe mësuesit u besojnë familjeve për një mbështetje morale dhe materiale. Në klasë, fëmijët janë mësuar në lidhje me dëshirat shpirtërore dhe frymëzimin e prindërve. Prindërit mbështesin programin e edukimit nëpërmjet shembullit të tyre dhe duke i nxitur fëmijët të marrin pjesë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të kultivohet dhe të arrihet një lidhje shumë e ngushtë ndërmjet familjes dhe mësuesve.

1. Shkruaj disa shembuj se çfarë mësojnë fëmijët në shtëpi.
2. Si mësojnë fëmijët gjatë jetës së përditshme në shtëpi?
_____________________________________________________________________________________

3 Cila është metoda kryesore e përdorur nga familjet për të mësuar fëmijët?
_____________________________________________________________________________________

4. Pse duhet të vendoset një marrëdhënie shumë e ngushtë nidis familjeve dhe mësuesve për klasa fëmijësh Bahá’í?
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________


Lidhjet me familjet

Fatkeqësisht, lidhja ndërmjet mësuesit dhe familjeve të fëmijëve zakonisht është konceptuar sipas asaj të
parë në shkollat jashtë Fesë. Në atmosferë armiqësore me të cilën punojnë shumë sisteme edukative, kjo lidhje është mosbesim dhe akuzë e dyfishtë. Kështu, mësuesit akuzojnë familjet për sjelljen e keqe të fëmijëve të tyre, dhe prindërit akuzojnë mësuesit që nuk dinë se si t’i mësojnë fëmijët e tyre. Eshtë e qartë që mësuesi i klasave të fëmijëve Bahá'í duhet të bëjë ç'është e mundur që të kapërcejë këto situata të përhapura gjithandej. Detyra e Bahá'í-ve është që të ndihmojë të tjerët, të përpiqet t’i falë gabimet e tyre në vend që t’i zmadhojë ato. Pas kësaj, mësuesi, duhet të përpiqet të afrohet me prindërit e të konsultohet vazhdimisht me ta rreth sjelljes së fëmijëve në klasë dhe në shtëpi. Zakoni i të paturit të një bashkëbisedimi shoqëror dhe të vazhdueshëm duhet të stabilizohet, gjatë së cilës cilësitë e qëndrueshme dhe të arritura të fëmijëve, sado të vogla, duhet të diskutohen. Më vonë, në konsultim me prindërit, ju mund të vendosni se si do ti përdorni këto arritje në mënyrë që të motivoni tek fëmija zhvillimin e cilësive që ata zotërojnë.
Vetëm nën këto kushte, me një maturi shumë të madhe, mund të përmenden disa gabime të fëmijëve. Qëllimi duhet të jetë që të gjejë rrugë pozitive të bashkëpunimit ndërmjet familjes dhe mësuesit, që të ndihmojë fëmijën të korrigjojë gabimet e tij ose të saj.
Kjo çështje e formimit të lidhjeve ndërmjet mësuesit dhe familjes është shumë e gjerë dhe nuk mund të kalohet plotësisht në këtë kurs. Pak e nga pak, ju do të mësoni se si t’i përdorni klasat tuaja për të ndihmuar zhvillimin e komunitetit, për të sjellë edukimin tek të gjithë, dhe të kontribuojë në krijimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet familjeve. Meqënëse ju jeni duke filluar, nuk mund të kërkohen shumë detyra prej jush. Së pari, detyra më kryesore për ju tani është të krijoni një klasë shembull ku çdokush në komunitet të admirojë cilësitë e mësimit tuaj si dhe progresin e fëmijëve që kanë marrë pjesë në të. Megjithatë, ju nuk mund ta arrini këtë vetëm dhe, siç është përmendur më lart, ju duhet të shfrytëzoni avantazhet e mundësisë së konsultimit me anëtarët e familjeve të çdo fëmije dhe të kërkoni ndihmën e tyre.
Si fillim të këtij konsultimi ne ju këshillojmë që të bëni një listë me cilësitë shpirtërore që dëshironi të zhvillojnë fëmijët, dhe për secilën cilësi të përdorni citatet nga Shkrimet e Shenjta. Shumë citate mund t’i gjeni në materialet që po u jepni mësim fëmijëve. Ju mund të gjeni citate të tjera në kurset që ju po studioni si dhe në librat tuaj të Shkrimeve të Shenjta. Në diskutimin tuaj me familjen ju duhet të përmendni këto cilësi dhe t’i komentoni ato, t’i shpjegoni citatet koresponduese dhe të konsultoheni se si gjithësecili mund të ndihmojë në zhvillimin e këtyre cilësive në fëmijët e komunitetit. Edhe njëherë, mbani mend që komentet tuaja duhet të jenë pozitive dhe asnjë gjurmë kriticizmi nuk duhet të hyjë në bisedim, as në fjalët e tua dhe as në tonin e zërit tënd.

Autor: Ruhi Institut - Kategorie: Studime Bahá’í - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS