""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Ruhi 7 - 2006-06 (rv 2006-07)








Duke ecur së bashku
në shtegun e shërbimit


Instituti Ruhi





















Libri 7






Dukë ecur së bashku
në shtegun e shërbimit




























Instituti Ruhi

Librat e Serisë:

Libri 1 Reflektime mbi jetën e shpirtit
“Të kuptuarit e Shkrimeve Bahá’í”
“Lutja”
“Jeta dhe vdekja”

Libri 2 Duke u ngritur në shërbim
“Gëzimi i të mësuarit”
“Tema thellimi”
“Paraqitja e besimeve Bahá’í”

Libri 3.1 Mësimi në klasat e fëmijëve, niveli 1 Libri 3.2 Mësimi në klasat e fëmijeve, niveli 2
“Disa parime të edukimit Bahá’í” “Mësime për klasa fëmijësh, niveli 2”
“Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1” “Një përmbledhje e këngeve për
“Drejtimi i klasave për fëmijë” mësuese e klasave fëmijësh”

Libri 4 Manifestime Binjake
“Madhështia e kësaj Dite”
“Jeta e Báb-it”
“Jeta e Bahá’u’lláh-ut”

Libri 5 [Mësimi në klasat për të rinj]

Libri 6 Mësimdhënia e Kauzës
“Natyra shpirtërore e të dhënit mësim”
“Vetitë dhe qëndrimet e mësuesit”
“Akti i të dhënit mësim”

Libri 7 Duke ecur së bashku në rrugën e shërbimit
“Shtegu shpirtëror”
“Si bëhesh tutor i librave 1-6”
“Promovimi i arteve në rrënjët e komunitetit”

Libri 8 Besëlidhja
“Besëlidhja e Perëndisë”
“Besëlidhja e Bahá’u’lláh-ut”

Libri 9 Mirëqenia e familjes
“Jeta familjare Bahá’í”
“Dhënia: Baza shpirtërore e mirëqenies”





Original Title:
Walking Together on a Path of Service, Ruhi Institute, Book 7
published by the Ruhi Foundation, Colombia, 2001
Text: Albanian

Përkthyesi: Agim Popa
nën kujdesin e Komitetit të përkthimeve e botimeve Bahá’í

© Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá’í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i dytë 2006 - 163 E.B.









Pasqyra e lëndës


Bashkëpunëtorëve 1

Shtegu shpirtëror 3

Si të bëhesh drejtues për librat 1-6 33

Nxitja e arteve në bazë 95


BASHKËPUNËTORËVE

Sistemi i zhvillimit të kurseve në një komunitet kombëtar që ka vendosur të përdorë materialet e Institutit Ruhi ndërtohet përgjithësisht nëpërmjet përpjekjeve të një numri relativisht të vogël Bahá’í-sh që janë thelluar në Besimin. Pasi janë njohur mirë me përmbajtjen e Librit ë, këta miq janë në gjendje ta paraqesin atë në skenarë të ndryshëm, nën drejtimin e institutit të tyre kombëtar ose rajonal. Kur sistemi fillon të lëshojë rrënjë, instituti përpiqet të rritë numrin e besimtarëve që i kanë përfunduar dy ose tre librat e parë sipas radhës dhe, për këtë qëllim, zhvillon kurse të rregullta stërvitjeje për ata që janë në gjendje e kanë dëshirë të shërbejnë si drejtues të rretheve të studimit. Gradualisht ekipi i drejtuesve që instituti mund të tërheqë rritet dhe sistemi vendoset mbi baza të qëndrueshme. Kjo, mund të thuhet, përbën fazën e parë të shpalosjes së procesit të institutit në këtë vend.

Më parë, Instituti Ruhi e kishte të qartë që, nëse kurset do të arrinin kontingjente të mëdha besimtarësh, aftësia për të shumëfishuar numrin e rretheve të studimit do të lidhej me vetë sistemin. Vazhdimësia themelore e kurseve, në një pikë të caktuar do të bënte të nevojshme pajisjen e pjesëmarrësve me dije, cilësi e mjeshtri që do t’i bënin ata të aftë të shërbenin si drejtues. Instituti kishte për qëllim që t’i jepte rrugë midis popullsisë një procesi dinamik mësimdhënieje-të mësuari. Në këtë proces, besimtarët individualë hyjnë në rrugën e shërbimit duke studiuar me ndihmën e një drejtuesi disa pjesë të para. Me pjesëmarrjen e tyre të vazhdueshme në kurse, dija e tyre për Besimin rritet dhe shtohet aftësia e tyre për t’i shërbyer atij. Më në fund, ata arrijnë një pikë kur mësojnë si të ndihmojnë të tjerët që të nisin e të ndjekin një rrugë të ngjashme zhvillimi shpirtëror. Pra, çdo pjesëmarrës i kurseve të Institutit Ruhi ka rastin të jetë si student dhe drejtues.

Vite me radhë veprimi e reflektimi, gjatë të cilave materialet u shkruan e u ndryshuan në dritën e përvojës, e çuan Institutin në përfundimin se vendi i përshtatshëm për një kurs përgatitjeje të drejtuesve ishte pas Librit 6. Synimi i Librit 7 është t’u paraqesë pjesëmarrësve disa koncepte dhe t’u japë atyre disa ide për atributet e një drejtuesi efektiv. Megjithatë, ishte kuptuar se një kurs që përfshin njësitë e këtij libri nuk do të ishte i mjaftueshëm për një stërvitje të tillë. Prandaj atyre që kryejnë këtë akt shërbimi u duhej dhënë mundësia të mblidhen periodikisht së bashku për të përsosur mjeshtrinë e tyre e për të mprehur të kuptuarit e tyre. Pra, mbledhjet e rregullta të mbikëqyrëve u bënë një element thelbësor i sistemit.

Qëllimi i njësisë së parë të Librit 7, “Shtegu shpirtëror”, është të rritë vetëdijën rreth dinamikës shpirtërore për të ecur në shtegun e shërbimit ndaj Kauzës dhe kuptimin e forcave të angazhuara në këtë punë. Nënndarja e dytë, “Si të bëhesh drejtues për Librat 1-6”, shqyrton disa prej koncepteve, qëndrimeve, mjeshtrive e aftësive që të bëjnë të zotin për të ndihmuar një grup besimtarësh të çojnë deri në fund gjashtë kurset e para. Nënndarja e tretë, “Nxitja e arteve në bazë”, ka si synim të krijojë vlerësimin për rolin e përpjekjeve artistike në veprimtarinë e një rrethi të studimit.

Vazhdimësia themelore e kurseve që ofron Instituti Ruhi është konceptuar në formën e tre cikleve, çdonjëri prej të cilëve synon të rritë aftësinë shpirtërore e morale të besimtarëve nga një këndvështrim i veçantë. Libri 7 plotëson të parin nga këto cikle, që përqendrohet në praktikën e lirisë që ka çdo besimtar për të ndërmarrë akte shërbimi brenda kuadrit të mësimeve të Besimit dhe udhëheqjes që sigurojnë institucionet e tij. Ata që e kanë mbaruar librin nxiten të formojnë rrethe të reja ku do të shërbejnë si drejtues dhe, në të njëjtën kohë, të kalojnë në studimin e Librit 8, “Besëlidhja”, i cili nis një cikël kursesh kushtuar individit dhe komunitetit. Kjo do të pasohet nga cikli i tretë, që përqendrohet te individi dhe shoqëria.













Shtegu shpirtëror





Qëllimi

Të fitojmë një vetëdijë më të madhe për dinamikat shpirtërore
të ecjes në shtegun e shërbimit ndaj Kauzës
dhe kuptimin e forcave të angazhuara në këtë punë.



PJESA 1

Si shumë të tjerë që nisin studimin e Librit 7, ka të ngjarë që ju të keni pasur rastin të lexoni, nëse jo të gjithë, të paktën disa prej gjashtë librave të mëparshëm të Institutit Ruhi. Në këto e në studime të tjera që keni ndërmarrë, ju jeni përpjekur të shtoni njohuritë tuaja për Besimin, të depërtoni në të vërtetat shpirtërore dhe të zhvilloni mjeshtrinë e aftësitë për të shërbyer. Siç e kemi përmendur më parë, lidhja juaj me Institutin mund të cilësohet si ecje në shtegun shpirtëror. Duke ecur në këtë shteg, ju rriteni shpirtërisht dhe shtoni aftësitë tuaja për të kontribuar në përparimin e Kauzës, përmes pjesëmarrjes në fusha veprimtarie gjithnjë e më komplekse. Pasi keni bërë shërbime të vlefshme në këtë mënyrë, ju tani dëshironi të ndihmoni të tjerët që të futen e të ndjekin një shteg të ngjashëm. Për të filluar, ju do ta shihni të dobishme të reflektoni për natyrën e vetë rritjes shpirtërore, që përbën temën e kësaj njësije.


PJESA 2

Në këtë rrafsh të ekzistencës ne përpiqemi të zhvillojmë cilësitë shpirtërore që zotërojmë potencialisht. Mënyra sesi ne i zotërojmë cilësitë shpirtërore është thellësisht e ndryshme nga mënyra sesi zotërojmë gjërat materiale. Kur një pasqyrë reflekton diellin, ajo nga një pikëpamje zotëron figurën e diellit. Por, në fakt, dielli nuk është në pasqyrë. Cilësitë tona shpirtërore janë dhurata të Perëndisë që ne i marrim kur i kthejmë pasqyrat e zemrave tona ndaj Tij. Por atributet hyjnore e shumta reflektohen në mënyrë të mjegullt në zemra që janë të mbuluara e të errësuara nga pluhuri e zgjyra e kësaj bote. Prandaj është e përshtatshme që pasazhi i parë që studiojmë në këtë kurs për shtegun shpirtëror të jetë i tillë që të theksojë rëndësinë e lustrimit të pasqyrës së zemrës. ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Gjëja më e rëndësishme është të lustrojmë pasqyrat e zemrave, në mënyrë që ato të ndriçohen e të kapin dritën hyjnore. Një zemër mund të zotërojë aftësinë e pasqyrës së lustruar; një tjetër mund të jetë e mbuluar dhe e errësuar nga pluhuri e zgjyra e kësaj bote. Megjithëse mbi të dyja ato shkëlqen i njëjti diell, në pasqyrën e lustruar, të dëlirë e të spastruar mund të soditësh diellin në tërë plotshmërinë, lavdinë e fuqinë e tij, që tregojnë madhështinë e rrezëllimin e tij; ndërsa pasqyra e ndryshkur dhe e errësuar nuk ka aftësi reflektimi, megjithëse përderisa i takon vetë Diellit ai shkëlqen mbi të dhe kurrë nuk pakësohet e as mungon. Prandaj detyra jonë është të përpiqemi të lustrojmë pasqyrat e zemrave tona, në mënyrë që të bëhemi reflektues të asaj drite dhe bartës të dhuntive hyjnore që të mund të shfaqen plotësisht nëpërmjet tyre”.1

1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Ne duhet të __________________ pasqyrat e zemrave tona, në mënyrë që ato të __________________ dhe të __________ dritën ______________.
b. Një zemër mund të ________________ aftësinë e pasqyrës së ________________; një zemër tjetër mund të jetë e ______________ dhe e ________________ nga ______________ dhe ____________ e kësaj bote.
c. I njëjti diell ________________ mbi ______________, mbi pasqyrën e lustruar dhe mbi pasqyrën e mbuluar e të errësuar nga puhuri e zgjyra e kësaj bote.
d. Në pasqyrën e lustruar, të ____________ e të __________________ ne mund të sodisim Diellin në tërë ______________________, _____________ e ____________ e tij, që tregojnë ______________________ e ______________________ e tij.
e. Pasqyra e __________________ dhe e ________________ nuk ka ____________ ____________________.
f. Detyra jonë është të përpiqemi të lustrojmë pasqyrat e zemrave tona, në mënyrë që të bëhemi ____________________ të asaj drite hyjnore dhe ____________ të ________________________________ që të ______________________________ plotësisht nëpërmjet tyre.

2. Vendosni nëse thëniet e mëposhtme janë të drejta apo të rreme:
a. Një pasqyrë e lustruar reflekton dritën e diellit fizik. V Rr
b. Një pasqyrë e palustruar nuk reflekton dritën e diellit fizik. V Rr
c. Dielli i së Vërtetës shkëlqen mbi zemrat e dëlira. V Rr
d. Dielli i së Vërtetës shkëlqen mbi zemrat e errësuara nga pluhuri
dhe zgjyra e kësaj bote. V Rr
e. Zemrat e dëlira reflektojnë dritën e Diellit të së Vërtetës. V Rr
f. Zemrat e errësuar nga pluhuri dhe zgjyra e kësaj bote
reflektojnë dritën e Diellet të së Vërtetës. V Rr

3. Vendosni se cilat nga ato që renditen më poshtë janë “pluhur e zgjyrë e kësaj bote”:
_____ Rendja pas zotërimeve tokësore _____ Egoizmi
_____ Dashuria për njerëzimin _____ Dijet
_____ Lakmia _____ Dëshira për luks e komoditet
_____ Zilia _____ Arroganca

4. Vendosni se cilat nga ato që janë renditur më poshtë na ndihmojnë “të lustrojmë pasqyrat e zemrave tona”:
_____ Gëzimi _____ Parapëlqimi i të tjerëve ndaj
_____ Besimi vetës sonë
_____ Përzemërsia _____ Dashuria për njerëzimin
_____ Dijet _____ Dashuria për Perëndinë
_____ Konkurrimi me të tjerët _____ Lutja
_____ Mendimi për papërsosuritë e _____ Veprat e mira
të tjerëve _____ Studimi i Fjalës Krijuese

5. Për të mos e lënë pluhurin e zgjyrën e kësaj botë të mblidhet në pasqyrat e zemrave tona, ne duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme. Vendosni nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta apo të rreme:
a. Vetëm lutja mjafton për të lustruar pasqyrat e zemrave tona. V Rr
b. Vetëm veprat e mira mjaftojnë për të lustruar pasqyrat e zemrave tona. V Rr
c. Lutjet bashkë me veprat e mira do të lustrojnë pasqyrate zemrave
tona, sepse ato tërheqin dhuntitë e Perëndisë. V Rr
d. Vetëm përmes bujarisë së Perëndisë ne mund të lustrojmë pasqyrat
e zemrave tona. V Rr
e. Është e mundur që njeriu të huimbasë Dëlirësinë e zemrës. V Rr
f. Në një pikë të jetës sonë detyra e lustrimit të Pasqyrave të zemrave
tona merr fund. V Rr


6. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:
a. Cili është qëllimi i një zemre të dëlirë? ____________________________________
_____________________________________________________________________
b. Ç’mund të arrijë një zemër jo e dëlirë? _____________________________________
_____________________________________________________________________
c. Ç’i ndodh pasqyrës së një zemre që nuk është e kthyer ndaj Diellit të së Vërtetës? __
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
7. Diskutoni pyetjen e mëposhtme në grupin tuaj:
Si të gjithë ne – mësues, prindër, vëllezër e motra, si dhe miqtë – do t’i mbrojmë fëmijët nga pluhuri e zgjyra e kësaj bote?


PJESA 3

Drita që reflektohet në një pasqyra është pasuria e saj. Pa dritën, pasqyra vlen pak Cilësitë tona shpirtërore, dijet tona, shërbimi ynë ndaj njerëzimit përbëjnë pasurinë tonë të vërtetë. Zotërimet materiale janë të pranueshme, por vetëm nëse përdoren për mbështetjen e virtyteve e të lumturisë njerëzore. Bahá’u’lláh-u thotë:

“Merita e njeriut qëndron në shërbimin e virtytin, e jo në salltanetet e pasurisë e të bollëkut. Kini mendjen që fjalët tuaja të jenë të pastruara nga fantazitë e kota e dëshirat kësaj bote dhe që veprat tuaja të jenë të dëlirura nga dinakëria e dyshimi. Mos e shkapërderdhni pasurinë e jetëve tuaja të çmuara duke rendur pas ndjenjash të liga e të zvetënuara, dhe as mos i harxhoni përpjekjet tuaja për t’u kujdesur për interesin tuaj personal”.2

‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“... lumturia e madhështia, rangu e pozita, kënaqësia e qetësia e individit kurrë nuk kanë qëndruar në pasurinë e tij personale, por përkundrazi në karakterin e tij të shkëlqyer, në vendosmërinë e tij të lartë, në gjerësinë e dijeve të tij dhe në aftësinë e tij për të zgjidhur probleme të vështira”.3

1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Merita e njeriut qëndron në __________________ e ________________.
b. Merita e njeriut nuk qëndron në ekspozimin e ________________ e të ________________.
c. Ne duhet të kemi kujdes që fjalët tona të jenë të __________________ nga _______________________________ e ___________________________________.
d. Ne duhet të kemi kujdes që ____________ tona të __________________ nga fantazitë e kota e dëshirat tokësore.
e. Ne duhet të kemi kujdes që veprat tona të spastrohen nga __________________ e ______________.
f. Ne duhet të kemi kujdes që ____________ tona të ____________________ nga mashtrimi e dyshimi.
g. Ne nuk duhet ta shpenzojmë pasurinë e jetëve tona të çmuara duke rendur pas __________________ të ________ e të ____________________.
h. Ne nuk duhet ta shpenzojmë ________________ e ____________ tona të ____________ duke rendur pas dëshirash të liga e të degjeneruara.
i. Përpjekjet tona nuk duhet të harxhohen për t’i çarë rrugën __________________ tonë ________________.
j. ________________ dhe ____________________, __________ dhe ____________, __________________ dhe ______________ e individit kurrë nuk kanë qëndruar në pasurinë e tij personale, përkundrazi në ____________________ e tij të __________________, në ________________________ të tij, në gjerësinë e ____________ të tij dhe në ________________ e tij për të zgjidhur probleme të vështira.

2. Cilat nga ato që janë renditur më poshtë përfaqëson pasurinë e vërtetë:
_____ Besueshmëria _____ Fama
_____ Familja _____ Përvuajtësia
_____ Miqtë _____ Dijet
_____ Paratë _____ Kotësia
_____ Fisnikëria _____ Besimi
_____ Ndershmëria _____ Dinjiteti
_____ Drejtësia _____ Dashuria

3. Në listën që vijon vini një “P” ansh atyre gjërave që na ndihmojnë të fitojmë pasuri të vërtetë dhe një “J” anash atyre që na privojnë prej saj.
_____ Mashtrimi dhe dyshimi _____ Ndjekja e një profesioni
_____ Edukimi _____ Apatia
_____ Shërbimi ndah Besimit _____ Vënia e vetes në qendër
_____ Imagjinatat e kota _____ Thashethemet
_____ Ndjekja e kënaqësive të shtrembëra _____ Uniteti
_____ Të qënit bujar _____ Urrejtja
_____ Materializmi _____ Sjellja korrekte
_____ Besimi te Perëndia _____ Çarja e rrugës interesit
_____ Pandershmëria të vet vet personal

4. Vendosni nëse thëniet që vijojnë janë të vërteta apo të rreme:
a. Pasuria e vërtetë matet me zotërimet materiale. V Rr
b. Sa më shumë para të kesh aq më i lumtur je. V Rr
c. Duke dhënë të gjitha zotërimet tona tokësore ne rritim pasurinë
tonë shpirtërore. V Rr
d. Qënia kurdoherë të ndershëm pakëson mundësitë tona për t’u bërë
të pasur. V Rr
e. Është e drejtë të kemi pasuri tokësore nëse e shpenzojmë atë në
shërbim të njerëzimit. V Rr
f. Një njeri i varfër kurrë nuk mund të arrijë pasuri shpirtërore. V Rr
g. Paqja dhe qetësia e një kombi rriten me pasurinë e tij materiale. V Rr
h. Shërbimi ndaj familjes sonë rrit pasurinë tonë shpirtërore. V Rr
i. Shërbimi ndaj miqve tanë rrit pasurinë tonë shpirtërore. V Rr
j. Shërbimi ndaj komunitetit tonë rrit pasurinë tonë shpirtërore V Rr
k. Është e mundur të jesh i lumtur pa pasuri materiale. V Rr
l. Një person i pandershëm me shumë para ka pasuri të vërtetë
nëse e shpenzon atë në shërbim të njerëzimit. V Rr
m. Sekreti i fitimit të pasurisë është t’u çash rrugën interesave të tua
personale. V Rr
n. Për të qenë me të vërtetë i lumtur njeriu duhet të jetë materialisht
i varfër. V Rr
o. Me para njeriu mund të blejë gjithçka duke përfshirë edhe shpëtimin. V Rr

5. Diskutojini pyetjet e mëposhtme në grupin tuaj:
a. Cilat janë pasojat e fitiomit të pasurisë në mënyrë joetike, për individin dhe për shoqërinë?
b. Në ç’kushte është e pranueshme pasuria materiale?
c. Si shërbimi i dikujt ndaj Kauzës rrit pasurinë e vërtetë të tij dhe pasurinë e të tjerëve?

6. Mësoni përmendësh citetin e mëposhtëm:

“O shërbëtorë të Mi! Sikur ju të zbulonit oqeanet e fshehura e të pafund të pasurisë Sime që s’ka prishje, ju me siguri do ta vlerësonit si një hiç botën, madje mbarë krijimin”.4


PJESA 4

Kemi thënë se cilësitë shpirtërore janë dhunti të çmuara që na jepen nga Perëndia. Duhet të sjellim ndërmend gjithashtu se Ai na ka dhënë të gjitha aftësitë që ne t’i marrim e t’i ushqejmë këto dhunti dhe të zhvillojmë cilësitë tona. Çdo qenieje njerëzore i është dhënë aftësia për të njohur Perëndinë, për ta dashur Atë dhe për të zbatuar porositë e Tij. Neve na janë dhënë gjithashtu mundësi të shumta. Por masa e aftësisë nuk është e njëjta për të gjithë dhe Perëndia nuk do të kërkojë nga ne atë që është tej aftësisë sonë. Ajo që kërkohet prej nesh është të zhvillojmë plotësisht atë që ne zotërojmë potencialisht.

Që të zhvillojmë cilësitë tona shpirtërore, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për pozitën e lartë shpirtërore që Perëndia i ka caktuar secilit prej nesh dhe të ecim me vendosmëri drejt saj. Sytë tanë duhet të jenë mbërthyer te përsosmëria; ne nuk duhet të kënaqemi me mediokritetitn. Të jetuarit sipas standardeve të shoqërisë së sotme na nanuris në mediokritet. Shumë njerëz mendojnë se përsosmëria arrihet përmes konkurencës me të tjerët. Por në të vërtetë konkurenca na shtyn edhe më shumë në grackat e shoqërisë. Forca që na çon drejt përsosmërisë duhet të jetë dëshira jonë e zjarrtë për të përmbushur atë që Perëndia ka caktuar bujarisht për ne. Të përpiqesh për përsosmëri do të thotë të përpiqesh të zhvillosh plotësisht atë që na është dhuruar. Shoghi Effendi-u thotë:

“Të zgjedhurit e Perëndisë ... nuk duhet të shohin gjendjen e degjeneruar të shoqërisë në të cilën jetojnë dhe as faktet e shthurjes morale e të qëndrimit mendjelehtë që mbajnë njerëzit rreth tyre. Ata nuk duhet të kënaqen thjesht me një shquarsi e përsosmëri relative. Përkundrazi, duhet ta mbërthejnë shikimin mbi lartësi më fisnike, duke caktuar si qëllimin e vet më të lartë këshillat dhe porositë e Penës së Lavdisë. Atëherë kuptohet lehtë sesa shumë faza mbeten ende për t’u përshkuar dhe sa larg është ende qëllimi i dëshiruar – qëllim që s’është veçse personifikimi i moralit e i virtyteve qiellore”.5

1. Le të reflektojmë tani për konceptit e “aftësisë”. Vendosni nëse thëniet e mëposhtme janë të drejta apo të rreme:
a. Të gjithë njerëzit kanë aftësinë të njohin e të duan Perëndinë. V Rr
b. Të gjithë njerëzit kanë aftësinë të pasqyrojnë emrat dhe atributet
e Perëndisë. V Rr
c. Të gjithë njerëzit kanë aftësinë të pasqyrojnë emrat dhe atributet
e Perëndisë deri në njëfarë shkalle. V Rr
d. Arsyeja përse disa refuzojnë Manifestimin e Perëndisë është
se atyre u mungon aftësia për të njohur e për të dashur Perëndinë. V Rr
e. Një person i poasjellshëm nuk ka aftësinë për të qenë i sjellshëm. V Rr
f. Një erson që është edukuarv për të qenë i pandershëm nuk ka aftësinë
për të qenë i ndershëm. V Rr
g. Është e mundur të njohësh aftësinë e tjetrit. V Rr
h. Secili prej nesh e di aftësinë e vet. V Rr
i. Vetëm Perëndia e di sa aftësi ka secili prej nesh. V Rr
j. Prindët janë përgjegjës për zhvillimin e aftësive të fëmijëve të vet. V Rr
k. Mësuesit janë përgjegjës për zhvillimin e aftësive të studentëve të tyre. V Rr
l. Komunitetet janë përgjegjëse për zhvillimin e aftësive të anëtarëve
të tyre individualë. V Rr
m. Individi është përgjegjës për zhvillimin e aftësive të veta të tij. V Rr

2. Tani që kemi menduar për konceptin e “aftësisë”, t’ kthehemi citatit të mësipërm.
a. Të zgjedhurit e Perëndisë nuk duhet të shohin:
1. __________________________________________________________________
2. __________________________________________________________________
3. __________________________________________________________________
b. Ata nuk duhet të kënaqen me:
1. ____________________ relative, 2. ____________________ relative
c. Në vend që të kënaqen me përsosmëri relative, ata duhet ______________________
_____________________________________________________________________
d. Ata duhet ta mbërthejnë shikimin mbi lartësi më fisnike duke __________________
_____________________________________________________________________
e. Pasi kanë caktuar si qëllimin e vet më të lartë këshillat e Perëndisë, atëherë do ta kuptojnë ____________________________________________________________
_____________________________________________________________________

3. Për t’u ngritur mbi gjendjen e degjeneruar dhe shthurjen morale të shoqërisë, ne duhet të zhvillojmë cilësitë shpirtërore. Në kolonën e parë këtu poshtë renditen disa prej dukurive të gjendjes së degjeneruar të shoqërisë, ndërsa në kolonën e dytë disa prej cilësive që kërkohen për t’i luftuar ato. Për secilën prej dukurive të degjenerimit shënoni cilësinë që duket se e lufton atë më drejtpërdrejt.
___________________ Shtypja Dëlirësia
___________________ Materializmi Bindja
___________________ Paligjësia Dashuria për të gjithë
___________________ Shthurja morale Ndershmëria
___________________ Korruptimi Shkëputja
___________________ Fanatizmi Guximi
___________________ Arroganca Ndërgjegja e qetë
___________________ Dhuna Drejtësia
___________________ Rendja pas kënaqësive Përvuajtësia
të shtrembëra

4. Disa prej qëndrimeve e cilësive që na mbrojnë nga sjelljet mendjelehta janë respekti, nderimi dhe mirësjellja. A mund të përmendni edhe trei të tjera?
a. _____________________________________________________________________
b. _____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________

5. Kolona e parë këtu poshtë jep disa shembuj të përsosmërisë relative, ndërsa e dyta disa shembuj të përsosmërisë së vërtetë. Shënoni shembujt e përsosmërisë relative dhe ata të përsosmërisë së vërtetë.

___ Të studiosh me aq këmbëngulje sa të a. T’u bindesh kurdoherë ligjeve.
sigurohesh s do të marrësh notë kaluese
në shkollë. b. Të përpiqesh të kuptosh plotësisht
çështjet që studioni në shkollë
___ Të japësh për Fondin një pjesë të parave
që ju kanë mbetur pasi keni paguar c. Të kesh dashuri e respekt të pamasë
shpenzimet mujore dhe keni vënë për mbarë njerëzimin.
mënjanë ca para për argëtim.
d. Të mbështetësh aktivisht mirë-
___ Vetëm të shmangësh bërjen e diçkaje të qenien e të gjitha qenieve të tjera
gabuar kur mendon se mund të të kapin. njerëzore si dhe ju.

___ T’i trajtosh njerëzit e racave e të e. Të japësh bujarisht e duke
klasave të tjera me tolerancë. sakrifikuar për Fondin.

___ Të mos i bësh keq askujt.

6. Diskutoni në grupin tuaj pyetjet e mëposhtme:
a. Përse nuk duhet të kënaqemi me “shquarsi e përsosmëri relative”?
b. Cili duhet të jetë standardi ynë i përsosmërisë?
c. Disa njerëz mendojnë se konkurrenca është e vetmja mënyrë për të arritur përsos¬mërinë. Në Fjalët e Fshehurta, Bahá’u’lláh-u na thotë: “Më i shkujdesuri nga të gjithë njerëzit është ai që grindet për gjëra të kota e që kërkon të dalë mbi vëllanë e vet”.6 Si mendoni ju se mund të arrihet përsosmëria, nëse jo përmes konkurrencës?
d. Ne kemi thënë se të ndjekësh përsosmërinë nënkupton të përpiqesh të zhvillosh plotësisht aftësinë e njeriut. Masa e aftësisë sonë është e caktuar apo ndryshon me rritjen tonë shpirtërore? A mundet një person të ndryshojë karakterin e vet (të tij ose të saj)?


PJESA 5

Zemra njerëzore është krijuar për të dashuruar. Është në natyrën e saj të jetë e dhënë pas diçkaje. Nëse nuk është e dhënë pas gjërave tokësore dhe është e aftë të pasqyrojë dritën e Perëndisë, ajo duhet të jetë e dhënë pas Perëndisë. Ka shumë mënyra për të shprehur dashurinë. Ne ushqejmë dashuri për familjet tona, për miqtë tanë, për komunitetin tonë dhe për vendin tonë. Por të gjitha këto forma të dashurisë janë të kufizuara. E vetmja dashuri e pakufizuar është dashuria e Perëndisë. Dashuria e Tij përfshin gjithçka. Kur zemrat tona janë të dëlira dhe pasqyrojnë dashurinë e Tij, ne shprehim dashuri të pakufizuar e joegoiste për mbarë gjininë njerëzore. Nëse dashuria jonë për të tjerët nuk ndriçohet nga dashuria e pakufishme e Perëndisë, ajo mund të marrë tipare të padëshirueshme, siç janë xhelozia, ndjenja e zotërimit dhe paragjykimi.

Ka një tipar shumë të rëndësishëm të dashurisë, që ne të gjithë duhet ta kuptojmë. Dashuria shoqërohet gjithmonë nga druajtja. Kjo nuk do të thotë se ne u druhemi atyre që i duam. Ajo që ne i druhemi është ose se mos humbasin të dashurit tanë, ose se mos humbasim dashurinë e tyre. Kështu, bashkë me dashurinë e Perëndisë, ne duhet të kemi në zemrat tona druajtjen e Perëndisë –druajtje se mos veprimet tona, mëkatet tona pengojnë dashurinë e Perëndisë të arrijë tek ne. Kjo nuk do të thotë se veprimet tona do të bëjnë që Perëndia të mos na dojë më, sepse dashuria e Tij është e pakufishme dhe nuk pushon kurrë së reshuri mbi njerëzimin. Por gjërat që ne bëjmë mund të bëhen si pengesa që nuk do ta lejojnë dashurinë e Tij të arrijë tek ne.

Zhvillimi i cilësive shpirtërore varet tërësisht si nga dashuria e Perëndisë dhe nga druajtja e Perëndisë. Shumë pasazhe nga Shkrimet sqarojnë kuptimin tonë për këto dy forca thelbësore të jetës sonë shpirtërore. ‘Abdu’Bahá-i thotë:

“Sepse dashuria për Perëndinë dhe tërheqja shpirtërore pastrojnë e dëlirin zemrën njerëzore dhe e veshin e e stolisin atë me rrobën e panjollë të shenjtërisë; dhe përderisa zemra është e dhënë krejtësisht pas Zotit dhe e lidhur ngushtë me Bukurinë e Bekuar, atëherë revelohet hiri i Perëndisë.

“Kjo nuk është dashuri e trupit por tërësisht e shpirtit. Dhe ata shpirtra, qenia e brendshme e të cilëve është e ndezur nga dashuria për Perëndinë, janë si rreze drite që përhapen, dhe ato do të ndriçojnë si yje të shenjtërisë në një qiell të pastër e të kristaltë. Sepse dashuria e vërtetë, dashuria reale, është dashuria për Perëndinë, dhe kjo është e shenjtëruar tej çdo nocioni e imagjinate të njerëzve”.7

Bahá’u’lláh-u thotë:

“Ai që kërkon të ndihmojë Perëndinë në këtë Ditë, le t’i mbyllë sytë për çdo gjë që zotëron dhe t’i hapë për gjërat e Perëndisë. Ai le të mos merret më me atë qi i sjell përfitim atij dhe të merret me atë që do të lartësojë emrin e pakundërshtueshëm të Fuqiplotit. Ai duhet ta pastrojë zemrën nga çdo pasion i lig e nga çdo dëshirë e degjeneruar, sepse druajtja e Perëndisë është arma që mund ta bëjë atë fitimtar, është mjeti parësor për t’ia arritur qëllimit të tij. Druajtja e Perëndisë është mburoja që mbron Kauzën e Tij, shqyti që u jep mundësi njerëzve të Tij të arrijnë fitoren. Është një flamur që askush nuk mund ta rrëzojë, një forcë të cilën asnjë fuqi nuk mund ta rivalizojë. Me ndihmën e saj, dhe me lejën e Atij që është Zoti i Ushtrive, ata që janë avitur pranë Perëndisë kanë mundur të nënshtrojnë e të pushtojnë kështjellat e zemrave të njerëzve”.8

1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Dashuria për Perëndinë dhe tërheqja shpirtërore __________________ e ______________ zemrën njerëzore.
b. Kur zemra njerëzore __________________________ krejtësisht pas Zotit dhe ________________ ngushtë me Bukurinë e Bekuar, atëherë revelohet ________ ______________________.
c. Kjo nuk është dashuri e ____________ por tërësisht e ________________.
d. Ata shpirtra, qenia e brendshme e të cilëve është ________________ nga dashuria e Perëndisë, janë si ______________________ që përhapen.
e. Ata shpirtra, qenia e brendshme e të cilëve është e ndezur nga dashuria e Perëndisë, __________________ si ______ të ______________________ në një qiell të pastër e të kristaltë.
f. Sepse dashuria __________________, dashuria __________, është dashuria për __________________, dhe kjo është e shenjtëruar tej çdo ______________ e ____________________ të njerëzve.

2. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:
a. Çfarë e pastron dhe e dëlir zemrën njerëzore? _______________________________
_____________________________________________________________________
b. Ç’kuptoni me frazën “shfaqet hiri i Perëndisë”? ______________________________
_____________________________________________________________________
c. Ç’kushte duhet të plotësojë zemra për të tërhequr hirin e Perëndisë? _____________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
d. Dashuria e Perëndisë është një gjendje fizike apo shpirtërore? __________________
_____________________________________________________________________
e. Çfarë bëhemi ne kur shpirtrat tanë janë ndezur nga dashuria e Perëndisë? _________
_____________________________________________________________________
f. Ç’është dashuria e vërtetë? ______________________________________________
g. Si ndikon mbi të tjerët individi, qenia e brendshme e të cilit është e ndezur nga dashuria e Perëndisë? __________________________________________________
_____________________________________________________________________

3. Duke përdorur fjalët që vijojnë, shkruani fjali për format e ndryshme të dashurisë. Jepen disa shembuj për t’ju ndihmuar.
Gëzimi Dashuria e Perëndisë sjell gëzim në zemrat tuaja.
Liria Burimi i lirisë sonë të vërtetë është dashuria e Perëndisë dhe
lidhja e ngushtë me Të.
Lakmia Dashuria për gjërat tokësore mund të çojë në lakmi.
Xhelozia Nëse dashuria jonë për miqtë tanë nuk ndriçohet nga dashuria e
Perëndisë, mund të çojë në xhelozi.
Drita ____________________________________________________
Hidhërimi ____________________________________________________
Zhgënjimi ____________________________________________________
Jeta ____________________________________________________
Pasioni ____________________________________________________
Dëshirimi ____________________________________________________
Hiri ____________________________________________________
Nënshtrimi i plotë ____________________________________________________
Ndjenja e zotërimit ____________________________________________________
Druajtja ____________________________________________________
Mëshira ____________________________________________________
Dhembshuria ____________________________________________________
Shenjtëria ____________________________________________________
Përfshirja e gjithçkaje ____________________________________________________
Drejtësia ____________________________________________________
Dija ____________________________________________________
Guximi ____________________________________________________

4. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Druajtja e Perëndisë është ________ që mund të na bëjë fitimtarë kur vendosim të ndihmojmë Perëndinë në këtë Ditë.
b. Druajtja e Perëndisë është __________ _____________ për t’ia arritur qëllimit tonë.
c. Druajtja e Perëndisë është ______________ që mbron Kauzën e Tij.
d. Druajtja e Perëndisë është ____________ që u jep mundësi njerëzve të Tij të arrijnë fitoren.
e. Druajtja e Perëndisë është një ____________ që askush nuk mund ta rrëzojë.
f. Druatja e Perëndisë është një __________ të cilën asnjë fuqi nuk mund ta rivalizojë.
g. Druajtja e Perëndisë ndihmon ata që janë avitur pranë Tij të ____________________ e të __________________ ____________________ e zemrave të njerëzve.
5. Diskutoni në grupin tuaj pyetjet e mëposhtme:
a. Si e shfaqim ne dashurinë tonë për Perëndinë?
b. Si e shfaqim ne druajtjen tonë ndaj Perëndisë?
c. Përse dashuria e Perëndisë është e rëndësishme për zhvillimin e cilësive shpirtërore?
d. Përse druajtja e Perëndisë është e rëndësishme për zhvillimin e cilësive shpirtërore?
e. Si e ndiejmë ne vetn kur ndoshemi në praninë e diçkaje shumë më të madhe sesa vetja jonë? Ndiejmë nderim adhurues? Ndiejmë nderim adhurues kur sodisim Fuqinë dhe Madhështinë e Perëndisë? Si lidhet kjo ndjenjë nderimi adhurues me druajtjen e Perëndisë?


PJESA 6

Ne e dimë se të gjithë jemi duke ecur në një shteg drejt Perëndisë, objektivi përfundimtar i dashurisë e i devocionit tonë. Çdo hap që hedhim në këtë shteg rrit dashurinë tonë për Të. Dhe me çdo hap që hedhim pasqyrat e zemrave tona bëhen më të lëmuara dhe ne zhvillojmë më tej cilësitë tona shpirtërore. Ajo që e ndriçon këtë shteg është ligji i Perëndisë. Nëse nuk u bindemi ligjeve të Tij do të gjendemi në errësirë dhe do të humbasim rrugën. Në Qitapi Akdas thotë kështu për ligjet e Perëndisë:

“Detyra e parë që Perëndia u ka caktuar shërbëtorëve të Vet është të njohin Atë Që është Agimi i Revelacionit të Tij dhe Gurra e ligjeve të Tij, që përfaqëson Hyjninë si në Mbretërinë e Kauzës së Tij dhe në botën e krijimit. Kushdo që e kryen këtë detyrë ka arritur gjithë të mirat; dhe kushdo që është i privuar nga kjo ka shkuar në rrugë të shtrembër, edhe sikur të ketë kryer veprat më të denja. Është detyrë e cilitdo që arrin këtë pozitë kaq sublime, këtë majë lavdie të përkryer, të zbatojë çdo porosi të Atij Që është Dëshira e botës. Këto detyra binjake janë të pandara. Asnjëra nuk është e pranueshme pa tjetrën. Kështu ka dekretuar Ai Që është Burimi i frymëzimit Hyjnor”.9

“O ju popuj të botës! Dijeni me siguri se porositë e Mia janë llambat e provanisë Sime dashamirëse midis shërbëtorëve të Mi dhe çelësat e mëshirës Sime për krijesat e Mia”.10

Në një prej Tabelave të Tij Ai thotë:

“Me të vërtetë, ligjet e Perëndisë janë si oqeani dhe bijtë e njerëzve si peshqit, sikur ta dinin këtë”.11

Dhe në Shtatë Luginat Ai thotë:

“Në të gjitha këto udhëtime, shtegtari nuk duhet të largohet as edhe një fije floku nga ‘Ligji’, sepse kjo është me të vërtetë e fshehta e ‘Shtegut’ dhe fryti i Pemës së ‘të Vërtetës’; dhe në të gjitha këto faza ai duhet të mbahet pas rrobës së bindjes ndaj porosive dhe të kapet fort pas fillit të shmangies së të gjitha gjërave të ndaluara, që të mund të ushqehet nga kupa e Ligjit dhe të informohet për misteret e së Vërtetës”.12

1. Citatet e mësipërme nënkuptojnë se:
a. Detyra jonë e parë është të njohim Manifestimin e Perëndisë. V Rr
b. Pasi e kemi njohur Atë, detyra tjetër e jona është t’i bindemi Atij. V Rr
c. Njohja e Manifestimit të Perëndisë është më e rëndësishme
se bindja ndaj Ligjeve të Tij. V Rr
d. Bindja ndaj ligjeve është më e rëndësishme sesa njohja
e Manifestimit të Perëndisë. V Rr
e. Me frazën “detyra binjake të pandara” duhet të kuptojmë se njohja
e Manifestimit të Perëndisë pa bindjen ndal ligjeve të Tij nuk
është e pranueshme. V Rr
f. Me frazën “detyra binjake të pandara” duhet të kuptojmë se bindja
ndaj ligjeve të Perëndisë pa njohjen e Manifestimit të Tij nuk është
e pranueshme. V Rr
g. Perëndia na ka dhënë ligje sepse Ai na do. V Rr
h. Perëndia na ka dhënë ligje që ne t’i druhemi Atij. V Rr
i. Ne duhet t’u bindemi ligjeve të Perëndisë për shkak të frikës së dënimit. V Rr
j. Ne duhet t’u bindemi ligjeve të Perëndisë sepse e duam Atë. V Rr
k. Ne duhet t’u bindemi ligjeve të Perëndisë që të tërheqim mëshirën e Tij. V Rr
l. Perëndia do vetëm ata që i binden Atij. V Rr
m. Ata që i binden Perëndisë i hapin zemrat që të marrin dashurinë e Tij. V Rr
n. Perëndia është i mëshirshëm vetëm ndaj shërbëtorëve të bindur të Tij. V Rr
o. Njeriu nuk mund të jetëojë jashtë oqeanit të ligjeve të Perëndisë. V Rr

2. Plotësoni fjalinë e mëposhtme:
Në të gjitha këto udhëtime, shtegtari nuk duhet ______________________ as edhe një fije floku nga ____________, sepse kjo është me të vërtetë e fshehta e “Shtegut” dhe __________ i Pemës së ‘të Vërtetës’; dhe në të gjitha fazat ai duhet të mbahet pas rrobës së ______________ ndaj ________________ dhe të kapet fort pas fillit të shmangies së të gjitha gjërave ______________________, që të mund të ________________ nga kupa e ____________ dhe të informohet për misteret e ______________________.

3. Cilat prej atyre që vijojnë janë ligje?
____ Perëndia është një i vetëm.
____ Çdo Bahá’í duhet të lutet çdo ditë.
____ Çdo Bahá’í është pasues i Bahá’u’lláh-ut.
____ Çdo bahá’í duhet të kontribuojë për Fondin Bahá’í.
____ Perëndia i ka dhënë gjithsecilit aftësinë për të njohur Manifestimin e Tij.
____ Çdo Bahá’í duhet t’i bindet Shtëpisë Universale të Drejtësisë.
____ Burrat dhe gratë janë të barabartë.
____ Bahá’í-të duhet të edukojnë fëmijët e tyre.

4. Ç’do të thotë të jesh shërbëtor i bindur i Perëndisë?
____ Të hetosh vazhdimisht urtinë e asaj që ka urdhëruar Perëndia.
____ Vazhdimisht të hedhësh poshtë ose të mospërfillësh vendimet e institucioneve Bahá’í.
____ Të ndjekësh verbërisht ata që ne besojmë se janë shërbëtorë të bindur të Perëndisë.
____ Të hetosh të vërtetën duke pasur si qëllim ta pranosh atë dhe të jetosh sipas saj.
____ Të ecësh në shtegun e Tij në përputhje me urdhrat e Tij.

5. Si mësojmë ne për ligjet e Perëndisë?
____ Duke ndjekur të tjerët.
____ Duke shkuar në takime.
____ Duke lexuar Shkrimet çdo mëngjes e mbrëmje.
____ Duke u lutur.
____ Duke thelluar dijet tona për Besimin.

6. Ligjet e Perëndisë mund të cilësohen si:
____ E fshehta e shtegut në të gjithja udhëtimet e shtegtarit.
____ Fryti i Pemës së të Vërtetës.
____ Llambat e provanisë dashamirëse të Perëndisë.
____ Qelësat e mëshirës së Perëndisë.
____ Oqeani në të cilën janë të zhytur të gjitha qeniet njerëzore.

7. Diskutoni pyetjet e mëposhtme në grupin tuaj:
a. Cili është qëllimi i ligjeve të Perëndisë?
b. Pse duhet t’u bindemi ligjeve të Perëndisë?
c. A ka disa ligje që janë më të rëndësishme se disa të tjera dhe prandaj u duhet kushtuar më shumë vëmendje?
d. Cili është më i pranueshëm për Perëndinë: një Bahá’í i cili nuk ndjek ligjet e Bahá’u’lláh-ut, apo dikush që që jeton sipas sipas ligjeve të fesë së vet por refuzon të pranojë Bahá’u’lláh-un?


PJESA 7

Ne nuk mund të ecim verbërisht në shtegun që çon në praninë e Perëndisë. Njohja e Manifestimit të Perëndisë na hap sytë. Ne arrijmë të kuptojmë atë që çon në lartësimin tonë dhe atë që çon në poshtërimin tonë. Kur studiojmë Revelacionin që na ka sjellë Manifestimi, ne bëhemi të vetëdijshëm për qëllimin e Perëndisë ndaj njerëzimit. Në çdo gjë ne shohim një shenjë të Fuqisë së Tij dhe të Urtisë së Tij të padepërtueshme. Njohuritë që ne marrim nëpërmjet Manifestimit të Perëndisë, dhe dashuria që ndiejmë për Të, na japin siguri. Zemrat tona nuk lëkunden e dridhen më.

Kur ecim të përvuajtur në këtë shteg, neve na shtohen besimi e siguria. Dhe ashtu siç shtohet masa e besimit tonë, po kështu rritet aftësia jonë për të marrë dhuntitë e Perëndisë dhe zhvillohen cilësitë tona shpirtërore. Por besimi nuk ëashtë thjesht “të dish”. Nëse jemi vërtet të sigurt për të vërtetën e Mësimeve të Manifestimit, ne duhet të veprojmë sipas tyre. Njohja e së vërtetës, por veprimi në kundërshtim me të ose ngurrimi për të vepruar sipas asaj që dimë, tregon dobësi të besimit. Ja përse besimi është njohuri e vetëdijshme e shprehur në veprim. ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Edhe pse një person që bën punë të mira është i pranueshëm në Pragun e Fuqiplotit, sidoqoftë më parë duhet ‘të dijë’ e pastaj ‘të bëjë’. Edhe pse një njeri i verbër bën një punë artistike të mahnitshme e të shkëlqyer, sidoqoftë ai nuk e sheh dot atë. Mendoni sa shumë kafshë punojnë për njeriun, mbajnë ngarkesa dhe lehtësojnë shtegtimin; por duke qenë se janë të paditura, ato nuk marrin kurrfarë shpërblimi për punën e mundimin që bëjnë. Reja resh shi, trëndafilat e zymbylat rriten; fusha dhe lugina, kopshti dhe pemët gjelbërohen e lulëzojnë; por ato nuk i kuptojnë rezultatet e përfundimet e të gjitha këtyre. Llamba është e ndezur, por duke qenë se ajo nuk ka dije të vetëdijshme për vetveten, askush nuk është gëzuar për shkak të kësaj. Për më tepër, një shpirt që kryen vepra të shkëlqyera dhe ka sjellje të mirame siguri do të ecë përpara nga çfarëdo horizonti t’i shohë dritat që rrezatojnë. Këtu qëndron dallimi: Me besim kuptohet së pari dija e vetëdijshme dhe së dyti kryerja e punëve të mira”.13

1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Një njeri i verbër bën një punë artistike të mahnitshme e të shkëlqyer, sidoqoftë ____
_____________________________________________________________________
b. Shumë kafshë punojnë për njeriun, mbajnë ngarkesa dhe lehtësojnë shtegtimin, por __
_____________________________________________________________________
c. Reja resh shi, trëndafilat e zymbylat rriten; fusha dhe lugina, kopshti dhe pemët gjelbërohen e lulëzojnë; por _____________________________________________
_____________________________________________________________________
d. Llamba është e ndezur, por _____________________________________________
_____________________________________________________________________
e. Një qenie njerëzore bën punë të shkëlqyera, por më parë _______________________
_____________________________________________________________________

2. Për secilën prej fjalëve që vijojnë shkruani një fjali që përfshin fjalën “besim”. Jepet një shembull për t’ju ndihmuar:
I palëvizshëm Besimi i tij ishte si një mal; ishte i palvizshëm.
I padiskutueshëm _______________________________________________________
Vitalitet _______________________________________________________
I qëndrueshëm _______________________________________________________
Shtohet _______________________________________________________
Të zgjuar rishtas _______________________________________________________
E vërtetë _______________________________________________________
I palëkundur _______________________________________________________
I padyshimtë _______________________________________________________
I sinqertë _______________________________________________________
I patundur _______________________________________________________

3. Vendosni nëse thëniet e mëposhtje janë të vërteta apo të rreme:
a. Burimi i besimit është dija për Perëndinë dhe njohja Manifestimit
të Perëndisë. V Rr
b. Besimi te Bahá’ulláh-u nënkupton bindjen ndaj urdhrave të Tij. V Rr
c. Nëse njeriu ka besim te Manifestimi i Perëndisë, ai do t’u bindet
gjithmonë urdhrave të Tij. V Rr
d. Të kesh besim do të thotë të mos bësh kurrë pyetje. V Rr
e. Besimi shtohet krahas shtimit të dijes së njeriut për Perëndinë. V Rr
f. Besimi shtohet kur njeriu vepron në pajtim me Mësimet e
Manifestimit të Perëndisë. V Rr
g. Mëdyshja është e kundërta e sigurisë. V Rr
h. Besimi dhe siguria janë gjëra të njëjta. V Rr
i. Për të arritur gjendjen e sigurisë, njeriu duhet më parë të kalojë
përmes mëdyshjes. V Rr
j. Të kesh besim të verbër është shenjë se njeriu ka arritur gjendjen
e sigurisë. V Rr
k. Të kesh besim të patundur është njësoj si të jesh fanatik. V Rr
l. Besimi nuk është diçka që njeriu mund ta humbasë. V Rr

4. Shkruani disa gjëra për të cilat jeni të sigurt. Për t’ju ndihmuar jepen dy shembuj
a. Unë jam i sigurt se Rendi Botëror i Bahá’u’lláh-ut do të vendoset.
b. Unë jam i sigurt se pavarësisht nga të gjitha kundërshtimet Besimi do të triumfojë.
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
d. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
e. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
f. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

5. Diskutoni në grupin tuaj këto që vijojnë:
a. Nëse besoni në Mësimet e Bahá’u’lláh-ut, por në një gjendje të vështirë e nën një presion të madh vendosni se nuk është në leverdinë tuaj të veproni sipas parimit të ndershmërisë, për çfarë jeni në mëdyshje?
b. Çfarë bën njeriu me mëdyshjet e tij? Si kalon njeriu nga mëdyshja në siguri? Si lidhen dija dhe veprimi? Ç’rol luan lutja? Si lidhet këtu hiri i Perëndisë?
c. Besim i është një dhunti që ne marrim nga Perëndia.


PJESA 8

Besimi është themeli shkëmbor mbi të cilin ne ndërtojmë ekzistencën tonë shpirtërore. Ne e dimë të vërtetën e Revelacionit të Perëndisë dhe nuk ngurrojmë të veprojmë në pajtim me të. Ne e dimë dashurinë tonë për Perëndinë dhe Manifestimin e tij dhe jemi të patundur në këtë. Ne jemi të sigurt se Vullneti i Perëndisë do të përmbushet dhe ia nënshtrojmë vullnetin tonë të Tijit. Por dija jonë për krijimin shpirtëror e material të Perëndisë është e kufizuar dhe ne kurrë nuk e dimë se ç’do të ndodhë nga njëra ditë në tjetrën. Kështu, me zemrat plot shpresë, ne vazhdimisht presim vërshimet e dhuntive të Perëndisë mbi ne. Ne kemi besim në mëshirën e Perëndisë dhe kemi kurdoherë shpresë të marrim bekimet e Tij. ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Kurrë mos e humb besimin te Perëndia. Ki kurdoherë shpresë, sepse dhuntitë e Perëndisë kurrë nuk pushojnë së vërshuari mbi njeriun. ... Njeriu në të gjitha kushtet është i zhytur në detin e bekimeve të Perëndisë. Prandah mos e humb shpresën në çfarëdo rrethanash, përkundrazi ji i patundur në shpresën tënde”.14

“Në qoftë se zemra largohet nga të mirat që ofron Perëndia, si mund të shpresojë ajo për lumturi? Në qoftë se ajo nuk e mbështet shpresën dhe besimin në mëshirën e Perëndisë, ku mund ta mbështesë atë? Oh, mbështeteni besimin te Perëndia! Sepse bujaria e Tij është e pasosur, dhe te bekimet e Tij, sepse ato janë të lavdishme. Oh, mbështeteni besimin tuaj te Fuqiploti, sepse Ai kurrë nuk harron dhe mirësia e Tij vazhdon përgjithmonë! Dielli i Tij jep dritë vazhdimisht dhe Retë e Mëshirës së Tij janë plot me Ujërat e Dhembshurisë, me të cilin Ai ujit zemrat e të gjithë atyre që kanë besim tek Ai. Flladi i Tij freskues sjell gjithmonë shërim në krahët e veta për shpirtrat e etur të njerëzve!”15

1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Ne duhet të kemi shpresë, sepse ________________ e Perëndisë kurrë nuk do të __________________ të vërshojnë mbi njeriun.
b. Ne nuk duhet ta humbim shpresën në çfarëdo rrethanash, përkundrazi të jemi ________________ në ________________ tonë.
c. Ne nuk duhet ta ___________ _______________ në çfarëdo __________________, përkundrazi të jemi të patundur në shpresën tonë.
d. Retë e _______________ së Perëndisë janë plot me ujë të _____________________.
e. Me ujërat e ________________________ Perëndia ujit ____________ e të gjithë atyre që ____________________ tek Ai.

2. Vendosni nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta apo të rreme:
a. Besimi te Perëndia është burim shprese. V Rr
b. Burimi real i shpresës është besimi në aftësitë e njeriut. V Rr
c. Shpresa rrjedh nga besimi në mëshirën gjithëpërfshirëse të Perëndisë. V Rr
d. Besimi në të vërtetën e Mësimeve të Revelacionit të Perëndisë
është burim shprese. V Rr
e. Burimet më të mëdha të shpresës janë zotërimet materiale dhe
lidhjet me njerëzit në pushtet. V Rr
f. Vetëm njerëzit naivë kanë shpresë. Njeriu realist ka arsye të dyshojë
për gjithçka. V Rr
g. Shpresa rrjedh vetëm nga zemrat e të marrëve V Rr
h. Nëse jemi të kënaqur nga Vullneti i Perëndisë, atëherë nuk është
nevoja të kemi shpresë. V Rr
i. Ne mund të jemi të kënaqur nga Vullneti i Perëndisë dhe,
në të njëjtën kohë, me zemrat plot shpresë, digjen nga dëshira për
të marrë pjesë gjithnjë e më të mëdha të dhuntive të Tij. V Rr

3. Mungesa e shpresës nënkupton që kur ne shtrojmë si qëllim të zhvillojmë disa cilësi shpirtërore:
a. Ne jemi të sigurt se do t’ia arrijmë qëllimit tonë. V Rr
b. Ne duhet të sjellim vazhdimisht ndërmend se mund të mos e arrijmë
qëllimin tonë. V Rr
c. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë ndonjë përpjekje. V Rr
d. Ne kemi nevojë vetëm të kemi besim në aftësinë tonë, sepse
ky është faktori kryesor që do të përcaktojë suksesin tonë. V Rr
e. Ne duhet të punojmë për t’ia arritur qëllimit tonë, por ne do ta
arrijmë atë përmes mirësisë së Perëndisë. V Rr

4. Cilat prej fjalive të mëposhtme përdoren nga një njeri që ka shpresë?
a. Unë sigurisht besoj se qeniet njerëzore janë krijuar fisnike, por
unë nuk do të jetoj kurrë sa të shoh ditën kur njerëzit do të
veprojnë në mënyrë fisnike. V Rr
b. Komuniteti ynë po kalon vështirësi të mëdha, por unë jam i sigurt
që kur ne i hapim zemrat për dhuntitë e Perëndisë, ne do të arrijmë
së shpejti unitetin dhe do të fillojmë përsëri të rritemi. V Rr
c. Ne jemi kaq pak saqë, sado të mëdha të jenë përpjekjet tona, ne nuk
mund t’i bëjmë kurrfarë ndryshimesh botës dhe gjendjes së saj. V Rr
d. Unë nuk do të shqetësohem të shkoj te mjeku, sepse gjithsesi nuk
do të bëhem më mirë. V Rr

e. Unë nuk jam i mirë dhe nuk ka kuptim të përpiqesh të më
ndryshosh mua. V Rr
f. Unë i di kufizimet e mia, por gjithmonë përpiqem të bëj gjithçka
mundem. V Rr
g. Gjatë kohëve më të vështira të jetës sime unë kërkoj ndihmën hyjnore
dhe kurdoherë e marr atë. V Rr
h. Disa prej fëmijëve në klasën time sillen keq, por unë e di që në qoftë
se i ndihmoj me durim, ata do të bëjnë hapa përpara. V Rr

5. Mësoni përmendësh lutjen e mëposhtme:
“Ai është Zemërdhembshuri, Bujariploti! O Perëndi, Perëndia im! Ti më sheh mua, Ti më njeh mua; Ti je Limani Im dhe Streha ime. Unë nuk kam kërkuar as do të kërkoj askënd veç Teje; nuk kam shkelur as do të shkel asnjë shteg veç shtegut të dashurisë për Ty. Në natën e errët të dëshpërimit, syri kthehet në pritje e plot shpresë ndaj agimit të favorit Tënd të pakufishëm, dhe në orën e feksjes së ditës shpirti im i ligështuar freskohet e forcohet duke kujtuar bukurinë e përsosurinë Tënde. Ai të cilin hiri i mëshirës Sate e ndihmon, edhe në qoftë vetëm një pikë, do të bëhet një oqean i pakufi, dhe atomi më i thjeshtë të cilin vërshimi i dashamirësisë sate e mbështet do të shkëlqejnë si yll i ndritshëm.

“Strehoje nën mbrojtjen Tënde, o Ti Shpirt i dëlirësisë, Ti Që je Dhuruesi Bujari¬plotë, këtë shërbëtor Tëndin të magjepsur e të ndezur flakë. Ndihmoje atë në këtë botë të qenies të mbetet i vendosur e i patundur në dashurinë për Ty dhe bëj që ky zog krahëthyer të gjejë strehë e vend në folenë Tënde hyjnore që ndodhet në pemën qiellore”.16


PJESA 9

Shok i ngushte i shpresës është dëshira e zjarrtë. Një zemër qe nuk përgjërohet për të marrë bujaritë e Perëndisë është e pajetë. Një shpirt qe nuk digjet nga dëshira për të arritur në praninë e Perëndisë nuk mund veçse të endet në shkretëtirën e mosbindjes. Përgjërimi e dëshira janë veti të zemrës njerëzore. Por objekti i dëshirës duhet të jenë cilësitë qiellore, gëzimi shpirtëror, pranimi në pragun hyjnor dhe shërbimi i përulur ndaj Kauzës së Tij. Sepse kur diktatet e vetes e të pasionit e drejtojnë dëshiren për nga bota e kotësitë e saj, vetë forca që nxit përparimin e shpirtit do të shterojë. ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Gurra e bujarisë hyjnore po vërshon, po ne duhet të jemi të etur për ujërat e jetës. Po të mos kesh etje, uji i shëndetshëm nuk të qetëson. Nëse shpirti nuk është i uritur, ushqimet e shijshme të tryezës hyjnore nuk të mbajnë. Nëse sytë e perceptimit nuk hapen, drita e diellit nuk shihet. Pa pastruar vrimat e hundëve, nuk thithen aromat e kopshtit hyjnor të trëndafilave. Pa u mbushur zemra me dëshirë të zjarrtë favoret e Zotit nuk do të jenë të dukshme…. Nëse një oqean uji të shëndetshëm dallgëzon dhe ne nuk jemi të etur, ç’përfitim do të kemi? Nëse qiriu është i ndezur dhe ne nuk kemi sy, ç’gëzim do të fitojmë prej tij? Nëse himne melodioze ngrihen drejt qiejve dhe ne jemi të privuar nga dëgjimi, çfarë gëzimi mund të gjejmë?”17

Në një letër të shkruar në emër të Shoghi Effendi-ut, lexojmë:

“Prandaj pushoni së qeni të vetëdijshëm për dobësitë tuaja; mbështetuni tërësisht te Perëndia; le të digjet zemra juaj nga dëshira për t’i shërbyer misionit të Tij dhe për të shpallur thirrjen e Tij; dhe do të shihni sesi elokuenca dhe fuqia për të ndryshuar zemrat njerëzore do të vijnë vetvetiu”.18

1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Gurra e bujarisë hyjnore po ______________, por ne duhet të jemi ______________ për ujërat e jetës.
b. Gurra ____________________________________ po vërshon, por ne duhet të jemi të etur për ____________________________.
c. Ushqimet e shijshme të tryezës hyjnore nuk na mbajnë nëse shpirtrat tanë ____________________________________.
d. ______________________________________ të tryezës hyjnore nuk na mbjanë nëse shpirtrat tanë nuk janë të uritur.
e. Favoret e Zotit do të jenë të dukshme kur zemrat tona të jenë mbushur me __________________________________.
f. ______________ e Zotit do të ______________________________ kur zemrat tona të jenë mbushur me dëshirë të zjarrtë.
g Ne duhet të pushojmë së qeni të vetëdijshëm për ________________ tona.
h. Zemrat tona duhet __________________ nga ______________ për t’i shërbyer misionit të Tij dhe për të shpallur thirrjen e Tij.
i. Zemrat tona duhet të digjen nga dëshira për t’i ________________ ______________________________ dhe për të ________________ __________________________.
j. Elokuenca dhe fuqia për të ndryshuar zemrat njerëzore do të vijnë vetvetiu kur _____________________________________________________________ dhe le të ____________________________________________________________________.

2. Në bazë të citatit të parë më lart, shkruani 5 fjali që fillojnë me fjalën “Vetëm nëse”
a. Vetëm nëse __________________________________________________________
____________________________________________________________________
b. Vetëm nëse __________________________________________________________
____________________________________________________________________
c. Vetëm nëse __________________________________________________________
____________________________________________________________________
d. Vetëm nëse _________________________________________________________
____________________________________________________________________
e. Vetëm nëse __________________________________________________________
____________________________________________________________________

3. Vendosni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të rreme:
a. Çdo dëshirë është e lavdërueshme. V Rr
b. Vetëm dëshira për përsosmëri hyjnore është e lavdërueshme. V Rr
c. Nëse ne nuk dëshirojmë përsosmëri hyjnore, nuk do t’i arrijmë ato. V Rr
d. Mjafton t’u mësosh Kauzën e Perëndisë të tjerëve nga ndjenja
e detyrës. V Rr
e. Kur u mësojmë njerëzve Kauzën e Perëndisë, zemrat tona duhet të
jenë të mbushura me dëshirë të zjarrtë për mësimdhënie. V Rr
f. Nëse duam te arrijmë diçka, duhet ta dëshirojmë atë me gjithë zemër. V Rr
g. Dëshira përgjëruese është e domosdoshme për të pasur favoret
e Perëndisë. V Rr
h. Dëshira për gjëra materiale është e pranueshme kur vjen pas dëshirës
për dhuratat e Shpirtit të Shenjtë. V Rr
i. Do të ishim shumë më të lumtur po të mos kishim dëshira. V Rr
j. Duhet të jemi kurdoherë syhapur që dëshirat tokësore të mos
drejtojnë jetën tonë. V Rr
k. Dëshira më e lartë është të vijmë në prani të Perëndisë. V Rr

4. Cilat nga dëshirat e mëposhtme janë tokësore dhe cilat hyjnore. Nëse janë tokësore, a janë ato të pranueshme apo jo?
Te kem një punë te respektueshme ___________________________________________
Të jem i/e lumtur _________________________________________________________
Të arrij shquarsi _________________________________________________________
Të shoh vendosjen e paqes mbi tokë __________________________________________
Të kem shumë fëmijë _____________________________________________________
T’u mësoj Kauzën të tjerëve ________________________________________________
Të kem një familje të lumtur ________________________________________________
Të arrij një gjendje sigurie __________________________________________________
T’i shërbej komunitetit Bahá’í ______________________________________________
Të jem i njohur për shërbimet ndaj komunitetit Bahá’í ____________________________
Të jem një Bahá’í i/e mirë __________________________________________________
Të jem i/e njohur si një Bahá’í i/e mire ________________________________________
zhvilloj cilësinë e përzemërsisë ____________________________________________
Të punoj për lumturinë e të tjerëve ___________________________________________
T’u shërbej të dashurve të Perëndisë __________________________________________
Të zgjidhem në Asamble ___________________________________________________
Të shoh triumfin e Kauzës _________________________________________________
Të kem prestigj personal në komunitetin Bahá’í _________________________________
Të kem besim ____________________________________________________________

5. Diskutoni në grupin tuaj idetë e mëposhtme:
a. Meditimi për jetën pas vdekjes na ndihmon të kemi etje për përkushtim shpirtëror.
b. Dëshira më e lartë është dëshira për të sakrifikuar gjithçka në rrugën e Perëndisë dhe të ardhur në prani të Tij.



PJESA 10

Dituria, besimi, shpresa dhe dëshira përgjëruese janë të domosdoshme për ata që ecin ne rrugën e përsosmërisë. Por ato nuk janë të mjaftueshme. Për të arritur çfarëdo gjëje, duhet të kemi vullnetin që ta arrijmë. Atëherë duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme. Bahá’u’lláh-u thotë:

“Për secilin është porositur një aftësi e paracaktuar, siç urdhërohet në tabelat e fuqishme e të ruajtura të Perëndisë. Por çdo gjë që ju zotëroni si mundësi, mund të manifestohet vetëm si rezultat i vetë vullnetit tuaj. Vetë veprimet tuaja dëshmojnë për këtë të vërtetë”.19

‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Mos i mësoni trupat tuaj me pushim, por punoni me gjithë shpirt, dhe me gjithë zemër thërrisni e përgjërojuni Perëndisë t’ju dhurojë ndihmën e hirin e Tij. Kështu mund ta bëni këtë botë Parajsën Abhá, e këtë glob toke sheshin e paradës të mbretërisë së epërme. Vetëm sikur të përpiqeni, është e sigurt që këto shkëlqime do të rrezatojnë, këto re të mëshirës do të reshin shiun e tyre, këto erëra jetëdhënëse do të ngrihen e do të fryjnë, dhe kjo aromë erëmirë do të përhapet anembanë”.20

1. Cilat nga pohimet e mëposhtme nënkuptohen në citatin e parë?
a. Meqenëse aftësitë tona janë të paracaktuara nga Perëndia, nuk ka
nevojë që ne të përpiqemi t’i zhvillojmë ato Po Jo
b. Meqenëse aftësitë tona janë të paracaktuara nga Perëndia, ato
do zhvillohen pavarësisht nëse ne përpiqemi apo jo. Po Jo
c. Perëndia na ka dhënë disa kapacitete, por këto zhvillohen
nëpërmjet ushtrimit te vullnetit tonë. Po Jo
d. Nëse bëjmë përpjekje, secili do të zhvilloje të gjitha aftësitë
e shpirtit njerëzor në shkallën më të lartë të përsosmërisë. Po Jo
e. Nëse bëjmë përpjekje, secili nga ne do të zhvillojë gjithçka që
zotërojmë si mundësi në shkallën më të lartë të përsosmërisë. Po Jo
f. Megjithëse të gjithë neve na janë dhënë aftësi, këto nuk do të
zhvillohen medoemos, nëse ne nuk bëjmë përpjekje. Po Jo

2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
a. Çdo gjë që ne zotërojmë ____________________, mund të manifestohet __________ si rezultat i ____________________________ tonë.
b. Çdo gjë që ne zotërojme si mundësi mund të ________________________ vetëm si rezultat i ______________________________________.
c. Ne nuk duhet t’i _____________ trupat tanë me pushim, por duhet të _____________ me __________________________, dhe me gjithë __________ duhet të __________________ e t’i ______________________ Perëndisë të na dhurojë ______________ e __________ e Tij. Kështu mund ta bëjmë këtë botë ________________ Abhá, e këtë glob toke ______________ e paradës të ____________________ së ____________.
d. Vetëm sikur të përpiqemi, është e sigurt që __________________________________
_____________________________________________________________________
e. Vetëm sikur të përpiqemi, është e sigurt që __________________________________
_____________________________________________________________________
f. Vetëm sikur të përpiqemi, është e sigurt që __________________________________
_____________________________________________________________________
g. Vetëm sikur të përpiqemi, është e sigurt që __________________________________
_____________________________________________________________________

3. Përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme:
a. Nëse e di që ke aftësinë për t’i shërbyer Kauzës, a do të kesh sukses në zhvillimin e kësaj aftësie vetëm si rezultat i kësaj dije? Çfarë të duhet tjetër? _________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

b. Nëse e di që ke aftësinë për t’i shërbyer Kauzës, dhe je i mbushur me dëshirë të zjarrtë për të vepruar kështu, a do të kesh suskses në zhvillimin e aftësisë sate? Çfarë të duhet tjetër? _______________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

c. Nëse e di që ke aftësinë për t’i shërbyer Kauzës, je i mbushur me dëshirë të zjarrtë për të vepruar kështu dhe ke vullnetin për të shërbyer, a do të kesh suskses në zhvillimin e aftësisë sate? Çfarë të duhet tjetër? _______________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

d. Nëse e di që ke aftësinë për t’i shërbyer Kauzës dhe ke dëshirë e vullnetin për të vepruar kështu, dhe gjithashtu bën përpjekje të vazhdueshme për të shërbyer, a do të kesh suskses në zhvillimin e aftësisë sate? Çfarë të duhet tjetër? _________________
_____________________________________________________________________

4. Përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme dhe shpjegoni arsyen e përgjigjes suaj:
a. A do të thotë fakti që Perëndia di kapacitetin tonë për të fituar përsosmëri qiellore, që fitimi i tyre nuk është në duart tona por në ato të Perëndisë? ____________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

b. A kemi ne vullnet të lirë që t’i zhvillojmë ose të mos i zhvillojmë cilësitë tona shpirtërore? __________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. A do të thotë fakti që ne kemi vullnet të lirë, se ne jemi përgjegjës para Perëndisë për zgjedhjet që bëjmë gjatë jetës sonë? ________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

d. Le të supozojmë se një student nuk studion për provimet dhe ngel. A mund të thotë ai se ishte fati i tij që të ngelte? _____________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

e. Le të supozojmë se një student ka qenë shumë i përqendruar e i vendosur në studim dhe del me nota të shkëlqyera. A mund t’i atribuohet suksesi i tij “fatit të mirë”? ____
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

f. Çfarë ka rëndësi; përpjekja që bëhet për arritjen e një qëllimi, apo vetë arritja e qëllimit? ____________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

g. Nëse ke vështirësi në përpjekjet për të arritur një qëllim, a do të thotë kjo se nuk është e thënë që ta arrish atë qëllim dhe duhet të heqësh dorë? Nëse vazhdon të përpiqesh, por pa sukses, a do të thotë kjo se tani duhet të heqësh dorë? Si e kupton se kur është momenti që të heqësh dorë nga një qëllim? _________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

h. A do të thotë fakti që duhet të bëjmë përpjekje për të zhvilluar cilësitë shpirtërore, se ne mund t’ia arrijmë qëllimit pa iu përgjëruar Perëndisë për ndihmë? _____________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

i. Pse lutja është kaq e rëndësishme për zhvillimin e cilësive shpirtërore? ___________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

5. Diskutoni thënien e mëposhtme në kontekstin e vullnetit dhe të përpjekjes:
Anija është në det. Pikëmbërritja është e përcaktuar. Fryn erë. Kapiteni duhet të përdorë velat e anijes për të kapur erën dhe të përdorë timonin për ta drejtuar atë, përndryshe ai do të humbasë kursin dhe nuk do të arrijë kurrë në destinacion. Era është herë e lehtë herë e fortë. Një kapiten i zoti është në gjendje ta drejtojë anijen edhe përmes furtunash të egra. Por mund të vijë një furtunë aq e fortë saqë, megjithë përpjekjet, kapiteni nuk mund ta mbajë anijen dhe e lë atë në mëshirën e detit.


PJESA 11

Përsosmëritë qiellore nuk fitohen pa sakrificë. Misteri i sakrificës është se ne heqim dorë nga ajo që na përket neve, që të marrin atë që i përket Perëndisë. ‘Abdu’l-Bahá-i na e shpjegon misterin e sakrificës nëpërmjet shembullit të hekurit të vënë në zjarr. Hekuri është ngjyrë gri, i ftohtë dhe i ngurtë. Por ai duhet të heqë dorë nga këto veti që të fitojë cilësitë e zjarrit – të bëhet i kuq, i nxehtë dhe i lëngët. Sakrifica përfshin ndarjen nga gjëra me të cilat jemi të lidhur, dhe për këtë arsye sjell dhembje. Megjithatë, për zemrën që di dhembja është e ëmbël, sepse sjell gëzim të vërtetë. ‘Abdu’l-Bahá-i na thotë:

“... më shikoni mua, më ndiqni mua, jini si une; mos mendoni për veten apo jetën tuaj, nëse hani apo flini, nëse jeni mirë apo të sëmurë, nëse jeni me miq apo me armiq, nëse ju lëvdojnë apo ju shajnë; për të gjitha këto gjëra nuk duhet të merakoseni fare. Më shikoni mua dhe jini si une; ju duhet të vdisni për veten tuaj dhe për botën, që të mund të rilindni e të hyni në mbretërinë e qiellit. Shihni qiriun, si jep dritë. E loton jetën e vet pikë-pikë që të japë flakë e dritë”.21

“... afria ndaj Perëndisë kërkon sakrifikimin e vetvetes, shkëputjen dhe lënien e gjithçkaje në duart e Tij. Afria është ngjasim.”22

1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
Nëse duam të ndjekim shembullin e ‘Abdu’l-Bahá-it, nuk duhet të ________________ për __________ apo __________ tonë, nëse ________ apo __________, nëse jemi ________ apo __________________, nëse jemi me ______ apo __________, nëse na ________________ apo na ____________; për të gjitha këto gjëra nuk duhet të merakosemi fare. Ne duhet të ____________ për ____________________ dhe për __________, që të mund të ________________ e ______________ në mbretërinë e qiellit.

2. Pergjigjjuni pyetjeve te mëposhtme:
a. Çfarë ndodh me qiriun kur është i ndezur? __________________________________
b. Është e mundur që qiririu të japë dritë pa u djegur? ___________________________
c. Për çfarë vlen një qiri që kurrë nuk ndizet? _________________________________
d. Mundet një farë të arrijë potencialin e vet duke ruajtur formën e farës? ___________
e. Çfarë sakrifikon fara që të bëhet peme? ____________________________________
f. Cilat janë disa nga gjërat prej të cilave duhet te heqim dorë që të zhvillojmë cilësitë shpirtërore? ___________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
g. A mund të afrohemi te Perëndia pa sacrifice? ________________________________
h. A i zhvillojmë ne cilësitë shpirtërore pa sacrifice? ____________________________
i. Ç’vlerë ka një njeri që nuk zhvillon cilësitë shpirtërore? _______________________
_____________________________________________________________________
3. Qëllimi i sakrificës është:
____ Të arrijmë jetën e përjetshme
____ Të afrohemi te Perëndia
____ Të heqim qafe pasurinë tonë materiale
____ Të çlirohemi nga dëshirat tona tokësore
____ Të vemë veten në provë
____ Të zhvillojmë cilësitë shpirtërore
____ Të vuajmë
____ Të ndjekim shembullin e ‘Abdu’l-Bahá-it.
____ T’u sjellim dritën e udhërrëfimit zemrave të njerëzve.

4. Pozita e kryerjes së sakrificës është vërtet e lartë. Ne duhet të jemi të sigurt që nuk e banalizojmë atë duke u mburrur se çdo gjë e vogël që bëjmë është një akt i madh sakrifice. Le të mendojmë për disa fjali në të cilat fjala “sakrificë” është e përdorur në mënyrë të papërshtatshme, për shembull: “Unë sakrifikova dhe nuk pashë emisionin tim të preferuar në TV që të shkoja në Festën e 19 Ditëve”. A është i justifikuar përdorimi i fjalës “sakrificë” këtu? Është e vërtetë se është hequr dorë nga diçka, por a nuk e banalizojmë ne pozitën e sakrificës duke e quajtur një gjë të tillë “sakrificë”? Le të marrim një shembull tjetër: “Unë sakrifikova fundjavën që të shkoja në një udhëtim mësimdhënieje”. Çfarë nënkupton kjo fjali? A do të thotë ajo se na pëlqen me të vërtetëmësimi i Kauzës të tjerëve? Nga se kemi hequr dorë? Ç’dhembje na u shkaktua? Shkruani disa fjali në të cilat përdorimi i fjalës “sakrificë” është i pajustifikuar.

a. _____________________________________________________________________
b. _____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
d. _____________________________________________________________________
e. _____________________________________________________________________
f. _____________________________________________________________________
g. _____________________________________________________________________
h. _____________________________________________________________________
i. _____________________________________________________________________
j. _____________________________________________________________________

5. Diskutoni thënien e mëposhtme ne grupin tuaj:
Sakrifica më e lartë është martirizimi. Më të shumtëve nga ne nuk na bëhet thirrje të bëhen martirë, por të jetojmë një jetë në shërbim të Kauzës. Sakrifica është shenja e një jete shërbimi.

6. Diskutoni raportin midis sakrificës, dhembjes e gëzimit.

7. Mësoni përmendësh citatin e mëposhtëm:
“Unë i bëj, pra, thirrje secilit prej jush … të flijoni të gjitha mendimet, fjalët e veprimet tuaja për ta çuar dijen e dashurisë së Perëndisë në çdo zemër”.23


PJESA 12

Gjatë këtij kursi, vëzhguam rrugën e rritjes shpirtërore të një individi. Shqyrtuam kushtet e një zemre që pasqyron atributet e Perëndisë. Medituam për dashurinë ndaj Perëndisë dhe frikën nga Perëndia, si dhe për domosdoshmërinë absolute të bindjes ndaj urdhrave te Tij. Shqyrtuam dinamikën e besimit, të shpresës dhe të dëshirimit të flaktë. Pamë sesi përparimi shpirtëror kërkon vullnet, këmbëngulje, përpjekje dhe sakrificë. Duhet të kemi parasysh se pavarësisht nga vështirësitë e momentet e krizës, ne ecim në rrugën e rritjes shpirtërore me gëzim. Gëzimi është një cilësi e shpirtit njerëzor dhe jo një emocion që vjen nga ndikime të jashtme. Natyrisht, disa herë ne ndjehemi të trishtuar dhe disa herë ndjehemi të lumtur. Por gjendja themelore e zemrave tona është gëzimi – gëzimi i njohjes se Perëndisë, gëzimi i njohjes e i pranimit të Manifestimit te Tij, gëzimi i të qënit të zhytur në oqeanin e Mëshirës së Tij.

‘Abdu’l-Bahá-i ishte thelbi i gëzimit. Gjatë gjithë jetës suaj, ju duhet të lexoni rregullisht fjalët e ‘Abdu’l-Bahá-it, t’i mësoni ato përmendësh dhe të mendoni për domethënien e tyre, duke kujtuar shembullin e jetës së Tij. Studimi i fjalëve e i thënieve të tij nga ana juaj duhet të jetë kaq intensiv saqë ato të bëhen pjesë e pandarë e të menduarit tuaj. Në çdo moment, qofshi të gëzuar apo të trishtuar, në vështirësi aponë qetësi, ju duhet të jeni në gjendje të sillni ndër mend fjalët e Tij, të kujtoni ‘Abdu’l-Bahá-in dhe të mbusheni me gëzim. Sa për fillim, mësoni përmendësh citatet e mëposhtme nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it:

“…ju duhet që për këtë çështje, domethënë për t’i shërbyer njerëzimit, të jepni vetë jetën tuaj dhe, ndërsa hiqni dorë nga vetvetja, të gëzoheni”.24

“Vetëm sikur ta dije se ç’pozitë e lartë është destinuar për ata shpirtra që janë të shkëputur nga bota, janë të tërhequr fuqimisht nga Besimi dhe që ua mësojnë atë njerëzve nën hijen mbrojtëse të Bahá’u’lláh-ut! Sa do të gëzoheshe ti, si ti, e ngazëllyer dhe e magjepsur, do të hapje krahët dhe do të fluturoje lart drejt qiellit – sepse je ndjekëse e një rruge të tillë dhe udhëtare drejt një Mbretërie të tillë”.25

“Mbajuni fort pas cepit të rrobës së Perëndisë, drejtojini të gjitha përpjekjet tuaja në mbështetje të Besëlidhjes së Tij, digjuni me shkëlqim edhe më të madh nga zjarri i dashurisë për Të, që zemrat tuaja të gufojnë nga gëzimi në flladet e shërbimit që vërshojnë nga gjoksi i ‘Abdu’l-Bahá-it”.26

“Le t’i lemë mënjanë të gjitha mendimet për vetveten; le t’i mbyllim sytë për gjithçka mbi tokë, le të mos bëjmë të njohura vuajtjet tona dhe as të mos qahemi për gabimet tona. Përkundrazi, le të harrojmë veten tonë dhe të pimë verën e hirit qiellor, le të shprehim me zë të lartë gëzimin tonë dhe ta humbasim vetveten në bukurinë e Lavdiplotit”.27

“Ju jeni engjëjt, nëse hapat tuaj janë të vendosur, shpirtrat tuaj të gëzuar, mendimet tuaja të fshehta të pastra, sytë tuaj të ngushëlluar, veshët tuaj të hapur, gjokset tuaj të fryrë nga gëzimi dhe shpirtrat tuaj të kënaqur, dhe nëse ju ngriheni për të ndihmuar Besëlidhjen, për t’i rezistuar përçarjes dhe për t’u tërhequr nga Shkëlqimi!”28

“Gjatë tërë kohës unë flas për ju dhe ju kam në mendje. I lutem Zotit dhe me lot në sy i përgjërohem Atij të reshë mbi ju të gjitha këto bekime, të gëzojë zemrat tuaja, të lumturojë shpirtrat tuaj e t’ju japë gëzim të pamasë e kënaqësi qiellore….”29

“I vetmi gëzim i imi në këtë botë që kalon shpejt ka qenë të eci në shtegun e gurtë të Perëndisë dhe të përballoj sprova të rënda e gjithfarë fatkeqësish materiale. Sepse përndryshe kjo jetë tokësore do të ishte shterpë dhe e kotë, dhe më e mirë do të ishte vdekja. Pema e qenies nuk do të jepte fryte, fusha e mbjellë e kësaj ekzistence nuk do të jepte prodhim. Pra unë shpresoj se përsëri ndonjë rrethanë do të bëjë që kupa ime e ankthit të mbushet plot sa të derdhet, dhe ajo Dashuri e bukur, ai Vrasës shpirtrash, të verbojë përsëri shikuesit. Atëherë kjo zemër do të jetë e lumtur, e ky shpirt i bekuar”.30

“Atëherë lindi Dielli i së Vërtetës dhe shkëlqimet e Mbretërisë u derdhën mbi lindjen dhe perëndimin. Ata që kishin sy të shikonin u ngazëllyen për lajmin e gëzuar dhe thirrën: ‘O të lumët, të lumët ne!’, dhe dëshmuan për realitetin e brendshëm të të gjitha gjërave, dhe zbuluan misteret e Mbretërisë. Të çliruar atëherë prej dyshimeve e fantazive të tyre, ata panë dritën e së vërtetës dhe aq u gazmuan që zbrazën kupën e dashurisë së Perëndisë sa harruan krejtësisht botën dhe veten e tyre. Duke kërcyer nga gëzimi, ata nxituan drejt vendit të martirizimit të tyre dhe atje, ku njerëzit vdesin për dashurinë, flakën tej kokat dhe zemrat e tyre”.31


REFERENCAT

1. ‘Abdu’l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1982), f. 14-15.
2. Tabela të Bahá’u’lláh-ut të reveluara pas Qitapit Akdas, (bot. shqip 2002), #9:4.
3. ‘Abdu’l-Bahá, Sekreti i qytetërimit hyjnor, (bot. shqip 2003), #45.
4. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut, (bot. shqip 1995), #153.
5. Shoghi Effendi, Të jetosh jetën, (bot. shqip 2000), #3.
6. Bahá’u’lláh, Fjalët e Fshehura, (bot. shqip 1996), nga persishtja #5.
7. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, (bot shqip 2005), #174.
8. Qëmtime, #126.
9. Bahá’u’lláh, Qitapi Akdas, Libri më i Shenjtë, (bot. shqip 2004), Q1.
10. Po aty, Q3.
11. Bahá’u’lláh, cituar në Hyrjen e Qitapit Akdas nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, f. 5.
12. Bahá’u’lláh, The Seven Valleys and The Four Valleys [Shtatë Luginat dhe Katër Luginat], Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1986, f. 39-40.
13. Tablets of Abdul-Baha Abbas, (New York: Bahá’í Publishing Committee, 1930), vëll. 3, f. 549.
14. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #178.
15. ‘Abdu’l-Bahá, Bisedat e Parisit, (bot. shqip 2000), #34:8.
16. ‘Abdu’l-Bahá nga Bahá’í Prayers [Lutje Bahá’í], (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1991), f. 31-32.
17. The Promulgation of Universal Peace, f. 195-96.
18. Shoghi Effendi nga Fuqia e ndihmës hyjnore, (bot. shqip 1996), #1703:2.
19. Qëmtime, #77.
20. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #200.
21. ‘Abdu’l-Bahá, Bahá’í Scriptures: Selections from the Utterances of Bahá’u’lláh and ‘Abdu’l-Bahá (New York: Bahá’í Publishing Committee, 1928), nr. 969, f. 503.
22. The Promulgation of Universal Peace, f. 148.
23. Bisedat e Parisit, #27:11.
24. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #35.
25. Po aty, #64.
26. Po aty, #42.
27. Po aty, #195.
28. Tablets of Abdul-Baha Abbas, vëll. 1, f. 145.
29. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, #17.
30. Po aty, #190.
31. Po aty, #16.












Si të bëhesh drejtues
për Librat 1-6





Qëllimi

Të shqyrtojmë disa koncepte dhe të fitojmë disa qëndrime
e shprehi që rritin aftësinë për të ndihmuar
një grup miqsh të studiojnë Librat 1-6.



Praktika

Të formojmë një rreth studimi dhe
ta shoqërojmë atëgjatë së paku një libri




PJESA 1

Qëllimi i kësaj njësie të librit është t’ju ndihmojë në përpjekjet për të kontribuar në zhvillimin e burimeve njerëzore të komunitetit tuaj. Tema specifike e diskutimit do të jetë roli juaj si drejtues për Librat 1-6. Kushdo që është i njohur me Institutin Ruhi mund të marrë pjesë në programet e tij të paktën në dy mënyra: së pari, si student i kurseve gjithnjë e më të shumta që përgatiten gradualisht, dhe së dyti si drejtues i kurseve që ka kryer tashmë ai vetë. Ky akt i fundit shërbimi kryhet zakonisht në një rreth studimi me një numër të vogël miqsh të interesuar, ose sipas rastit në një qendër të madhe me një grup shumë më të gjerë. Për t’u bërë drejtues efektiv, është i nevojshëm njëfarë trainimi fillestar, i pasuar nga pjesëmarrja në takime periodike konsultimi, të organizuara nga Instituti, ku analizohen përvojat e shprehitë dhe rriten aftësitë.

Duke marrë pjesë në cilëndo prej këtyre dy lloje veprimtarish, duhet pasur parasysh se Instituti disa fjalë nuk i përdor si tituj. “Drejtues”, “trainer”, “koordinator” janë për ne fjalë që u referohen funksioneve që kryejmë për një kohë të caktuar dhe jo pozitës që kemi në komunitet. Kështu, nuk ka kuptim të thuash që unë jam një “Drejtues Ruhi”, ose që unë jam një “Trainer Ruhi”. Kjo nuk do të thotë se të shërbesh si drejtues, duke ndihmuar një grup miqsh të studiojnë njërin libër pas tjetrit, është një punë e rëndomtë. Padyshim ne duhet të përpiqemi të bëhemi drejtues të zotë, e pastaj të bëhemi drejtues të shkëlqyer. Ka disa cilësi, aftësi e qëndrime që ne duhet t’i zhvillojmë, disa koncepte thelbësore që duhet t’i kuptojmë dhe disa fusha njohurish që duhet t’i studiojmë, në mënyrë që të jemi në gjendje të udhëheqim me efektivivitet një rreth studimi.

Ne e dimë, sigurisht, se cilësitë shpirtërore përbëjnë themelin e aftësive tona dhe përcaktojnë, në analizë të fundit, shkallën e suksesit tonë. Për këtë arsye, pjesa e parë e librit është përqëndruar në natyrën e rrugës shpirtërore ku ecim të gjithë. Në këtë njësi të dytë do përqëndrohemi më shumë në disa koncepte, qëndrime e aftësi që na ndihmojnë të bëhemi drejtues efektivë.


PJESA 2

Le ta fillojmë bisedën me shqyrtimin e konceptit të arsyes së një veprimi. Pa një arsye të tillë, pjesëmarrësit e rrethit të studimit nuk do të mësojnë shumë dhe numri i tyre do të pakësohet. Si të mbajmë lart entuziazmin në grup do të jetë pyetja që ju do t’i bëni disa herë vetes. Juve do t’ju duhet t’i bindni miqtë për arsyen kur i ftoni të marrin pjesë në rrethin e studimit, dhe më pas sa herë që grupi mblidhet. Pse duhet që këta miq të vendosin të studiojnë në kurset e Institutit Ruhi?

Si hap fillestar në diskutimin e kësaj çështjeje, mund t’i ndajmë në dy kategori faktorët që i motivojnë njerëzit për diçka: kalimtare dhe të përhershshme. Në të parën hyjnë ata faktorë që i nxisin njerëzit momentalisht dhe i shtyjnë ata në veprim zakonisht për një periudhë të shkurtër kohe. Në kategorinë e dytë hyjnë ata faktorë që krijojnë arsyen e rrënjosur thellë në zemrën e një personi. Mendoni për shembull për ftesën e mëposhtme që ju mund t’i bëni një miku:

Do të doja të të ftoja të vish në rrethin tonë të studimit që kemi krijuar kohët e fundit në komunitetin tonë. Deri tani janë bërë dymbëdhjetë vetë, dhe unë jam i sigurt se do të të pël¬qejnë të gjithë. Bëjmë shumë qejf së bashku. Studiojmë dy herë në javë për nja dy orë, por angazhohemi edhe në veprimtari të tjera. Këtë të shtunë, për shembull, do të kemi një piknik, në të cilin je shumë i mirëpritur, dhe disa nga ne po mendojmë të krijojmë një skuadër futbolli.
Në çfarë kategorie do ta fusnit ju motivimin e një thirrjeje të tillë? Sigurisht ftesa e mësipërme nuk ka asgjë të keqe. Veprimtaritë jashtëmësimore që përmenden janë të përshtatshme për një grup studimi, sidomos nëse ai përbëhet prej të rinjsh. Që veprimtari të tilla do ta bindnin një njeri të futet në një rreth studimi, edhe kjo është gjithashtu e arsyeshme. Megjithatë, ajo që sugjerohet këtu është se ky tip motivimi zakonisht është ndër ata kalimtarë. Ai funksionon për njëfarë kohe, por më në fund pushon së qëni efektiv. Kur mbështetesh vetëm në një entuziazëm të këtij lloji, e vë veten në një pozitë shumë të vështirë, sepse të duhet të shpikësh gjithmonë “gjëra zbavitëse për të bërë”, derisa më në fund e ezauron veten. Fakti që mësimi duhet të jetë zbavitës nuk do të thotë se ai është dëfrim.

Për të përmbushur qëllimin e një rrethi studimi, që është edukimi shpirtëror e intelektual i pjesëmarrësve – forcimi i tyre shpirtëror e moral – duhet të kërkojmë burime motivimi që janë të përhershme. Ju tashmë i njihni mirë shumë nga këto burime dhe do t’i kujtoni lehtë ato kur mendoni për arsyet tuaja që erdhët për të marrë pjesë në procesin e Institutit. Çfarë ju shtyu të studionit kurset e ndryshme dhe çfarë e krijon tek ju tani dëshirën për të rritur aftësinë tuaj në rolin e drejtuesit në po këto kurse?

________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 3

Ju e keni dëgjuar të thuhet se entuziazmi është ngjitës. Pra, zelli dhe energjia me të cilën ju i kryeni detyrat tuaja, do të ndihmojë për t’i motivuar miqtë tuaj në rrethin e studimit. Ky entuziazëm nuk duhet kuptuar thjesht si ngacmim, një emocion i çastit e i sipërfaqshëm. Ai është shprehja e natyrshme e gëzimit të brendshëm, një gëzim që është një cilësi e shpirtit të njeriut dhe jo rezultat i rrethanave kalimtare. Në nëndarjet e ndryshme që do të studioni me miqtë tuaj, përmendet shpesh ky gëzim, për shembull në njësinë e parë të Librit 2, tema e së cilës është gëzimi i mësimdhënies. Pjesa 12 e “Shtegut Shpirtëror” gjithashtu ka të bëjë me gëzimin. Lexojeni përsëri atë pjesë. Si ju përshtaten juve komentet e kësaj pjese lidhur me dëshirën tuaj për të shërbyer si drejtues? Bashkë me grupin që jeni duke studiuar sot këtë njësi, diskutoni sesi reflektimi për jetën e ‘Abdu’l-Bahá-it, leximi e mësimi përmendësh i fjalëve të Tij, dhe sjellja ndërmend e dashurisë së Tij të pafund, do të jenë për ju një burim gëzimi të përhershëm.

Është e qartë se gëzimi nga i cili vjen zelli juaj për të shërbyer si drejtues, dhe që krijon entuziazëm te pjesëmarrësit e një rrethi studimi, është cilësi e një zemre të dëlirë. Dhe dëlirësia e zemrës ka qenë temë e diskutimeve tona në raste të ndryshme. Në mënyrë të veçantë, në një prej njësive të Librit 6 ne kemi diskutuar për dëlirësinë e zemrës dhe dëlirësinë e qëllimit dhe kemi shqyrtuar tri papastërti që dëmtojnë përpjekjet tona të të dhënit mësim: dëshirën për të na u njohur meritat, ndjenja e epërsisë dhe ambicja. Le të mendojmë sesi këto pakësojnë efektivitetin e drejtues it:

1. A mendoni se studentët e ndiejnë dëlirësinë e qëllimeve të drejtuesit? _______________
________________________________________________________________________
2. Si do të dëmtohej motivimi i studentëve sikur ata ta kuptonin se drejtuesi e ndien veten superior ndaj tyre? ________________________________________________________
________________________________________________________________________

3. Si do të dëmtohej motivimi i tyre nëse ata do të mendonin se drejtuesi i tyre e kishte krijuar rrethin e tyre të studimit me synimin që të ndihej i rëndësishëm në komunitet?
________________________________________________________________________

Për t’ju ndihmuar të mendoni më tej rreth çështjes së dëlirësisë, më poshtë kemi renditur disa arsye të mundshme që mund të ketë një person për të shërbyer si drejtues. Disa janë absolutisht të papranueshme dhe janë përfshirë këtu vetëm për hir të kontrastit. Të tjerat, edhe pse të përshtatshme, pasqyrojnë shkallë të ndryshme të shkëputjes nga bota. Në fillim eliminoni ato që pa dyshim janë të papranueshme, pastaj renditni të tjerat sipas shkallës së shkëputjes.

Një drejtues mund të krijojë një rreth studimi sepse:
____ Kënaqet kur sheh njerëzit të përparojnë.
____ Dëshiron të rritet shpirtërisht.
____ Shpreson të bëhet koordinator rajonal e të marrë një rrogë të vogël.
____ Kërkon të bëjë përshtypje në sytë e anëtarit të Trupës Ndihmëse.
____ Mendon të bëhet mësues shkolle, por më parë kërkon të provoje të shërbejë si drejtues i një rrethi studimi.
____ Do që ta pëlqejnë të tjerët.
____ Do që të respektohet nga të tjerët.
____ Do që të shohë të ecë përpara procesi i hyrjes me trupa.
____ I pëlqen të bëjë punë e të shohë rezultate.
____ Do që të konsiderohet si drejtues në komunitet.
____ Është i dashuruar pas Të Shumëdashurit.
____ Është i magjepsur pas thirrjeve të Perëndisë.
____ Dëshiron të kontribuojë në planet mbarëbëtërore që i janë dhënë botës Bahá’í nga Shtëpia Universale e Drejtësisë.
____ Ka thithur aromën e shërbimit të çinteresuar ndajKauzës.
____ Dëshiron të tërheqë bekimet e Perëndisë mbi komunitetin e vet.
____ Nuk ka dëshirë tjetër veçse t’i pëlqejë Perëndisë.


PJESA 4

Ndërsa përpiqeni të ndihmoni të tjerët të studiojnë Librat 1 deri në 6, ju do të bindeni gjithnjë e më shumë se të kuptuarit është në vetvete shtysa më e mirë. Në çdo zemër njerëzore ka një dëshirë të zjarrtë për të kuptuar; ka një etje të natyrshme për dije lidhur me realitetet e jashtme e të brendshme të krijimit. Edukimi duhet ta mbajë parasysh këtë dëshirë të zjarrtë. Kur e bën këtë, arrin te rrënjët e motivimit. Ju sugjerojmë të meditoni mbi fjalët e mëposhtme të ‘Abdu’l-Bahá-it nga një Tabelë në të cilën Ai lavdëron përpjekjet e një Bahá’í të shquar për të përgatitur mësues të Kauzës nëpërmjet takimeve që i quante “takime të mësimdhënies”:

“O Tubim i Perëndisë! Çdo gjëje të krijuar Sovraniteti i Lashtë i ka caktuar përsosmëritë e veta, cilësinë e tij të veçantë dhe shquarsinë e tij të posaçme, në mënyrë që secili në masën e vet të mund të bëhet një simbol që tregon madhështinë e Edukatorit të vërtetë të njerëzimit, dhe që secili, si një pasqyrë e kristaltë, të mund të tregojë për hirin dhe shkëlqimin e Diellit të së Vërtetës.

“Dhe nga të gjitha krijesat Ai ka veçuar njeriun, për t’i dhuruar atij dhuntinë e Tij më të mrekullueshme, dhe ka bërë që ai të fitojë shpërblimet e Tubimit të Epërm. Kjo dhunti kaq e vyer është të arrihet që, nën udhëheqjen e Tij të pagabueshme, realiteti i brendshëm i njerëzimit të bëhet si një kamare për të mbajtur këtë llambë; dhe kur shkëlqimet e kësaj drite, duke u shpërndarë, të përplasen në qelqin e ndriçuar të zemrës, dëlirësia e zemrës bën që rrezet të shndritin edhe më fort se më parë, dhe të ndriçojnë me lavdi mbi mendjet e shpirtrat e njerëzve.

“Të arrish të kuptosh udhëheqjen më të madhe varet nga dija e urtia, si dhe nga të qënit i informuar për misteret e Fjalëve të Shenjta. Prandaj, të dashurit e Perëndisë, të rinj a të vjetër qofshin, gra apo burra, secili sipas aftësive të veta, duhet të përpiqet të përvetësojë degë të ndryshme të dijes e të rritë kuptimin e tij për misteret e Librave të Shenjtë, si dhe mjeshtrinë e tij për të renditur provat e dëshmitë hyjnore.

“Sadros Sodur-i [Ṣadru’ṣ-Ṣudúr] i shquar, që ka arritur me të vërtetë një pozitë tepër të lartësuar në Strehën e Lumturisë, hapi takimin e mësimit. Ai ishte shpirti i parë i bekuar që hodhi themelet e këtij institucioni madhor. Lëvduar qoftë Perëndia, gjatë jetës së tij ai edukoi njerëz që sot janë mbrojtës të fortë e elokuentë të Zotit Perëndi, dishepuj që janë me të vërtetë pasardhës të dëlirë e shpirtërorë të atij që ishte aq afër Pragut të Shenjtë. Pas ndarjes së tij nga jeta, disa persona të bekuar morën masa për ta përjetësuar punën e tij të mësimdhënies, dhe kur e mori vesh këtë, zemra e këtij Robi u gëzua”.1

Këto fjalë të ‘Abdu’l-Bahá-it na ofrojnë një depërtim me vlerë në dinamikat e dëshiruara të rrethit të studimit. Sipas pasazhit të mësipërm, dhuntia më e madhe që na ka falë Perëndia është dhuntia e të kuptuarit të udhëheqjes së Tij. Për të arritur të kuptojmë këtë udhëheqje më të madhe, na duhet dituri e urti, dhe duhet të njihemi me misteret e ruajtura në Fjalët e Shenjta. Është, pra, krejt e natyrshme që marrja e dhuntisë së udhëheqjes së Tij dhe shqyrtimi i mistereve të Fjalëve të Shenjta përbëjnë në vetvete një burim parësor shtytjeje. Sfida që qëndron para jush është të arrini që pjesëmarrësit e rrethit të studimit të jenë faktikisht të përfshirë në një shqyrtim të tillë interesant dhe të fitojnë këtë dhunti të mrekullueshme.

Për ta vlerësuar më tej këtë çështje, kthejuni tani librave të Institutit Ruhi që keni studjuar dhe zgjidhni të paktën pesë pjesë, çdonjëra prej të cilave ju ka ndihmuar në këtë apo atë masë të thelloni kuptimin tuaj lidhur me një temë shpirtërore. Përmendni disa prej gjërave që keni arritur të kuptoni nga studimi i secilës pjesë.

1. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Në po atë Tabelë të paraqitur më lart, ‘Abdu’l-Bahá-i revelon një lutje tepër të bukur. Ju mund të doni ta mësoni atë përmendësh dhe ta sillni ndërmend sa herë që merrni përsipër funksionin e drejtuesit në një rreth studimi.

“O Perëndi, O Ti që ke hedhur shkëlqimin Tënd mbi realitetet e ndritshme të njerëzve, duke derdhur mbi ta dritat e shkëlqyeshme të dijes e të udhërrëfimit, dhe i ke zgjedhur ata nga të gjitha krijesat për këtë hir hyjnor, dhe ke bërë që ata të përfshijnë të gjitha gjërat, të kuptojnë thelbin e tyre më të thellë e të zbulojnë misteret e tyre, duke i nxjerrë nga errësira në botën e dukshme! ‘Ai me të vërtetë i shfaq Mëshirën e Tij të veçantë kujtdo që Ai dëshiron’.

“O Zot, ndihmoji të dashurit e Tu të fitojnë dije dhe të zotërojnë shkencat e artet, të zbulojnë sekretet e ruajtura në realitetin më të thellë të të gjitha qenieve të krijuara. Bëj që ato të dëgjojnë të vërtetat e fshehura që janë shkruar e skalitur në zemrën e gjithçkaje që ekziston. Bëji ata shenja të udhërrëfimit midis të gjitha krijesave, dhe rreze depërtuese të mendjes që lëshojnë dritën e tyre në këtë ‘jetë të parë’. Bëji ata prijës për tek Ti, udhërrëfyes në shtegun Tënd, vrapues që i nxisin njerëzit për në Mbretërinë Tënde.

“Me të vërtetë Ti je i Pushtetshmi, Ruajtësi, i Fuqishmi, Mbrojtësi, i Madhi, Bujariploti”.2


PJESA 5

Kur shërbeni si drejtues i një rrethi studimi, do t’ju duhet të vlerësoni nëse pjesëmarrësit e kanë kuptuar materialin në një shkallë të arsyeshme. Kur bëjmë fjalë për kurset e Institutit Ruhi, ne shpesh u referohemi tre niveleve të të kuptuarit, temë për të cilën do flasim në një pjesë të mëvonshme. Kjo nuk do të thotë që të kuptuarit ka në të vërtetë tre nivele. Është thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e bashkëpunëtorëve të Institutit Ruhi se kërkohet që pjesëmarrësit në kurset e tij të arrijnë të kapin domethënien e drejtpërdrejtë të pasazheve që studiojnë, të mendojnë sesi t’i zbatojnë ato në jetën reale dhe të reflektojnë për disa nga pasojat e tyre. Në këtë kontekst, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se të kuptuarit nuk është diçka që njeriu e arrin dhe me kaq mbaron puna. Është e vërtetë që ka shumë ide të cilat njeriu i kupton një herë e mirë. Por arritja e një kuptimi të thellë për shumë çështje kërkon një periudhë të gjatë kohe. Pra, pyetja që ju duhet t’i bëni shpesh vetes duke shoqëruar një grup gjatë kurseve, është jo nëse pjesëmarrësit “kanë kuptuar”, por nëse ata “kanë bërë përparim” në kuptimin e një çështjeje të caktuar.

Zotësia juaj për të nxitur e vlerësuar të kuptuarit do të kërkojë prej jush të zhvilloni vazhdimisht atribute të tilla si ndjeshmëria, shkëputja e zemërgjerësia, si dhe të përdorni aftësitë tuaja të perceptimit e intuitës. Do t’ju duhet të dëgjoni gjithsecilin me vëmendje. Ndonjëherë një person nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur mendimet e veta, por në fakt e ka kuptuar fare mirë çështjen që diskutohet. Ju nuk duhet të përqëndroheni vetëm në fjalët, por të shkoni tej tyre dhe të kërkoni të gjeni domethënien që ato nënkuptojnë. Për t’ia arritur kësaj, duhet të keni besim te miqtë tuaj dhe t’i përmbaheni bindjes që secili prej tyre ka gjëra të rëndësishme për të thënë.

Përgjigja pyetjeve dhe pjesëmarrja në diskutim nuk janë treguesit e vetëm të të kuptuarit. Sjellja e pjesëmarrësve është një tregues tjetër – niveli i përqëndrimit, shprehja e fytyrave të tyre dhe ndërveprimet e tyre me pjesëmarrësit e tjerë të grupit. Edhe kur recitojnë pasazhet që kanë mësuar përmendësh, ju mund të shquani shkallën e të kuptuarit nga mënyra sesi i shqiptojnë fjalët.

Ushtrimet e përfshira në material përbëjnë, sigurisht, një mjet të rëndësishëm për të ushqyer të kuptuarit. Ndërsa shpesh herë diskutimi i ushtrimeve mund të bëhet pa ndihmën tuaj, ka raste që do t’ju duhet të bëni komente për t’i ndihmuar pjesëmarrësit të kapin një ide të caktuar. Ju mund të zgjidhni disa pjesë nga tri njësitë e Librit I, të shihni ushtrimet dhe të vendosni se cilat prej tyre kanë nevojë për ndërhyrjen tuaj.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Ushtrimi i mëposhtëm do t’ju ndihmojë të reflektoni mbi aftësinë tuaj për të nxitur e vlerësuar të kuptuarit. Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe shënoni ato me të cilat jeni dakord.

____ Kur studioj një pasazh nga Shkrimet me të tjerë, është detyra ime të sigurohem se ata e kuptojnë pasazhin në të njëjtën mënyrë si unë.
____ Kur studioj një pasazh nga Shkrimet me të tjerë, duhet të respektoj të kuptuarit e tyre, po prapë t’u përmbahem ideve të mia, sepse ato janë të saktat. Në fund të fundit, unë jam drejtuesi dhe i kuptoj këto gjëra më qartë se të tjerët.
____ Kur studioj një pasazh nga Shkrimet me të tjerë, unë mësoj shumë gjëra nga diskutimet tona, pavarësisht sesa dija që më parë.
____ Kur studioj një pasazh nga Shkrimet me të tjerë, duhet t’i paraqes idetë e mia me përunjësi e të mos u imponoj atyre pikëpamjet e mia.
____ Kur shërbej si drejtues, edhe pse nuk duhet t’u imponoj pjesëtarëve të rrethit të studimit kuptimin tim për materialin, unë duhet të sigurohem që ata nuk arrijnë në përfundime që janë në kundërshtim me domethënien e qartë të një pasazhi nga Shkrimet.
____ Një prej pjesëmarrësve të rrethit të studimit është i mendimit se parimi i të përmbajturit nënkupton që ne mund të pimë alkool, me kusht që të mos dehemi. Po t’u them se nuk është kështu, do t’i imponoja grupit mendimet e mia.
____ Unë kurrë nuk duhet të shpreh mendimet e mia kur shërbej si drejtues i një grupi studimi.
____ Qëllimi i diskutimit në rrethin tonë të studimit është që unë t’u mësoj të tjerëve kuptimin e drejtë të materialit.
____ Qëllimi i diskutimit në rrethin tonë të studimit është që gjithësecili të shprehë ç’i vjen atij apo asaj ndërmend, sepse shprehja e e lirë e mendimeve është vlera me e lartë qe kemi.
____ Qëllimi i diskutimit në rrethin tonë të studimit është që pjesëtarët të ndihmojnë njëri-tjetrin për të arritur një kuptim më të thellë të asaj që studiohet.
____ Shkëputja nga mendimet e mia, do të thotë që unë duhet ta lejoj diskutimin të vazhdojë edhe kur e shoh se ai nuk po çon asgjëkundi.
____ Për të qenë të shkëputur nga mendimet e tyre, pjesëtarët e rrethit të studimit duhet të pranojnë si të vërtetë çdo gjë që thotë secili.
____ Shkëputja nga idetë e mia më jep mundësinë t’i dëgjoj më me vëmendje të tjerët.


PJESA 6

Lidhur ngushtë me etjen për dije e për të kuptuar është një forcë e madhe shpirtërore: tërheqja ndaj bukurisë. Mendoni, për shembull, rreth pasazhit të mëposhtëm nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut:

“Grisini, në Emrin Tim, perdet që ju kanë errësuar keq shikimin dhe, me fuqinë e lindur nga besimi juaj në njëshmërinë e Perëndisë, flakini idhujt e imitimit pa vlerë. Hyni, atëherë, në Parajsën e shenjtë të pëlqimit të Mëshirëplotit. Spastrojini shpirtrat prej çdo gjëje që nuk vjen nga Perëndia, dhe shijoni ëmbëlsinë e prehjes në gjirin e Revelacionit të Tij të gjerë e të fuqishëm, nën hijen e autoritetit të tij suprem e të pagabueshëm. Mos lini t’ju mbështjellin perdet e trasha të dëshirave tuaja egoiste, sepse në secilin prej jush Unë kam përsosur krijimin Tim, në mënyrë që përsosuria e veprës Sime t’u revelohet plotësisht njerëzve. Pra, për rrjedhojë, çdo njeri ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë i aftë të vlerësojë ai vetë Bukurinë e Perëndisë, të Lavdishmit”.3

Dhe në një pasazh tjetër Ai lëshon thirrjen:

“Më dëgjoni, o ju zogj të vdekshëm! Në Kopshtin e Trëndafilave të bukurisë së pandryshueshme një Lule ka nisur të çelë, në krahasim me të cilën çdo lule tjetër s’është veçse një gjemb, dhe para shkëlqimit të lavdisë së të Cilës vetë thelbi i bukurisë zbehet e venitet. Ngrihuni, pra, dhe me tërë entuziazmin e zemrave tuaja, me tërë pasionin e shpirtrave tuaj, me tërë zjarrin e vullnetit tuaj, me përpjekjet e përqendruara të gjithë qenies suaj, mundohuni të arrini parajsën e Pranisë së Tij, përpiquni të nuhatni aromën e Lules që kurrë s’ka prishje, të thithni kundërmimin erëmirë të shenjtërisë dhe të merrni një pjesë të këtij parfumi të lavdisë qiellore. Kushdo që e ndjek këtë këshillë do t’i këpusë zinxhirët, do të shijojë ekstazën rrëmbenjëse të dashurisë, do të përmbushë dëshirën e zemrës së tij dhe do ta lerë shpirtin në duart e të Shumëdashurit të tij. Duke shpërthyer kafazin e tij, ashtu si zogu i shpirtit, do të ngrihet fluturim për në çerdhen e tij të shenjtë e të përjetshme...

“Qiriri i përjetshëm ndriçon në lavdinë e vet të zhveshur. Shihni si ka djegur ai çdo perde të vdekshme. O ju që e doni dritën e Tij si flutura e natës! Bëjini ballë çdo rreziku dhe përkushtojani shpirtin tuaj flakës së saj gllabëruese. O ju që jeni të etur për Të! Zhvishuni nga çdo dashuri tokësore dhe nxitoni të përqafoni të Shumëdashurin tuaj. Me zell të pashoq nxitoni të arrini tek Ai. Lulja, deri tani e fshehur nga shikimi i njerëzve, është zbuluar para syve tuaj. Ai qëndron para jush në tërë shkëlqimin e Lavdisë së Tij. Zëri i Tij i fton të gjtha qeniet e shenjta e të shenjtëruara të vinë e të bashkohen me Të. Lum është ai që kthehet drejt Tij; lum ai që ka arritur e ka soditur dritën e një fytyre kaq të mrekullueshme”.4

Ju duhet të ndjeheni të sigurt në zemrën tuaj që pjesëtarët e rrethit të studimit kanë një tërheqje të natyrshme ndaj së bukurës. Nëse gjatë studimit të kurseve të insitutit i ndihmoni ata të shohin madhështinë e Revelacionit të Perëndisë dhe të vlerësojnë bukurinë e Fjalës së Reveluar, gëzimi që do të ndiejnë në çdo séanceë do jetë një burim shumë i fuqishëm motivimi për ta. Kur mendoni për këtë çështje, do t’ju ndihmonte të rishikoni librat që keni studiuar tashmë e të zgjidhni katër a pesë pjesë që ju kanë dhënë shkëndia të Bukurisë së të Shumëdashurit. Thoni me pak fjalë përsecilën pjesë se çfarë ju ka tërhequr më shumë:

1. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________



PJESA 7

Domethënia e thellë dhe bukuria e Fjalës së Reveluar, që përmbahen në pasazhet e shumta të cituara në materialet, do të jenë burimi më i fortë i tërheqjes për pjesëmarrësit. Por ambienti që ju krijoni në rrethet tuaja të studimit është gjithashtu i rëndësishëm. Një forcë tërheqëse krijohet në një grup njerëzish që punojnë së bashku në një atmosferë përzemërsie. Pra, ju duhet të jeni vazhdimisht të vetëdijshëm për atmosferën në rrethin e studimit dhe të siguroni që ajo të ndihmojë për ngritjen shpirtërore të pjesëmarrësve.

Një faktor i rëndësishem është mjedisi fizik ku mblidhet grupi. Për fat të keq, në botën e sotme, bukuria fizike shoqërohet shpesh me pasurinë. Por neve nuk na duhet ndonjë ambient luksoz. Bukuria është në natyrë, në rregullin, në pastërtinë. Ju duhet të siguroheni se mjedisi në të cilin studion grupi juaj kënaq dëshirën e njeriut për bukuri e përsosuri, qoftë kur grupi rri nën hijen e një peme ose kur mblidhet në një dhomë të pajisur me orendi të shtrenjta, në një kasolle të thjeshtë apo në një ambient të institutit.

Vetë sjellja juaj është një faktor tjetër që kontribuon në atmosferën e rrethit të studimit. Sjellja mund të jetë e bukur, e si e tillë, të ketë fuqinë që të tërheqë. Bukuri ka në mirësjelljen, përzemërsinë e në respektin për të tjerët. Për ta parë më tej këtë çështje, mendoni për rastet e ndryshme kur ndenja juaj e bukurisë është fyer. Për fat të keq, kjo ndodh shumë shpesh në vendin e punës, në vendet e pushimit, në takime të miqve, në mbledhjet në familje, madje edhe në insttitucionet arsimore. Shembuj të këtij lloji sjelljeje mund të jenë:

Njerëzit që i bërtasin njëri-tjetrit
Njerëzit që përdorin fjalë fyese
Dikush që vë në pozitë të vështirë një person në sy të të tjerëve
Njerëzit që i shohin e i trajtojnë të tjerët si objekte marrëdhëniesh seksuale
Njerëzit që veprojnë nën ndikimin e alkoolit

A mund të jepni disa shembuj të tjerë?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Le të kthehemi tani te çështja e rretheve tuaja të studimit. Është vështirë të imagjinosh që sjellje të shëmtuara si të mësipërmet mund të shfaqen në atë mjedis. Por ju duhet të shihni për forma më të stërholluara sjelljeje që mund të prishin atmosferën e dashmirësisë së përzemërt. Më poshtë kemi renditur, për shembull, disa situata të vështira. Për secilën, ju është dhënë një përgjigje e papërshtatshme, të cilën duhet ta korrigjoni.

1. Një nga pjesëmarrësit është i përgjumur dhe e ka mendjen gjetiu nga materialet. Një reagim i papërshtatshëm do të ishte: “Ti nuk e ke mendjen këtu”. Ju do thoshit: ____
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
2. Një nga pjesëmarrësit flet me zë aq të ulët sa është e pamundur ta dëgjojnë të tjerët. Një reagim i papërshtatshëm do të ishte: “A nuk flet dot me zë më të lartë?” Ju do thoshit: _____________________________________________________________
_____________________________________________________________________
3. Një nga pjesëmarrësit në rrethin e studimit jep një përgjigje krejt të gabuar për një pyetje. Një reagim i papërshtatshëm do ishte: “A e di ndonjëri përgjigjen e saktë?” Ju do thoshit: ___________________________________________________________
_____________________________________________________________________
4. Dy nga pjesëmarrësit pëshpërisin me njëri-tjetrin dhe qeshin nën zë. Një reagim i papërshtatshëm do të ishte: “Pse s’na e thoni edhe neve shakanë që të qeshim të gjithë?” Ju do thoshit: __________________________________________________
_____________________________________________________________________
5. Një nga pjesëmarrësit bën një pyetje që s’ka lidhje me temën që studion grupi. Një reagim i papërshtatshëm do të ishte: “Kjo s’ka lidhje me çështjen për të cilën po flasim!” Ju do thoshit: __________________________________________________
_____________________________________________________________________
6. Dy nga pjesëmarrësit fillojnë të kundërshtojnë njëri-tjetrin për një nga ushtrimet, duke ngulur këmbë secili se ka të drejtë. Një reagim i papërshtatshëm do të ishte: “Pushoni! Që të dy e keni gabim!” Ju do thoshit: _____________________________
_____________________________________________________________________
7. Një nga pjesëmarrësit jep një përgjigje që nuk përputhet me citatin që po studiohet. Një reagim i papërshtatshëm do të ishte: “Nuk e kupton ti citatin që sapo lexuam?” Ju do thoshit: ___________________________________________________________
_____________________________________________________________________
8. Një nga pjesëmarrësit del jashtë teme. Një reagim i papërshtatshëm do të ishte: “Ju lutem përmbajuni temës!” Ju do thoshit: ___________________________________
_____________________________________________________________________

Ju sugjerojmë ta përfundoni studimin e kësaj pjese duke mësuar përmendësh citatin e mëposhtëm, të nxjerrë nga një pasazh shumë më i gjatë nga God Passes By [Perëndia kalon pranë], në të cilin Shoghi Effendi përvijon tiparet kryesore të Qitapit Akdas:

“Veç këtyre porosive, Bahá’u’lláh-u i këshillon pasuesit e Vet të shoqërohen, në miqësi e mirëkuptim dhe pa diskriminime, me ithtarët e të gjitha feve; i paralajmëron ata të ruhen nga fanatizmi, rebelimi, kryelartësia, grindjet e kundërvëniet; ngulit në ta pastërti të papërlyer, vërtetësi të plotë, dëlirësi të panjollë, besueshmëri, mikpritje, besnikëri, mirësjellje, vetëpërmbajtje, drejtësi e ndershmëri; i këshillon ata të jenë ‘si gishtërinjtë e një dore dhe gjymtyrët e një trupi’; i fton të ngrihen e të vihen në shërbim të Kauzës së Tij; dhe i siguron për ndihmën e Tij të padyshimtë”.5


PJESA 8

Në shtatë pjesët e para të kësaj njësie, shqyrtuam temën e motivimit. Eshtë e qartë që në një diskutim të tillë të shkurtër, nuk mund të thonim aq sa duhet për këtë çështje jetësore. Ajo që mund të bënim ishte të përcaktonim disa burime, me shpresën se duke fituar përvojë ju do t’i zbuloni pak nga pak sekretet se si ti mbani entuziastë pjesëmarrësit e rrethit tuaj të studimit. Çështja tjetër që do të dëshironim të të diskutojmë është pjesëmarrja, e cila ndjek në mënyrë të natyrshme temën e mëparshme, sepse vetëm nëse pjesëtarët e grupit marrin pjesë në mënyrë aktive në mësim, ata mund të mbajnë një nivel të lartë motivimi.
Shpesh herë thuhet se kurset e Institutit Ruhi janë të ndërtuara mbi pjesëmarrjen. Në këtë kontekst ju duhet të keni dëgjuar fraza të tilla si “metodë e pjesëmarrjes” dhe “mënyrë e pjesëmarrjes”. “Metodë”, “mënyrë”, “teknikë” janë fjalë të përdorura zakonisht në fushën e edukimit, dhe është e rëndësishme që ju të reflektoni për domethënien e tyre. Megjithëse, në përgjithësi, ne preferojmë që ju të arrini të kapni kuptimin e fjalëve përmes përdorimit të tyre, në këtë rast përkufizimet e fjalorit mund t’ju vijnë në ndihmë. Fjala metodë përkufizohet si “mjet ose mënyrë veprimi, veçanërisht një mënyrë e rregullt e sistematike për të kryer diçka”, ose si “vendosje e rregullt e pjesëve apo e hapave për të arritur një qëllim”. Përkufizimi i fjalës mënyrë, ashtu siç e përdorim ne, do të ishte “një mënyrë apo mjet për të arritur diçka”, ose “metoda që përdoret kur kemi të bëjmë me apo kur kryejmë (diçka)”. Ndërsa fjala teknikë mund të përkufizohej si “veprim sistematik me anën e të cilit kryhet një detyrë komplekse apo shkencore”. Siç e shihni, këto përkufizime janë shumë të ngjashme. Ju do t’i kapni dallimet në kuptimin e tyre duke avancuar me këto mësime.

Le ta fillojmë diskutimin për këtë çështje duke thënë se synimi themelor i Institutit Ruhi lidhur me pjesëmarrjen nuk ka të bëjë me metodën dhe teknikën. Ajo që ne kërkojmë është që studenti të marrë përsipër të mësuarit e vet. Kjo mund të ndodhë edhe kur metoda e mësimdhënies nuk është e bazuar në pjesëmarrje. Të marrim një shembull, i cili do t’ju ndihmojë për ta sqaruar këtë çështje.

Të supozojmë që një Bahá’í shumë i ditur viziton zonën tuaj, dhe ju shkoni në një leksion që ai ose ajo do të mbajë për një aspekt të caktuar të Besimit. Folësi bën një bisedë mjaft të gjatë, dhe duke qenë se ka shumë njerëz, nuk është e mundur që në fund të bëhet një diskutim. Është e qartë se metoda e përdorur në këtë rast nuk bazohet në pjesëmarrje. Megjithatë, duke pasur parasysh interesin tuaj për atë çështje, ju jeni tërësisht i angazhuar për të mësuar gjatë gjithë kohës së leksionit. Ju dëgjoni, mendoni për çdo fjalë që thotë lektori, formuloni një varg pyetjesh në mendjen tuaj, dhe më vonë kërkoni në libra të ndryshëm për të gjetur përgjigje.

Imagjinoni tani mijëra e mijëra studentë në mbarë botën të ulur në klasa, të mërzitur, duke dëgjuar mësuesit që u japin leksion. Kjo nuk është pamja e çdo shkolle, por ka rreth e qark mjaft klasa të tilla, kështu që ju duhet të keni parë ndonjë. Cili është ndryshimi midis këtyre dy situatave, në të cilat përdoret e njëjta metodë e mësimdhënies?

Ndryshimi qëndron sigurisht, në shkallën e pjesëmarrjes së studentëve në procesin e mësimit. Në rastin e parë, ju jeni një faktor aktiv i mësimit. Folësi mban një bisedë, por ju keni marrë përsipër edukimin tuaj. Je keni marrë mbi vete përgjegjësinë për të mësuar dhe, në këtë kuptim, merrni pjesë aktivisht në veprimtarinë mësimore. E kundërta ndodh në situatën e dytë. Studentët janë pasivë. Mësuesi bën gjithë punën dhe mban gjithë peshën e kryerjes së mësimdhënies e të të mësuarit.

Ky krahasim i shkurtër i dy situatave mësimore sqaron se ç’kuptojmë ne me thënien se “metoda e Institutit bazohet në pjesëmarrje”. Ne presim që në rrethet e studimit ku ju shërbeni si drejtues, studentët të jenë faktorë aktivë të të mësuarit. Ju duhet të siguroni që ata të bëhen zotëruesit e edukimit të tyre. Gjatë orëve që studioni së bashku, mendjet e tyre duhet të jenë të angazhuara plotësisht dhe theksi i procesit mësimdhënie-mësim duhet të vihet te mësimi, për të cilin studentët duhet të ndiejnë peshën e përgjegjësisë.

Ndryshe nga shembulli që ju shkuat në një konferencë, është krejt e pamundur që ju të arrini nivelin e kërkuar të pjesëmarrjes nëse thjesht u mbani leksion studentëve. Pikërisht në këtë kuptim juve ju duhen metoda dhe një varg teknikash. Librat e Institutit Ruhi ju sigurojnë juve mjetet që do të bëjnë të mundur të ndiqni mënyrën e pjesëmarrjes. Objekti kryesor i kësaj njësie është të rritë aftësinë tuaja për t’i përdorur këta libra.
Para se t’i hyjmë kësaj detyre, do t’ju kërkojmë të sillni ndër mend disa përfytyrime dhe të mendoni për to sikur të ishit në një rreth studimi. Asnjë nga përfytyrimet e mëposhtme nuk e paraqet plotësisht rolin tuaj si drejtues, por disa prej tyre do të thellojnë kuptimin tuaj për dinamikat e mësimdhënies-mësimit për të cilat folëm më lart. Disa nga përfytyrimet janë krejt të papërshtatshme. Në fillim hiqni këto nga lista duke u vënë kryq, ndërsa për të tjerat shpjegoni se në ç’kuptim është i dobishëm secili prej përfytyrimeve.

1. Një zjarr që ju ushqeni: ____________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Gota bosh që ju po mbushni: _______________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Libreza kursimi në një bankë, në të cilat ju po depozitoni para: ____________________
_______________________________________________________________________
4. Qirinj që ju i ndizni: ______________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Miqësira që ushqeni: _____________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. Një skuadër me të cilën ndërtoni diçka: ______________________________________
_______________________________________________________________________
7. Themelet e një ndërtese madhështore që po ngrini: _____________________________
_______________________________________________________________________
8. Miniera plot me gurë të çmuar ku ju punoni: ___________________________________
_______________________________________________________________________
9. Një lojë futbolli që arbitroni: _______________________________________________
_______________________________________________________________________
10. Një garë ku ju jeni në juri: _________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Një anije që ju drejtoni: ___________________________________________________
_______________________________________________________________________
12. Bimë që ju ujitni: ________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Ajo që thamë për pjesëmarrjen nënkupton që çdo student duhet të luajë një rol aktiv në të mësuarit e vet. Ka disa gjëra që bëjnë njerëzit, të cilat zakonisht lidhen me të qënit aktivë në një situatë mësimi, dhe disa gjëra të tjera që tregojnë pasivitet. Vendosni nëse sjelljet e mëposhtme tregojnë një gjendje aktive apo pasive.

dëgjon me vemendje, dëgjon pa e pasur mendjen, i hapet goja, ëndërron me sy hapur, merr një sy gjumë, bën pyetje, mendon, shkruan, lexon, diskuton, mëson përmendësh, shpjegon, analizon, përqendrohet, qesh nën zë, shkarravit kot
AKTIVE PASIVE
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________
______________________________ _________________________________


PJESA 9

Më poshtë jepet një bisedë imagjinare midis drejtuesitqë po ju ndihmon të studioni Librin 7 dhe njerit prej pjesëmarrësve gjatë një pushimi. Kjo mund t’ju ndihmojë të sqaroni çështjet që po shqyrtojmë.

• Po filloj ta kuptoj në një mënyrë të re konceptin e pjesëmarrjes. Unë mendoja se Instituti Ruhi ishte thjesht leximi i disa pasazheve nga Shkrimet, dhënie përgjigje disa pyetjeve, e pastaj të kaloja nëpër grup dhe të shprehja mendime.

• Edhe unë kam dëgjuar një përshkrim të thjeshtëzuar si ky në të shkuarën. Për fat të keq kjo të le përshtypjen se pjesëmarrja është një lloj formule.

• Por pasi studion disa libra, njeriu e kupton se mënyra (e bazuar në pjesëmarrjen) është shumë më tepër nga ç’e imagjinon ai në fillim.

• Është sigurisht e vërtetë se materiali që studiojmë mbështetet shumë në tekstet Bahá’í dhe e ve theksin me forcë në leximin e kuptimin e pasazheve nga Shkrimet. Është gjithashtu e vërtetë se pyetjet dhe ushtrimet kërkojnë që pjesëmarrësit t’i diskutojnë gjërat me njëri-tjetrin.

• Por disa thonë se nuk duhet inkurajuar diskutimi, se duhet të bëjmë që pjesëtarët e rretheve tona të studimit t’u përgjigjen pyetjeve dhe të kalojmë më tutje sa më shpejt që të jetë e mundur.

• Kjo është një thënie tjetër ekstreme që njeriu e dëgjon herë pas here. Sigurisht që duhen lejuar njerëzit të shprehen. Ajo që kërkohet është një konsultim i displinuar. Qëllimi i diskutimit është të rritë të kuptuarit. Thjesht shprehja e mendimeve të rastësishme nuk ndihmon në arritjen e këtij qëllimi. Por kur shërben si drejtues, nuk duhet të jesh shumë i ngurtë. Lërini njerëzit të thonë ato që duan edhe kur kontributi i tyre ndonjëherë nuk ka shumë lidhje me temën e konsultimit. Sidoqoftë, kur e shihni se grupi po del krejtësisht nga tema, dhe kjo po zgjat, atëhere ju duhet t’i ndihmoni miqtë t’i rikthehen studimit të materialit. Kjo nuk është dhe aq e vështirë, përderisa marrëdhëniet tuaja me grupin bazohen në mirësjellje e dashamirësi.

• Por nuk është gjithmonë e thjeshtë. Në rrethet e studimit ku unë kam marrë pjesë, kishte ndonjëherë individë që nuk pushonin së foluri. Kishte edhe disa që kurrë nuk e hapnin gojën.
• Unë ju siguroj se duke fituar përvojë do të mësoni si të veproni në të dy rastet. Një gjë që duhet ta keni parasysh është që kurrë të mos vini në pozitë të vështirë askënd, as ata që flasin shumë, as ata që nuk flasin fare. Në fillim duhet të siguroheni se nuk do të mërziteni e zemëroheni me ata që flasin shumë e harxhojnë kohën e gjithë grupit. Kërkoni në zemrën tuaj, gjeni dashurinë e nevojshme dhe le ta rrethojë ajo atë person. Pasi ta keni vendosur këtë lidhje, do të jeni në gjendje të komunikoni me gjeste të vogla ose me pak fjalë dasharmirëse se ai ose ajo duhet të flasë më shkurt dhe t’u japë edhe të tjerëve mundësi të marrin pjesë.

• Po ata që qëndrojnë të heshtur?

• Kjo është një temë shumë interesante. Nganjëherë ne i vemë shumë rëndësi të folurit. Nëse dikush nuk flet, bëhemi nervozë. Madje mendojmë se njerëzit e qetë dhe njerëzit e ndrojtur nuk janë shumë të zgjuar. Gjëja më e keqe që mund të bëni është t’i vini njerëzit në pozitë të vështirë, duke u kërkuar të thonë diçka pikërisht kur ata nuk duan të thonë gjë. Të folurit nuk është medoemos tregues i pjesëmarrjes. Nëse ju e vëzhgoni grupin, i cili fundja është një grup i vogël, mund ta shihni kush është i angazhuar në mësim, kush dëgjon, mendon dhe i kryen ushtrimet me zell. Pjesëtarët e ndrojtur të grupit gradualisht do të fitojnë besim te vetja dhe do marrin pjesë në diskutim, por duhet të lësh që kjo të ndodhë në mënyrë të natyrshme.

Sfida e të mbajturit gjallë të diskutimit nuk është e lehtë, dhe ju do të mësoni ta zotëroni këtë mjeshtëri përmes përvojës praktike. Më poshtë janë dhënë disa situata. Dy reagimet e sugjeruara për secilin rast janë të dyja të vlefshme, por në rrethana të ndryshme. Përshkruani rrethanat në të cilat secili prej të dy reagimeve do ishte më i efektshëm.

1. Njërit prej pjesëmarrësve i është drejtuar një pyetje, por merr shumë kohë për t’u përgigjur.
a. Ju pritni qetësisht derisa ai/ajo të përgjigjet. _______________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
b. Ju me mirësjellje ia drejtoni pyetjen një pjesëmarrësi tjetër, duke pyetur nëse ai ose ajo mund të ndihmojë. __________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
2. Njëri nga pjesëmarrësit është gjithmonë i pari që u përgjigjet pyetjeve, duke ua bërë të vështirë të tjerëve të tjerëve të flasin.
a. Ju u drejtoni disa pyetje pjesëtarëve individualë të grupit, duke i thirrur ata me emër.
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
b. Në një moment të dhënë, kur jeni jashtë grupit në pushim, duke biseduar miqësisht me të, ju i vini atij në dukje se ka aftësinë të mendojë shpejt, gjë që është një veti emahnitshme, por se nganjëherë ai duhet të presë, në mënyrë që edhe të tjerët të mund të marrin pjesë. _______________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

3. Njëri nga pjesëmarrësit nuk ka kontribuar fare në diskutim për një kohë të gjatë.
a. Herë pas here, kur jeni i sigurt se ai ka diçka për të thënë, ju i bëni atij një pyetje të drejtpërdrejtë. ________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
b. Ju e lini atë të qetë, duke e lejuar të rrijë i heshturaq sa të dojë. ________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

4. Ju e shihni se pjesëmarrësit ngurrojnë të hyjnë në diskutim për pyetjet që u keni drejtuar.
a. Ju e shpjegoni çështjen në diskutim me një gjuhë më të kapshmepër të gjithë, duke përdorur shembuj kur është e nevojshme. __________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
b. Ju zgjidhni pjesëmarrësin që duket se ka më shumë besim dhe i bëni atij ose asaj një pyetje të drejtpërdrejtë për të hapur konsultimin. _____________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________


PJESA 10

Le t’i kthehemi tani çështjes së metodës. Lidhur me këtë, duhet të themi se Instituti Ruhi ka shumë programe, duke përfshirë disa për zhvillim shoqëror dhe ekonomik. Ato që kemi diskutuar deri tani, të cilat edhe më tej do të jenë në qendër të vëmendjes sonë, janë aspektet e ndryshme të programit të tij lidhur me përhapjen dhe konsolidimin e Besimit. Më poshtë janë disa tipare të metodologjisë së përdrorur nga Instituti Ruhi për të arritur qëllimin e këtij programi, që është të rritë aftësitë e besimtarëve për t’i shërbyerKauzës.

Kurset që ofron Instituti studiohen në nivel lokal në grupe të vogla, çdonjëri prej të cilëve ka ndihmën e një personi me më shumë përvojë që shërben si drejtues. Edhe kur një kurs zhvillohet për një numër relativisht të madh njerëzish në një mjedis të Institutit dhe për një periudhë të gjatë kohe, pjesëmarrësit ndahen në grupe të vogla me një ose më shumë drejtues që alternohen dhe i ndihmojnë ata në studimet e tyre.

Programi që po shqyrtojmë është organizuar si një seri kursesh. Seria është përcaktuar nga pikëpamja e një shtegu shërbimi. Duke kaluar nëpër një seri librash, pjesëmarrësit marrin njohuri, fitojnë kuptim shpirtëror dhe shvillojnë aftësitë për të kryer akte të posaçme shërbimi, në kontekstin e përhapjes e të konsolidimit të Besimit në shkallë të gjerë. Nga kjo seri kryesore, degëzohen seri të tjera kursesh, që kanë të bëjnë me njohuritë e aftësitë e nevojshme në fusha të veçanta të veprimit, për shembull, në mësimin e klasave të fëmijëve.

Një nga detyrat e Institutit është të ndihmojë çdo pjesëmarrës të vendosë ritmin me të cilin ai ose ajo do të përparojë përmes pjesëve, njësive e librave. Pra, nuk ka një kohë fikse për përfundimin e një njësie. Ajo që ndodh zakonisht është se grupet e vogla që priren të përparojnë me të njëjtin ritëm përfundojnë që studiojnë së bashku. Ata lexojnë e diskutojnë çdo pjesë dhe pastaj bëjnë ushtrimet që i shoqërojnë, qoftë individualisht ose në grup. Në këtë proces, drejtuesi nxjerr në pah pikat më të rëndësishme dhe u përgjigjet pyetjeve nëse është e nevojshme.

Njësitë e serisë kryesore, si dhe materiali për kurse të tjera që degezohen prej saj, e vënë theksin me forcë te studimi i teksteve Bahá’í. Rritja e të kuptuarit të Shkrimeve nga pjesëmarrësit është një qëllim themelor i Institutit Ruhi. Një theks i njëjtë vihet te zbatimi i Mësimeve nga secili në jetën e vet, në jetën e komunitetit dhe në procesin e rritjes së pandërprerë. Mesimi përmendësh i pasazheve nga Shkrimet konsiderohet i rëndësishëm, megjithëse shmanget ushtrimi i presionit mbi ata që e shohin të vështirë këtë detyrë.

Ndërsa zbatimi i projekteve të përhapjes e të konsolidimit nuk është përgjegjësi e një instituti trajnimi, disa prej njësive kërkojnë praktikë në veprime të posaçme të shërbimit. Atëherë Instituti Ruhi në bashkëpunim me institucione të tjera i shoqëron pjesëmarrësit e kurseve të tij kur ata venë në praktikë ato që kanë mësuar, të paktën në fazat fillestare të shërbimeve të tyre. Në një fushë të shërbimit, konkretisht në edukimin e fëmijëve e të adoleshentëve, angazhimi i Institutit shkon tej praktikës. Këtu ai i ndjek ata që trajnon në përpjekjet e tyre dhe merr përsipër administrimin e klasave për fëmijë e të grupeve të adoleshentëve në nivel rajonal.

Gjithë puna e trajnimit e Institutet Ruhi përshkohjet nga një frymë vëllazërie e gëzimi. Procesin e edukimit e karakterizon një thjeshtësi e madhe. Nuk ka rite ose hapa të caktuar që duhen ndjekur. Pjesëmarrësit e kurseve tregojnë kurdoherë një nivel të lartë disipline në studimet e tyre, të cilat i marrin shumë seriozisht. Displina nuk vjen nga rregulla të imponuara arbitrare, por nga shtysa për të mësuar e shërbyer.

Shumë nga pjesët që vijojnë më poshtë i kushtohen shqyrtimit të mëtejshëm të disa prej elementeve të metodologjisë së parashtruar më lart. Tani ndoshta do të ishte e dobishme që ju të diskutoni në grupin tuaj idetë e renditura më poshtë dhe të shkruani disa fjali për secilën prej tyre. Me kohë do të shihni sesi do të evoluojë kuptimi juaj për këto ide.

1. Të shërbesh si drejtues: _________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Të ndjekësh një seri kursesh: _____________________________________________
_______________________________________________________________________
_¬¬¬______________________________________________________________________
3. Të marrësh pjesë në një rreth studimi: ________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
4. Të thellosh kuptimin për Shkrimet: __________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Të bësh ushtrimet e përfshira në material: _____________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. Të vësh në praktikë atë që mëson: ___________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
7. Të studiosh në një sistem që lejon fleksibilitet: _________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________


PJESA 11

Nëse ka një koncept që ne shpresojmë të karakterizojë metodën e Institutit Ruhi, është fleksibiliteti. Megjithatë, të mbrosh një sistem nga ngurtësia nuk është gjë e lehtë, sidomos kur ngurtësia po bëhet diçka që përdoret gjerësisht në kushte të ndryshme në mbarë botën. Në secilin prej nesh ka një tendencë për të futur rregulla të panevojshme në veprimtaritë që ndërmarrim. Kjo, pothuajse gjithmonë, bëhet me qëllimet më të mira dhe, në fakt, ne rrallë jemi të vetëdijshëm se po i nënshtrohemi një tendence mjaft të natyrshme. Biseda imagjinare e mëposhtme midis dikujt që shërben si drejtues për Librin 7 dhe një grupi pjesëmarrësish që sapo kanë studiuar pjesët e mësipërme, mund t’ju ndihmojë të shihni ngurtësitë e mundshme dhe të mësoni si t’i shmangni ato.

• Pjesëmarrësi 1: Unë nuk jam shumë i qartë për atë që studiuam në Pjesën 10. Kur unë fillova të studioj kurset, më thanë se “metoda Ruhi” përbëhet nga një varg hapash: Ne lexojmë një pasazh nga Shkrimet, secili bën një pyetje për çka lexuam, dikush i përgjigjet pyetjes duke iu përmbajtur sa më shumë pasazhit në fjalë, pastaj e mësojmë atë përmendësh. Mendoj se u përmendën edhe nja dy hapa të tjerë, por tani nuk më kujtohen.

• Pjesëmarrësi 2: Fillimisht unë kalova Librin 1 në një kurs treditor, në tëcilin gjithçka ishte e përcaktuar. Kishte shumë rregulla se çfarë mund të bënim e çfarë nuk mund të bënim. Mua vërtet më pelqeu sepse kishte një atmosferë shumë shpirtërore. Por mbaj mend se disa njerëz u mërzitën dhe u larguan qysh pas takimit të parë të mëngjezit. Për mua ishte interesante që kur u futa në një rreth studimi dhe kaluam Librin 2 me ritmin tonë, edhe shpirti im po ashtu pësoi ngritje, por pa tërë atë presion.

• Pjesëmarrësi 3: Unë u habita që në këtë njësi fjala “drejtues” rrallë përdoret për t’iu referuar dikujt; përkundrazi, shprehjet “vepron si drejtues” dhe “shërben si drejtues” përsëriten. Unë e studiova Librin 1 me dikë mjaft të përunjur, por që me këmbëngulje e quante veten “trainer Ruhi”, dhe unë kuptova që ai ishte trainuar nga një person i quajtur “koordinator Ruhi”.

• Pjesëmarrësi 4: Unë shkova në një kurs shumë stimulues trajnimi drejtuesish për Librin 1. Orët e para luajtëm lojra që të njihnim njëri-tjetrin e të krijonim besim te njëri-tjetri. Pastaj dikush sugjeroi të “zbraznim” veten, kështu kaluam një pasdite duke folur për çfarëdo kishim në mendje. Unë mendova që kjo ishte pjesë e “metodës Ruhi” dhe u përpoqa të bëj të njëjtën gjë kur nisa një rreth studimi, por duhet ta them se disa nga pjesëmarrësit nuk e pëlqyen këtë.

• Drejtuesi: Nuk mendoj se ndonjë nga idetë që ju paraqitët është e gabuar ose e padëshirueshme në parim. Problemi është se duke iu referuar këtyre si elemente të “metodës Ruhi” i jepet ngurtësi një procesi që në vetvete është i thjeshte, i gëzueshëm e i ndjeshëm ndaj nevojave të larmishme. Për shembull, juve të gjithëve ju kujtohet se në fillimin e Librit 1, përdoret një teknikë sipas së cilës pjesëmarrësit i bëjnë njëri-tjetrit pyetje të thjeshta. Përdorimi i kësaj teknike ka një qëllim të qartë: t’i ndihmojë pjesëmarrësit të përqendrohen në tekstin Bahá’í. Por pasi krijohet një shprehi e tillë, përse të vazhdohet me përdorimin e një teknike e cila mund të bëhet lehtë mekanike. Sigurisht, mund të ketë herë pas here raste në njësi të tjera kur kjo teknikë është e dobishme, por ajo kurrsesi nuk duhet quajtur “metoda Ruhi”. Për më tepër, nuk është e nevojshme t’i kërkosh gjithësecilit të përsërisin njëri pas tjetrit të njëjtën pyetje, gjë që natyrisht do t’i mërziste ata. Zakonisht, pas një ose dy përsëritjesh, qëllimi i ushtrimit është arritur.

Edhe çështja e lojrave duhet trajtuar nga këndvështrimi i ndjeshmërisë. Unë e di me siguri se shumë rrethe studimi nuk luajnë këto lloj lojrash që përmendët ju, por kam dëgjuar për rrethe të tjera studimi që dëshirojnë t’i përfshijnë ato në veprimtaritë e grupit të tyre. Përsa i përket çështjes së “zbrazjes” së vetvetes, në këtë apo atë grup pjesëmarrësit mund të kenë ndier se kanë nevojë të flasin pak për mendimet e ndjenjat e tyre për të njohur më mirë njëri-tjetrin, por sigurisht kjo nuk është kërkesë e një rrethi studimi. Po kështu, unë kam dëgjuar për rrethe studimi që dëshirojnë t’i japin vetes një emër me qëllim që të forcojnë identitetin e grupit. Edhe këtu nuk ka asgjë të gabuar, por nuk është një kërkesë. Ju, sigurisht, duhet ta vlerësoni që Instituti Ruhi nuk mund të nxjerrë një varg gjërash që duhen bërë dhe që nuk duhen bërë, sepse vetë kjo gjë do të çonte në ngurtësi. Prandaj shumë gjëra i janë lënë drejtuesit të gjykojë se çfarë veprimtarish, veç studimit bazë të materialit, duhen futur për të shtuar të mësuarit.


PJESA 12

Le ta fillojmë shqyrtimin e tipareve të spikatura të të metodologjisë së Institutit Ruhi duke shikuar me njëfarë hollësie vazhdën themelore të kurseve. E kemi treguar tashmë se kjo vazhdë është si një trung peme nga disa pika të të cilit degëzohen seri të tjera kursesh, çdonjëri prej të cilëve ka të bëjë me akte shërbimi qe shpesh u përkasin kushteve specifike kulturore e sociale.

Më sipër në këtë libër ju patët mundësinë të reflektoni për natyrën e shtegut shpirtëror në të cilin ecim të gjithë ne, çdonjëri sipas mënyrës së vet të veçantë. Një ndër çështjet parësore së cilës Instituti Ruhi është përpjekur t’i kushtohet për vite me radhë është si mund t’i ndihmojë ai pjesëmarrësit e kurseve të tij të ecin në këtë shteg. Sfida, siç jeni mirë në dijeni, është jo që t’i shtyjë ose t’i tërheqë studentët, por t’i shoqërojë ata në përpjekjet e tyre për të përparuar sistematikisht në atë shteg. Pak kohë pas themelimit të tij, Instituti arriti në përfundimin se për t’a përballuar këtë sfidë, duhet ta përqendronte vëmendjen në aftësimin e pjesëmarrësve për të kryer akte të posaçme shërbimi. Që nga ajo kohë, shtegu në fjalë është quajtur “shtegu i shërbimit”.

Atëherë, le të shqyrtojme fjalinë: “Unë eci në shtegun e shërbimit”. Cili është identiteti i vërtetë i “unë” në këtë fjali? Cila është natyra e këtij shtegu dhe çfarë kërkon ecja në të?

Libri 1 trajton pyetjen e parë. Shqyrtohen tre aspekte të identitetit Bahá’í. “Realiteti i ekzistencës sime është shpirti im që kalon përmes kësaj bote për të fituar atributet e duhura për një udhëtim të përjetshëm e të lavdishëm drejt Perëndisë. Çastet e mia më të dashura janë ato që kaloj në komunikim me Perëndinë, sepse lutja është ushqimi i përditshëm që duhet të marrë shpirti im për të arritur qëllimin e tij të lartë. Puna ime kryesore është studimi i Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut, duke thelluar kuptimin tim për Mësimet e Tij dhe duke mësuar t’i zbatoj ato ne jetën time të përditshme e ne jetën e komuniteti..” Ndërgjegjësimi i besimtarëve se këto janë në fakt elementet e identitetit Bahá’í është qëllimi i Librit 1, Reflektime mbi jetën e shpirtit.

Aftësia juaj për të shërbyer si drejtues do të rritet nëse tani i shqyrtoni tri njësitë e Librit 1 duke pasur në mendje këto mendime. Sigurisht ju e keni kuptuar tashmë se tri idete e përmendura më lart faktikisht janë trajtuar në libër në kahjen e kundërt. Instituti arriti në përfundimin se kjo gjë përforcon një vizion për jetën që përqendrohet te Perëndia dhe Revelacioni i Tij, ne vend të një vizioni të përqendruar te vetvetja. Komentet dhe ushtrimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë në diskutimin e kësaj çështjeje në grupin tuaj.

Njësia e parë e Librit 1, “Të kuptuarit e Shkrimeve Bahá’í” përqendrohet në pohime prej një fjalie të vetme nga Shkrimet. Theksi vihet në kuptimin e drejtpërdrejtë të çdo pohimi dhe rrjedhojat e drejtpërdrejta të tij ne jetën e individit. Veç kësaj, këmbëngulet që diskutimi të mbahet në një nivel të caktuar “thjeshtësie”. Thjeshtësia, megjithatë, nuk do të thotë mungesë thellësie, dhe as duhet ngatërruar me thjeshtëzimin e tepruar. Për ta sqaruar këtë, përpiquni të përshkruani katër kategoritë e mëposhtme të materialeve edukative dhe disa prej ndikimeve që ato mund të kenë te studentët:

a. Të thjeshta e të sipërfaqshme c. Të komplikuara e të siperfaqshme.
b. Të thjeshta e të thella d. Komplekse e të thella

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Është e qartë se besimtarët e sapodeklaruar e që pak i njohin Shkrimet, veçanërisht ata që nuk para lexojnë shumë, e kanë më të lehtë ta fillojnë studimin e Revelacionit me pohime të shkurtra prej një fjalie të vetme. Sidoqoftë, vlen të vihet në dukje se njësia e parë e Librit 1, u drejtohet edhe shumë besimtarëve veteranë që i njohin mirë Shkrimet. Pse kjo mënyrë e thjeshtë e studimit të Shkrimeve është kaq e efektshme? Një përgjigje mund të jetë se pjesëtarët e të dy grupeve bëhen më të ndërgjegjshëm për identitetin e tyre si Bahá’í. Ata fillojnë ta shohin qartë se duke formuar shprehinë e leximit të pasazheve nga Shkrimet çdo ditë, ata lejojnë që Mësimet t’u japin formë mendimeve e veprimeve te tyre, dhe të mos e bëjnë këtë ndikimet konfliktuale të shoqërisë që vijnë nga këngët që dëgjojne, nga revistat që lexojnë, nga programet televizive që shohin – me një fjalë nga propaganda e vazhdueshme së cilës ata i nënshtrohen.
Shprehia e studimit të pasazheve nga Shkrimet dhe e reflektimit për domethënien e rrjedhojat e tyre ka ndikim të thellë mbi shprehi të tjera të mendjes që ne të gjithë duhet të zhvillojmë. Më poshte ka dy kolona me pohime. Pohimet në kolonën e parë tregojnë kushte të skajshme, kurse ato në kolonën e dytë janë qëllime të dëshiruara për t’u arritur. Si Bahá’í, secili nga ne ka lënë pas kushtet e skajshme dhe ecën drejt qëllimeve të dëshiruara. Vizatoni shigjeta që shkojnë nga secili pohim në kolonën e majtë te pohimi përkatës në kolonën e djathtë.


Pikëpamjet mbi botën formohen nga opinione thjesht kalimtare .

Është një betejë për komunitetin të arrijë marrëveshje edhe për çështjet më të thjeshta.

Është e vështirë të bësh dallimin midis së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, gjithçka është relative.

Vendimet merren krejtësisht sipas emocioneve të momentit

Vendimet merren në dritën e Mësimeve të Besimit

Standardi i Besimit përdoret vazhdimisht për të matur vlerën e fjalëve e të veprimeve.

Uniteti i mendimit dhe veprimit në komunitet ndërtohet me lehtësi, dhe arrihet përparimi.

Formohet një kuadër i përshtatshëm, brenda të cilit shihet bota.

Një ndër synimet e njësisë së dytë të Librit 1 është të ushqejë kuptimin e të jetuarit në gjendje lutjeje. Të jetosh në gjendje lutjeje nuk do të thotë të thuash lutje tërë ditën. Më saktë kjo do të thotë një gjendje përgjërimi të vazhdueshëm ndaj Perëndisë, duke u lutur të na japë mëshirën e ndjesën e Tij dhe duke kërkuar ndihmën e Tij. Ndoshta mund të jetë e dobishme që ju të kaloni edhe një herë njësinë “Lutja” të Librit 1 dhe të identifikoni ato pasazhe e ushtrime që mendoni se i ndihmojnë më shumë pjesëmarrësit në përpjekjet e tyre për të të arritur këtë gjendje lutjeje.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Njësia e tretë “Jeta dhe Vdekja”, përqendrohet në natyrën e ekzistencës sonë. Vendosni cilat nga ushtrimet e kësaj njësie i ndihmojnë më shumë pjesëmarrësit të përcaktojnë identitetin e tyre si Bahá’í.
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 13

Pamë se si Libri 1 na fton të reflektojmë për domethënien e fjalës “unë” në fjalinë “Unë eci në shtegun e shërbimit”. Libri 2, Duke u ngritur në shërbim, fillon shqyrtimin e këtij shtegu dhe të mënyrës se si mund të ecet në të.

Duke u përpjekur të skicojë kurse trajnimi që të ndihmojnë çdo pjesëmarrës të përcaktojë e të ndjekë një shteg shërbimi, Instituti Ruhi kishte disa mundesi që të zgjidhte. Mund të adoptonte, për shembull, mënyrën më të zakonshme të programeve Bahá’í të thellimit, konkretisht t’u jepte studentëve njohuri të mjaftueshme për Besimin – për parimet e tij, mësimet shpirtërore e sociale të tij, historinë e tij, ligjet e tij dhe administrimin e tij. Pastaj do të priste që vetë këto njohuri të motivonin çdo individ që të ngrihej e t’i shërbente Kauzës. Ajo që duhej shtuar do të ishte njëfarë trajnimi për mjeshtri specifike, i përforcuar nga një inkurajim i vazhdueshëm.

Pasi u shqyrtuan disa alternativa të tilla, Instituti vendosi të adoptonte një pedagogji e cila do të merrej njëherësh me njohuritë, mjeshtritë dhe cilësitë, që do fitoheshin në mënyrë progresive nga ata që dëshirojnë t’i përkushtohen Kauzës. Duke kombinuar në metodën e tij këto kërkesa, Instituti mendonte se mund t’i ndihmojë pjesëmarrësit, si të thuash, të mësojnë për këtë shteg duke e përshkuar atë përmes veprash të posaçme shërbimi.

Sfida tjetër ishte të përcaktohej akti i parë i shërbimit, i cili do të ndërtohej mbi konceptet e dhëna në Librin 1. Shpresohej, sigurisht, që edhe pse Libri 2 merrej gjerësisht me çështjen e identitetit, ai do të stimulonte njëfarë veprimtarie midis pjesëmarrësve, për shembull studimin e lutjeve me besimtarë të tjerë, ose mbajtja e takimeve devocionale. Pra, pyetja ishte Cili duhej të ishte akti i parë i shërbimit që do të studiohej posaçërisht në Librin 2?

Mundësitë ishin të shumta. Funksionimi i Asambleve Shpirtërore Lokale, edukimi i fëmijëve, kremtimi i Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve, kryerja e fushatave të mësimdhënies, – secila prej këtyre mundësive kërkonte kurse të veçanta me materialet dhe metodat e veta. Por Instituti interesohej kryesisht për përhapjen e pamndërprerë të Besimit në shkallë të gjerë. Vite të tëra përvoje kishin treguar qartë se kjo nuk mund të arrihej ndryshe, veçse duke pasur programe për thellimin sistematik të miqve ndërkohë që numri i tyre rritej vazhdimisht. Një program i tillë që kishte dhënë prova suksesi qëndronte në një seri vizitash në shtëpitë e besimtarëve të anëtarësuar rishtas, për të studiuar me ta disa tema me rëndësi themelore për kuptimin e Kauzës nga ana e tyre dhe për konfirmimin e tyre në Besim. Mijëra besimtarë kishin vizita të tilla në zonat që shërbeheshin nga Instituti, dhe ishte e qartë se programi mund të zgjerohej më tej nëse shumë individë do të trajnoheshin për ta kryer këtë detyrë me besim. Mbajtja e temave të thellimit me besimtarët e anëtarësuar rishtas u bë, pra, akti i parë i shërbimit i trajtuar nga Instituti.

Në një përpjekje për të ndihmuar zhvillimin e kësaj aftësie, Njësia 2 e Librit 2, “Tema thellimi”, paraqet një histori që i çon studentët përmes një serie vizitash në shtëpinë e një çifti të anëtarësuar rishtas në Besimin, gjatë të cilave zhvillohen me ta disa tema thellimi. Në zona ku Besimi përhapet në shkallë të gjerë, ky është një shërbim shumë i nevojshëm. Por Njësia 2 është e dobishme edhe në vende ku nuk ka pasur përhapje në shkallë të gjerë të Besimit, sepse u ofron atyre që e studiojnë një vizion të asaj që kërkon përhapja në shkallë të gjerë dhe konsolidimi. E çka është më e rëndësishme, ndihmon për forcimin e dy aftësive që të gjithë ne duhet t’i fitojmë, të aftësisë për të biseduar për çështje shpirtërore dhe për të edukuar të tjerët. Është shumë e lehtë që neve të na bëhet shprehi t’u mësojmë njerëzve Besimin dhe t’i lemë ata me vetveten pasi kanë pranuar Bahá’u’lláh-un.

Më poshtë janë renditur disa cilësi, qëndrime e aftësi që ndihmojnë aftësinë e edukimit të të tjerëve. Ndoshta doni të shikoni Njësinë 2 dhe të gjeni te historia e mësipërme vende ku reflektohen këto qëndrime, cilësi e aftësi:

1. Zemërgjerësia: __________________________________________________________
_______________________________________________________________________
2. Përunjësia: _____________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Sinqeriteti dhe pastërtia e qëllimit: ___________________________________________
_______________________________________________________________________
4. Besueshmëria: ___________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Durimi: ________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
6. Mirësjellja: _____________________________________________________________
_______________________________________________________________________
7. Optimizmi dhe shpresa: ___________________________________________________
_______________________________________________________________________
8. Besimi në aftësitë e njerëzve: _______________________________________________ _______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
9. Vlerësimi i diversitetit: ____________________________________________________
_______________________________________________________________________
10. Mungesa e paragjykimeve: ________________________________________________
_______________________________________________________________________
11. Gatishmeria për të pranuar paërsosmërinë e gabimet: ____________________________
_______________________________________________________________________
12. Aftësia për të inkurajuar të tjerët: ___________________________________________
_______________________________________________________________________
13. Aftësia për të dëgjuar të tjerët: ______________________________________________
_______________________________________________________________________
14. Aftësia për të parë ku qëndron aftësia e një personi: ____________________________
_______________________________________________________________________
15. Aftësia për të komunikuar dashuri: __________________________________________
_______________________________________________________________________
16. Aftësia për të komunikuar siguri: ___________________________________________
_______________________________________________________________________

Njësia e tretë e Librit 2, “Paraqitja e Besimeve Bahá’í”, nuk merret me ndonjë akt specifik shërbimi, por me disa aftësi e shprehi thelbësore për t’u mësuar njerëzve Kauzën. Ajo ka për qëllim t’i ndihmojë pjesëmarrësit të fitojnë aftësinë e përfshirjes së ideve Bahá’í në bisedat e tyre. Ne të gjithë duhet të zhvillojmë shprehinë për të folur për aspekte të ndryshme të Besimit në mënyrë të natyrshme. Kur e arrijmë këtë, ne shkëputemi nga të menduarit e copëzuar dhe veprojmë në mënyrë më konsekuente. Ju sugjerohet t’i paraqitni grupit me të cilin studioni këtë njësi disa raste ku keni qenë në gjendje të përfshini në bisedë disa ide Bahá’í pasi ju vetë patët studiuar Njësinë 3 të Librit 2.

Kur Instituti Ruhi nisi në fillim të ofronte atë që sot është Njësia 2, vuri re se disa nga miqtë që vizitonin shtëpitë e besimtarëve të anëtarësuar rishtas ishin këmbëngulës në përpjekjet e tyre, ndërsa disa të tjerë shpejt hoqën dorë. Dallimi dukej se qëndronte në faktin që ata që këmbëngulën ndjenin gëzim në vetë aktin e mësimdhënies, pavarësisht nga rezultatet imediate. Njësia e parë e Librit 2, “Gëzimi i të dhënit mësim”, u hartua për.të trajtuar këtë çështje. Siç thuhet në pjesën e hyrjes “Për bashkëpunëtorët”, kjo njësi ndjek renditjen e mëposhtme të ideve. Lexojini këto ide dhe mendoni për to nga këndvështrimi i përpjekjeve tuaja si drejtues i një rrethi studimi. Shkruani një paragraf të shkurtër që shpjegon në ç’mënyrë ky akt shërbimi do të jetë një burim i vazhdueshëm gëzimi për ju.

1. Kur u mësojmë njerëzve Kauzën, ne marrim pjesë të një bekimi të veçantë – të ndarjes me të tjerët të Fjalës së Perëndisë të reveluar nga Bahá’u’lláh-u. Ky bekim na mbush me gëzim të thellë shpirtëror.

2. Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut mund të krahasohet me një oqean në thellësitë e të cilit fshihen margaritarët e udhërrëfimit hyjnor. Ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që të arrijmë brigjet e këtij oqeani dhe të përfitojmë nga të mirat e tij.

3. Oqeani i Revelacionit të Bahá’u’lláh-ut është çuditërisht afër nesh. Vetëm sikur të duam, ne mund të arrijmë brigjet e tij sa hap e mbyll sytë.

4. Pasi kemi pasur fatin të njohim Bahá’u’lláh-un, ne duam të ndajmë me të tjerët margaritarët e udhërrëfimit hyjnor që përmbahen në Revelacionin e Tij. Për këtë ne përdorim fuqinë e vetë Fjalës së Tij; vetëm ajo mund të transformojë zemrat e njerëzve.

5. Nga të gjitha veprimtaritë me të cilat merremi në jetën e përditshme, ato që përfshijnë ndarjen e Fjalës së Perëndisë me të tjerë, janë të veçanta.

6. Gëzimi që na mbush zemrat kur u mësojmë të tjerëve Kauzën vjen nga vetë akti i mësimdhënies – ndarja me të tjerët e Fjalës se Perëndisë të reveluar nga Bahá’u’lláh-u. Marrja me gjëra të tjera, si lëvdatat e fama, e prish këtë gëzim. Shkëputja është një kërkesë e mësimdhënies së gëzueshme.

7. Ne duhet gjithashtu të jemi të gatshëm për të bërë përpjekje e sakrifica. Duhet të mos harrojmë se, duke vepruar kështu, fitojme lumturi shpirtërore dhe përparojmë shpirtërisht. Sakrificë do të thotë të heqësh dorë nga diçka më e ulët për hir të diçkaje më të lartë. Megjithëse kjo shkakton dhimbje, në të vërtete sjell gëzim.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 14

Akti i dytë i shërbimit i trajtuar nga Instituti është në fushën e edukimit shpirtëror të fëmijëve. Libri 3, “Mësimi në klasat e fëmijëve”, Niveli 1, trajton disa nga njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e domosdoshme për ata qe duan të hyjnë në këtë fushë shërbimi. Shumë nga ata që e studiojnë këtë libër nuk kanë ndërmend t’u japin mësim fëmijëve 6-vjeçarë. Por edukimi shpirtëror i fëmijëve është me interes për çdo Bahá’í. Si prindër, vëllezër e motra, si anëtarë të komunitetit, anëtarë të institucioneve e të agjensive të Besimit, ne të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj përgjegjësie me rëndësi të dorës së parë. Ne Mesazhin e Ridvanit të vitit 2000, Shtëpia Universale e Drejtësisë ka deklaruar:

“Fëmijët janë thesari më i çmuar që mund të ketë një komunitet, sepse ata janë premtimi dhe garancia për të ardhmen. Ata bartin farat e karakterit të shoqërisë së ardhme, e cila formohet në shkallë të gjerë nga ajo që të rriturit që përbëjnë komunitetin bëjnë ose nuk bëjnë në lidhje me fëmijët. Ata janë një përgjegjësi që asnjë komunitet nuk mund ta lerë pas dore pa u ndëshkuar. Dashuria gjithëpërfshirëse për fëmijët, mënyra e trajtimit të tyre, cilësia e vëmendjes që u kushtohet atyre, fryma e sjelljes së të rriturve ndaj tyre. – të gjitha këto janë aspekte jetësore të qëndrimit që kërkohet. Dashuria kërkon disiplinë, kurajo për t’i mësuar fëmijët të përballojnë vështirësitë, për të mos kënaqur tekat e tyre dhe për të mos i lënë ata të bëjnë vetë ç’të duan. Duhet krijuar një atmosferë në të cilën fëmijët ta ndiejnë se i përkasin komunitetit dhe se duhet të marrin pjesë në qëllimin e tij. Ata duhet të udhëhiqen me dashuri por me këmbëngulje që të jetojnë sipas standardeve Bahá’í, të mësojnë ata vetë dhe t’u mësojnë të tjerëve Kauzën me mënyra të përshtatshme për rrethanat e tyre”.6

Kur shërbeni si drejtues për Librin 3, ju duhet jeni të vetëdijshëm për larminë e ineresave e të talenteve të pjesëtarëve të rrethit të studimit. Do të ketë nga ata që do ta kryejnë këtë akt shërbimi vit pas viti. Disa të tjerë do të duan të mësojnë vetëm një fëmijë – fëmijën e vet, motrën a vëllain e vogël, ose ndonjë komshi. Të tjerë akoma mund të duan të njihen ata vetë me atë që do të jetë gjithmonë pjesë thelbësore e jetës së komunitetit Bahá’í. Ju duhet t’i inkurajoni të gjitha këto qëllime dhe të ndihmoni çdo pjesëmarrës të arrijë qëllimin e tij ose të saj.

Që të jeni një drejtues efektiv për këtë libër, ju duhet të shqyrtoni me kujdes tri njësitë e tij. Njësia e parë merret me parimet e përgjithshme të edukimit Bahá’í. Megjithëse parimet janë të zbatueshme në çdo lloj edukimi, këtu ato shqyrtohen në kontekstin e zhvillimit të karakterit. Sigurisht, përpjekjet për të formuar karakterin mund të marrin forma të ndryshme. Sot, edukatorët në mbarë botën e venë theksin gjithnjë e më shumë te edukimi moral. Në përgjithësi e trajtojnë atë në një frymë laike dhe përpiqen t’u mësojnë fëmijëve ato që mund të quhen virtyte të një qytetari të mirë. Nisur nga dëshira për të bashkëpunuar me njerëz e organizata që mendojnë në këtë mënyrë, disa komunitete Bahá’í bëjnë ç’është e mundur të ndihmojnë këto lloj përpjekjesh të ndërmarra nga sistemet zyrtare shkollore kombëtare. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se ka dallim midis përgatitjes morale laike dhe zhvillimit të cilësive shpirtërore të ndriçuara drejtpërsëdrejti nga Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut. Kur shqyrtoni njësinë e quajtur “Disa parime të edukimit Bahá’í”, duhet të mbani parasysh se qëllimi i klasave të fëmijëve Bahá’í është edukimi shpirtëror, i cili përfshin zhvillimin moral. A mund të bëni një listë të koncepteve kryesore që përmban kjo njësi, të cilat mendoni se duhet t’i kuptojnë ata që përgatiten të japin mësim për nivelin 1?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Njësia e dytë, “Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1”, përmban pesëmbëdhjetë mësime, secili i përqendruar në një cilësi shpirtërore. Ju mund të doni t’i rishikoni mësimet shpejt e shpejt, të bëni një listë të cilësive të trajtuara, pastaj të shkruani një ose dy fjali për rolin që elemente të ndryshme të çdo mësimi – mësimi përmendësh, këngët, historitë, lojërat, ngjyrosja – luajnë në zhvillimin e karakterit.

Mesimi 1: ____________________ Mësimi 9: ____________________
Mesimi 2: ____________________ Mësimi 10: ____________________
Mësimi 3: ____________________ Mësimi 11: ____________________
Mësimi 4: ____________________ Mësimi 12: ____________________
Mësimi 5: ____________________ Mësimi 13: ____________________
Mësimi 6: ____________________ Mësimi 14: ____________________
Mësimi 7: ____________________ Mësimi 15: ____________________
Mësimi 8: ____________________

Mësim përmendësh lutjesh e citatesh: ________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Këngë: _________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Histori: _________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Lojëra: _________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Ngjyrosje: ______________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Tani hidhini një sy njësisë së tretë, “Drejtimi i klasave për fëmijë”, dhe mendoni për përmbajtjen e saj. Një nga konceptet kryesore të diskutuara është disiplina. Më poshtë jepen disa pohime. Vendosni se cilat janë në përputhje me konceptin e disiplinës të paraqitur në atë njësi.
____ Disiplina duhet të jetë e ashpër.
____ Që disiplina të jetë e qëndrueshme, duhet të vijë nga brenda personit.
____ Liria e vërtetë varet nga vetëdisiplinimi.
____ Kur displina imponohet, mbyt krijimtarinë.
____ Disiplina e mbron iniciativën krijuese nga marrja e vetes me të mirë dhe përsëritja e papërgjegjshme e gabimeve.
____ Nëse mësuesi ngulit te studentët dashurinë për Perëndinë, nuk ka nevojë për rregulla e displinë.
____ Pa vetëdisiplinë është e pamundur të zhvillohen cilësi shpirtërore.
____ Fëmijët kanë nevojë për liri që t’i zbulojnë vetë gjërat; disiplina vetëm pengon procesin e zbulimit e të të mesuarit të vërtetë.
____ Fëmijët lulëzojnë kur ka disiplinë; ata mësojnë më shumë në një ambient të organizuar mirë e të strukturuar.
____ Individët fitojnë urti duke mbajtur qëndrimin e përunjur të njeriut që mëson. Disiplina e imponuar nga ky qëndrim të mësuari e çliron njeriun nga frika e dështimit dhe hap rrugën për ushtrimin kontruktiv të iniciativës.
____ Sjellja e drejtë siguron një ambient disipline e rregulli për përparimin individual e shoqëror.
____ Ushtrimi i disiplinës nuk mund të merret sikur nënkupton ndonjë formë dhune apo abuzimi, psikologjik apo fizik qoftë, sepse dhuna është rrënjësisht në kundërshtim me fisnikërinë e shpirtit njerëzor dhe dëmton zhvillimin e njeriut.

Diskutoni pyetjen e mëposhtme në grupin tuaj: Në ç’mënyrë zbatohet koncepti i displinës në rrethet e studimit qe keni krijuar ose do të krijoni, duke pasur parasysh që pjesëmarrësit nuk janë fëmijë por të rinj e të rritur.


PJESA 15

Pasi shqyrtuam dy akte tepër të meritueshme shërbimi në Librat 2 dhe 3, le të shohim tani librin tjetër në vazhdën kryesore të Institutit, që i kthehet përsëri çështjes së identitetit, të “unit” në fjalinë: “Unë eci në shtegun e shërbimit”. Historia i jep formë në një pjesë të madhe identitetit të individit, si dhe të popujve të tërë. Kur lidhja me historinë shkëputet, zë vend konfuzioni dhe njerëzit bëhen si pemë pa rrënjë. Por, mund të pyesim ne,: ku do t’i gjejnë njerëzit rrënjët e ekzistencës së tyre në këtë epokë tranzicioni, kur rendi i vjetër po shpërbëhet dhe një krijimi i ri po shfaqet në vend të tij? Kjo është një pyetje e vështirë për shumë njerëz, por për Bahá’í-të përgjigjja është mjaft e thjeshtë: Ne duhet t’i kërkojmë elementet e Krušné Horyidentitetit në mijëra e mijëra ngjarje që e kanë çuar përpara Kauzën e Perëndisë, që nga ajo mbrëmje profetike kur Báb-i i deklaroi Misionin e Vet Mulla Hysenit [Mullá Ḥusayn].

Libri 4, Manifestimet Binjake, i kushtohet studimit të historisë së jetës së Báb-it dhe të Bahá’u’lláh-ut. Në njësinë e parë shqyrtohet shkurtimisht domethënia e kësaj Dite, e Ditës së Perëndisë. Njësitë 2 dhe 3 e njohin studentin me Shërbesën e këtyre dy Qenieve të Shenjta. Nënvizohet rëndësia shpirtërore e episodeve nëpërmjet studimit të pasazheve përkatëse nga Shkrimet. Siç përmendet në pjesën “Për bashkëpunëtorët”, pjesëmarrësit në kurs inkurajohen të mësojnë të tregojnë historinë me njëfarë hollësie. Zhvillimi i aftësive të nevojshme për ta bërë këtë është një nga qëllimet e librit.

Një temë që përshkon Librin 4 është ajo e krizës dhe fitores. Një ndër sfidat tuaja do të jetë të siguroni që pjesëmarrësit e rretheve tuaja të studimit ta kuptojnë thellësisht këtë parim. Për të fituar një kuptim më të plotë të dinamikës së krizës dhe fitores, ju mund të doni të bëni një listë të ngjarjeve domethënëse që jepen në njësinë e dytë e të tretë të librit në mënyrë kronologjike. Pasi të bëni këtë, përcaktoni se cilat ngjarje shënojnë fillimin e një faze të re, qoftë krize apo fitoreje.

________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 16

Kaq i rëndësishëm është edukimi shpirtëror i fëmijëve saqë i është kushtuar një libër i dytë në vazhdën kryesore të kurseve Ruhi. Libri 5, Mësimi i klasave të fëmijëve, Niveli 2, përpiqet të japë njohuri e të zhvillojë aftësi e shprehi dhecilësi shpirtërore që do t’i ndihmojnë ata që e studiojnë të drejtojnë klasa për shtatë-vjeçarë. Pjesët e para të librit rikapitullojnë shkurtimisht përvojën e pjesëmarrësve në mësimin e fëmijëve gjashtë-vjeçarë. Edhe në këtë rast, jo të gjithë pjesëmarrësit në rrethet tuaja të studimit do të kenë dhënë mësim në klasa fëmijësh. Gjithsesi, për të gjithë pjesëtarët e grupit është thelbësore t’i lexojnë këto pjesë, ndërsa ata që kanë përvojë t’u tregojnë atyre që nuk kanë.

Libri i ofron mësuesit tridhjetë mësime, që ai ose ajo t’i përdorë si ta shohë të arsyeshme në rrethanat e klasës që drejton. Pesëmbëdhjetë mësimet e para janë të ngjashme me ato të Librit 3 nga pikëpamja që çdo mësim përqendrohet në zhvillimin e një cilësie shpirtërore. Pesëmbëdhjetë mësimet e dyta u paraqesin fëmijëve jetën e Báb-it e të Bahá’u’lláh-ut. Mësimet nuk paraqesin një kronikë të hollësishme të jetës së Tyre, por janë të organizuara rreth disa koncepteve që i ndihmojnë fëmijët të kenë një ide për Pozitën dhe Shërbesën e Minifestimeve Binjake. Nëpërmjet këtyre mësimeve, fëmijët fillojnë të fitojnë njohuri për Manifestimet e të bëhen të ndërgjegjshëm për burimin e të gjitha të mirave.

Ndërkohë që kaloni të tridhjetë mësimet me grupin tuaj sot, ju duhet të shqyrtoni përmbajtjen jo vetëm nga pikëpamja e përvojës suaj, por edhe të përvojës së komuniteteve në rajonin tuaj. Libra për trajnimin e mësuesve për klasat e fëmijëve të niveleve të mëtejshme do të formojnë një degë të posaçme që buron nga Libri 5 në vazhdën kryesore. Ndërkohë që këta libra përgatiten e dalin në qarkullim, gjithnjë e më shumë komunitete do të jenë në gjendje të kenë shërbimet e një numri mësuesish që në një fund jave të dhënë mund të drejtojnë njëkohësisht klasa fëmijësh të grupmoshave të ndryshme. Ky është ideali që duam të arrijmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhëntë Perëndia, ju do jeni në gjendje t’ua përçoni këtë ndjesi urgjence pjesëmarrësve të rretheve tuaja të studimit. Tani për tani, ju sugjerohet të rishikoni pesëmbëdhjetë mësimet e para në Librin 5 dhe të bëni një listë të cilësive që trajtohen në secilin prej tyre.

Mësimi 1: ___________________ Mësimi 9: ____________________
Mësimi 2: ___________________ Mësimi10: ____________________
Mësimi 3: ___________________ Mësimi11: ____________________
Mësimi 4: ___________________ Mësimi12: ____________________
Mësimi 5: ___________________ Mësimi13: ____________________
Mësimi 6: ___________________ Mësimi14: ____________________
Mësimi 7: ___________________ Mësimi15: ____________________
Mësimi 8: ___________________
Pas kësaj bëni një listë të koncepteve rreth të cilave është organizuar secili nga mësimet që vijojnë:
Mësimi 16: ___________________________________________________________
Mësimi 17: ___________________________________________________________
Mësimi 18: ___________________________________________________________
Mësimi 19: ___________________________________________________________
Mësimi 20: ___________________________________________________________
Mësimi 21: ___________________________________________________________
Mësimi 22: ___________________________________________________________
Mësimi 23: ___________________________________________________________
Mësimi 24: ___________________________________________________________
Mësimi 25: ___________________________________________________________
Mësimi 26: ___________________________________________________________
Mësimi 27: ___________________________________________________________
Mësimi 28: ___________________________________________________________
Mësimi 29: ___________________________________________________________
Mësimi 30: ___________________________________________________________

Diskutoni me grupin sesi elementet e ndryshme të serisë së dytë prej pesëmbdhjetë mësimesh i ndihmojnë fëmijët t’i kuptojnë këto koncepte dhe shkruani mendimet tuaja këtu poshtë.
Pohimet hyrëse: _________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Pyetjet: ________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Mësimi përmendësh i lutjeve dhe citateve: ____________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
Këngët: _________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Episodet historike: ________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Lojërat: _________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Drama: _________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
Vizatimi: ________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 17

Ecja në shtegun e shërbimit gjatë gjithë jetës së një njeriu përfshin patjetër mësimdhënien. Siç e kemi thënë disa herë më parë, mësimi i Kauzës së Perëndisë të tjerëve duhet parë si diçka më tepër se një akt shërbimi. Edhe pse përhapja e Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut është shërbimi më thelbësor që mund të kryejmë, ajo është gjithashtu një gjendje të qëni, në të cilën ne vazhdimisht ndajmë me të tjerë atë që na është dhënë aq bujarisht. Nën këtë dritë, temat “jam” dhe “bëj” përshkojnë të trija njësitë e Librit 6, dhe si drejtues ju duhet të siguroni që ndërvarësia e të dyja këtyre të kuptohet plotësisht nga pjesëmarrësit e rretheve tuaja të studimit.

Për ju duhet të jetë e qartë se aftësia për t’u mësuar të tjerëve Kauzën e Perëndisë, qoftë sipas planesh individuale ose nëpërmjet veprimit kolektiv, nuk mund të zhvillohet brenda një kursi. Kushtet e njerëzve ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga një vend në tjetrin, dhe çdo kulturë, grupmoshë e rrethanë paraqesin sfidat e tyre për mësuesin. Megjithatë, ka disa të vërteta universale bazë mbi të cilat mund të ndërtohet kjo aftësi, dhe pikërisht me këto merret Libri 6.

Në përpjekjet tuaja për t’i ndihmuar miqtë të zhvillojnë këtë aftësi, do t’ju duhet të lexoni me kujdes dhe të diskutoni me miqtë që po përgatiten të bëhen drejtues efektivë për Librin 6 pjesën “Bashkëpunëtorëve”. Është e domosdoshme që ju t’i njihni mirë të trija njësitë e librit, dhe për këtë qëllim duhet t’i analizoni ato një nga një e të gjeni konceptet, cilësitë, qëndrimet e aftësitë për të cilat bëhet fjalë. Sa për të filluar, bëni dy ushtrimet e mëposhtme.

Një nga qëllimet e librit është të shqyrtojë nën dritën e Shkrimeve nocione të ndryshme për natyrën e mësimdhënies dhe si duhet parë kjo. Më poshtë janë disa ide që disa nga pjesëtaret e rretheve tuaja të studimit mund të kenë për mësimdhënien kur ata fillojnë të studiojnë Librin 6. Si do të kenë ndryshuar idetë e tyre në mbarim të kursit? Shkruani çfarë mund të thonë ata si rezultat i studimit të librit.

1. “Vetëm ata që kanë njohuri të thella për Kauzën duhet të merren me mësimdhënie”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
2. “Duhet të presim që të jemi plotësisht të thelluar para se t’u mësojmë Besimin të tjerëve”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
3. “Duke marrë pjesë në fushata mësimdhënieje herë pas here, ne e plotësojmë detyrën dhe nuk ka nevojë të kemi një plan personal mësidhenieje”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
4. “Rëndësi ka t’i thuash kërkuesit gjërat e duhura; gjendja shpirtërore e mësuesit është e dorës së dytë”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
5. “Ajo që ka rëndësi është gjendja e brendshme e mësuesit; pra, ne nuk duhet t’u mësojmë të tjerëve Besimin derisa të kemi fituar cilësitë e një Bahá’í të vërtetë. Pastaj shembulli ynë do të jetë mësuesi më i mirë, dhe nuk do të ketë nevojë fare për fjalë”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
6. “Rëndësi ka veshja që ne i bëjmë mesazhit tonë”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
7. “Mësimi i Kauzës është si të rekrutosh njerëz që të bashkohen me një lëvizje shoqërore progresive. Mjafton t’u flasësh njerëzve për parimet e Besimit, sepse është kjo që i tërheq ata më shumë”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
8. “Ka një predispozicion aq të madh, veçanërisht midis masave, sa që neve na mbetet t’i sjellim njerëzit në Besim me shumicë. Por, meqenëse ata nuk para i kuptojnë gjërat thellë, mjafton t’u themi atyre disa ide tërheqëse rreth Besimit që ata ta pranojnë”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________

9. “Në kushtet e përhapjes së Besimit në shkallë të gjerë, thellimi është i dorës së dytë, sepse duhen disa breza që njerëzit të ndryshojnë; ne duhet të përqendrohemi në rekrutimin e besimtarëve të rinj me shumicë”.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________

Tani ju sugjerohet të shqyrtoni natyrën e paraqitjes që i bëhet një kërkuesi. Libri 6 jep një shembull të paraqitjes së Besimit nëpërmjet historisë së Anës dhe Emilisë. Sigurisht mënyra sesi Ana ia paraqet Emilisë Mesazhin e Bahá’u’lláh-ut nuk është e përshtatshme në të gjitha rrethanat. Kjo duhet të kuptohet mirë nga pjesëmarrësit e rretheve tuaja të studimit. Si drejtues për librin ju do të siguroheni që të gjithë pjesëmarrësit mendojnë sesi ata vetë do t’ua paraqesin Besimin atyre që ata mësojnë. Gjithsesi, ajo që ata duhet ta kuptojnë është se jo çdo lloj paraqitjeje është e efektshme. Analiza e paraqitjes që Ana i bën Emilisë do t’i ndihmojë ata që ta kuptojnë këtë. Të gjitha paraqitjet e efektshme të Besimit kanë disa karak¬teristika të përbashkëta. Duke mbajtur parasysh paraqitjen e bërë nga Ana, vendosni cilat nga ato që renditen më poshtë janë karakteristika të një paraqitjeje të efektshme dhe cilat jo.

Një paraqitje e efektshme:
– Është e drejtpërdrejtë Po Jo
– Është e qartë. Po Jo
– Tregon një qëndrim hapjeje. Po Jo
– Tregon forcën e besimit të paraqitësit. Po Jo
Përqendrohet te Bahá’u’lláh-u si Manifestim i Perëndisë dhe
tregon qartë Mësimet e Tij si burim i atyre që thuhen. Po Jo
– Paraqet konceptin se në Besimin ka ligje që duhen ndjekur. Po Jo
– Bën të qartë se në Besimin ka një administrim, të cilit i duhet bindur. Po Jo
– Paraqet Figurat Qendrore të Besimit. Po Jo
Shpjegon mjaft nga historia e Besimit për të krijuar një lidhje
midis dëgjuesit dhe Manifestimeve Binjake. Po Jo
– Shmang analizat e hollësishme të lidhjes së Bahá’u’lláh-ut
me Manifestimet më të hershme. Po Jo
– Përçon entuziazem. Po Jo
– Shfrytëzon me bollëk Shkrimet. Po Jo
– Përdor analogji. Po Jo
Është logjike. Po Jo
– I drejtohet edhe mendjes edhe zemrës së dëgjuesit. Po Jo
– Bën të qartë se të qënit Bahá’í sjell me vete edhe përgjegjësi. Po Jo
– Shmang ngarkimin e dëgjuesit me shumë hollësira. Po Jo
– Është ftuese. Po Jo
– Pasqyron besimin në aftësinë e dëgjuesit për të njohur
Manifestimin e Perëndisë për kohën e sotme. Po Jo
– Është nxitëse. Po Jo
– Përqendrohet nëhollësitë. Po Jo
– Manipulon emocionet e kërkuesit. Po Jo
– Është argumentuese. Po Jo
– Lë të kuptohet se komuniteti Bahá’í është i përsosur ashtu siç është sot. Po Jo
– Luan me frikën e dëgjuesit. Po Jo
– Është e mjegullt. Po Jo
– Bazohet kryesisht në profeci. Po Jo


PJESA 18

Kemi mbaruar përsëritjen e gjashtë librave të vazhdës kryesore të kurseve të Institutit Ruhi. Shpresojmë se kjo përsëritje do t’jua ketë bërë të qartë se ç’kupton Instituti me frazën “duke ecur në shtegun e shërbimit”. Libri 7, që po studioni tani, i kushtohet një akti shërbimi që është thelbësor për funksionimin e vetë Institutit, konkretisht si të ndihmohet një grup miqsh të kalojnë gjashtë kurset e para të serisë. Seria do të vazhdojë me libra të tjerë, por nuk është nevoja t’i shohim ato këtu. Në këtë pikë është e dobishme të diskutojmë shkurtimisht disa kurse që mund të degëzohen nga vazhda kryesore. Kurse të tilla zakonisht kanë për qëllim t’u përgjigjen nevojave e mundësive specifike. Disa pak shembuj do t’ju japin një pasqyrë të përgjithshme.

• Sa më shumë njerëz kalojnë në kurset e Institutit Ruhi dhe zbatojnë ato që kanë mësuar në shërbim të komuniteteve të veta, fillojnë të lindin mundësi të reja. Për shembull, në shumë vise të botës studimi i Librit 1 i frymëzon miqtë të mbajnë takime devocionale në komunitetet e tyre. Një Asamble Shpirtërore Kombëtare ose një Këshill Rajonal mund të dëshirojë ta mbështesë këtë veprimtari. Pasi është fituar njëfarë përvoje, institutit në atë vend apo zonë mund t’i kërkohet të tregojë disa raste që është arritur sukses, të analizojë mënyrën më të efektshme të veprimit dhe të zhvillojë një kurs të shkurtër sesi të zhvillohen takime devocionale në komunitete lokale. Ky kurs, i cili në fakt është mjaft i shkurtër, mund të jetë i pari në një degë që vjen menjëherë pas Librit 1. Jo gjithsecili që studion Librin 1 do të dojë medoemos të ndihmojë në zhvillimin e takimeve të tilla, por të paktën një ose dy nga çdo rreth studimi mund të ndihmohen të kryejnë këtë akt shërbimi. Një kurs tjetër në të njëjtën degë mund të jetë i tillë që të shpjegojë në mënyrë të thelluar idetë më të thella e më të bukura që përmbahen në Lutjen e Gjatë të Detyrueshme.

• Një degë e dytë mund të shfaqet pikërisht pas Librit 2. Siç e dini, në fund të njësisë së dytë të atij libri pjesëmarrësit inkurajphen të mbajnë takimet e tyre të para për thellim të një grupi besimtarësh të anëtarësuar rishtas. Janë zhvilluar materiale në Azinë Juglindore, të cilat mbështetn në përvojën e asaj zone e të zonave të tjera, për të ngjallur vetëdijën e miqve mbi barazinë e burrave dhe grave përmes një vargu takimesh. Këto materiale, që janë adoptuar tashmë nga disa institute në mbarë botën, është provuar se janë tepër të efektshme. Edhe këtu, jo cilido që studion Librin 2 do të dojë të trajnohet për përdorimin e materialeve dhe të formojë grupe në komunitete lokale për t’i studiuar ato, por pa dyshim në çdo rreth studimi do të ketë disa që kanë dëshirë ta bëjnë këtë. Më tej në të njëjtën degë mund të ketë fare mirë kurse për të trajnuar individë të interesuar të punojnë në drejtime të ndryshme për përparimin e grave.

• Një seri tjetër kursesh që degëzohen pas Librit 2 mund të merren me edukimin shëndetësor. Një rrjet njësish është zhvilluar në Afrikë për trajnimin e punëtorëve në shëndetin parësor në nivele të ndryshme kompleksiteti. E para përqendrohet në trajnimin e një edukatori të shëndetit në familje, të një personi që mëson të bashkojë disa anëtarë të familjeve të mëdha të përhapura në një lokalitet dhe u shpjegon atyre disa koncepte bazë, duke i ndihmuar në përpjekjet e tyre për të përmirësuar shëndetin e pjesës tjetër të familjeve të tyre. Një numër institutesh nëpër botë, sidomos në vendet ku sistemi i shëndetit publik është i dobët, ka të ngjarë të ngrejnë këtë degë të kurseve.

• Një degë që vetë Instituti Ruhi po e zhvillon përbëhet prej kursesh për trajnimin e mësuesve të klasave Bahá’í për fëmijë. Siç e dini, Librat 3 dhe 5 në vazhdën kryesore synojnë të japin dijet, teknikën dhe cilësitë e nevojshme për të udhëhequr klasat e fëmijëve gjashtë dhe shtatë vjeçarë. Siç e kemi shpjeguar më parë, edukimi shpirtëror i fëmijëve ka rëndësi aq të madhe, saqë të gjithë ata që studiojnë librat e Institutit nxiten të fitojnë njëfarë përvoje në këtë fushë – qoftë edhe vetëm me një ose dy fëmijë në familjet e veta – dhe të kontribuojnë për përparimin e tyre. Por jo gjithsecili që ndjek vazhdën kryesore do të dëshirojë të këmbëngulë në këtë fushë shërbimi. Kështu, pas Librit 5 del një degë e re kursesh kushtuar trajnimit të mësuesve për klasat e fëmijëve të moshave tetë vjeç e sipër. Këto kurse do të bëhen hap pas hapi më komplekse, kështu që me përfundimin e serisë mësuesit do të kenë fituar mjaft gjëra në fushën e edukimit.

• Një shembull tjetër është një seri kursesh që mund të degëzohen pas Librit 6. Kurset në këtë degë duhet të përqendrohen në dhënien e dijeve, të teknikës, të cilësive e të qëndrimeve të nevojshme për të ndarë Mesazhin e Besimit me popullsi specifike. Libri 6 diskuton aspektet universale të mësimdhënies, dhe pas përfundimit të tij studentët për¬fitojnë nga shqyrtimi i temës së mësimdhënies në kontekstin e një popullsie të veçantë. Për shembull, Pjesa 16 e njësisë së dytë shqyrton me studentët disa prej qëndrimeve që duhen adoptuar në paraqitjen e Besimit. Por domethënia e e koncepteve të diskutuara mund të jetë e ndryshme nga një kulturë në tjetrën. Për shembull, se ç’do të thotë të jesh provokues ose i qetë në fushën e mësimdhënies varet nga zakonet e njerëzve. Këto, pra, janë llojet e çshtjeve që do të trajtojnë kurset e degëzuara pas Librit 6.

Ato që thuhen më sipër tregojnë një mënyrë në të cilën mund të shpaloset programi i institutit për zhvillimin e burimeve njerëzore për përhapjen dhe konsolidimin e Besimit. Për ju rëndësi ka të kuptoni se programi nuk do të jetë i njëjtë për çdo institut që ka vendosur të përdorë materialet e Institutit Ruhi. Si drejtues i një rrethi studimi, juve nuk ju kërkohet të merreni me zhvillimin e kurseve. Këtë detyrë do ta marrë përsipër instituti ku ju shërbeni, i cili do të caktojë e adaptojë materialet që dikton nevoja. Gjithsesi, ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm se ekzistojnë kurse të tjera veç vazhdës kryesore dhe, lidhur me këtë, të vëzhgoni studentët tuaj e të siguroni që ata që janë të aftë e kanë zell të inkurajohen të marrin pjesë në to. Më tej, ne shpresojmë se ju do të sillni ndërmend një koncept për të cilin aludohet në shembullin e parë më sipër, konkretishtqë materialet e trajnimit nuk janë shumë efektive nëse zhvillohen të izoluara nga përvoja. Librat e Institutit Ruhi nuk janë produkt i ndonjë mendjeje individuale ose thjesht konsultime të një grupi të kryera në mënyrë abstrakte, të shkëputura nga praktika. Përkundrazi, ato janë shkruar gjatë shumë viteve ndërkohë që Instituti mësonte me hollësi sesi çdo akt shërbimi mund të kryhet me sukses. Në qoftë se ndiqet kjo mënyrë trajtimi, përfundimi i një libri merr një kohë të gjatë, shpesh një dhjetëvjeçar ose më shumë. Procesi është i ngadaltë, por rezultatet e durimit janë të leverdishme.


PJESA 19

Le të kthehemi tani te elementi tjetër i metodologjisë së përdorur nga Instituti Ruhi: rrethi i studimit. Si shumë institute, Instituti Ruhi i fillonte veprimet e tij duke sjellë një numër besimtarësh, ndonjëherë deri në dyzet vetë, në një vend qendror për të marrë pjesë në kurse të njëfarë kohëzgjatjeje, gjithsesi nga dy ose tri ditë deri në disa javë. Edhe sot, disa kurse zhvillohen në ambientin kryesor të Institutit, për shembull një kurs dymujor për të rinj që kanë dëshirë të ofrojnë një periudhë shërbimi për Besimin.

Sidoqoftë, që nga fillimi vlerësimi që Instituti kishte për metodat e pjesëmarrjes e shtynë atë zhvillonte materialet e tij për studim në grupe të vogla. Ai kuptoi gjithashtu qysh herët se metoda e tij duhej të respektonte ritmin me të cilin mësojnë individët e ndryshëm. Kështu, për të studiuar materialet, ata që ishin mbledhur në ambientin qendror për secilin kurs duhej të ndaheshin në grupe më të vogla, duke punuar së bashku miqtë që mësonin me të njëjtin ritëm. Konkurrenca, u thuhej atyre, nuk kishte vend në Institut. Secili do të përparonte sipas mundësive të veta, të cilat do të ndryshonin me ecjen përpara të procesit edukativ. Ky është sfondi nga i cili janë krijuar librat e tanishëm të Institutit.

Më pas, kur duheshin përballuar sfidat e shtrirjes së veprimeve të tij, karakteristikat e qenësishme të materialeve e lejuan Institutin t’i çonte relativisht lehtë kurset e tij në nivelin lokal përmes sistemit të zhvillimit të tyre të ndërtuar mbi bazën e “rrethit të studimit”. Ju, sigurisht, e njihni mirë këtë sistem të edukimit me korrespondecë apo në distancë. Me zgjerimin e tij, kanë lindur shumë pyetje lidhur me natyrën e rrethit të studimit. Këtu poshtë janë vetëm disa prej këtyre pyetjeve:

A duhet që një rreth studimi të ketë një një varg rregullash që pjesëtarët e tij duhet t’i ndjekin?
A duhet që një rreth studimi të mblidhet rregullisht për një periudhë kohe të caktuar?
A duhet të ndjekë ai njëfarë programi fiks?
A ndryshon ndonjëherë anëtarësia e një rrethi studimi?
A mund të përfshijë një rreth studimi njerëz që nuk janë ende Bahá’í?
A organizon një rreth studimi Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve për komunitetin lokal?
A mund të organizojë ai Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve për pjesëtarët e vet?
A mund të ndërmarrë ai vetë qëllime mësimdhënieje?
A organizon ai veprimtari mësimdhënieje për vetë pjesëtarët e tij?
A marrin pjesë anëtarët e tij si grup në veprimtariatë mësimore të komunitetit?
A organizon një grup studimi klasat e fëmijëve të komunitetit lokal?
A mundet një grup studimi të organizojë një mbrëmje shoqërore muzike për komunitetin lokal?
A mundet një grup studimi të organizojëveprimtari argëtuese për pjesëtarët e vet?
A mundet një grup studimi të organizojëveprimtari argëtuese për anëtarët e komunitetit lokal?
A bën një grup studimi projekte shërbimi për komunitetin lokal?
A thellohet një grup studimi në Shkrimet e Besimit, veç studimit të kurseve të institutit?
A mundet një grup studimi të organizojë takime devocionale për komunitetin lokal?
A mund të organizojë ai takime devocionale për vetë pjesëtarët e tij?
A mund të organizojë ai një ceremoni diplomimi pas përfundimit të një kursi?

Lista do të bëhej mjaft e gjatë sikur të përfshinim këtu të gjitha pyetjet. Siç ka të ngjarë të pritni, përgjigja jonë për shumë prej tyre do të ishte “Epo, kjo varet”. Megjithatë, ka disa pohime që mund të bëhen lidhur me rrethet e studimit, të cilat përcaktojnë tiparet e tyre të përgjithshme. Shqyrtoni paragrafët e mëposhtëm dhe i diskutoni ata me grupin tuaj. Ne shpresojmë se ata përmbajnë idetë bazë që ju duhen për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të lindin në situatën tuaj specifike.

Një rreth studimi është njëri element i një sistemi edukimi me perspektivë që drejtohet nga instituti, i caktuar për të çuar programin e tij të zhvillimit të burimeve njerëzore në nivelin lokal. Ai zakonisht përbëhet prej tetë deri në dhjetë miqsh në një lokalitet të dhënë, të cilët me ndihmën e një drejtuesi studiojnë vazhdën e programit të kurseve së bashku sipas ritmit të tyre. Duhet vënë në dukje se një rreth studimi nuk është njëra prej strukturave të Rendit Administrativ, si një Asamble apo një komitet. Në funksionimin dhe anëtarësinë e një rrethi studimi ka shumë fleksibilitet. Disa grupe mund të dëshirojnë të mblidhen një herë në javë për një periudhë të gjatë, ndërsa disa të tjera mund të vendosin të mblidhen çdo ditë, ose në çdo fund jave. Me përfundimin e një libri, të gjithë pjesëtarët mund të vazhdojnë të studiojnë librin tjetër së bashku. Por disa mund të largohen nga një grup dhe të bashkohen me një tjetër në një kohë të mëvonshme. Ndërsa pjesëtarët e grupit avancojnë në këtë vazhdë, miq të rinj që kanë studiuar diku gjetkë mund të bashkohen me ta. Kjo mund të ndodhë në fillim të një kursi ose edhe në mes të tij, me kusht që pjesëtari i ri mund ta arrijë me lehtësi grupin dhe të mos shkaktojë vonesa pa vend. I njëjti drejtues mund të qëndrojë me grupin nga njëri libër te tjetri. Por është e mundur gjithashtu që drejtuesi të ndryshohet pas përfundimit të një libri. Disa pjesëtarë të rrethit të studimit më në fund do të arrijnë një pikë në vazhdën kryesore ku ata vetë janë trajnuar si drejtues dhe pastaj të nisin rrethe të reja studimi, duke e kryer këtë akt shërbimi ndërsa vazhdojnë me studimet e veta.

Nuk ka ndonjë numër minimum pjesëmarrësish që të kërkohet para formimit të një rrethi studimi. Ka pasur shumë rreth të tilla të suksesshme me vetëm dy apo tre pjesëtarë. Në qoftë se numri i pjesëmarrësve bëhet i madh, është e këshillueshme që ata të ndahen në grupe më të vogla – që takohen të gjithë në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend, nëse kështu dëshirojnë – dhe duhet kërkuar ndihma e drejtuesve të tjerë. Pjesëtarët e një rrethi studimi janë miq që e kanë njohur njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë. Por një grup mund të përbëhet gjithashtu prej individësh që i janë përgjigjur veç e veç thirrjes së institutit për të ngritur një grup studimi në komunitet. Si pjesë e një fushate intensive mësimdhënieje në një zonë, instituti shpërndan disa prej bashkëpunëtorëve të tij në lokalitete për të formuar rrethe studimi midis besimtarësh të anëtarësuar rishtas dhe të tjerësh që tregojnë interes për Besimin. Në një numër të madh lokalitetsh miqtë po u drejtohen shkollave, klubeve dhe organizatave lokale, duke gjetur njerëz që dëshirojnë të studiojnë kurset e e institutit, edhe pse nuk janë Bahá’í.

Si një element i një sistemi edukimi me korrespondencë apo në distancë, rrethi i studimit ka dy funksione thelbësore: Njëri është studimi i kurseve të institutit dhe tjetri është praktika. Ndërsa të gjitha kurset në vazhdën kryesore, dhe degët që dalin prej saj, kanë si synim të japin dije për Besimin, duke siguruar kuptim të çështjeve shpirtërore dhe zhvillimin e mjeshtrisë e të aftësive për të shërbyer, disa e venë theksin te kjo e fundit. Për të zhvilluar këto aftësi, nuk mjafton që pjesëmarrësit thjesht të studiojnë materialet dhe të plotësojnë ushtrimet. Duhen krijuar mundësi që ata të venë në praktikë mjeshtrinë që kanë fituar. Për shembull, nëse pjesëtarët e rrethit të studimit duhet të fitojnë besim në aftësinë e tyre për të ndarë tema thellimi me besimtarë të anëtarësuar rishtas, që është synimi i njësisë së dytë të Librit 2, është e dëshirueshme që ata të vizitojnë shtëpitë e familjeve aty pranë bashkë me një mik më të mësuar dhe të fitojnë njëfarë përvoje duke kryer këtë akt shërbimi. Ka sigurisht një pikë ku praktika merr fund dhe fillon kryerja e një akti shërbimi mbi një bazë të vazhdueshme – dhe si një element i planeve e projekteve të një komuniteti. Duhet treguar kujdes që praktika të mos bëhet aq e përpunuar dhe e organizuar saqë rrethi i studimit të kthehet në një komitet, për shembull, që përgjigjet për thellimin e besimtarëve, duke humbur kështu nga këndi i vështrimit qëllimin e tij kryesor.

Veç studimit të materialeve dhe diskutimit të tyre si grup, pjesëtarët e një rrethi studimi angazhohen në veprimtari artistike së bashku – muzikë, poezi, pikturë, zeje, drama e tregim historish, veçanërisht tregim episodesh nga “Lajmëtarët e Agimit” – që ndihmon për të rritur të kuptuarit dhe për zhvillimin shpirtëror. Ka edhe elemente të tjera që mund të përfshihen ose të mos përfshihen në metodën e studimit. Për shembull, në një numër vendesh rrethet e studimit kanë vendosur se luajtja e lojrave në kooperim do t’i ndihmojë pjesëtarët e tyre të përmirësojnë mjeshtrinë e tyre të të punuarit bashkarisht dhe do të lehtësojë të mësuarit. Përdorimi ose jo i të tilla mjeteve suplementare i lihet në dorë drej¬tuesit, i cili duhet të mbajë parasysh kulturën, moshën dhe preferencat e pjesëmarrësve.

Tej dy funksioneve thelbësore të studimit e praktikës, një rreth studimi ndërmerr shpesh herë disa veprimtari jashtëprogramore, që varen nga natyra e grupit dhe rrethanat e komunitetit të tij. Disa rrethe studimi mund të vendosin të organizojnë veprimtari shoqërore për komunitetin. Të tjerë mund të kryejnë projekte shërbimi. Pjesëtarët e një rrethi studimi, në disa rrethana, mund të sponsorizojnë një takim devocional javor. Me përfundimin e një kursi, pjesëtarët e tij mund ta ftojnë komunitetitn në një festim të posaçëm. Natyrisht, një rreth studimi nuk merr përsipër detyra e përgjegjësi që u takojnë institucioneve të Besimit. Kremtimi i Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve, për shembull, organizohet nga Asabmbleja Shpirtërore Lokale e jo nga një rreth studimi. Por grupi mund të vendosë të angazhojë të gjitha forcat e tij për këtë kremtim, duke kontribuar sipas nevojës në organizimin e tij. Sigurisht, nëse një komunitet është në hapat e parë të zhvillimit dhe nuk ka favorin e udhëheqjes nga një Asamble Shpirtërore Lokale, rrethi i studimit mund të bëhet fare mirë një bërthamë e jetës së komunitetit.

Duhet vënë në dukje se arritjet e një rrethi studimi si një entitet i izoluar janë medoemos të kufizuara. Vetëm kur një numër rrethesh studimi janë ngritur në një zonë, ndër¬veprimet e tyre të natyrshme krijojnë forcën shpirtërore të nevojshme për të mbështetur rritjen e përshpejtuar. Instituti përmes koordinatorëve të tij rajonalë e zonalë garanton që një nivel i lartë shpirtëror të ruhet përmes takimesh të herëpashershme të të gjitha rretheve të studimit në një zonë, mbledhjesh të rregullta të drejtuesve, fushatash të posaçme në të cilat çdo rreth studimi vizitohet e ndihmohet për të ecur përpara, si dhe përmes festash e kremtimesh. Në këtë mënyrë studimi i kurseve të institutit bëhet pjesë e kulturës së një rajoni.

Çfarëdo veprimtarish që të ndërmarrë një rreth studimi, ka rëndësi të mos lejohet kurrë që midis pjesëtarëve të tij të zhvillohen ndjenja të ekskluzivitetit. Veprimtaritë e tyre duhet të shërbejnë për ta lidhur grupin së bashku me miqësi dhe në të njëjtën kohë për të tërhequr të tjerë në mënyrën e tyre të të mësuarit. Takimet e vetë rrethit të studimit janë të gëzueshme e të çlirëta. Në studimin e materialeve nuk ka nevojë për rite. Kjo nuk do të thotë se nuk ka njëfarë zyrtarizmi në takimet e grupit. Rregullat normale të përpikmërisë e të mirësjelljes zbatohen në rrethet e studimit, si dhe në çdo veprimtari tjetër, por ato nuk duhet të çojnë në skema të ngurta. Mbi të gjitha, nuk duhet harruar se qëllimi i insti¬tutit është të ngrejë në këmbë burime njerëzore për përhapjen e konsolidimin e Besimit, dhe pjesëtarët e rrethit të studimit duhet ta vënë veten në dispozicion të institucioneve të Kauzës dhe t’i ndihmojnë ato të venë në zbatim planet e programet e tyre.

Pasi t’i keni diskutuar paragraphët e mësipërm në grupin tuaj, vendosni se cilat nga këto që renditen më poshtë karakterizojnë atmosferën e përshtatshme të një rrethi studimi.
_____ Aktive _____ Gjithë të qeshura
_____ E matur _____ E çlirët
_____ E qetë _____ E lodhshme
_____ E përqendruar _____ E fshehtë
_____ E zhurmshme _____ Ekskluzive
_____ E zjarrtë _____ E tendosur
_____ E gëzueshme _____ Dashamirëse
_____ E trazuar _____ E favorshme për të mësuar
_____ Erudite _____ Dinamike
_____ E gjallë _____ Kundërshtuese
_____ Serioze _____ Mendërisht ezuaruese
_____ E ngurtë _____ Shpirtërore
_____ E bashkuar _____ E vetëkënaqur
_____ E harmonishme _____ Që të ngren shpirtërisht
_____ Konkurruese _____ Që ngjall emocione
_____ Që çon në përsomëri _____ Zyrtare
_____ Krijuese _____ Jo zyrtare
_____ E disiplinuar _____ Eksituese
_____ E vendosur _____ Ngazëllyese

Njerëzit mblidhen në një numër të madh rastesh për shumë arsye të ndryshme. Krahasojini karakteristikat e një rrethi studimi me:

1. Një mbledhje komiteti: ____________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
2. Një klasë shkolle: ________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
3. Një grup miqsh që bëjnë një diskutim intelektual: _______________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
4. Një pritje: ______________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________


PJESA 20

Pasi sqaruam natyrën dhe qëllimin e një rrethi studimi, tani mund të shqyrtojmë shkurtimisht si vepon ai në praktikë. Ju e dini tashmë se nuk ka ndonjë program fiks të cilit duhet t’i përmbahet grupi. Kështu që në vend të përcaktimit të një vargu hapash që të ndiqen njëri pas tjetrit, ne do t’ju kërkojmë të reflektoni për disa raste veprimtarie në një rreth studimi. Situatat e përshkruara do të jenë të ndryshme, dhe ju nuk do t’i takoni medoemos të gjitha ato në shërbimet tuaja të ardhme. Por të menduarit për një varg të gjerë situatash do t’ju ndihmonte për të formuar një përfytyrim në mendjen tuaj për llojin e rretheve të studimit që do të ngrini.

Në fund të çdo përshkrimi juve do t’ju paraqiten një ose dy pyetje. Ato nuk kërkojnë përgjigje të hollësishme dhe kanë si qëllim të vetëm t’ju ndihmojnë ju të formuloni përfytyrimin e duhur.

1. Ju sapo keni nisur një rreth studimi me tetë nga miqtë tuaj. Mosha e tyre shkon nga 16 deri në 19 vjeç. Pas lutjeve, ju thoni disa fjalë për natyrën e kurseve të institutit në përgjithësi dhe pastaj u kërkoni të thonë, nëse dëshirojnë, se ç’presin ata të mësojnë në kursin që janë gati të fillojnë. Vetëm tre prej tyre bëjnë ndonjë koment dhe, duke parë ngurrimin e të tjerëve, ju nuk ngulni këmbë që ata të thonë ndonjë gjë. Ju vazhdoni duke paraqitur njësinë e parë të Librit 1, duke shpjeguar shkurtazi qëllimin e tij, përmbajtjen e tij dhe mënyrën sesi grupi do ta studiojë atë. Çfarë thoni ju?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

2. Në të njëjtën seancë, menjëherë pas paraqitjes suaj, pjesëmarrësit fillojnë të studiojnë Pjesën 1 të njësisë së parë. Ju vendosni se është më mirë ta studioni këtë pjesë si grup, e jo me çifte. Ju i kërkoni njërit prej pjesëmarrësve të lexojë citatin e parë me zë të lartë dhe pastaj u shtroni të tjerëve pyetjen që vijon. Nga shpjegimi që ju keni bërë ata e kuptojnë se qëllimi i këtij ushtrimi është t’i ndihmojë ata të përqendrohen në kuptimin e drejtpërdrejtë e të saktë të një citati para se të mendojnë për zbatimin dhe implikimet e tij. Ata të gjithë u rikthehen materialeve dhe nja dy prej tyre i përgjigjen pyetjes duke recituar citatin. Pastaj ju i kërkoni një pjesëmarrësi tjetër të bëjë të njëjtën gjë me citatin e dytë dhe vazhdoni në këtë mënyrë deri në fund të pjesës. Më pas, kur arrini në pjesën tjetër të citateve, ju i ndani pjesëmarrësit në katër grupe prej dy vetësh dhe i ftoni ata ta kryejnë këtë veprimtari në çifte. Çfarë bëni ju gjatë kohës që vazhdon kjo? Deri në çfarë shkalle ndërhyni ju në punën e çdo çifti? Ç’do të bëni ju nëse një çift ka vështirësi në formulimin e pyetjeve? Ç’do të bëni ju nëse një çift e gjen të lehtë ushtrimin dhe e bën atë me kujdes por shpejt? Ç’do të bëni ju nëse njëri prej pjesëmarrësve reziston të japë përgjigje të çiltra dhe në njëfarë mënyre nuk e kap dot rëndësinë e këtij niveli të parë të të kuptuarit?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

3. Disa javë më vonë, i njëti grup është duke studiuar Pjesën 2 të njësisë së tretë të Librit 1, që bën fjalë për raportin midis shpirtit dhe trupit. Paragrafi hyrës është lexuar me zë të lartë dy herë, dhe tani secili është duke bërë ushtrimet individualisht. Në dhomë ka qetësi dhe një atmosferë reflektimi serioz e të disiplinuar. Ju shkoni te secili pjesëmarrës, kur vini re se ai apo ajo ka nevojë për ndihmë, dhe u përgjigjeni pyetjeve me zë të ulët. Shkruani këtu disa fjalë lidhur me natyrën e disiplinës që ndikon në këtë veprimtari. Cili është burimi i një displine të tillë?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

4. Në të njëjtën seancë, pasi secili i ka plotësuar ushtrimet, grupi angazhohet në një diskutim mbi pikat më të rëndësishme të pjesës në fjalë. Cilin prej ushtrimeve do të bëni ju objekt të diskutimit në grup?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

5. Në një komunitet tjetër ju keni formuar një rreth studimi të përbërë prej dy familjesh të mëdha dhe po studioni me ta njësinë e parë të Librit 1. Pjesëtarët më të rinj të grupit janë dy kushërinj nga 15 vjeç, ndërsa më e vjetra është një gjyshe rreth të gjashtëdhjetave. Gjatë periudhës kushtuar mësimit përmendësh, ju vini re se, për shkak të diferencës në moshë, aftësitë e pjesëmarrësve për të mësuar përmendësh ndryshojnë shumë. Siç pritet, më të rinjtë e kanë këtë krejt të lehtë. Gjyshja, gjithashtu, mëson përmendësh mjaft mirë, sepse ajo kurrë nuk është larguar nga tradita e mësimit të pasazheve përmendësh. Por disa prej pjesëtarëve të moshës mesatare kanë vështirësi. Ju siguroheni që u kushtoni vëmendje këtyre pjesëtarëve, duke i ndihmuar e inkurajuar në përpjekjet e tyre. Kur vjen koha që secili të recitojë një citat përmendësh, ju sugjeroni që këta miq t’i mbajnë librat hapur për t’i ndihmuar të thonë citatin. Përse preferohet kjo në vend që thjesht të lejohet të hiqet dorë nga mësimi përmendësh? A duhet që edhe ata që e kanë të lehtë të mësojnë përmendësh t’i mbajnë hapur librat kur recitojnë citate?

________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

6. Ju shërbeni si drejtues në një rreth studimi të përbërë në pjesën më të madhe nga të rinj në një komunitet që ka shumë pak veprimtari Bahá’í, megjithëse gjatë viteve ka pasur shumë anëtarësime. Asambleja Shpirtërore Lokale zgjidhet çdo vit me njëfarë ndihme, por rrallë mblidhet. Ngritja e rrethit tuaj të studimit është pjesë e planeve të institucioneve të Besimit për të gjallëruar jetën e komunitetit atje. Ju sapo keni mbaruar së studiuari Librin 1 dhe pjesëmarrësit janë gati të ndërmarrin ndonjë veprimtari. Ju mendoni se kjo është një situatë në të cilën vetë grupi mund të sponsorizojë një takim devocional javor, duke ftuar pjesëtarë të familjeve dhe miq. Si do t’u sugjeronit ju pjesëmarrësve që të merren me organizimin e kësaj ngjarjeje?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

7. Në një rast tjetër, ju punoni me një rreth studimi në një komunitet që ka pasur për shumë vite një Asamble Shpirtërore Lokale. Grupi ka mbaruar së studiuari Librin 1 dhe pjesëtarëve të tij nuk u pritet të kryejnë ndonjë akt shërbimi. Në komunitet bëhet një takim devocional javor i sponsorizuar nga Asambleja Lokale, por ai nuk mbahet rregullisht dhe pjesëmarrja është e pakët. Ju e kuptoni se nuk do të ishte e këshillueshme që rrethi i studimit të nisë një takim devocional më vete. Ajo që duhet të ndodhë në këtë rast është që grupi të mbështesë atë ekzistues. Ju mendoni se, si hap i parë, ju duhet të konsultoheni me Asamblenë Lokale. Si do të procedoni ju?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

8. Në një komunitet tjetër ju ndihmoni dy grupe, njëri i përbërë prej dhjetë të rinjsh të moshave 15 deri në 17 vjeç që studiojnë vazhdën kryesore të kurseve të Institutit, ndërsa tjetri i përbërë prej njëmbëdhjetë të rinjsh të një moshe më të vogël që studiojnë librin Drawing on the Power of the Word. Grupet mblidhen veç e veç njëri pas tjetrit një herë në javë. Të rinjtë e moshës më të rritur punojnë për njësinë e dytë të Librit 2, “Tema thellimi”. Megjithëse disa prej tyre ishin të ndruajtur kur u mblodhën bashkë për të parën herë, tani ata e ndiejnë veten të qetë pranë njëri-tjetrit. Ata sapo kanë mbaruar së luajturi skeçet e shkurtra që kërkohen në ushtrimin e fundit të Pjesës 1 dhe kanë hyrë në pjesën pasardhëse, në të cilën pritet që ata të mësojnë një pasazh të gjatë rreth Besëlidhjes së Përjetshme të Perëndisë, që do t’u paraqitet besimtarëve të anëtarësuar rishtas. Ju u kërkoni atyre të vendosen në rreth dhe secili të lexojë një paragraf me zë të lartë. Pasazhi lexohet kështu dy herë. Tani ju i kërkoni njërit prej të rinjve të lexojë paragrafin e parë, pastaj ta lerë librin dhe të përpiqet t’i thotë idetë që ai përmban me fjalët e vetë atij apo të saj. Secili në grup e ndihmon studentin gjatë kësaj pa ushtruar kurrsesi presion mbi të. Pasi e kanë kaluar të gjithë pasazhin, ju i ndani ata në dyshe e treshe, duke u kërkuar të kryejnë të njëjtën detyrë në grupe të vogla. Në ç’pikë ju mendoni se kjo veprimtari ia ka arritur qëllimit dhe se është koha për të kaluar më tej?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

9. Disa javë më vonë, grupi imësipërm i të rinjve në moshë më të rritu ka përfunduar studimin e njësisë së dytë të Librit 2 dhe ka ardhur koha që ata të venë në praktikë atë që kanë mësuar. Në atë lokalitet ka një numër jo të vogël Bahá’í-sh dhe janë marrë masa për zgjedhjen e Asamblesë Shpirtërore Lokale gjatë festës së Rizvanit, që bie pas disa muajsh. Në një mbledhje rajonale ju i kërkoni Komitetit të Mësimdhënies të Zonës t’ju japë listën e anëtarëve të komunitetit. Kur grupi takohet radhën tjetër, ju u tregoni të rinjve listën dhe del se çdonjëri prej pjesëtarëve të tij njeh katër ose pesë prej familjeve që jetojnë atje. Së bashku, ju hartoni një plan që ata të zhvillojnë me besimtarët që njohin temat e thellimit. Ju shoqëroni secilin në vizitën e parë të tij ose të saj. Gjatë javëve që pasojnë, ju në çdo takim të grupit diskutoni me të rinjtë për përvojat që kanë përjetuar. Disa po arrijnë rezultate të mira, por janë dy a tre që e shohin se familjet janë tepër të zëna për t’i pritur dhe në të vërtetë nuk i duan bisedat e tyre. Duke qenë se kjo veprimtari po shkon mirë për shumicën, ju e kuptoni se në mënyrën e veprimit të atyre miqve të veçantë duhet të ketë diçka që shkakton vështirësi. Si do të veproni ju për t’i ndihmuar ata?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

10. Si pjesë e studimeve të tyre, të rinjtë e moshës më të vogël me të cilët ju punoni po në atë komunitet duhet të venë në zbatim përvojën e tyre. Ata po përgatisin një paraqitje për familjet dhe miqtë e tyre, gjatë së cilës çdonjëri do të zhvillojë një bisedë për një temë të dhënë. Në ç’mënyrë ju mund të bëni që të rinjtë e moshës më të rritur të ndihmojnë ata të moshës më të vogël që kjo veprimtari të dalë me sukses dhe ata ta ndiejnë veten të inkurajuar?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

11. Si rezultat i studimit të njësisë së dytë të Librit 2, të rinjtë e moshës më të rritur në komunitetin e mësipërm janë bërë shumë entuziastë lidhur me konceptin e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve. Ju e inkurajoni rrethin tuaj të studimit të bëjë pjesën devocionale e atë shoqërore të Festës. Ju u sugjeroni që ata t’i kushtojnë njëfarë kohe edhe konsultimit në çdo takim, por u shpjegoni se pjesa administrative e Festës duhet të presë që të zgjidhet Asambleja Shpirtërore Lokale në Rizvanin e ardhshëm. Cilit institucioni i raportoni ju për hapar e ndërmarrë nga rrethi i studimit?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

12. Ju punoni për Librin 2 me një grup të rinjsh në një komunitet të vogël që ka prej kohësh një Asamble Shpirtërore Lokale, duke u përpjekur të përballoni sfidën e rritjes stimuluese. Duke qenë se nuk ka besimtarë të anëtarësuar rishtas me të cilët pjesëmarrësit të zhvillojnë temat e thellimit që përmbahen në njësinë e dytë, ju bëni që ata të zhvillojnë lojën e roleve, ku njëri vepron si mësuesi vizitues dhe të tjerët si pjesëtarë të një familjeje të madhe. Më pas, ndërsa ata studiojnë njësinë e tretë, “Paraqitja e besimeve Bahá’í”, ju u kërkoni atyre të venë në praktikë atë që kanë mësuar, duke hyrë në biseda për tema shoqërore e shpirtërore në shkollë. Ju u shpjegoni atyre se, si rezultat i bisedave të tyre, ata fare mirë mund të jenë në gjendje të ftojnë disa prej miqve të tyre të formojnë një rreth tjetër studimi në komunitet, për të cilin ju do të ishit i lumtur të shërbenit si drejtues. Përse është aq e rëndësishme që ata që studiojnë Librin 2 të zhvillojnë praktikën qoftë në Njësinë 2ose Njësinë 3, ose në të dyja siç e diktojnë rrethanat?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

13. Në një rast tjetër, ju ndihmoni një grup të rinjsh të studiojnë Librin 3, Mësimi i klasave të fëmijëve, Niveli 1. Ata janë duke punuar në njësinë e dytë, që përfshin të pesëmbëdhjetë mësimet për këto klasa. Pasi keni shqyrtuar disa mësime të para disi me hollësi, ju sugjeroni që secili prej të rinjve të përpiqet t’ua mësojë ato dy ose tre fëmijëve që ata njohin – vëllezërve e motrave të veta më të vogla, mbesave e nipërve të tyre, ose fëmijëve të fqinjëve të tyre. Në takimin tjetër të rrethit të studimit, ju diskutoni me ta për përvojën e tyre. Është e qartë që atyre u duket diçka tepër e vështirë të mësojnë qoftë edhe një çift fëmijësh dhe kanë nevojë për inkurajim. Çfarë thoni ju?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

14. Duke studiuar Librin 5 me një grup tjetër, ju vini në dukje se mësimet për fëmijët shtatëvjeçarë kanë tipare që nuk gjenden në mësimet për fëmijët gjashtëvjeçarë. Për shembull, ju u shpjegoni se pohimet e tregimet hyrëse në mësimet për nivelin e parë janë të shkruara në një formë të kuptueshme për fëmijët. Gjithçka që duhet të bëjë mësuesi është t’i thotë ato mësime ashtu siç janë paraqitur. Në Librin 5, veçanërisht në grupin e dytë të pesëmbëdhjetë mësimeve, episodet hyrëse e historike janë shkruar për mësuesin. Atij apo asaj i duhet t’i thjeshtëzojë ato për fëmijët, duke i paraqitur me një gjuhë që ata mund ta kapin me lehtësi. Në rrethin e studimit ju ilustroni sesi bëhet kjo, duke lexuar një prej episodeve historike dhe duke u thënë pastaj si do t’ua tregonit fëmijëve. Demonstroni sot në grupin tuaj si do ta bënit ju këtë.

15. Ju keni mbaruar së studiuari njësinë e dytë të Librit 4 me një grup të rinjsh që ndjekin të gjithë shkollën e mesme. Ata kanë mësuar të tregojnë secilin prej episodeve të jetës së Báb-it kur kanë shqyrtuar pjesët e ndryshme të asaj njësie. Tani ata janë duke organizuar një takim mbrëmjeje për një grup të vogël miqsh, në të cilin ata me radhe do të tregojnë ngjarjet e jetës së Báb-it, duke filluar me fëmijërinë e Tij e duke përfunduar me martirizimin e Tij në Tavriz.. A mund të jepni një program të mundshëm për atë mbrë-mje?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

16. Komiteti i Mësimdhënies i Zonës ku ju banoni organizon një fushatë verore mësimdhënieje. Ju punoni me një rreth studimi të përbërë prej të rinjsh, të cilët sapo kanë filluar Librin 6. Ju bisedoni me ta rreth fushatës dhe ata vendosin se do t’u pëlqente të bëjnë takime suplementare, në mënyrë që ta mbaojnë librin në kohë për fushatën. Ju menjëherë pranoni. Cilat janë disa prej gjërave që ju duhen për t’u siguruar që të rinjtë janë në gjendje të marrin pjesë në fushatë?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

17. Ju njihni një person në komunitet që shquhet në një mjeshtri të veçantë dhe jeni konsultuar me të për mundësinë që ajo t’u japë disa mësime pjesëtarëve të grupit tuaj të studimit. Ajo ju ka thënë se në katër seanca mund t’u mësojë atyre disa prej teknikave bazë të mjeshtrisë së saj. Në kushte normale grupi mblidhet një herë në javë. Pasi konsultoheni së bashku, të gjithë bien dakord të mblidheni dy herë në javë gjatë një muaji, një herë për punuar me materialet dhe herën tjetër për të zhvilluar këtë shprehje artistike. Përse është e drejtë të trajtohen këto seanca si pjesë e studimit të rregullt të grupit e jo si veprimtari jashtë programit?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

18. Njëra prej pjesëmarrëseve të grupit tuaj të studimit ka talent të veçantë muzikor. Gjatë bisedimit me të ju mësoni se në të kaluarën ajo ka marrë mësime muzike, por i kishte braktisur ato në kundërshtim me dëshirat e prindërve të saj. Ç’mund të thoni ju për ta inkurajuar atë që ta zhvillojë këtë talent të dhuruar nga Perëndia?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

19. Pjesëtarët e grupit tuaj të studimit duan të krijojnë një skuadër futbolli dhe të luajnë me skuadra të komuniteteve të afërta. Ju mendo se kjo është një ide shumë e bukur dhe i inkurajoni ata ta bëjnë këtë. Por shpejt filloni ta kuptoni se kjo veprimtari jashtë programit dëmton studimet e tyre. Ju konsultoheni me ta që të kenë ekuilibër në veprimtaritë e veta, duke u kujtuar atyre të mos harrojnë qëllimin parësor të rrethit të studimit. Çfarë do të thoni ju?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _


PJESA 21

Seria e kurseve, rrethi i studimit dhe drejtuesi janë tri elementet në zemrën e sistemit, të formuara nga metodologjia e Institutit Ruhi. Diskutimi i dy elementeve të para në pjesën e mëparshme flet mjaft edhe për të tretin. Për këtë arsye, dhe për të shmangur fyerjen e ndjenjës suaj të modestiesë duke u përqendruar te vetja e te atributet e tua, ju do t’i kushtoni “drejtuesit” vetëm këtë pjesë. Ne ju kërkojmë të përmblidhni çfarë keni mësuar deri tani në këtë libër dhe të shkruani një a dy paragrafë lidhur me përpjekjen në të cilën po angazhoheni.
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

Pa e parë se ç’keni shkruar ju, ne mund të themi pa frikë se shtjellimi juaj vërtitet rreth konceptit të shërbimit. Ju sugjerohet të mësoni përmendësh dy citatet që vijojnë lidhur me pozitën e të shërbyerit:

“Lidhja e shërbyesisë e vendosur midis adhuruesit e të Adhuruarit, midis krijesës e Krijuesit, duhet parë në vetvete si shenjë e dashamirësisë së Tij për njerëzit, dhe jo si tregues i ndonjë merite që ata zotërojnë. Për këtë dëshmon çdo besimtar i vërtetë e i ndriçuar”.7

“Nëse kërkon lavdi të përjetshme, ji i përunjur e i duruar në prani të të dashurve të Perëndisë; bëje veten shërbëtor të të gjithëve, dhe shërbeju të gjithëve njëlloj. Shërbimi i miqve i takon Perëndisë, jo atyre. Përpiqu të bëhesh burim harmonie, shpirtërie e gëzimi në zemrat e miqve dhe të shërbëtoreve të të Mëshirshmit. Ky është një shkak kënaqësie të madhe për ‘Abdu’l-Bahá-in”.8

PJESA 22

Diskutimet tuaja mbi temat e ndryshme të paraqitura në këtë njësi ndoshta ju kanë bindur se aftësia për të shërbyer si drejtues për Librat 1 deri 6 fitohet vetëm me kohë e përmes përvojës. Libri 7 nuk është aspak materiali përfundimtar për “trajnimin e drejtuesve”. Qëllimi i tij është t’ju njohë me disa koncepte dhe të rrisë aftësinë tuaj për të ndihmuar një grup pas tjetrit të avancojnë përmes vazhdës kryesore të kurseve të Institutit Ruhi. Një ndër rrugët më të frytshme për të nxitur kuptimin tuaj lidhur me konceptet e rëndësishme, për të lëmuar cilësitë e qëndrimet tuaja dhe për të përmirësuar mjeshtrinë e aftësitë tuaja është të frekuentoni mbledhjet e rregullta për drejtues të organizuara nga instituti në zonën tuaj. Në takime të tilla analizohen përvoja të ndryshme dhe kërkohen përgjigje për dhjetëra pyetje.

Pjesët hyrëse që gjenden në çdo libër, “Bashkëpunëtorëve”, përdoren shpesh në këto mbledhje për të sqaruar çështjet. Për ta vlerësuar këtë pjesë të takimit, ju kërkohet të shqyrtoni pjesën “Bashkëpunëtorët” të Librit 1 me grupin tuaj të tanishëm. Ju pa dyshim do të diskutoni një numër konceptesh, duke përfshirë këto që vijojnë:
• Të gjithë pjesëmarrësit në kurset e Institutit Ruhi, qoftë kur studiojnë materialet për herë të parë ose kur veprojnë si drejtues, janë të angazhuar në një process të ndërsjellë të mësuari.
• Përgjegjësi për të mësuarit ka çdo pjesëmarrës.
• Në një process edukimi, në kundërshtim me fitimin vetëm të teknikave të thjeshta, është thelbësore që pjesëmarrësit të bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për kuptimin dhe domethënien e asaj që bëjnë.
• Shpresohet që pjesëmarrësit e kurseve të Institutit Ruhi të arrijnë tri nivele të të kuptuarit të citateve që studiojnë: të kuptojnë domethënien e fjalëve e të fjalive nga Shkrimet, të shohin sesi konceptet e Shkrimeve zbatohen në jetën e përditshme të njeriut, si dhe të kapin disa prej nënteksteve të citateve.
• Teknika e ndarjes së pjesëmarrësve në çifte, ku një person lexon një pasazh dhe një tjetër formulon një pyetje lidhur me të, ka një qëllim të caktuar, ka pra edhe kufizime të caktuara përsa i takon dobisë së saj.
• Aftësia për ta përqendruar vëmendjen në kuptimin e drejtpërdrejtë e të hapur të pasazheve nga Shkrimet ndihmon në krijimin e unitetit në komunitetet Bahá’í.
• Diskutimet e gjata për kuptimin e fjalëve të veçanta jashtë kontekstit të materialit që studiohet mund të jenë frenuese.
• Në studimin e çdo kursi duhet vendosur një ritëm progresi.
• Grupet e studimit duhet të shmangin, nga njëra anë, një trajtim të sipërfaqshëm, kur ushtrimet nuk analizohen me kujdes dhe, nga ana tjetër, një diskutim të zgjatur të një ideje që të largon nga qëllimi kryesor i njësisë përkatëse.
• Disa pyetjeve nuk mund t’u përgjigjesh në mënyrë të prerë dhe ato kanë si synim të nxitin vetëdijën lidhur me çështjen në fjalë.
• Çdo njësi e librit ka një qëllim të përgjithshëm.
• Përgjithësisht çdo pjesë përmban vetëm një ose dy idekryesore që përpiqet t’i përçojë.

Përsa i përket shkallës së të kuptuarit, pjesa “Për bashkëpunëtorët” sugjeron se ata që përgatiten të shërbejnë si drejtues për librin shqyrtojnë çdo njësi dhe i kategorizojnë ushtrimet sipas tri niveleve të përmendura. Kjo mund të jetë për ju një veprimtari e mirë për ta zhvilluar sot me grupin tuaj. Juve, sigurisht duhet t’ju kujtohet që, duke iu referuar tri niveleve të të kuptuarit, Instituti nuk parashtron ndonjë teori për natyrën e “të kuptuarit”. Ka, me sa duket, shumë nivele të të kuptuarit; madje edhe në këtë skemë të thjeshtë, nëse një ushtrim kategorizohet në nivelin e parë, të dytë ose të tretë, kjo në fund të fundit nuk ka ndonjë rëndësi. Të mendosh për ushtrimet nga pikëpamja e këtyre niveleve, ka thjesht për qëllim t’ju ndihmojë të vendosni sa kohë do të harxhoni me secilin prej tyre, çfarë pikash do t’ju duhet të theksoni dhe çfarë do t’ju duhet të arrini gjatë studimit të pjesëve të ndryshme.


PJESA 23

Një tjetër veprimtari që zhvillohet në mbledhjet e drejtuesve është një përsëritje e një ose më shumë njësive, gjatë së cilës përmbajtja shqyrtohet me njëfarë hollësie dhe diskutohen pasazhe e ushtrime të posaçme. Për t’ju ilustruar se në ç’lloj diskutimi ju do të angazhoheni gjatë këtyre mbledhjeve, në këtë pjesë dhe në tri pjesët pas saj ne do t’ju paraqesim disa biseda të imagjinuara midis një personi me përvojë të konsiderueshme dhe një grupi drejtu¬esish që konsultohen së bashku në atmosferën e zakonshme të miqësisë, përunjësisë e të të mësuarit. Çdo bisedë do të pasohet nga një ose dy ushtrime që ju duhet të kryeni. Për këtë qëllim “A”, “B” dhe “C” u referohen drejtuesve që marrin pjesë në takim, ndëra “P” i refero¬het personit me përvojë. Ata diskutojnë ushtrimet pas grupit të parë të citateve në Njësinë 1 të Reflektime për jetën e shpirtit. Për ju do të ishte e dobishme t’i ktheheni tani asaj pjese.

A: Do të doja të them se një koment në pjesën “Bashkëpunëtorëve” të Librit 1 më ka ndihmuar shumë. Ai lidhet me Ushtrimin 3 të pjesës së dytë dhe me pohimin se “”ka shumë pak njerëz të mirë në botë, veprimet e të cilëve nuk kanë asnjë efekt”. Çdonjëri në grupin ku unë shërbenja si drejtues tha me të drejtë se ky pohim ishte i rremë. Kur unë i pyeta ata pse, ata dhanë shumë arsye, që ishin të gjitha të mira. Por në fund unë u kërkova atyre të shihnin citatin e parë të pjesës së mëparshme dhe ta vlerësonin atë pohim në atë peshore. Atëherë gjithsecili e kuptoi se ajo thënie ishte në kundërshtim me fjalët e Bahá’u’lláh-ut. Kuptimi i kësaj shkaktoi besim dhe emocion te grupi.

B: Por në citatet nuk gjenden të tilla përgjigje të qarta për të gjitha ushtrimet. Merrni pohimin tjetër në të njëjtin ushtrim se “Diçka është e drejtë kur është në pajtim me mendimet e njerëzve të tjerë”. Asnjë prej citateve paraardhës nuk e trajton drejtpër¬sëdrejti këtë çështje. Zakonisht secili thotë se pohimi është i rremë. A duhet pranuar kjo përgjigje, apo është i nevojshëm njëfarë diskutimi?

P: Kjo është diçka që ju duhet ta vendosni sipas rrethanave të grupit. Unë di për disa grupe në të cilët një diskutim i vogël për nëntekstet e këtij pohimi ka thelluar kuptimin e pjesëmarrësve. Është e vërtetë se Mësimet e Perëndisë përcaktojnë ç’është e drejtë dhe ç’është e gabuar, por ne duhet të dëgjojmë gjithashtu idetë dhe mendimet e njerëzve. Megjithatë, sa rëndësi duhet t’u japim ne këtyre mendimeve dhe deri ku duhet të lejojmë që to të ndikojnë mbi ne, këto janë çështje që kërkojnë reflektim. Për shembull, në një grup ku unë kam shërbyer si drejtues, diskutimi preku çështje të tilla siç janë urtia dhe autoriteti moral. Por t’ju them të vërtetën, edhe pse sqaronte, diskutimi u bë tepër abstrakt. Mua m’u desh t’i jepja fund diskutimit – sigurisht në një mënyrë të sjellshme e dashamirëse.

C: Ushtrimi 5 në atë pjesë shtron pyetjen nëse disa veprime janë ose jo në përputhje me fjalët e një Bahá’í. Përgjigjet e drejtpërdrejta janë të lehta, dhe unë mendoj se janë bërë enkas të tilla. Por mua më duket se pas këtij ushtrimi ka një qëllim. Ndonjëherë ne mund të na bëhet shprehi t’u themi njerëzve se ç’duhet të bëjnë dhe ç’nuk duhet të bëjnë. Mos pini. Jini të pastër. Mos gënjeni. Unë e shoh se librat e Institutit Ruhi përpiqen të shmangin predikimet ndaj njerëzve. Ata i ndihmojnë njerëzit të mendojnë dhe të marrin vendime morale. Në rastin e këtij ushtrimi, me të kuptuar se duke vepruar në njëfarë mënyre ata do ta futnin veten në kategorinë e atyre të cilëve “fjalët u ndryshojnë nga veprat” – në kategorinë e atyre që kanë marrë një paralajmërim të fortë nga Bahá’u’lláh-u – kjo ka një efekt të thellë mbi pjesëtarët e grupit tim të studimit. Dhe mua më pëlqeu ushtrimi, sepse patëm mundësi të bisedonim për urtinë dhe për disa ligje morale në mënyrë të lirshme, duke respektuar dinjitetin e pjesëmarrësve.

P: Ju keni kapur një çështje me rëndësi. Këtu kemi rastin kur ushtrimi është në mënyrë zhgënjyese i lehtë. Ai përcakton standardin e sjelljes Bahá’í, pa e thënë këtë drejtpërsëdrejti. Përkundrazi, ai u lejon vetë studentëve të arrijnë njëfarë kuptimi të ligjeve morale të Besimit. Ju me siguri e keni parë se të pesë pyetjet që e pasojnë atë ushtrim kanë efekt të ngjashëm, megjithëse nuk janë aq të drejtpërdrejta. Zakonisht është një ide e mirë që studentët të konsultohen lidhur me to. Sigurisht, ju nuk doni që konsultimet të shpërndahen në shumë drejtime, por studentëve duhet t’u jepet mundësia të reflektojnë për sjelljen morale. Ata kanë nevojë gjithashtu të bëhen të vetëdijshëm se veprimet e njeriut prekin botën dhe mirëqenien e njerëzimit, kështu që arrijnë të vlerësojnë faktin që njeriu është përgjegjës për veprimet e veta.

Duke mbajtur parasysh bisedën e mësipërme imagjinare, bëni ushtrimet e mëposhtme:

1. Shihni komentin e bërë më sipër nga “B”. Jo në të gjitha rastet përgjigjet për pyetjet në atë ushtrim mund të gjenden thjesht duke lexuar citatet në material. Siç e dini, disa prej ushtrimeve kanë për qëllim t’i ndihmojnë pjesëmarrësit të mendojnë lidhur me zbatimin e pasazheve nga Shkrimet në jetën e përditshme të njeriut. Studimi i Revelacionit duhet të çojë në përpjekje të bashkërenduara për t’i zbatuar Mësimet, dhe kjo kërkon që për kuptimin që ka një njeri të mendohet, të konsultohet e të shqyrtohet ai në dritën e përvojës. Nëse ky proces nuk kuptohet si duhet, tek një individ, madje edhe në një komunitet, mund të shfaqen karakteristika jo të shëndosha. Për shembull, nëse dikush vazhdimisht citon “shkrimet”, injoron çdo burim tjetër dije dhe refuzon të ketë ndonjë besim te përvoja e grumbulluar, ai ose ajo do të jetë i prirur drejt mendjengushtësisë. Nga ana tjetër, një person që i jep më tepër se ç’duhet rëndësi përvojës e mendimit njerëzor dhe nënvleftëson autoritetin e Teksteve të Shenjta bie pre e atij lloj relativizmi sipas të cilit gjithçka është çështje kulture apo preference personale. Diskutoni në grupin tuaj sesi të dyja këto pozita mund të çojnë në paragjykim, intolerancë, fanatizëm e shkujdesje.

2. Përgjigja që personi me përvojë i jep “B”-së meriton njëfarë reflektimi. Për pjesë¬marrësit e grupeve tuaja të studimit mund të mos jetë e mjaftueshme thjesht ta cilësosh si të rremë pohimin se “Diçka është e drejtë kur është në pajtim me mendimet e njerëzve të tjerë”. Mund të jetë e nevojshme që ju të diskutoni me ta ç’rëndësi ka të dëgjosh të tjerët në shumë raste të jetës, për shembull kur kërkon këshillë për disa çështje. Për ta bërë më të lehtë një duskutim të tillë, ju natyrisht i keni kushtuar kësaj çshtjeje njëfarë mendimi. Sipas mendimit tuaj, për çfarë nga ato që janë renditur më poshtë një njeri duhet të kërkojë këshillë?
____ Studimet e ardhshme të një njeriu.
____ Shërbimet e ardhshme të një njeriu ndaj Besimit.
____ Ç’rol duhet të luajë në jetën e një njeriu shërbimi ndaj Besimit.
____ Nëse një njeri duhet t’i shërbejë ose jo Besimit.
____ Shpjegimi i një pasazhi nga Shkrimet.
____ Kuptimi i një ëndrre që ka pasur një njeri.
____ Zbatimi i njërit prej ligjeve të Besimit në një situatë të caktuar.
____ Nëse një njeri duhet ose jo t’u bindet ligjeve.
____ Si duhen rritur fëmijët e një njeriu.
____ Nëse një njeriu duhet t’i edukojë ose jo fëmijët e vet.
____ Nëse dikush duhet falur ose jo për një të keqe që ai ose ajo ka bërë.
____ Nëse duhet ndihmuar ose jo dikush që ka nevojë për ndihmë.
____ Nëse duhet blerë ose jo me kredi një pajisje për shtëpinë e një njeriu.
____ Trajtimi i një sëmundjeje fizike.
____ Një problem që dikush ka me një mik.
____ Nëse i duhet besuar ose jo dikujt.
____ Nëse duhet besuar ose jo te Perëndia.

3. Do të jetë e dobishme që ju të mendoni lidhur me komentet e bëra nga “C” dhe me përgjigjet e mëposhtme të personit me përvojë. Shpesh herë kur dikush kërkon të shpjegojë një ide, bie në shprehinë e “predikimit” ndaj njerëzve. Por kjo mënyrë trajtimi rrallë sjell rezultatin e dëshiruar. Shihni ushtrimin e diskutuar nga “C”. Pas përfundimit të ushtrimit, një drejtues u kërkon pjesëmarrësve të hartonë një listë të gjërave që ata nuk duhet t’i bëjnë sepse janë Bahá’í-nj, pastaj u flet atyre me njëfarë hollësie për rëndësinë e sjelljes, duke paraqitur konceptin e sanksioneve administrative. Shpjegoni përse një trajtim i tillë nuk është as i efektshën e as i këshillueshëm.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________


PJESA 24

Le të kthehemi te biseda imagjinare midis pjesëmarrësve në takimin e drejtuesve. Ata tani po diskutojnë pjesët që mbeten nga njësia e parë e Librit 1.

A: Unë kisha ca vështirësi me pyetjen e katërt të Pjesës 4. Pjesëmarrësit e rrethit tim të studimit kishin mendime shumë të ndryshme rreth çështjes nëse është e mundur të gënjesh vetveten, dhe ishte shumë e vështirë të arrihej në konsensus.
P: Në të gjitha njësitë e ndryshme ka shumë pyetje, qëllimi i të cilave është të stimulojnë të menduarit dhe konsultimin. Çështjet që kanë të bëjnë me to janë tepër të kompikuara dhe nuk mund të zgjidhen menjëherë, madje i njëjti person, me kalimin e viteve, mund ta ndryshojë shumë herë mendimin e tij ose të saj në lidhje me këtë çështje. Përgjigja ndaj pyetjes që ju përmendët është pozitive: Është e mundur të gënjesh vetveten dhe me të vërtetë shumë njerëz e bëjnë këtë gjë. Megjithatë, ka nga ata që mendojnë se, në analizë të fundit, një person e di që ai ose ajo po gënjen. Kjo nuk është një çështje që mund t’i jepet zgjidhje lehtë. Ajo që ne mund të bëjmë është të japim shembuj situatash të caktuara dhe t’u kërkojmë grupeve tona të vendosin nëse çdonjëri nga shembujt përfaqëson apo jo një rast kur dikush gënjen vetveten. Pas kësaj ne duhet t’i pranojmë të gjitha përgjigjet dhe të jemi të kënaqur që çështja është diskutuar dhe secili ka parashtruar kuptimin e tij apo të saj. Në fund të fundit, pyetja shtrohet nga këndvështrimi se si duhet të sillemi, dhe jo në një kuptim filozofik.
C: Ndoshta po kapërcej pak përpara, por dua të ndaj me ju një përjetim që kam pasur dhe pastaj të bëj një pyetje. Në grupin tonë, kur arritëm te Ushtrimi 4 i pjesës së fundit, fillova të ndiej që të gjithë po nxitonin me pohimet “e vërtetë/e rreme”. Kështu që sugjerova të ndaleshim dhe të flisnim rreth disiplinës së nevojshme për të mposhtur përgojosjen – që ishte edhe tema e atij ushtrimi. Diskutimi ishte i mahnitshëm. Ne kuptuam që përgojosja fakt është në një zakon shoqëror; ajo është pjesë e kulturës sonë. Ne vazhduam me përcaktimin e disa hapave praktikë që do të na ndihmonin për të shmangur përgojosjen. Kjo bisedë zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta. Pastaj iu kthyem ushtrimit, që m’u duk se u krye me një kuptim më të mirë rreth kësaj çështjeje. Si mendoni ju, a ishte i justifikuar veprimi im për të zhvilluar një diskutim të tillë?
P: Unë mendoj së veprimi juaj ishte plotësisht i justifikuar. Ju përfituat nga fleksibiliteti, i cili është një karakteristikë e rëndësishme e materialeve që përdorim, me qëllim që të përmirësojmë të kuptuarit. Natyrisht, ne të gjithë e dimë se ushtrimet “e vërtetë/e rreme” në këto njësi nuk janë si ushtrimet që u jepen nxënësve në shkollë. Ato shpesh nxjerrin në dritë mjaft hollësira që shpesh ne nuk i vemë re, dhe sqarojnë nëntekstet e fjalëve e të veprimeve.
A: Do të doja të kisha bërë me grupin tim atë që ju bëtë me tuajin. Duke gjykuar nga disa raste të mungesës së unitetit që kemi pasur kohëve të fundi, ne nuk e vlerësojmë plotësisht dëmin që mund të shkaktojë përgojosja në një grup miqsh.
B: Mua më ndodhi diçka që mund t’ju interesojë. Herën e parë që e studiova këtë njësi, e kuptova që, sipas rastit, është e nevojshme t’u paraqiten njerëzve situata që bien në kundërshtim me një pasazh nga Shkrimet, për të nxitur kështu mendimin rreth zbatimit të drejtë të tij. Kështu, kur grupi ku unë shërbej tani si drejtues arriti te Ushtrimi 2 i Pjesës 6, që siç e dini u kërkon pjesëmarrësve të shqyrtojnë disa fraza dhe të vendosin nëse ato rrjedhin nga një “gjuhë mirësjelljeje”, unë përgatita disa thënie nga mendja ime. Njëri nga pjesëmarrësit ka një gjuhë mjaft të mprehtë, kështu mendova që në qoftë se unë do t’i shtoja ushtrimit disa nga fjalitë që ai i përdor shpesh, ai do të bëhej i vetëdijshëm për huqin e keq që ka. E çfarë t’ju them, e lëndova keq. Kur mbarova së lexuari fjalinë e parë, një heshtje e sikletshme ra në grup dhe personi në fjalë m’i kishte ngulur sytë i habitur. Aty për aty e kuptova që unë vetë nuk isha treguar i pasjellshëm dhe u ndieva shumë keq. Kjo ështëdiçka që nuk do ta përsëris më kurrë.
P: Ushtrimet që përshkruajnë situata negative janë të dobishme vetëm nëse mund të shqyrtohen në mënyrë të çlirët, gjë që është e pamundur kur ato i vënë gishtin dikujt. Në qoftë se personi për të cilin bëhet fjalë në këto shembuj është i pranishëm, ai ose ajo do të vihen në siklet. Në qoftë se personi nuk ndodhet aty, atëherë kjo do të thotë se grupi është duke marrë nëpër gojë dikë që ata e njohin.
Para se ta mbyllim diskutimin tonë rreth njësisë së parë, dua të tërheq vëmendjen tuaj për një pikë të fundit. Është e rëndësishme të mos kalohet përsipër thënia e shkurtër në fund të njësisë lidhur me leximin përditë të Shkrimeve. Juve do t’ju duhet ta diskutoni këtë çështje në grupet tuaja dhe, po qe e nevojshme, edhe t’i ndihmoni pjesëmarrësit të zgjedhin pasazhe për t’i lexuar në mëngjes e në mbrëmje për njëfarë kohe. Për këtë qëllim, ju duhet të siguroheni që të gjithë ata të kenë të paktën një kopje të “Fjalëve të Fshehura”. Po qe se nuk ka, do t’ju duhet të shihni nëse mund të blejnë një kopje. Kështu që në takimet e tjera të rrethit të studimit ju mund t’u kërkoni atyre që dëshirojnë të ndajnë me të tjerët disa nga pjesët që kanë lexuar.

Ju mund ta gjykoni të udhës të kryeni ushtrimin që vijon:

Ashtu siç u përmend nga personi me përvojë, ushtrimet “e vërtetë/e rreme” në materialet e Institutit Ruhi janë të ndryshme nga ato që jepen në testimet në shkolla, të cilave shpesh mund t’u jepet përgjigje mekanikisht. Ato (ushtrimet Ruhi) janë përpiluar në mënyrë të tillë që t’i kalojnë studentët përmes një vargu mendimesh ose t’i ndihmojnë ata të shqyrtojnë një koncept duke u nisur nga këndvështrime të ndryshme. Sugjerohet që ju t’i rishqyrtoni me grupin tuaj ushtrimet “e vërtetë/e rreme” në njësinë e parë të Librit 1, duke dhënë shembuj specifikë se si përdoret kjo teknikë për të rritur të kuptuarit.


PJESA 25

Pasi kemi reflektuar rreth komenteve të një grupi drejtuesish dhe një personi me përvojë lidhur me përmbajtjen e njësisë së parë të Librit 1, tani ju mund të dëshironi të dëgjoni një bashkëbisedim të mundshëm rreth njësisë së dytë të tij, “Lutja”:
A: Grupi im mezi po priste të fillonte studimin e njësisë së dytë. Ata tani mirëpritën mundësinë që të studionin pasazhe më të gjata dhe të diskutonin ide më të ndërlikuara. Gjithashtu ata treguan interes për ato ushtrime në të cilat bëheshin pyejte për kuptimin e fjalëve të tilla specifike si “lutem”, “përgjërohem”, “këndoj”, “recitoj”, “shpërhap”, “e detyrueshme”. Ne ndërtuam fjali të ndryshme me secilën fjalë për t’u siguruar që kuptimi i saj ishte i qartë dhe, një ose dy herë, përdorëm fjalorin.
P: Unë mendoj se ajo që keni bërë është shumë mirë. Ajo që thuhet lidhur me fjalorët në pjesën “Për Bashkëpunëtorët” nuk nënkupton ndalimin e përdorimit të tyre. Ajo do të thotë thjesht se fjalët duhen kuptuar në kontekstin e tyre, veçanërisht kur kemi të bëjmë me pasazhe nga Shkrimet. Diskutimi rreth kuptimit të një fjale të vetme mund të bëhet tërkuzë. Ndonjëherë, kur njerëzit përpiqen ta shqyrtojnë një citat fjalë për fjalë, harrohet qëllimi kryesor, që është kuptimi i domethënies së pasazhit. Kështu për shembull, në Pjesën 4 të njësisë për lutjen, pyetjet që kanë të bëjnë me kuptimin e fjalëve “këndoj”, “recitoj” dhe “shpërhap” janë vënë aty me qëllim që pjesëmarrësit të përqendrohen në disa koncepte të pasazhit të cituar; ato nuk janë ushtrime për fjalorin.
B: Ka edhe një lloj tjetër ushtrimi që paraqitet për herë të parë në Pjesën 5 të kësaj njësie, të cilin pjesëtarët e rrethit tim të studimit e gjykuan si shumë efektiv. Ky është ushtrimi ku pjesëmarrësve u kërkohet të plotësojnë vendet bosh në fjalitë duke u bazuar në një pasazh nga Shkrimet.
P: Kjo është një teknikë tjetër që përdoret kudo në njësitë e ndryshme të librave. Ajo ka si qëllim t’i ftojë pjesëmarrësit të mendojnë rreth një pasazh duke i përqendruar ata në fjalët që mungojnë. Siç e dini, në disa prej ushtrimeve në librat e mëvonshëm, fjalitë shpesh përsëriten, por fjalët që mungojnë janë çdo herë të ndryshme. Por ta lemë mënjanë tani çështjen e teknikës dhe të flasim rreth disa koncepteve të rëndësishme të kësaj njësie.
C: Në pjesën e parë bëhet pyetja, “A është qëllimi i lutjes vetëm të kërkojmë atë që kemi nevojë?” Grupi im pati një diskutim të mirë mbi qëllimin e lutjes, dhe jo vetëm rreth çështjes pse ne lutemi, por edhe rreth marrëdhënies sonë me Perëndinë.
A: Pjesa 3 parashtron konceptin e “gjendjes së lutjes”. Shumë nga pjesëmarrësit në grupin tim nuk e kishin parë kurrë lutjen në këtë mënyrë. Ashtu si edhe unë vetë kur e studiova për herë të parë këtë njësi, ata kishin menduar për lutjen vetëm nga pikëpamja e të bërit diçka, jo si një gjendje të cilën bën përpjekje për ta arritur. Kështu që ne u ndalëm ca dhe folëm rreth kësaj ideje para se të kalonim në pjesën tjetër.
B: Përveç qëllimit të lutjes dhe gjendjes së lutjes, koncepti i të luturit me besim ishte diçka që grupi im donte të ndalej për ta diskutuar pak më gjatë. Kjo hapi një diskutim të tërë në lidhje me qëndrimet që duhet të mbajmë kur lutemi.
P: Të gjitha këto koncepte janë të rëndësishme për t’u shtjelluar. Për fat të keq, sa më tepër ndjenja fetare e humbet thellësinë e saj në botë, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish ose nuk luten, ose e trajtojnë lutjen si një ritual. Ekziston gjithashtu prirja për t’u lutur vetëm kur njeriu është në hall. Ja përse reflektimi rreth këtyre çështjeve që kanë të bëjnë me lutjen është thelbësor për ata që kërkojnë jetën e shpirtit.
A: Unë kam një pyetje lidhur me Pjesën 6. Aty pjesëmarrësve u kërkohet të mësojnë përmendësh tre pasazhe nga Lutja e Gjatë e Detyrueshme. A duhet t’i kisha nxitur unë ata që ta mësonin përmendësh të gjithë lutjen?
P: Ashtu si shumë gjëra të tjera, kjo varet nga pjesëmarrësit. Disa prej tyre sapo do të kenë filluar të fitojnë shprehinë e të luturit çdo ditë, kështu që mësimi përmendësh i tre pasazheve të sugjeruara është i mjaftueshëm. Më vonë, ata mund ta mësojnë të gjithë lutjen. Sigurisht, disa të tjerë mund ta kenë mësuar përmendësh që më parë Lutjen e Gjatë të Detyrueshme. Sido që të jetë puna, mua më duket se, si drejtues të kursit, do të ishte një ide e mirë që secili prej nesh ta mësojë atë përmendësh vetë, në qoftë se nuk e kemi bërë këtë gjë deri tani.

Sugjerohet që të kryeni ushtrimet e mëposhtme:

1. Supozoni sikur anëtarët e rrethit tuaj të studimit kanë vështirësi për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme në Pjesën 7 të njësisë. Çfarë komentesh do të bënit ju gjatë diskutimit të secilës pyetje me qëllim që të nxisni të menduarit e tyre?
a. Si mund të harrojmë ne gjithçka përveç Perëndisë?
b. Përse është e rëndësishme të lutemi me besim?
c. Çfarë ndodh kur ne themi lutjet tona, por mendjet tona janë të zëna me gjëra të tjera?

2. Ne kemi folur në shumë raste rreth rëndësisë së mësimit përmendësh. Tashmë ju vetë keni mësuar përmendësh shumë pasazhe dhe e dini vlerën e të qenit i aftë për t’u mbështetur në fuqinë e Fjalës Krijuese, qoftë në momente reflektimi personal, në kohë vështirësish ose në mësimdhënien e Kauzës. Ju gjithashtu mund t’u keni mësuar fëmijëve të vegjël si të mësojnë përmendësh citate nga Shkrimet, si një nga elementet e klasave Bahá’í për fëmijë. Shumë nga përvoja që keni fituar do të jetë e dobishme për ju tani gjatë punës me pjesëtarët e rretheve tuaja të studimit. Në këtë pikë, për ju do t’ia vlente sikur të shqyrtonit disa nga rrugët përmes të cilave mund t’i ndihmoni ata që kenë sukses në mësimin përmendësh. Pasi të keni bërë këtë, ju mund të doni të mësoni përmendësh pasazhin e shkurtër që vijon:

“…dhe çdo gjoks që ia beson Fjalët e Tij kujtesës, nëse është i një besimtari, Perëndia do të bëjë që të mbushet me dashurinë e Tij…”9


PJESA 26

Nga studimi i pjesës “Për Bashkëpunëtorët”, ju e dini se njësia e tretë e Librit 1, “Jeta dhe Vdekja”, përfaqëson një sfidë të veçantë si për studentët, ashtu edhe për drejtuesin. Të shohim sesi një grup pjesëmarrësish në një mbledhje drejtuesish mund ta shqyrtojë këtë njësi. Ju mund t’i ktheheni tani asaj njësie.
A: Megjithëse të shërbeje si drejtues për këtë kurs ishte e vështirë, unë e gjeta atë me përfitim. Unë tani e kam të qartë ç’do të thotë pohimi në pjesën “Për Bashkëpunëtorët” se të gjithë pjesëmarrësit janë të përfshirë në një proces të ndërsjellë të mësuari. Unë fitova shumë ndriçime të brendshme gjatë studimit të materialit me grupin tim. Për shembull, unë mendoja se pohimet “e vërtetë/e rreme” në pjesën e parë ishin mjaft të drejtpërdrejta, kështu që mbeta i habitur kur disa nga pjesëmarrësit e grupit tim shënuan si “të vërtetë” thënien në Ushtrimin 2 se “Jeta përbëhet nga gjërat që na ndodhin çdo ditë”. Dhe kur arritëm në grupin tjetër të pohimeve “e vërtetë/e rreme” në pjesën pasuese, nja dy nga po ata pjesëmarrës shënuan si “të vërtetë” thëniet “Vdekja është fundi i jetës” dhe “Jeta merr fund me vdekjen”. Unë e kuptova që ne kishim nevojë ta diskutonim këtë temë pak më tej. Disa nga komentet që u bënë gjatë konsultimit tonë ishin shumë interesante dhe ndihmuan në qartësimin e ideve në mendjet e pjesëmarrësve.
B: Edhe unë e vura re që ushtrimet “e vërtetë/e rreme” na ndihmuan vërtet që t’i shqyrtonim hollësisht idetë. Në Pjesën 6 shumë prej pjesëmarrësve shënuan si “të vërtetë” thënien se “Jeta e vërtetë fillon kur dikush vdes dhe shkon në Mbretërinë hyjnore”. Më pas ata erdhën te thënia tjetër se “Jeta e vërtetë është jeta e shpirtit” dhe e kuptuan që, në qoftë se kjo thënie ishte e vërtetë, tjetra para saj duhet të ishte e rreme. Unë e pashë se çdonjëri prej tyre po mendonte thellë rreth natyrës së shpirtit. Për atë ditë na u desh ta ndërprisnim takimin në fund të asaj pjese dhe, ndoshta është vetëm përshtypja ime, por vura re një ndyshim tek secili kur u takuam javën tjetër.
P: Arsyeja që për njerëzit kjo njësi është frymëzuese vjen nga që ajo shtron shumë pyetje rreth jetës së shpirtit në këtë botë dhe në botët e tjera të Perëndisë. Në lidhje me të jetuarit e jetës Bahá’í, ‘Abdu’l-Bahá-i tregohet të ketë thënë se gjëja e parë që duhet bërë është të fitohet etja për shpirtëzim. Për ta fituar këtë etje, ka rekomanduar Ai, çdo njeri duhet të meditojë për jetën pas vdekjes.
C: Kur po studionim Pjesën 9, ne patëm një diskutim shumë interesant në lidhje me çështjen, “Përse shpirti duhej ta ndërronte shtëpinë e tij qiellore në këmbim të pluhurit të kësaj bote?” Një nga pjesëtarët e grupit ngriti çështjen që shpirtëzimi nuk është diçka që dikush e arrin njëherë e mirë, dhe që çdo njeri gjithmonë duhet të punojë për të mbajtur nën kontroll natyrën e tij më të ulët. “Gjithmonë ka diçka që kërkon të na tërheqë poshtë”, sugjeroi ajo. Kjo shtyu një pjesëmarrëse tjetër të ngrinte çështjen e dëshirës. Ajo vuri në dukje se është në natyrën e zemrës njerëzore të dëshirosh dhe se ne duhet ta çlirojmë vetveten nga dëshirat e kota. Pastaj ne diskutuam për natyrën e dëshirës. Folëm për faktin që disa dëshira janë dëshira të mira, si për shembull, dëshira për të punuar shumë që të përmirësojmë gjendjen tonë materiale. Por ne vendosëm se edhe këto dëshira duhet të kenë njëfarë kufiri. Në qoftë se dikush punon aq shumë për të përmirësuar rehatinë e tij materiale saqë kjo gjë bie ndesh me shërbimin e tij ndaj Kauzës, kjo dëshirë është shndërruar në diçka tjetër, ndoshta në lakmi. Pastaj dikush bëri pyetjen, “Ç’mendim keni ju rreth dëshirës për të kënaqur Perëndinë?” dhe ne e kuptuam se ka edhe dëshira të cilat ne nuk duhet të përpiqemi t’i kufizojmë. Ne vendosëm se, në fakt, sa më të zjarrta të bëhen dëshirat shpirtërore, aq më tepër ato ushtrojnë kontroll mbi dëshirat tona të kota dhe i mbajnë ato në vendin që u takon.
A: Ajo që thatë për dëshirën më sjell ndërmend një pjesë tjetër në këtë njësi, me të cilën unë pata vështirësi. Në Pjesën 14, pjesëmarrësve u kërkohet të përmendin disa “imagjinata boshe”. Për arsye të ndryshme, pjesëtarët e grupit tim e patën shumë të vështirë të gjenin qoftë edhe një. Unë kisha menduar që ata do të dilnin me të paktën disa sugjerime, kështu që nuk isha përgatitur që më parë. U gjenda ca ngushtë.
P: Nuk ka përse të shqetësoheni që herë pas here e ndieni veten ngushtë. Ju nuk duhet ta humbisni kurajon. Kjo do të thotë pikërisht “të fitosh përvojë”. Tani që ju i keni ndarë përjetimet tuaja me ne, të gjithë jemi të vetëdijshëm se është një ide e mirë të kemi gati një listë të shkurtër “imagjinatash boshe”, në rast se ndodhemi në një situatë të ngjashme me atë më sipër.

Nuk ka pikë dyshimi që në Njësinë 3 ka edhe shumë pika të tjera që mund të merren në shqyrtim nga një grup në një takim drejtuesish, por ne do ta mbyllim këtu bashkëbisedimin tonë imagjinar. Çka mund të jetë e dobishme për ju në këtë fazë është të diskutoni sot me grupin tuaj pjesën e fundit të njësisë. Aty çdo pjesëmarrësi i kërkohet të mendojë sesi kuptimi i fituar në studimin e kësaj njësie do të ndikojë në jetën e tij apo të saj dhe të marrë disa vendime lidhur me këtë. Cila është rëndësia e kësaj pjese në kontekstin e qëllimit të përgjithshëm të Librit 1? Në ç’mënyrë janë të lidhura katër aspektet e jetës që përmenden në atë pjesë me çështjen e identitetit?

PJESA 27

Ne e filluam kërë njësi duke u ndalur shkurtimisht te çështja e motivimit, duke shqyrtuar disa prej burimeve të tij parësore, përfshirë këtu etjen për dije dhe tërheqjen drejt së bukurës. Kjo na çoi në mënyrë të natyrshme në një diskutim për çështjen e pjesëmarrjes, mbi bazën e të cilit ishim në gjendje të futemi në temën e metodës. Pastaj ne shqyrtuam tre elemente të sistemit të edukimit me perspektivë të adoptuar nga Instituti Ruhi: vazhdën kryesore të kurseve, rrethin e studimit dhe drejtuesin. E kemi thënë qartë se kjo njësi në vetvete nuk është varianti përfundimtar i “manualit të trajnimit të drejtuesit” dhe se ju duhet të vazhdoni të rritni aftësinë tuaj për të shërbyer si drejtues duke marrë pjesë në mbledhjet periodike të organizuara për këtë qëllim nga instituti në zonën tuaj. Në pjesën e fundit të njësisë juve ju dha mundësia të provonit se ç’detyrim do të sjellë pjesëmarrja juaj në këto takime. Ne shpresojmë se, në këtë pikë, në qoftë se ju në të kaluarën nuk kishit formuar ndonjë grup studimi, tani mezi ju pritet ta bëni këtë. Instituti të cilit i shërbeni do t’ju ndihmojë në këtë process. Atëherë le të përfitojmë në këto pjesë të fundit për t’u konsultuar mbi rezultatet që ju shpresoni të arrini nga kjo përpjekje.

Në planet dhe projektet e komuniteteve Bahá’í ka tre pjesëmarrës që kanë si qëllim mbështetjen e rritjes së përshpejtuar: individi, komuniteti dhe institucionet. Çfarë kontributi do të japë studimi i librave të Institutit Ruhi për përparimin e secilit prej këtyre pjesëmarrësve – të pjesëtarëve individualë të rrethit të studimit, të komunitetit ku ai është ngritur dhe të institucioneve që administrojnë punët e Besimit në atë lokalitet?

Lidhur me besimtarin individual Shtëpia Universale e Drejtësisë ka shkruar:

“Roli i individit ka rëndësi unike në punën e Kauzës. Është individi ai që manifeston vitalitetin e besimit, nga i cili varen suksesi i punës së mësimdhënies dhe zhvillimi i komunitetit. Porosia e Bahá’u’lláah-ut që çdo besimtar t’u mësojë njerëzve Besimin e Tij përçon një përgjegjësi të pashmangshme, e cila nuk mund t’i kalohet asnjë institucioni të Kauzës ose të merret përsipër prej tij. Vetëm individi mund të ushtrojë ato aftësi që përfshijnë zotësinë për të marrë iniciativën, për të shfrytëzuar mundësitë, për të formuar miqësi, për të ndërvepruar personalisht me të tjerë, për të ndërtuar marrëdhënie, për të fituar bashkëpunimin e të tjerëve në shërbim të përbashkët ndaj Besimit e shoqërisë dhe për të kthyer në veprime vendimet që merren nga organizma këshillimore. Është detyrë e individit ‘të shohë çdo rrugë trajtimi që mund të përdorë në përpjekjet e tij personale për të tërhequr vëmendjen, për të mbajtur gjallë interesin dhe për të thelluar besimin e atyre që ai kërkon t’i sjellë në krahët e Besimit të tij’.

“Për të përsosur përdorimin e këtyre aftësive, individi shfrytëzon dashurinë e tij për Bahá’u’lláh-un, forcën e Besëlidhjes, dinamikat e lutjes, frymëzimin dhe edukimin që vijnë nga leximi i rregullt dhe studimi i Teksteve të Shenjta, si dhe forcat transformuese që veprojnë mbi shpirtin e tij, dhe ai përpiqet të sillet në pajtim me ligjet e parimet hyjnore. Veç këtyre, individi, të cilit i është dhënë detyrë t’u mësojë njerëzve Kauzën, është i pajisur me aftësinë për të tërequr bekimet e premtuara nga Bahá’u’lláh-u. ‘Kush hap gojën në këtë Ditë’, pohon Bukuria e Bekuar, ‘dhe përmend emrin e Zotit të tij, ushtritë e frymëzimit Hyjnor do të zbresin mbi të na qielli i emrit Tim, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit. Mbi të do të zbresë gjithashtu Tubimi i epërm, duke mbajtur lart secili një kupë me dritë të kulluar’”.10

Në dritën e thënies së mësipërme, shkruni pak fjalë se çfarë shpresoni ju të arrijnë pjesëtarët e rrethit tuaj të studimit, pasi kanë kaluar gjashtë librat e parë të Institutit Ruhi.
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

Lidhur me komunitetin Shtëpia Universale e Drejtësisë ka shkruar:

“Një komunitet është sigurisht më tepër se shuma e anëtarëve të tij; ai është një njësi tërësore qytetërimi e përbërë prej individësh, familjesh e institucionesh që janë krijues e inkurajues të sistemeve, agjensive e organizatave që punojnë së bashku me një qëllim të përbashkët për mirëqenien e njerëzve si brenda dhe jashtë kufijve të tij; ai është një marrëveshje midis pjesëmarrësish të ndryshëm që ndërveprojnë dhe që arrijnë unitetin në një kërkim të pandërprerë për përparim shpirtëror e social. Përderisa Bahá’í-të janë kudo vetëm në fillimin e procesit të ndërtimit komunitar, kësaj detyre i duhen kushtuar përpjekje kolosale.

“Siç e kemi thënë në një mesazh të mëparshëm, lulëzimi i komunitetit, sidomos në nivel lokal, kërkon një rritje domethënëse përsa i përket modeleve të sjelljes: të atyre modeleve përmes të cilave shprehja kolektive e virtyteve të anëtarëve individu¬alë dhe funksionimi i Asamblesë Shpirtërore manifestohen në unitetin e vëllazërinë e komunitetit dhe në dinamizmin e veprimtarisë e të rritjes së tij. Kjo kërkon integrimin e elementëve përbërës – të të rriturve, të të rinjve dhe të fëmijëve – në veprimtaritë shpirtërore, shoqërore, edukative e administrative; dhe angazhimin e tyre në planet lokale të mësimdhënies e të zhvillimit. Kërkohet vullnet kolektiv dhe ndjenjë e qëllimit për të përjetësuar Asamblenë Shpirtërore përmes zgjedhjesh të përvitshme. Kjo përfshin praktikën e adhurimit kolektiv të Perëndisë. Është, pra, thelbësore për jetën shpirtërore të komunitetit që miqtë të mbajnë takime të rregullta devocionale në qendrat lokale Bahá’í, ku kjo është e mundshme, ose gjetkë, duke përfshirë shtëpitë e besimtarëve”.11

Tani shkruani disa fjalë lidhur me ndryshimet që ju mund të shpresoni të shihni në kulturën e një komuniteti, anëtarët e të cilit janë të angazhuar në studimin e Librave 1 deri në 6.
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _

Gjashtë librat e parë të Institutit Ruhi nuk i referohen shumë administrimit Bahá’í. Kjo është një çështje që do të trajtohet në libra të ardhshëm. Megjithatë, në shumë lokalitete, fakti që një ose më shumë rrethe studimi ekzistojnë dhe se një numër miqsh janë angazhuar aq seriozisht në vënien në jetë të Mësimeve ka kontribuar në përparimin e institucioneve lokale, madje edhe të tilla që janë në fazat e para të zhvillimit. Lidhur me komunitetet lokale me të cilat ju jeni të njohur, çfarë shpresoni ju se do të jenë disa prej këtyre kontributeve?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________ _


PJESA 28

Le të kthehemi te individi dhe të shohim efektin e studimit të librave mbi pjesëmarrësit e një rrethi studimi. Ka një fjalë që e kemi përdorur tashmë në këtë njësi, dhe pikërisht fjala “fuqizim”. Për fat të keq, ky term është flakur tej nga lëvizjet politike dhe, në mjaft rrethe, është lidhur me pushtetin politik. Ne, sigurisht, nuk kemi të bëjmë me atë lloj pushteti. Qëllimi i kurseve tona është të fuqizojnë miqtë shpirtërisht e moralisht për t’i shërbyer Besimit. Këtu janë renditur disa prej atributeve që duhet të fitojnë ata që kanë hyrë në shtegun e fuqizimit moral e shpirtëror. Shtoni kësaj liste edhe disa të tjera.
• Sjellje korrekte
• Mbështetje te Perëndia
• Gëzim e ngazëllim i madh i zemrës
• Bujari e shpirtit, pastërti e zemrës dhe qartësi mendimi
• Kuptim gjithnjë e më i thellë e udhërrëfimit që ruhet në Revelacionin e Bahá’u’lláh-ut
Krušné Hory Njohuri gjithnjë e më e thellë e Mësimeve
• Njohje e fuqisë transformuese të Fjalës së Perëndisë
• Liri përmes bindjes ndaj ligjeve të Bahá’u’lláh-ut
• Tërheqja nga bukuria e përsosmëria që qëndron në themel të dëshirës për të arritur shquarsi
• Vetëdije e njëshmërisë së gjinisë njerëzore dhe dashuri e thellë për njerëzimin
• Ndjenjë e fortë e historisë dhe e vendit të një njeriu në të
• Zell dhe dëshirë e flaktë për të mësuar njerëzit dhe për t’i shërbyer njerëzimit
• Qëndrim për të mësuar vetë
• Ndjenjë e pandryshueshme e qëllimit dhe e vullnetit për të kryer gjërat
• Qëndrueshmëri përballë provave e sprovave
• Përkushtim për zbatimin e Mësimeve
• Ndjenjë përgjegjësie për rritjren personale të njeriut dhe për progresin e komunitetit Bahá’í
• Shkallë e lartë angazhimi për përparimin shpirtëror të njerëzve të vet
• Vetëdijë e fuqisë shpirtërore që mund të fitojë çdo besimtar individual
• Aftësia për të marrë pjesë në veprimtarinë e komunitetit si pjesëmarrës i vendosur e i përunjur
• Aftësia për të kontribuar në arritjen e konsensusit e të marrëveshjes përmes komsultimit
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________
• ________________________________________________________________________

Tiparet e ndryshme të rretheve të studimit që ju keni ngritur dhe veprimtaria që i karakterizon ato kontribuojnë për zhvillimin e këtyre atributeve. Shkruani disa fjali sesi këto tipare ushqejnë një ose më shumë prej atributeve të renditura më lart. Për secilin rast jepet një shembull për t’ju ndihmuar.

1. Atmosfera e dashurisë që përshkon një rreth studimi:
a. Atmosfera e dashurisë që përshkon një rreth studimi forcon dashurinë e pjesëmarrësve për njerëzimin.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

2. Fryma shoqërore e krijuar midis pjesëmarrësve në një rreth studimi:
a. Fryma shoqërore në një rreth studimi përforcon angazhimin e pjesëmarrësve në përparimin shpirtëror të njerëzve të tyre.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

3. Mjedisi i disiplinës shpirtërore në të cilin mblidhet një rreth studimi:
a. Mjedisi i disiplinës shpirtërore në të cilin mblidhet një rreth studimi i ndihmon pjesëmarrësit të arrijnë lirinë përmes bindjes ndaj ligjeve të Bahá’u’lláh-ut.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

4. Metoda e pjesëmarrjes e adoptuar nga Instituti:
a. Metoda e pjesëmarrjes e adoptuar nga Instituti lind një ndjenjë përgjegjësie për rritjen personale të një njeriu dhe për përparimin e komunitetit.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

5. Ritmi i studimit i vendosur në secilin grup:
a. Ritmi i studimit i vendosur në secilin grup përforcon ndjenjën e qëllimit të pjesë¬marrësve dhe vullnetin e tyre për të kryer gjërat.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

6. Vënia e theksit te studimi i Shkrimeve të Shenjta:
a. Vënia e theksit te studimi i Shkrimeve të Shenjta sjell gëzim dhe rrezëllim të zemrës.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

7. Mësimi përmendësh i luftjeve dhe i pasazheve nga Shkrimet:
a. Mësimi përmendësh i luftjeve dhe i pasazheve nga Shkrimet kontribuon për të qartësuar mendjen.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

8. Ushtrimet në material që përqendrohen në kuptimin e drejtpërdrejtë pasazheve nga Shkrimet:
a. Ushtrimet në material që përqendrohen në kuptimin e drejtpërdrejtë pasazheve rritin aftësinë e pjesëmarrësve për të arritur consensus përmes konsultimit.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

9. Ushtrimet që i ndihmojnë pjesëmarrësit të zbatojnë Shkrimet në jetën e tyre të për¬ditshme:
a. Ushtrimet që i ndihmojnë pjesëmarrësit të zbatojnë Shkrimet në jetën e tyre të për¬dit¬shme forcojnë përkushtimin e tyre ndaj detyrave të kohës për zbatimin e Mësimeve.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

10. Ushtrimet që përpiqen të ndriçojnë nënkuptimin e pasazheve nga Shkrimet:
a. Ushtrimet që përpiqen të ndriçojnë nënkuptimin e pasazheve nga Shkrimet thellojnë të kuptuarit e pjesëmarrësve lidhur me udhërëfimin që ruhet në Revelacionin e Bahá’u’lláh-ut.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

11. Fleksibiliteti i qenësishëm në metodologjinë e Institutit:
a. Fleksibiliteti i qenësishëm në metodologjinë e Institutit kontribuon në zhvillimin e qëndrimeve thelbësore nga pozita e të mësuarit vetë.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

12. Praktika e veprave specifike të shërbimit:
a. Praktika që zbatojnë pjesëtarët e një rrethi studimi rrit zellin e tyre për të mësuar njerëzit dhe për t’i shërbyer njerëzimit.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

13. Veprimtaritë artistike në të cilat angazhohet një rreth studimi:
a. Veprimtaritë artistike të një rrethi studimi zgjojnë tek pjesëtarët e tij tërheqjen nga e bukura dhe përsosmëria.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

14. Veprimtaritë jashtë programit që ndërmerr një rreth studimi:
a. Veprimtaritë jashtë programit që ndërmerr një rreth studimi kontribuon në aftësinë e anëtarëve për të marrë pjesë në veprimet e komunitetit si pjesëmarrës të vendosur e megjithatë të përunjur.
b. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
c. _____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

PJESA 29

Reflektimi në pjesën e mëparshme rreth dinamikës së një rrethi studimi, dinamikë që lind nga qëllimi i tij për të kontribuar në fuqizimin shpirtëror e moral të pjesëmarrësve, duhet të ketë riafirmuar bindjen tuaj se që të bëhet një drejtues efektiv njeriu duhet të mësojë si të kujdeset për të tjerët. Ju duhet të mësoni artin e inkurajimit dhe të zhvilloni aftësinë për të kultivuar talentin. Kjo është e mundur vetëm nëse ju shkëputeni nga arritjet tuaja dhe gëzoheni me rritjen e përparimin e shokëve tuaj besimtarë. Me të vërtetë, kjo mund të jetë fare mirë sekreti i një drejtuesi të shquar.

Le ta përfundojmë këtë njësi duke ju kërkuar të reflektoni për pasazhin e mëposhtëm nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it:

“Sot, të gjithë njerëzit e botës janë të dhënë pas interesit vetjak dhe bëjnë të gjitha përpjekjet e orvatjet për të mbështetur interesat e veta materiale. Ata adhurojnë vetveten dhe jo realitetin hyjnor e as botën e njerëzimit. Ata kërkojnë me zell përfitime vetjake dhe jo mirëqenien e përbashkët. Kjo ndodh sepse ata janë robër të botës së natyrës dhe nuk janë në dijeni të mësimeve hyjnore, të bujarisë së Mbretërisë dhe të Diellit të së Vërtetës. Por ju, lëvduar qoftë Perëndia, jeni tani posaçërisht të favorizuar nga kjo bujari, jeni bërë ndër të zgjedhurit, jeni informuar për mësimet qiellore, keni fituar hyrjen në Mbretërinë e Perëndisë, jeni bërë bartës të bekimeve të pakufishme dhe jeni pagëzuar me Ujin e Jetës, me zjarrin e dashurisë së Perëndisë dhe me Frymën e Shenjtë.

“Prandaj, përpiquni me mish e me shpirt që të bëheni qirinj të ndezur në kuvendin e botës, yje vezullues mbi horizontin e së Vërtetës e të bëheni burimi i përhapjes së dritës së Mbretërisë; në mënyrë që bota njerëzore të shndërrohet në një mbretëri hyjnore, bota e poshtme të bëhet botë e epërme, dashuria e Perëndisë dhe mëshira e Zotit të ngrenë tendën e tyre mbi kulmin e botës, shpirtrat njerëzorë të bëhen valët e oqeanit të së vërtetës, bota njerëzore të rritet në një pemë të bekuar, vargjet e njëshmërisë të këndohen dhe meloditë e shenjta të arrijnë Tubimin e Epërm.

“Ditë e natë Unë i lutem e i përgjërohem Mbretërisë së Perëndisë, lyp për ju ndihmë e afirmim të pafund. Mos merrni parasysh prirjet e aftësitë tuaja, por nguliteni vështrimin mbi bujarinë e përkryer, mbi blatimin dhe forcën hyjnore të Shpirtit të Shenjtë – forcën që e shndërron pikën në det dhe yllin në diell.

“Lëvduar qoftë Perëndia, ushtritë e Tubimit të Epërm garantojnë fitoren dhe fuqia e Mbretërisë është gati për t’ju ndihmuar e mbështetur. Edhe sikur në çdo çast të zgjidhni gjuhën për falënderim e mirënjohje, ju nuk do të jeni në gjendje të shlyeni detyrimin e mirënjohjes për këto dhunti”.12


REFERENCAT

1. ‘Abdu’l-Bahá, nga Edukimi Bahá’í, (bot. shqip 1999), #24:4-7.
2. Po aty, #1-3.
3. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut, (bot. shqip 1995), #75.
4. Po aty, #151.
5. Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1995), f. 214-15.
6. Nga mesazhi i Riḍván-it 2000 drejtuar Bahá’í-ve të botës, (bot. shqip 2000), f. 7.
7. Qëmtime, #94.
8. Tablets of Abdu’l-Baha Abbas [Tabela të Abdu’l-Baha Abbas-it] (New York: Bahá’í Publishing Committee, 1930), vëll. 1, f. 61-62.
9. Selections from the Writings of the Báb [Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e Báb-it], (Haifa: Bahá’í World Centre, 1976), f. 99.
10. Nga mesazhi i Ridván-it 1996 drejtuar Bahá’í-ve të botës, botuar në The Four Year Plan: Messages of the Universal House of Justice [Plani Katërvjeçar: Mesazhe të Shtëpisë Universale të Drejtësisë], (Riviera Beach: Palabra Publications, 1996), f. 31-32.
11. Po aty, f. 34-35.
12. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it, (bot. shqip 2005), #68.











Nxitja e arteve
në bazë





Qëllimi

Vlerësimi i rolit të përpjekjeve artistike
në veprimtarinë e një rrethi studimi





PJESA 1

Në dy njësitë e para të këtij libri, ne shqyrtuam koncepte, cilësi, qëndrime e zotësi të cilat i japin formë aftësisë suaj për të shërbyer si drejtues për Librat 1 deri 6 të Institutit Ruhi. Shumicën e kohës ju do t’i kryeni këto akte shërbimi duke ngritur rrethe studimi në vetë komunitetin tuaj dhe në komunitetet fqinjë, duke shoqëruar secilin grup gjatë studimit të vazhdës së kurseve të Institutit dhe duke i udhëhequr pjesëmarrësit në praktikën përkatëse. Vazhda e kurseve të ndjekura nga rrethet e studimit ka një qëllim të vetëm: fuqizimin moral e shpirtëror të besimtarëve në vendosmërinë e tyre për të ecur në shtegun e shërbimit ndaj Kauzës dhe ndaj njerëzimit.

Synimi i kësaj njësie të tretë është të reflektojë me ju mbi një ide tjetër themelore, konkretisht që ju mund të jepni një ndihmesë të konsiderueshëm në aftësitë për shërbim të atyre që marrin pjesë në një rreth studimi, duke i inkurajuar ata të zhvillojnë aftësinë e tyre për t’u shprehur artistikisht, qoftë përmes muzikës, poezisë, pikturës, dramës ose çfarëdolloj zeje. Për këtë qëllim, ne do t’ju nxisim që të përfshini përpjekje artistike në veprimtarinë e çdo rrethi studimi. Ju nuk duhet ta shihni këtë si zbavitje apo si veprimtari jashtë programit – për këto programi i Institutit rezervon një hapësirë të bollshme – por si një element thelbësor që lartëson zhvillimin shpirtëror të pjesëmarrësve. Si fillim, shqyrtoni pyetjet e mëposhtme:

1. Ç’lloje të ndryshme muzike luajnë ose dëgjojnë njerëzit në rajonin tuaj?
2. Cilat janë llojet e muzikës që ju preferoni? Kur i dëgjoni ato? Përse i dëgjoni?
3. A është çdo lloj muzike e përshtatshme për çdo rast?
4. Fishkëlleni, këndoni nën zë ose këndoni një nga meloditë tuaja të preferuara. Pse ju pëlqen ajo?
5. A është tregimi i historive një formë arti? A është poezia një formë arti?
6. Recitoni një poemë të preferuar ose tregoni një histori.
7. Cila është forma më e përhapur e dramës në rajonin tuaj?
8. Përveç filmave, videove ose televizionit, a keni parë ndonjë shfaqje drame kohët e fundit? A mund ta përshkruani atë? Çfarë efekti pati tek ju?
9. Shumë kultura kanë piktorët ose skulptorët e tyre të mirënjohur. Përmendni ata më të shquarit e rajonit tuaj. A keni parë ju vetë ndonjë prej veprave të tyre?
10. A mund të përmendni disa zeje? A dini ju ndonjë zeje? A ka ndonjë zeje që ju nuk e zotëroni, por që do të donit ta mësonit?
11. Shumë kultura kanë valle tradicionale. Përshkruani disa nga vallet tradicionale të rajonit tuaj. A përdoren ato për raste të posaçme? A luhen ato vetëm nga disa njerëz të caktuar, apo kushdo që dëshiron mund të marrë pjesë?


PJESA 2

Me qëllim që të fitojmë një kuptim më të mirë për rolin e artit në procesin e institutit, ne do të studiojmë një numër citatesh në këtë pjesë e në pjesët e tjera në vazhdim, dhe do të mendojmë thellë për domethënien e tyre. ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Çdo Art është një dhunti e Shpirtit të Shenjtë. Kur kjo dritë shkëlqen përmes mendjes së një muzikanti, ajo e shfaq veten në melodi të mahnitshme. Gjithashtu, duke shkëlqyer përmes mendjes së poetit, ajo shihet në poezinë e bukur dhe në prozën poetike. Kur Drita e Diellit të së Vërtetës frymëzon mendjen e një piktori, ai nxjerr nga dora piktura të mrekullueshme. Këto dhurata e plotësojnë qëllimin e tyre më të lartë kur i thurin lavde Perëndisë”.1

1. Cili është qëllimi më i lartë i shprehjes artistike? _____________________________
_____________________________________________________________________

2. Prej nga vjen dhuntia e artit? _____________________________________________

3. Si e shfaq veten dhuntia e artit përmes mendjes së një muzikanti? ________________
_____________________________________________________________________

4. Si e shfaq veten dhuntia e artit përmes mendjes së një poeti? ____________________
_____________________________________________________________________

5. Si e shfaq veten dhuntia e artit përmes mendjes së një piktori? ___________________
_____________________________________________________________________

6. Nga këngët që dini, zgjidhni një që ju mendoni se e përmbush qëllimin e thuarjes lavde Perëndisë. Në ç’mënyrë, mendoni ju, kënga është një dhunti e Shpirtit të Shenjtë?
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

7. Krahas rritjes së komunitetit mbarëbotëror Bahá’í, një numër gjithnjë e më i madh lutjesh dhe pasazhesh nga Shkrimet vihen në muzikë. Në rrethet e studimit për të cilat ju shërbeni si drejtues, ju do të doni që pjesëmarrësit të mësojnë sa më shumë prej tyre. Këtu është njëra që e duan shumë në mbarë botën Bahá’í.

I bekuar është trualli

C CM7 C7 F
I bekuar është trualli, dhe shtëpia, edhe vendi,

F Fm C
Dhe qyteti, edhe zemra, edhe mali,

C CM7 C7 F
Edhe streha, edhe guva, dhe lugina, edhe toka,

F Fm C
Edhe deti, edhe ishulli, dhe livadhi,

Dm G C
Ku emri i Perëndisë është përmendur

Dm G C
Dhe lëvdimi i Tij është lartësuar.

(CM7 C7 F F Fm C)


PJESA 3

‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Është e natyrshme që zemra dhe shpirti të ndiejnë kënaqësi e gëzim në të gjitha gjërat që shfaqin simetri, harmoni e përsosmëri. Për shembull: një shtëpi e bukur, një kopsht i ndërtuar mirë, një vijë simetrike, një veprim i hijshëm, një libër i shkruar mirë, rrobat e këndshme – në fakt të gjitha gjërat që bartin në vetvete hijeshi apo bukuri janë të këndshme për zemrëm dhe shpirtin…”2

1. Në çfarë zemra dhe shpirti ndiejnë kënaqësi? ___________________________________
________________________________________________________________________

2. Cilat prej situatave të mëposhtme ilustrojnë harmoni?
a. Dy vetë që debatojnë dhe një person tjetër që thotë lutje. Po Jo
b. Një nënë që i këndon bebes së saj që të flejë ndërsa fëmijët
e tjerë luajnë pa bërë zhurmë. Po Jo
c. Një mësues apo mësuese me këmbët mbi tavolinë ndërsa
u flet fëmijëve për mirësjelljen. Po Jo
d. Dikush që mediton për Shkrimet ndërkohë që televizioni është i hapur. Po Jo
e. Një mësues që i bërtet një studenti, duke i thënë të sillet mirë. Po Jo

3. Tani zgjidhni një këngë që është e kënaqshme për zemrën e shpirtin dhe këndojeni atë.

4. Diskutoni me grupin tuaj për vallet e ndryshme tradicionale të rajonit tuajdhe vendosni me njëri-tjetrin se cilat lëvizje në ato valle shprehin hijeshi e bukuri.

5. Shkëmbeni mendime me grupin tuaj sesi zemra dhe shpirti i një njeriu ndien kënaqësi e gëzim në të gjitha gjërat që shfaqin simetri, harmoni dhe përsosmëri. Ç’janë disa nga gjërat që ju shihni ose dëgjoni gjatë jetës suaj të përditshme, të cilat janë të kënaqshme për zemrën dhe shpirtin? __________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

6. Mendoni për një rreth studimi ku ju shërbeni si drejtues. Paraqitni në formë teatrale sesi do të kryhet secila prej gjërave të renditura më poshtë, në fillim në një mënyrë të pakëndshme dhe pastaj në mënyrë të hijshme.

a. Përshëndet pjesëmarrësit kur arrijnë
b. Paraqet një pjesëmarrës të ri
c. I kërkon ndonjërit të thotë një lutje
d. Përshëndet një që vjen me vonesë
e. Inkurajon dikë që të mësojë përmendësh.
f. Kërkon që në klasë të ulet zëri.
PJESA 4

Siç lexuam në pjesën e mëparshme “…të gjitha gjërat që bartin në vetvete hijeshi apo bukuri janë të këndshme për zemrëm dhe shpirtin…”2 Ne e dimë nga diskutimi ynë për çështjen e motivimit se tërheqja pas bukurisë është një prej forcave shpirtërore që të ngren në mbretëri më të larta të ekzistencës. Është kjo forcë që na detyron të kërkojmëm harmoni në jetën tonë të përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Kështu, edhe artet vizuale, muzika dhe zejet janë një shprehje e kësaj dëshire të zjarrtë të shpirtit njerëzor. Ju duhet të keni parasysh se shprehjet e bukurisë në këtë botë s’janë veçse pasqyrim i Bukurisë së të Shumëdashurit. Të gjitha ato vdesin, por Bukuria e Bekuar është i përjetshëm. ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Hijeshia e vdekshme do të shuhet, trëndafilat do t’ua lënë vendin gjembave, dhe bukuria e rinia do të jetojnë kohën e tyre e nuk do të jenë më. Kurse ajo që qëndron përjetësisht është Bukuria e Të Vërtetit, sepse shkëlqimi i saj nuk vdes dhe lavdia e saj vazhdon përgjithmonë; hijeshia e saj është e gjithëfuqishme dhe tërheqja që ushtron është e pafund. Atëherë lum ajo fytyrë që pasqyron shkëlqimin e Dritës së Të Shumëdashurit! Lavdi Zotit, ti je ndriçuar nga kjo Dritë, ke fituar margaritarin e dijes së vërtetë dhe ke folur Fjalën e së Vërtetës.”3

Plotësoni fjalitë e mëposhtme:
1. Hijeshia ____________________ do të ____________.
2. ______________________ do t’ua lënë vendin ________________.
3. Bukuria e __________ do të jetojnë __________ e tyre dhe __________________ ______________.
4. Ajo që ______________ përjetësisht është ______________ e ____ __________________.
5. Shkëlqimi i Bukurisë së Të Vërtetit ________________.
6. Lavdia e Bukurisë së Të Vërtetit ________________________________________.
7. Hijeshia e Bukurisë së Të Vërtetit është ________________________________.
8. Tërheqja që ushtron Bukuria e Të Vërtetit është ________________.

Në përpjekjet tuaja për të siguruar që artet të përfshihen në veprimtarinë e rretheve tuaja të studimit, ju duhet të mbani parasysh që juve ju interesojnë si forma dhe fryma. Vlera e formës së jashtme rrjedh nga gjendja e brendshme. ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“Trupi pa shpirt nuk është i aftë për arritje reale. Edhe pse mund të jetë në gjendjen më të mirë të bukurisë e shquarsisë, ai megjithatë ka nevojë për shpirtin. Poçi i llambës, sado i lëmuar e i përsosur qoftë, ka nevojë për dritën. Pa dritë dritën, llamba ose qiriri nuk ndriçon”.4

Duke reflektuar për domethënien e pasazhit të mësipërm, mendoni për një rast kur keni treguar një histori ose keni dëgjuar të tregohet një histori që ka nxitur imagjinatën e të pranishmëve. Të supozojmë që forma ishte korrekte: Fjalët u shqiptuan qartë; u bënë pauza në vendet e duhura; u mbajt një ritëm i përshtatshëm; dhe u përdorën gjeste për të theksuar disa pika. Por kjo nuk ishte gjithçka që frymëzoi dëgjuesit. Duhet të ketë pasur një frymë të caktuar. Diskutoni në grupin tuaj burimin e asaj fryme. A nuk është ajo, në analizë të fundit, Bukuria e Të Shumëdashurit?
PJESA 5

Duke u përpjekur të rritni forcën e tërheqjes ndaj bukurisë në pjesëmarrësit e rretheve tuaja të studimit dhe të kontribuoni në zhvillimin e tyre shpirtëror, ju doni t’u ekspozoni atyre format e ndryshme të artit. Ju duhet të bëni kujdes që të zgjidhni ato shprehje artistike që ftojnë për një natyrë më të lartë dhe që dallohen prej atyre që çojnë në poshtërim. Edhe kultura do të jetë një prej fushave që ngjall interesin tuaj të vazhdueshëm. Ju doni të siguroheni se të paktën disa prej shprehjeve artistike që ju zgjidhni përfaqësojnë pasurinë e kulturës të vetë njerëzve tuaj.

Për t’ju ndihmuar të formuloni në vetë mendjen tuaj një plan veprimi në këtë fushë thelbësore të veprimtarisë, ne do të shqyrtojmë shkurtimisht në pjesët që vijojnë disa forma të artit, duke filluar me muzikën. ‘Abdu’l-Bahá-i thotë:

“…Në këtë epokë të re Drita e Shfaqur ka shpallur në mënyrë të posaçme në Tabelat e Tij të shenjta se muzika, e kënduar ose e luajtur, është ushqim shpirtëror për shpirtin dhe zemrën”.5

“…meloditë, edhe pse janë materiale, janë të lidhura me shpirtëroren, prandaj bëjnë efekt të madh. Një lloj i caktuar melodie e bën shpirtin të gëzuar, një lloj tjetër e bën të trishtuar, një tjetër e nxit atë për të vepruar”.6

“Të kënduarit e melodive sjell gjallëri e lumturi në botën e njerëzimit, dëgjuesit kënaqen e gëzohen dhe emocionet e tyre më të thellëa gjallërohen. Por ky gëzim, kjo ndjenjë emocioni është kalimtare dhe harrohet brenda një kohe të shkurtër. Gjithsesi, lëvduar qoftë Perëndia, ti i ke thurur motivet e tua muzikore me meloditë e Mbretërisë, do të sjellësh ngushëllim në botën e shpirtit dhe do të stimulosh përjetësisht ndjenjat shpirtërore”.7

1. Plotësoni fjalitë që vijojnë:
a. Në këtë erë të re, Bahá’u’lláh-u ____________________ në mënyrë të posaçme se ____________, e kënduar ose e luajtur, është ushqim shpirtëror për ________________ dhe ____________.
b. Në këtë ______________________, Bahá’u’lláh-u ka shpallur __________________ ____________________ se muzika, _______________ ose __________________, është __________________________________ për shpirtin dhe zemrën.
c. Meloditë, edhe pse janë __________________, janë të lidhura me ________________________.
d. ________________, edhe pse janë materiale, janë ____________________ me shpirtëroren, prandaj ______________________ të madh.
e. Një lloj i caktuar melodie e bën shpirtin __________________.
f. Një lloj tjetër melodie e bën shpirtin ________________________.
g. Një lloj tjetër melodie e nxit shpirtin për ____________________.

2. Përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme:
a. Çfarë do të thotë “t’i thurësh motivet muzikore me meloditë e Mbretërisë”? _______
________________________________________________________________________
b. Çfarë bën kjo “thurje”? _________________________________________________
________________________________________________________________________

Tri pasazhet e mësipërme nuk lenë asnjë dyshim se muzika jep një ndihmesë domethënëse për ngritjen shpirtërore. Prandaj është e domosdoshme që një program trajnimi i Institutit, qëllimi i të cilit është të rritë aftësitë e miqve për t’i shërbyer Kauzës, të përfshijë në njëfarë mënyre muzikën. Fjalët e mëposhtme të Bahá’u’lláhut nga Qitapi Akdas përmbajnë orientimin themelor për këtë veprimtari:

“Ne jua kemi bërë të ligjshme të dëgjoni muzikë e këngë. Por kini mendjen që të dëgjuarit e tyre të mos ju bëjë të kapërceni kufijtë e sjelljes së hijshme e të dinjitetit. Le të jetë gëzimi juaj gëzim i lindur nga Emri Im Më i Madh, një emër që rrëmbenzemrën dhe çon në ekstazë mendjet e të gjithë atyre që janë qasur pranë Perëndisë. Ne, me të vërtetë, e kemi bërë muzikën si një shkallë për shpirtrat tuaj, një mjet me anën e të cilit ata të mund të ngjiten në mbretërinë qiellore; mos e bëni, pra, atë krahë për egon e pasionin. Me të vërtetë, nuk Na pëlqen t’ju shohim të renditur ndër të marrët”.8

Duke qenë se muzika është një forcë kaq e fuqishme, do t’ia vlente që ju të ndaleshit me grupin tuaj dhe të gjenit disa këngë që i dini të gjithë, të cilat e ngjitin njeriun “në mbretërinë qiellore”, dhe disa të tjera që janë si “krahë për egon e pasionin”.


PJESA 6

Le të shohim tani mënyra të ndryshme në të cilat ju mund tëa përfshini muzikën në praktikën educative të rretheve tuaja të studimit.

Një ndër veprimtaritë e preferura të rretheve të studimit në mbarë botën është të kënduarit e këngëve së bashku si grup, me ose pa shoqërimin e veglave. Duke studiuar Librat 3 dhe 5, ju keni fituar mjeshtrinë e nevojshme për t’u mësuar këngë fëmijëve të vegjël dhe keni praktikuar disa lojëra që mund të përdoren për të përmirësuar ndjenjën e tyre të ritmit dhe aftësinë e tyre për të kënduar një motiv. Diçka nga ajo që ju keni mësuar do t’ju ndihmojë tani kur inkurajoni pjesëtarët e një grupi studimi të këndojë këngë, të vlerësojë mesazhet që ato përçojnë dhe, në përgjithësi, të shijojë muzikën duke e lejuar atë të ngrejë lart shpirtrat e tyre.

Ju, sigurisht, e keni parasysh faktin që punoni me të rinj e me të rritur dhe do ta shmangni gabimin që t’i trajtoni ata si fëmijë. Do t’ju duhet gjithashtu të përballoni kërkesa që janë të veçanta për përgatitjen e çdo grupi me të cilin punoni. Talentet e pjesëtarëve dhe dijet e tyre për muzikën do të jenë zhvilluar në shkallë të ndryshme, disa mjaft të kompletuar dhe të tjerë pa kurrfarë prirjeje muzikore. Disa mund ta ndiejnë veten të frenuar për të kënduar para të tjerëve. Disa mund të duan vetëm të këndojnë nën zë një motiv me zë aq të ulët saqë është e pamundur t’i dëgjosh. Cilatdo qofshin prirjet e talented e tyre, ju do të donit t’i inkurajoni të gjithë dhe të siguroheni që askush të mos e ndiejë veten ngushtë. Lidhur me këtë, ka rëndësi që ju ta veçoni çështjen e interpretimit të një individi të talentuar nga të kënduarit në grup. Që të dyja janë me vlerë. Por ndonjëherë përsosmëria që kërkon njëra ndrydh pjesëmarrjen e njerëzve të zakonshëm në tjetrën.

Edhe një pikë tjetër meriton të përmendet këtu. Ju e dini tashmë nga studimi i Librit 5 se këngët mund të veprojnë si një mjet i fuqishëm pedagpgjik. Në qoftë se tema e një kënge lidhet me çështjen që po shqyrtoni, të kënduarit mund të rritë të kuptuarit në mënyra që vetëm diskutimi kurrë nuk do të mund ta bënte. Ju duhet ta mbani parasysh këtë pikë kur zgjidhni këngët për të kënduarit në grup, duke siguruar, me aq sa është e mundur, që ato të përforcojnë idetë që përmban materiali.

Veç të kënduarit në grup, pjesëtarë individualë të rretheve tuaja të studimit mund të kenë dëshirë të interpretojnë për të tjerët, dhe ju me siguri do të doni t’i inkurajoni ata në një iniciativë të tillë. Kjo mund t’ju japë mundësinë të identifikoni ata që kanë dhunti të veçanta dhe t’i ndihmoni ata, si mik, të zhvillojnë talented e tyre pavarësisht nga rrethi i studimit.

Përveç këtyre veprimtarive, ju mund të përmbushni qëllimin tuaj të përgjithshëm për të nxitur shprehjen artistike duke diskutuar në rrethet tuaja të studimit tema lidhur me muzikën, duke ftuar individë të talentuar nga komuniteti më i gjerë për t’u folur pjesëtarëve ose për të luajtur për ta, si dhe duke frekuentuar shfaqje muzikore së bashku. Janë të paktën dy objektiva që ju mund të ndiqni përmes përpjekjesh të tilla:

1. Ju mund t’i ndihmoni pjesëmarrësit e rretheve tuaja të studimit të vlerësojnë më shumë trashëgiminë muzikore të popullit të tyre. Diskutimet tuaja me ta mund të marrin formën e shqyrtimit të tipeve të ndryshme të muzikës së zakonshme në rajon. Disa shembuj çështjesh që mund të shqyrtohen janë: A ka rajoni tradita të vetat këngësh të punës, siç janë ato që këndohen në ara gjatë korrjeve ose kur kullosin bagëtinë, ose këngë dashurie të vetat, këngë djepi, këngë fëmijësh dhe muzikë të shenjtë? A ka ndonjë lloj muzike që përdoret tradicionalisht për raste të posaçme, për shembull për dasma, varrime ose festa? Për çdo tip muzike që keni përcaktuar grupi mundet pastaj të shohë si ka kaluar ajo nga një brez në tjetrin, si ndryshon nga tipet e tjera të muzikës dhe çfarë emocionesh ngjall. Ju mund t’i kushtoni gjithashtu njëfarë kohe diskutimit për veglat muzikore të veçanta të rajonit, duke u kërkuar pjesëmarrësve të rrethit të studimit të përmendin disa prej tyre. Veç kësaj, ata mund të ndajnë me njëri-tjetrin gjithçka që mund të dinë se kush i bën veglat muzikore, si bëhen ato, prej çfarë materiali bëhen, për çfarë lloj muzike janë të përshtatshme. Duke ndjekur këto lloj diskutimesh, ju fare mirë mund të ftoni një muzikant, një bërës veglash muzikore ose një kompozitor për t’i folur rrethit të studimit dhe për të ilustruar mjeshtrinë e tij apo të saj.

Për të menduar më tej lidhur me natyrën e këtyre shqyrtimeve në fushën e kulturës, ju mund të doni të shkruani një paragraf të shkurtër për këtë temë.
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
2. Një objektiv tjetër që mund të ndiqni është t’i ndihmoni pjesëmarrësit e rretheve tuaja të studimit të kuptojnë më mirë rolin që mund të luajë muzika në jetën e komunitetit Bahá’í. Ndërsa ata përparojnë në studimin e librave të ndryshëm dhe ndërmarrin akte të posaçme shërbimi, ju sigurisht i inkurajoni ata të marrin pjesë në ngjarjet e komunitetit, qoftë lokale, rajonale apo kombëtare, dhe të kontribuojnë me talented e tyre muzikore.

Thënia e mëposhtme e ‘Abdu’l-Bahá-it tregon efektshmërinë e muzikës kur jepet një mesazh:

“…edhe pse muzika është diçka materiale, megjithatë efekti i saj i pamasë është shpirtëror, dhe lidhja e saj më e madhe është me mbretërinë e shpirtit. Nëse një person dëshiron të bëjë një bisedë, ajo mund të jetë më e efektshme pas melodish muzikore. Grekët e lashtë, si dhe filozofët persianë, e kishin zakon t’i bënin bisedat e tyre në këtë mënyrë: – Në fillim, luanin disa melodi muzikore, dhe kur dëgjuesit arrinin kështu njëfarë receptiviteti, ata menjëherë i linin instrumentat dhe fillonin bisedën. Midis muzikantëve më me emër të Persisë ishte njëri që quhej Barbod, i cili, sa herë që një çshtje e madhe debatohej në oborrin e mbretit dhe Oborrtarët nuk e bindnin dot Mbretin, ata menjëherë ia referonin çështjen Barbodit, i cili pas kësaj shkonte me instrumentin e tij në oborrin mbretëror dhe luante muzikën më të përshtatshme e më prekëse, dhe qëllimi arrihej menjëherë, sepse Mbreti rrëmbehej aty për aty nga meloditë muzikore prekëse, në zemrën e tij ngjalleshin ndjenja zemërgjerësie dhe ai tërhiqej…”.9

Dhe efektshmëria e muzikës shumëfishohet kur frymëzohet nga Mësimet, madje edhe duke përdorur thëniet e Perëndisë:

“Muzika është një mjet i rëndësishëm për edukimin dhe zhvillimin e njerëzimit, por e vetmja rrugë e vërtetë është përmes Mësimeve të Perëndisë. Muzika është si ky qelq, që është krejt i pastër e i lëmuar. Ajo është tamam si kjo kupë e pastër që kemi përpara, dhe Mësimet e Perëndisë, thëniet e Perëndisë, janë si uji. Kur qelqi ose kupa është absolutisht e pastër dhe e tejdukshme, dhe uji krejtësisht i freskët e i kulluar, atëherë ai përçon Jetë; prandaj, Mësimet e Perëndisë, qofshin në formën e himneve, të faljes apo lutjeve, kur këndohen në mënyrë melodioze janë shumë mbresëlënëse”.10

Në dritën e citateve të tilla si të mësipërmet, ju mund të diskutoni me rrethet tuaja të studimit mbi llojet e ndryshme të muzikës që mund të jenë të përshtatshme për ngjarje të ndryshme të komunitetit. Diskutimet tuaja duhet të përqendrohen në çështje si këto që vijojnë: Ç’lloje këngësh janë të përshtatshme për raste proklamimesh e mësimdhënieje? Cilët janë disa shembuj këngësh që ngjallin interes për Besimin dhe i tërheqin njerëzit drejt tij? Ç’lloje këngësh mund të kontribuojnë në procesin e konsolidimit? Cilët janë disa shembuj këngësh që rritin dijet e miqve për historinë e Besimit dhe dashurinë e tyre për Bahá’u’lláh-un, dhe që prekin zemrat e tyre e i nxisin ata t’i shërbejnë Kauzës? Cilat këngë janë të përshtatshme për t’iu përmbajtur Ditëve të Shenjta dhe për kremtimin e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve?

Do t’ia vlente që ju të ndaleshit e të shkruanit disa fjalë lidhur me këtë temë, siç bëtë me temën e trashëgimisë suaj muzikore.
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________


PJESA 7

Áqá Muḥammad-i-Tabrízí ka treguar sesi, fëmijë katër ose pesë vjeç, shkonte me familjen e tij në Vilën e Bahxhisë [Bahjí] çdo të premte, siç ishte zakon midis besimtarëve në atë kohë që të vinin në praninë e Bahá’u’lláh-ut. Ata rrinin gjithë ditën, duke përdorur dhomat e katit të poshtëm të Vilës.

Gjatë njërës prej këtyre vizitave, të rriturit po pushonin në drekë në dhomat e tyre. Duke qenë se ishte një ditë e ngrohtë, ai u ngrit nga shtrati dhe u ngjit në katin e sipërm të Vilës, ku hyri në sallën e madhe dhe rastësisht ardhi në dhomën që përdorej për të mbajtur ushqimet. Atje vuri re një trastë të mbushur me sheqer. Instinktivisht ai mori një grusht dhe e futi në gojë, pasta para se të largohej nga dhoma mbushi të dy grushtat me sheqer. Kur u kthye në sallë, ai ngriu në vend tek pa Bukurinë e Bekuar duke ecur tutje-tëhu. Bahá’u’lláh-u iu afrua atij me dashamirësi, u hodhi një sy duarve të tij dhe me ngadalë e çoi djalin e vogël te një tavolinë e madhe në mes të sallës. Pasi mori një pjatë me sheqerka, Ai i dha një fëmijës. “Duket të pëlqejnë ëmbëlsirat”, tha Bahá’u’lláh-u. “Ha sa të duash! Mirë u pafshim. Dhe të ruajtë Perëndia”.

Vite më vonë, Aga Muhamet-i [Áqá Muḥammad] ka folur shpesh për dashurinë që ndjente në zemrën e tij për Bukurinë e Bekuar – një dashuri që, qysh nga ai çast, kurrë nuk iu nda.11

Përfytyroni që ju vetë dini një mori historish si e mësipërmja dhe se jeni në gjendje t’i tregoni ato në kohë të përshtatshme në një rreth studimi ku shërbeni si drejtues. Për shembull, ju mund të tregoni historinë e Aga Muhametit kur grupi diskuton temën e disiplinës dhe shqyrton mënyrat sesi duhet vepruar në rastin e një sjelljeje të prapë të një fëmije. Çfarë efekt do të kishte kjo aftësi e juaja në mjedisin e të mësuarit që ju përpiqeni të krijoni sa herë që mblidhet një grup studimi?

Tregimi i historive është një art që kur përdoret si duhet mund të frymëzojë, të gjallërojë, të stimulojë imagjinatën, të përçojë koncepte të thella, të mësojë, madje edhe të çojë në ndryshimin e të sjellurit. Ne ju rekomandojmë me tërë seriozitetin që ta mësoni këtë art dhe ta përdorni atë me mençuri në rrethet tuaja të studimit, qoftë kur merrni pjesë në to si student ose si drejtues. Aftësia për të treguar histori në mënyrë tërheqëse e frymëzuese është diçka që ju do ta zhvilloni nëpërmjet përvojës. Librat 3 dhe 5 ofrojnë disa aluzione lidhur me teknikën e kësaj forme të artit shpesh herë të shpërfillur. Nuk do të diskutojmë këtu mjeshtrinë e nevojshme për këtë, as nuk do t’ju japim një listë të gjatë historish të sugjeruara për t’i mësuar. Ajo që ne duam të tërheqim vëmendjen tuaj është, gjithsesi, rëndësia e veçantë e episodeve nga historia e Besimit dhe vlera e pashoqe e Lajmëtarëve të Agimit si burim episodesh të tilla. Ruajtësi i është referuar këtij punimi si një “ndihmës thelbësor” për programet e mësimdhënies dhe një “tekst mësimor i pakundërshtueshëm” në shkollat verore. Më tej, ai e ka quajtur atë një “burim frymëzimi në të gjitha veprimtaritë letrare e artistike”, një “shok të paçmuar në kohë të lirë”, një “fazë përgatitore e domosdoshme për haxhillëke të ardhme në vendlindjen e Bahá’u’lláh-ut” dhe një “mjet të pagabueshëm për të zbutur ankthin dhe për t’u rezistuar sulmeve të një njerëzimi kritik e të zhgënjyer”.12 Për rëndësinë e atij libri, ai i ka shkruar një besimtari individual:

“Përdore, sa më gjerë që të mundesh, pasurinë e materialit që përmban tregimi prekës e i çmuar i Nabíl-it, dhe le të jetë ai mjeti yt kryesor me të cilin mund të ushqesh flakën e entuziazmit që digjet në çdo zemër Bahá’í e nga i cili duhet të varet në analizë të fundit suksesi i përpjekjeve të tua fisnike të pareshtura”.13

Në një letër të shkruar në emër të tij lexojmë:

“Tregimi i Nabíl-it nuk është thjesht një tregim; ai është një libër për të medituar. Ai jo vetëm të mëson. Ai praktikisht frymëzon e nxit për të vepruar. Ai gjallëron e stimulon energjitë tona të fjetura dhe na bën të fluturojmë një një plan më të lartë. Ai është, pra, një ndihmë e paçmuar për historianin, si dhe për çdo mësues e shpjegues të Kauzës”.14

Edhe pse ju dini tashmë shumë episode nga historia e Besimit dhe ndoshta mund t’i tregoni ato me njëfarë hollësie, ne kemi përfshirë në këtë mësim një pasazh nga Lajmëtarët e Agimit, tregimin për shtatë martirët e Teheranit. Në formë ushtrimi, ju kërkohet ta lexoni atë disa herë, pastaj ta tregoni, duke pasur kujdes që ta bëni këtë në mënyrë sa më të saktë që të jetë e mundur. Ky pasazh ju jep një shembull të mirë të atij lloji që ju dëshironi të mësoni për ta përdorur në rrethet tuaja të studimit, sepse është i përshtatshëm për t’u treguar qoftë pjesërisht ose i plotë, si ta kërkojë rasti.

“Të bindur se ishin të pafuqishëm të mposhtnin vullnetin e tyre, ata ia referuan çështjen Mahmud Kan-it [Maḥmúd Khán], i cili nga ana e tij ia paraqiti rastin e tyre Amir Nizamit [Amír-Niẓám], Mirza Taki Kanit [Mírzá Taqí Khán], Vezirit të Madh të Naseredin Shahut [Násiri’d-Dín Sháh]. Ato ditë Sovrani e shmangëte ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në punët e komunitetit të përndjekur dhe shpesh herë nuk ishte në dijeni të vendimeve që merreshin ndaj anëtarëve të tij. Veziri i Madh ishte veshur me fuqi të plota për të bërë me ta si ta shihte vetë të përshtatshme. Askush nuk vinte në pikëpyetje vendimet e tij, as nuk guxonte të kundër¬shtonte mënyrën sesi ai e ushtronte autoritetin e tij. Ai pa vonesë dha një urdhër të prerë që kërcënonte me ekzekutim cilindo prej këtyre katërmbëdhjetë të burgosurve që nuk ishte i predispozuar të mohonte besimin e tij. Shtatë prej tyre u detyruan të dorëzohen para presionit të ushtruar mbi ta dhe menjëherë i liruan. Shtatë të tjerët janë Shtatë Martirët e Teheranit:

“1. Haxhi Mirza Sijid Ali [Ḥájí Mírzá Siyyid ‘Alí], i mbiquajtur Hali Azam [Khál-i-A‘ẓam], i ungji i Báb-it nga e ëma, dhe një ndër tregtarët kryesorë të Shirazit. Kujdes¬tarisë së këtij ungji iu besua Báb-i pas vdekjes së të atit, dhe kur i nipi u kthye nga haxhillëku në Hixhaz e u arrestua nga Hysen Kan-i [Ḥusayn Khán], ai u bë garant për Të duke u zotuar me shkrim. Kur Ai ishte nën mbrojtjen e tij, E rrethoi kurdoherë me tërë kujdesin dhe i shërbeu në mënyrë të devotshme, u bë ndërmjetësi midis Tij dhe turmave të pasuesve të Tij që vinin me shumicë në Shiraz për Ta takuar. Djali i tij i vetëm, i quajtur Sijid Xhevat [Siyyid Javád], vdiq që fëmijë. Aty nga mesi i vitit 1265 A.H., Haxhi Mirza Sijid Ali-u u largua nga Shirazi dhe vizitoi Báb-in në kështjellën e Çikrikut [Chihríq]. Që andej vajti në Teheran dhe, megjithëse nuk kishte ndonjë punë të veçantë, qëndroi në atë qytet deri në shpërthimin e kryengritjes që çoi më në fund në martirizimin e tij.

“Megjithëse miqtë iu lutën të largohej nga trazirat që po afroheshin, ai refuzoi të dëgjonte këshillën e tyre dhe përballoi me nënshtrim të plotë, deri në orën e tij të fundit, përndjekjen që iu rezervua. Shumë prej tregtarëve më të pasur që e njihnin u ofruan të paguanin haraçin për të, por ai e refuzoi ofertën. Më në fund e çuan para Amir Nizamit. ‘Kryeqeveritari i kësaj mbretërie’, e informoi atë Veziri i Madh, ‘ngurron të ushtrojë edhe dhunën më të vogël ndaj pasardhësve të Profetit. Tregtarë të shquar të Shirazit e të Teheranit kanë dëshirë, madje janë të paduruar, të paguajnë haraçin për ju. Deri edhe Malekot Toxhar-i [Maliku’t-Tujjár] interesohet për ty. Na mjafton që ti të thuash një fjalë tërheqjeje mbrapsht që të lihesh i lirë dhe të lejohesh të kthehesh me nderime në qytetin tënd të lindjes. Të jap fjalën se po qe i gatshëm të pranosh, ditët që të mbeten për të jetuar do t’i kalosh me nder e dinjitet nën hijen mbrojtëse të sovranit tënd’. ‘Shkëlqesi’, u përgjigj me guxim Haxhi Mirza Sijid Ali-u, ‘përderisa të tjerë para meje kanë pirë me gëzim kupën e martirizimit dhe e refuzuan një thirrje si kjo që ti më drejton mua tani, dije me siguri se unë jam jo më pak i paduruar se ata që ta refuzoj një kërkesë të tillë. Të mohoj të vërtetën që ruhet në këtë Revelacion, për mua do të ishte njëlloj si të mohoja të gjitha Revelacionet që i kanë paraprirë atij. Të refuzoja të njoh Misionin e Sijid-Báb-it do të thoshte të tradhtoja Besimin e stërgjyshërve të mi dhe të mohoja karakterin Hyjnor të Mesazhit që Muhameti, Jezusi, Moisiu dhe të gjithë Profetët e së shkuarës kanë reveluar. Perëndia e di se të gjitha ato që kam dëgjuar ose lexuar për thëniet dhe veprat e këtyre Lajmëtarëve, të njëjtat gjëra unë kam pasur privilegjin t’i shoh me sytë e mi nga ky I Ri, ky i afërm i dashur i imi, që nga koha e adoleshencës së Tij deri më sot që Ai është tridhjetë vjeç. Çdo gjë tek Ai më kujton Stërgjyshin e Tij të ndritur dhe imamët e Besimit të Tij, jetën e të cilëve e kanë përshkruar traditat tona të dokumentuara. Të kërkoj vetëm të më lejosh të jem i pari që të ofroj jetën time në shtegun e të Afërmit tim të shumëdashur’.

“Amiri u habit nga një përgjigje e tillë. Në një valë zemërimi dhe pa thënë asnjë fjalë, ai bëri me shenjë që ta largonin që aty dhe t’i pritnin kokën. Ndërsa e çonin drejt vdekjes, e dëgjuan viktimën të përsëriste disa herë këto fjalë të Háfiz-it: ‘E madhe është mirënjohja ime ndaj Teje, o Perëndia im, që më ke dhuruar me kaq bujari gjithçka Të kam kërkuar’. ‘Më dëgjoni, o njerëz’, i thirri ai turmës që ishte dyndur rreth tij; ‘unë jam ofruar vullnetarisht të flijohem në shtegun e Kauzës së Perëndisë. E gjithë provinca e Farsit, si dhe Iraku, tej kufijve të Persisë, do të mësojnë së shpejti sjelljen time të virtytshme, devotshmërinë time të sinqertë dhe fisnikërinë e prejardhjes sime. Për më shumë se njëmijë vjet ju jeni lutur e përsëri jeni lutur që Kaimi [Qá’im] i premtuar të shfaqej. Duke përmendur emrin e Tij, sa shpesh ju keni thirrur nga thellësia e zemrave tuaja: “Shpejtoje, o Perëndi, ardhjen e Tij; hiq çdo pengesë që qëndron në rrugën e shfaqjes së Tij!” Dhe tani që ai ka ardhur, ju e keni çuar Atë në një qoshe të largët e të izoluar të Azerbajxhanit dhe jeni ngritur për të shfarosur shokët e Tij. Sikur unë të të ndillja mallkimin e e Perëndisë mbi ju, jam i sigurt se zemërimi i Tij hakmarrës do t’ju godiste rëndë. Por unë nuk lutem për këtë. Me frymën time të fundit, unë lutem që Fuqiploti ta fshijë njollën e fajit tuaj dhe të lejojë që ju të zgjoheni nga gjumi i shkujdesjes’.

“Këto fjalë e prekën ekzekutuesin e tij thellë në zemër. Me pretekstin se shpata që mbante gati në duar duhej mprehur përsëri, ai u largua me shpejtësi, i vendosur që të mos kthehej më. ‘Kur më caktuan të kryeja këtë shërbim’, e dëgjuan atë të ankohej duke dënesur me hidhërim, ‘ata ishin angazhuar të dorëzonin në duart e mia vetëm ata që ishin burgosur për vrasje dhe banditizëm. Tanë më urdhërojnë të derdh gjakun e një njeriu që është jo më pak i shenjtë se vetë Imam Musa Kazemi [Imám Músáy-i-Káẓim]!’ Pak kohjë më pas, ai u nis për në Horasan [Khurásán] dhe atje përpiqej të siguronte jetesën duke punuar si korrier dhe tellall. Besimtarëve të asaj krahine ai u tregoi historinë e asaj tragjedie dhe shprehu pendesën e tij për veprimin që ishte i detyruar të kryente. Sa herë që e kujtonte atë ngjarje, sa herë që para tij përmendej emri i Haxhi Mirza Sijid Ali-ut, nga sytë i rridhnin lotë që s’i përmbante dot, lotë që ishin dëshmi e dashurisë që ai njeri i shenjtë i kishte ngulitur në zemër.

“2. Mirza Korban Ali [Mírzá Qurbán-‘Alí], lindur në Bárfurúsh në provincën e Mazendaranit, një figureë e shquar në komunitetin e njohur me emrin Nimatollahi [Ní‘matu’lláhí]. Ishte një njeri sinqerisht i devotshëm e me fisnikëri të madhe shpirtërore. Dëlirësia e jetës së tij ishte e tillë saqë shumë nga paria e Mazendaranit, Horasanit dhe Teheranit i ishin betuar për besnikëri dhe e konsideronin atë si vetë mishërimin e virtytit. Aq i madh ishte respekti që ushqenin për të bashkëqytetarët e tij, sa me rastin e haxhillëkut të tij në Qerbela një turmë e madhe admiratorësh të devotshëm të tij kishin mbushur rrugën për t’i bërë homazh. Në Hamadan, si dhe në Kirmanshah, një numër i madh njerëzish kishin pësuar ndikimin e personalitetit të tij dhe u bashkuan me turmën e pasuesve të tij. Kudo që shkonte, përshëndetej nga thirrjet e njerëzve. Por këto shfaqje të entuziazmit popullor ishin krejtësisht të papëlqyeshme për të. Ai e evitonte turmën dhe e shpërfillte madhështinë e salltanetin e pushtetit. Gjatë udhëtimit të tij për në Qerbela, ndërsa kalonte përmes Mandalíj-t, një sheik me influenceë të madhe u magjeps aq shumë pas tij, saqë hoqi dorë nga gjithçka që më parë e interesonte dhe duke lënë miqtë e dishepujt e tij e ndoqi deri në Jakubih [Ya‘qúbíyyih]. Por Mirza Korban Ali-u arriti ta bindë të kthehej në Mandalíj e të rimerrte punën që kishte braktisur.

“Pas kthimit nga haxhillëku, Mirza Korban Ali-u takoi Mulla Hysenin [Mullá Ḥusayn] dhe nëpërmjet tij përqafoi të vërtetën e Kauzës. Për shkak sëmundjeje, ai nuk qe në gjendje të bashkohej me mbrojtësit e fortesës së Tabarsí-së, dhe po të mos kishte qenë paaftësia e tij për të udhëtuar për në Mazendaran, ai do të kishte qenë i pari që do t bashkohej me ata që ishin brenda. Pas Mulla Hysenit, midis dishepujve të Báb-it, njeriu me të cilin ai ishte i lidhur më shumë ishte Vaḥíd-i. Gjatë vizitës sime në Teheran, mora vesh se ky i fundit ia kishte përkushtuar jetën e tij shërbimit ndaj Kauzës dhe ishte ngritur me devotshmëri shembullore për të mbështetur kudo interesat e saj. Unë e kisha dëgjuar shpesh Mirza Korban Ali-un, që atëherë ishte në kryeqytet, të ankohej për atë sëmundje. ‘Sa keq më vjen’, e kam dëgjuar atë disa herë të thoshte, ‘që jam privuar nga pjesa ime e kupës që kanë zbrazur Mulla Hyseni dhe shokët e tij! Kam dëshirë të zjarrtë të bashkohem me Vaḥíd-in, të radhitem nën flamurin e tij dhe të përpiqem të laj gjynahet për atë që s’kam mundur të bëj më parë’. Ai po përgatitej të largohej nga Teherani, kur papritur e arrestuan. Veshja e tij e thjeshtë dëshmonte për shkallën e shkëputjes së tij. I veshur me një tunikë të gjatë përsipër, sipas zakonit të arabëve, i mbështjellë me një ‘abá të thurur trashë dhe me një shami koke si ato që mbajnë njerëzit në Irak, ai dukej, duke ecur rrugës, si vetë mishërimi i heqjes dorë. U përmbahej me përpikmëri të gjitha riteve të Besimit të tij dhe thoshte me devotshmëri shembullore lutjet e tij. ‘Vetë Báb-i u përmbahet riteve të Besimit të Tij deri në hollësitë më të vogla’, vinte ai në dukje shpesh herë. ‘A mundem unë nga ana ime të lë pas dore gjërat që i zbaton Mësuesi im?’

“Kur Mirza Korban Ali-un e arrestuan dhe e çuan para Amir Nizamit, shpërtheu një trazirë që Teherani rrallë e kishte parë. Turma të mëdha njerëzish u dyndën afër selisë së qeverisë, të paduruar të mësonin se ç’do të ndodhte me të. ‘Që mbrëmë’, tha Amiri sapo e pa, ‘më kanë kapur shumë funksionarë shtetërorë të të gjitha niveleve dhe kanë ndërhyrë energjikisht në favorin tënd. Nga sa kam mësuar për pozitën që ke dhe për ndikimin që kanë fjalët tuaja, ti nuk je shumë inferior nga Vetë Sijid Báb-i. Do të kishte qenë më mirë që ti të reklamoje për veten tënde pozitën e drejtuesit sesa të shpallje bindjen ndaj një njeriu që për nga dijet qëndron poshtë teje’. ‘Dija që unë kam fituar’, ia ktheu ai me guxim, ‘më ka bërë të përkulem me bindje para Atij që unë e kam njohur si Zotin dhe Udhëheqësin tim. Që kur kam arritur moshën e pjekurisë, i kam parë drejtësinë dhe ndershmërinë si motivet drejtuese të jetës sime. Unë e kam gjykuar Atë ndershmërisht dhe kam arritur në përfundimin që po qe se ky Djalë i Ri, për fuqinë e jashtëzakonshme të të cilit dëshmojnë njëlloj si miqtë dhe armiqtë, do të ishte i rremë, atëhjerë çdo Profet i Perëndisë, që nga kohët që s’mbahen mend deri në ditët tona, duhet të akuzohej si vetë mishërimi i së rremes! Unë jam i sigurt për devotshmërinë e plotë të më se njëmijë admiruesve, megjithatë nuk jam në gjendje të ndryshoj zemrën e më të paktit prej tyre. Ndërsa ky Djalë i Ri e ka treguar se është i aftë të transformojë, përmes eliksirit të dashurisë së Tij, shpirtrat e më të poshtëruarve midis njerëzve. Mbi njëmijë persona si unë Ai, i vetëm e pa asnjë ndihmë, ka ushtruar një ndikim të tillë, që madje pa ardhur në praninë e Tij kanë flakur tej dëshirat e veta dhe janë kapur me passion pas vullnetit të Tij. Tërësisht të vetëdijshëm për pamjaftueshmërinë e sakrificës që kanë bërë, ata digjen nga dëshira për të flijuar jetën e tyre për hir të Tij, me shpresën se kjo provë e mëtejshme e devotshmërisë së tyre mund të jetë e denjë të përmendet në oborrin e Tij’.

“‘Unë ngurroj’, tha Amir Nizami, ‘qoftë nëse fjalët e tua vijnë nga Perëndia ose jo, që të jap dënimin me vdekje për një njeri që ka një pozitë kaq të lartë’. ‘Përse ngurron?’, thirri me padurim viktima. ‘A nuk e di ti që të gjithë emrat zbresin nga qielli? Ai që e ka emrin Ali, në shtegun e të cilit unë jap jetën time, prej kohësh që s’mbahen mend ka shkruar emrin tim, Korban Ali, në pergamenën e martirëve të tij të zgjedhur. Kjo është me të vërtetë dita që unë kremtoj festën e Korbanit, dita që unë do të vulos me gjakun e jetës besimin tim në Kauzën e Tij. Prandaj mos ngurro, dhe ji i sigurt se unë kurrë nuk do të të qortoj për veprimin tënd. Sa më shpejt të më presësh kokën, aq më e madhe do të jetë mirënjohja ime ndaj teje’. ‘Hiqeni që këtu!’, thirri Amiri. ‘Edhe një moment dhe ky dervish do të hedhë magjinë e tij mbi mua!’ ‘Ty nuk të kap ajo magji’, ia preu Mirza Korban Ali-u, ‘ajo mund të zerë vetëm ata që kanë zemër të pastër. Ti e të tjerët si ti kurrë nuk mund ta kuptoni fuqinë magjepëse të atij eliksiri Hyjnor, i cili sa të hapësh e të mbyllësh sytë transformon shpirtrat e njerëzve’.

“I acaruar nga përgjigja’, Amir Nizami u ngrit në këmbë dhe duke u dridhur nga zemërimi thirri: ‘Asgjë tjetër veç tehut të shpatës mund ta bëjë të heshtë zërin e këtyre njerëzve të mashtruar!’ ‘Nuk është nevoja’, u tha ai xhelatëve që merreshin me të, ‘të sillni tek unë anëtarë të tjerë të këtij sekti të urryer. Fjalët janë të pafuqishme të thyejnë kryeneçësinë e tyre të pamposhtur. Në qoftë se arrini t’i mbushni mendjen ndonjërit të mohojë besimin e tij, lëshojeni; përsa u përket të tjerëve, prituni kokën’.

“Duke iu afruar vendit të vdekjes së tij, Mirza Korban Ali-u, i dehur nga perspektiva e e bashkimit të afërt me të Shumëdashurin e tij, shpërtheu në shprehje ngazëllimi të hareshëm. ‘Shpejtoni të më vrisni’, thirri me kënaqësi ngazëllyese, ‘sepse nëpërmjet kësaj vdekjeje ju më ofroni kupën e jetës së amshuar. Edhe pse tani ju do ta fikni frymën time të mekur, i Shumëdashuri im do të më shpërblejë me njëmijë jetë; jetë që asnjë zemër e vdekshme nuk mund t’i konceptojë!’ ‘Viniu veshin fjalëve të mia, ju që deklaroni se jeni pauses të Apostullit të Perëndisë’, tha duke e drejtuar shikimin nga turma e spektatorëve. ‘Muhameti, Ylli i Ditës i udhërrëfimit Hyjnor, që në një epokë të mëparshme u ngrit mbi horizontin e Hixhazit, është ringritur sot, në personin e Ali Muhametit, nga Agimi i Shirazit, duke lëshuarb të njëjtin ndriçim e duke dhënë të njëjtën ngrohtësi. Trëndafili është kurdoherë trëndafil, në cilindo kopsht e në çdo kohë që të lulëzojë’. Duke parë se ngado njerëzit ishin të shurdhër ndaj thirrjes së tij, ai thirri me zë të lartë: ‘Oh, brez i zvetënuar! Sa i shkujdesur është para aromës që ka lëshuar ai Trëndafil i pavdekshëm! Edhe pse shpirti im derdhet në ekstazë, por mjerisht nuk gjej dot një zemër që të ndajë me mua magjepsjen dhe as një mendje që të kuptojë lavdinë e saj’.

“Kur pa trupin e Haxhi Mirza Sijid Ali-ut me kokë të prerë e që kullonte gjak në këmbët e tij, eksitimi i tij i ethshëm arriti kulmin. ‘Përshëndetje’, thirri duke u plasur mbi të, ‘përshëndetje ditës së gëzimit të ndërsjellë, ditës së bashkimit me të Shumëdashurin tonë!’. ‘Afrohu’, i thirri xhelatit, duke mbajtur në krahë e tij trupin, ‘dhe jep goditjen tënde, sepse miku im besnik nuk dëshiron të çlirohet nga përqafimi im dhe më fton të nxitoj bashkë me të për në oborrin e të Shumëdashurit’. Një goditje e xhelatit ra menjëherë mbi qafën e tij. Pak çaste dhe shpirti i atij njeriu të madh kishte fluturuar. Ajo goditje mizore ngjalli tek të pranishmit një ndjenjë të përzier indinjimi e simpatie. Thirrje keqardhjeje e hidhërimi dolën nga zemrat e turmës dhe shkaktuan një dhimbje që të kujton shpërthimet e brengës me të cilat popullsia përshëndet çdo vit ditën e Hashures [‘Áshúrá].

“3. Pastaj i erdhi radha Haxhi Mulla Ismail Komit [Ḥájí Mullá Ismá‘íl-i-Qumí], që kishte lindur në Faráhán. Në rininë e tij të hershme ai iku nga Qerbelaja në kërkim të asaj të vërtete që përpiqej me zell të zbulonte. Kishte frekuentuar të gjithë ulamatë [‘ulamá] kryesorë të Naxhafit e të Qerbelasë, ishte ulur në këmbët e Sijid Kazemit e kishte marrë prej tij dijen dhe të kuptuarit që i lejuan, pak vite më vonë kur ishte në Shiraz, të njihte Revelacionin e Báb-it. Ai u shqua për ngulmimin në besimin e tij dhe për devotshmërinë e tij të zjarrtë. Sapo i erdhi urdhri i Báb-it, që u kërkonte pasuesve të Tij të nxitonin në Horasan, ai iu përgjigj me entuziazëm, u bashkua me shokët që po shkonin në Badasht dhe atje mori epitetin Sirrol Voxhud [Sirru’l-Vujúd]. Ndërsa ishte në shoqërinë e tyre, kuptimi i Kauzës nga ana e tij u thellua dhe po në atë masë u shtua zelli i tij për mbështetjen e saj. Ai u poq derisa u bë mishërimi vetë i shkëputjes, dhe ndjehej gjithnjë e më i paduruar për të treguar në mënyrë të përshtatshme frymën që Besimi kishte ngulitur tek ai. Në shpjegimin e domethënies së vargjeve të Kuranit e të traditave të Islamit, ai tregoi një intuitë që pak vetë mund ta rivalizonin dhe elokuenca me të cilën i shpjegonte ato të vërteta bëri që ai të fitonte admirimin e dishepujve shokë të tij. Në ditët që fortesa e Tabarsi-së u bë qendra e grumbullimit të dishepujve të Báb-it, ai dergjej në shtrat i sëmurë e i dëshpëruar, duke mos qenë në gjendje as të ndihmonte as të merrte pjesë në mbrojtjen e saj. Sapo u shërua, duke parë se ai rrethim i paharruar kishte përfunduar me masakrimin e dishepujve shokë të tij, ai bëri çmos me vendosmëri të shtuar për të kompensuar me përpjekjet e tij vetëmohuese humbjen që kishte pësuar Kauza. Ajo vendosmëri e çoi atë më në fund në fushën e martirizimit dhe i dhuroi atij kurorën.

“Kur e çuan te trekëmbëshi, ndërsa priste momentin e ekzekutimit, ai ktheu sytë nga dy martirët që i kishin paraprirë dhe që ende dergjeshin në krahët e njëri-tjetrit. ‘Ju lumtë, shokë të dashur!’ thirri ai duke ia ngulur shikimin kokave të tyre të përgjakura. ‘Ju e keni bërë Teheranin një parajsë! Sikur të kasha mundur t’ju paraprij!’ Nxorri nga xhepi një monedhë, që ia dha xhelatit t’i blinte diçka që të ëmbëlsonte gojën. Mori pak dhe pjesën tjetër ia dha atij duke thënë:’Të kam falur për veprimin tënd; afrohu dhe më jep goditjen. Për tridhjetë vjet me radhë kam pasur dëshirën e zjarrtë të shihja këtë ditë të bekuar dhe kisha frikë se mos e marr atë me vete në varr të paplotësuar’. ‘Pranomë, o Perëndia im’, thirri ai duke ngritur sytë nga qielli, ‘edhe pse nuk e meritoj, denjo ta shkruash emrin tim në pergamenën e atyre të pavdekshmëve që kanë dhënë jetën e tyre në altarin e flijimit’. Ishte ende duke u lutur, kur xhelati, me kërkesën e tij, ia ndërpreu menjëherë lutjen.

“4. Ai sapo kish dhënë frymën e fundit, kur te trekëbëshi çuan Sijid Hysen Torshizi-n [Siyyid Ḥusayn-i-Turshízí], muxhtahidin. Ai kishte lindur në Torshíz, një fshat në Horasan, dhe ishte shumë i respektuar për devotshëmrinë dhe sjelljen e tij të virtytshme. Ai kishte studiuar disa vjet në Naxhaf dhe ishte ngarkuar nga shokët e tij muxhtahidë të shkonte në Horasan për ët përhapur atje parimet që i ishin mësuar. Kur arriti në Kazimajn [Káẓimayn], takoi Haxhi Muhamet Taki Kirmani-n [Ḥájí Muḥammad-Taqíy-i-Kirmání], një mik të vjeëtr të tij, që renditej ndër tregtarët më në zë të Kirmanit dhe që kishte hapur një degë të tregtisë së tij në Horasan. Duke qenë se ky po shkonte në Persi, vendosi ta shoqëronte. Ky Haxhi Muhamet Takiu kishte qenë shok i ngushtë i Haxhi Mirza Sijid Ali-ut, ugjit të Báb-it nga e ëma, nëpërmjet të cilit kishte përqafuar Kauzën në vitin 1264 A.H., ndërsa përgatitej të largohej nga Shirazi për haxhillëk në Qerbela. Kur mori vesh për udhëtimin e Haxhi Mirza Sijid Aliut në Çikrik për të vizituar Báb-in, ai shprehu dëshirën e tij të flaktë që ta shoqëronte. Haxhi Mirza Sijid Aliu e këshilloi të zbatonte qëllimin e tij fillestar e të shkonte në Qerbela dhe atje të priste një letër prej tij, me të cilën ta informonte nëse ishte e këshillueshme të shkonte edhe ai atje. Nga Çikriku, Haxhi Mirza Sijid Aliu mori urdhër të nisej për në Teheran, me shpresën se pas një qëndrimi të shkurtër në kryeqytet ende do të mund të vizitonte të Nipin. Ndërsa ndodhej në Çikrik, ai shprehu mosdëshirën e tij për t’u kthyer në Shiraz, duke qenë se nuk duronte dot më tej arrogancën gjithnjë e më të madhe të banorëve t tij. Me të arritur në Teheran, i kërkoi Haxhi Muhamet Takiut të vinte tek ai. Sijid Hyseni e shoqëroi atë nga Bagdadi deri në kryeqytet dhe nëpërmjet tij përqafoi Besimin.

“Kur u gjend përballë turmës që ishte mbledhur rreth tij për të parë martirizimin e tij, Sijid Hyseni ngriti zërin dhe tha: ‘Më dëgjoni, o pasues të Islamit! Emri im është Hysen dhe jam një pasardhës i Sejedosh Shohadait [Siyyidu’sh-Shuhadá], i cili gjithashtu kishte këtë emër. Muxhtahidët e qyteteve të shenjta të Naxhafit e të Qerbelasë kanë vërtetuar njëzëri pozitën time si shtjellues i autorizuar i ligjit e i mësimeve të Besimit të tyre. Vetëm kohët e fundit e kam dëgjuar unë emrin e Sijid-Báb-it. Zotërimi i problemeve të koklavitura të mësimeve islamike që unë kam fituar, më ka dhënë mundësinë të çmoj vlerën e Mesazhit që ka sjellë Sijid-Báb-i. Unë jam im bindur që, sikur të mohoja të Vërtetën që ka reveluar Ai, me këtë veprim do të mohoja besnikërinë time ndaj çdo Revelacioni që i ka paraprirë atij. I bëj thirrje secilit prej jush të ftoni ulamatë dhe muxhtahidët e këtij qyteti të mblidhen në një kuvend, në të cilin marr përsipër të provoj në prani të tyre të vërtetën e kësaj Kauze. Pastaj ata le të gjykojnë nëse jam në gjendje të provoj vlefshmërinë e thënieve të parashtruara nga Báb-i. Nëse ata do të jenë të kënaqur nga provat që do të sjell në mbështetje të argumentimit tim, le të heqin dorë nga derdhja e gjakut të të pafajshmëve; nëse unë nuk ia dal dot, le të më japin dënimin që meritoj’. Këto fjalë sapo kishin dalë nga goja e tij, kur një funksionar i shërbimit të Amir Nizamit ndër¬hyri me mëndjemadhësi:’Unë kam me vete dënimin tënd me vdekje të nënshkruar e vulosur nga shtatë prej muxhtahidëve të njohur të Teheranit, që kanë shkruar me dorën e tyre se ti je një i pafe. Në Ditën e Gjyqit unë do të përgjigjem vetë para Perëndisë për gjakun tënd. Dhe do t’ua kaloj përgjegjësinë atyre krerëve, në gjykimin e të cilëve na u kërkua të kemi besim dhe vendimit të të cilëve kemi qenë të detyruar t’i nënshtrohemi’. Me këto fjalë nxorri thikën dhe e goditi me një forcë të tillë saqë ai ra i vdekur në çast në këmbët e tij.

“5. Menjëherë pas kësaj, çuan në vendin e ekzekutimit Haxhi Muhamet Taki Kirmanin. Skena e kobshme që i doli para syve shkaktoi tek ai një indinjatë të thellë. ‘Afrohu, tiran i poshtër e i pashpirt’, shpërtheu ai duke u kthyer nga persekutuesi i tij, ‘dhe shpejto të më vrasësh, sepse jam i paduruar të bashkohem me Hysenin tin të dashur. Të jetoj pas tij është një torturë që nuk e duroj dot’.

“6. Sapo Haxhi Muhamet Takiu tha këto fjalë, Sijid Mortazai [Murtaḍá], që ishte një ndër tregtarët më në zë të Zanxhanit, rendi përpara për të pasur preçedencë mbi shokët e tij. U hodh mbi trupin e Haxhi Muhamet Takiut dhe tha se, duke qenë sijid, martirizimi i tij do të ishte më i meritueshëm në sytë e Perëndisë sesa martirizimi i Haxhi Muhamet Takiut. Ndërsa xhelati po nxirrte shpatën, Sijid Mortazai evokoi kujtimin e vëllait të tij të martirizuar, i cili kishte luftuar krah për krah Mulla Hysenit. Dhe fjalët e tij ishin të tilla që spektatorët u mrekulluan nga vendosmëria e pamposhtur e besimit që e frymëzonte.

“7. Në mes të trazirës që shkaktuan fjalët prekëse të Sijid Mortazait, rendi përpara Muhamet Hysen Maragij dhe u lut t’i lejohej të martirizohej menjëherë para se të kaloheshin në shpatë shokët e tij. Sapo i hodhi sytë Haxhi Mulla Ismail Komit, për të cilin ushqente një dashuri të thellë, u hodh në mënyrë impulsive mbi të dhe duke e mbajtur në krahë thirri: ‘Kurrë nuk do të pranoj të ndahem prej mikut tim aq të dashur, tek i cili kam pasur besimin më të madh dhe nga i cili kam pasur aq shumë prova dashurie të sinqertë e të thellë’.

“Padurimi i tyre për t’ia kaluar njëri-tjetrit në flijimin e jetës për Besimin e tyre, habiti turmën që vriste mendjen se cili prej të treve do të preferohej kundrejt shokëve të tij. Ata luteshin me një zjarr të tillë, saqë më në fund ua prenë kokat të treve në të njëjtin çast.

“Një besim kaq të madh dhe një egërsi kaq mizore rrallë kanë parë sytë e njeriut. Edhe pse ishin të pakët në numër, kur sjellim ndërmend rrethanat e martirizimit të tyre jemi të detyruar të pranojmë karakterin e mahnitshëm të asaj force që mundi të ngjallte një frymë aq të rrallë vetëflijimi. Kur sjellim ndërmend rangun e lartë që kishin këto viktima, kur shohim shkallën e heqjes dorë nga vetja e tyre dhe vitalitetin e besimit të tyre, kur kujtojmë presionin e ushtruar nga mjedise me influenceë për të mënjanuar rrezikun që kërcënonte jetën e tyre, mbi të gjitha kur përfytyrojmë në mendjen tonë frymën me të cilën ata sfiduan mizoritë që një armik i pashpirt e uli veten për t’i ushtruar mbi ta, jemi të detyruar ta konsiderojmë atë episod si një prej ngjarjeve më tragjike në analet e kësaj Kauze”.15


PJESA 8

Një tjetër formë e fuqishme e artit është drama. Realizimet e dramave mund të jenë madhështore, me skena, kostume e rekuizita të përpunuara. Përsa u intereson rretheve tuaja të studimit, ju sigurisht nuk mendoni për drama në terma kaq kompleksë. Por edhe përdorimi i thjeshtëzuar i dramës mund të ketë efekte të thella.

Atmosfera e një rrethi studimi dhe fryma shoqërore midis pjesëtarëve të tij duhet të jetë e tillë që ata ta ndiehen të lirë të interpretojnë situata, të luajnë skeçe dhe të dramatizojnë episode historike – mjaft e ngjashme me atmosferën e një familjeje të madhe. Në një mjedis të tillë, do ta keni të lehtë të shfrytëzoni rastet e shumta kur vetë librat i ftojnë pjesëmarrësit të bëjnë skeçe e luajtje rolesh për të çuar më tej të mësuarit. Sepse, veç vlerës që ka si formë e artit, drama është edhe një mjet i rëndësishëm pedagogjik. Si e tillë, ajo është veçanërisht me vlerë sepse çon në ndryshime të sjelljes, gjë që përndryshe do të ishte e vështirë të arrihej. Nëpërmjet saj, njeriu mund të shohë vetveten, në situata reale ose të imagjinuara, dhe në mënyrë të pavetëdijshme të shqyrtojë shprehitë e veta. Mendoni, për shembull, se ç’efekt të madh ka pasur mbi pjesëmarrësit e rretheve të studimit skeçi tepër i thjeshtë “pozitive-negative”, i sugjeruar në njësinë e parë të Librit 2.

Veç ushtrimeve të lidhura me dramën që gjendjen në vetë librat, do të ketë raste kur pjesëtarët e një rrethi studimi do të duan të përfshijnë një shfaqje drame në një program që që organizojnë për spektatorë. Një rast i tillë është festimi që bëhet shpesh herë me përfundimin e një kursi, në të cilin zakonisht ftohen familjet dhe miqtë e pjesëmarrësve. Në këto ngjarje pjesëtarët jo vetëm shfaqje drame, por edhe recitojnë poezi, zhvillojnë biseda, tregojnë histori dhe interpretojnë muzikë. Megjithëse në përgjithësi kjo lloj drame që po shqyrtojmë nuk kërkon skena e kostume, edhe kur ajo jepet para familjeve e miqve, grupi nuk duhet t’u shmanget krejtësisht aksesoreve të tilla. Ndonjëherë një gjest i vogël, si vënia e një kapeleje, mund të rritë vlerën dramatike të një veprimtarie.

Po kështu, disa kuklla mend të jenë të efektshme për dramatizimin e një situate që përçon një mesazh moral. Disa lloje kukllash janë shumë të sofistikuara dhe kërkojnë zotësi, por shpesh herë disa kuklla të thjeshta mund të përmbushin qëllimin tuaj. Me ca letër e lapsa me ngjyra, për shembull, ju mund të bëni një seri kukllash për gishtërinj. Prej letre thjesht mund të bëhet një kokë njeriu ose kafshe dhe me rripa letre nga të dyja anët mund të mbështillet në majë të gishtit.

Gjithashtu, ju mund t’i drejtoheni kulturës suaj dhe të shfrytëzoni trashëgiminë teatrale të popullit tuaj në zgjedhjen e formave të shprehjes në këtë zonë. Çdo kulturë ka mënyra portretizimi me anë episodesh dramatizimi nga historia e saj dhe nga tregimet për heronjtë e heroinat e veta. Grupet tuaja të studimit mund t’i përdorin këto metoda e mënyra tradicionale me një përmbajtje të re shpirtërore e morale të frymëzuar nga Besimi. Me rastin e fillimit të Planit Katërvjeçar më 1996, Shtëpia Universale e Drejtësisë i referohej vlerës së artit popullor:

“Në të gjitha përpjekjet e tyre për t’ia arritur qëllimit të Planit Katërvjeçar, miqve u kërkohet gjithashtu t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe përdorimit të arteve, jo vetëm për shpallje, por edhe për punën e përhapjes e të konsolidimit. Artet grafike e ekzekutuese dhe letërsia kanë luajtur, dhe mund të luajnë një rol më të rëndësishëm në shtrirjen e ndikimit të Kauzës. Përsa i përket artit popullor, kjo mundësi mund të shfrytëzohet në të gjitha anët e botës, qoftë në fshatra dhe në qytete të vogla e të mëdha”.16


PJESA 9

Shprehja artistike përfshin një fushë të gjerë përpjekjesh njerëzore që quhen zeje. Këtu një mori materialesh. – lëkurë, lesh, pambuk, mëndafsh, gur, xham, metal, dru, dyllë, kashtë, lule të thara, e të tjera, e të tjera – transformohen në njëmijë mënyra nga duart e shkathta të zejtarëve në objekte, si praktike e jo praktike, që zbutin cilësitë e brendshme të materialeve për të krijuar bukuri. Lista e zejeve është me të vërtetë e gjatë. Ndër më të njohurat janë endja, qëndisja, puna me grep, puna me shtiza, thurja me grep, qepja, ngjyrosja, qeramika, poçeria, bërja e arturinave, punimi i lëkurës, thurja e shportave, gdhendja, punimi i drurit, bërja e kornizave, bërja e qirinjve, bërja e lodrave, bërja e kukllave, shtypshkrimi, bërja e lidhëseve dhe qepja e shtrojave. Ju duhet të jeni në gjendje të shtoni disa të tjera në listë. Pasi ta keni bërë këtë, diskutoni me grupin tuaj se cilat janë ato më të spikaturat në rajonin tuaj.
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

Përsa u përket rretheve tuaja të studimit, nëse ju vetë nuk jeni i zoti në një ose më shumë zeje, mënyra më e mirë e veprimit do të ishte të gjenit njerëz, qoftë në komunitetin Bahá’í ose më gjerë, dhe të zhvillonit me ta disa seanca për të mësuar pjesëmarrësit. Kujtoni se ne nuk e konsiderojmë këtë si një veprimtari jashtë programit, por si një element të rëndësishëm në metodologjinë e studimit që përdor Instituti. Zhvillimi i aftësisë për të punuar me duart e veta nuk është një objektiv edukativ dytësor. Kjo është e domosdoshme në përgatitjen e përgjithshme të një individi. Prandaj ne ju kërkojmë t’i kushtoni vëmendje të posaçme dy citateve të mëposhtme nga Shkrimet dhe t’i diskutoni ato tërësisht në grupin tuaj:

“Një prej emrave të Perëndisë është Artuesi. Ai i do zejet. Prandaj cilido prej shërbëtorëve të Tij që manifeston këtë atribut është i pranueshëm në sytë e këtij të Munduari. Zejet janë një libër midis librave të shkencave hyjnore, dhe një thesar midis thesareve të urtisë së Tij qiellore. Ato janë një dije me kuptim, sepse disa nga shkencat lindin me fjalë dhe përfundojnë me fjalë”.17

“Perëndisë së vërtetë, që është një i vetëm, lëvduar qoftë Ai, i pëlqen të shohë punë dore zejtarie të lartë që kryhen nga të dashurit e Tij.Lum ti, sepse ajo që ka prodhuar mjeshtria jote ka arritur në prani të Zotit tënd, të Syrgjynosurit, të Munduarit. Dashtë Perëndia që secili prej miqve të Tij të bëhet i aftë të fitojë një prej zejeve dhe të konfirmohet duke iu përmbajtur asaj që urdhërohet në Librin e Perëndisë, Lavdiplotit, Urtiplotit”.18


PJESA 10

Siç e keni kuptuar nga studimi i kësaj njësie, detyra që ju ngarkohet nuk kërkon që ju të jeni një artist i përkryer. Nuk është nevoja që ju të jeni aktor, dramaturg, poet ose muzikant, për të zhvilluar artet në bazë. Dhe as është rrethi i studimit rasti për t’i mësuar individët të sigurojnë jetesën përmes arteve e zejeve. Ju duhet të mbani parasysh se Instituti është i interesuar thelbësisht për aftësimin shpirtëror e moral. Përballja e studentëve të tij me format e ndryshme të shprehjes artistike përbën një element të këtij procesi. Duke qenë nxitës të arteve e të zejeve në bazë në mënyrat e përshkruara në këtë njësi, ju hapni kanale krijuese përmes të cilave të rrjedhë frymëzimi dhe forca e tërheqjes pas së bukurës.

REFERENCAT

1. ‘Abdu’l-Bahá, nga Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit, (bot. shqip 2000), #23.

2. Po aty, #24.

3. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá’it, (bot. shqip 2005), #175.

4. ‘Abdu’l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], (Wilmette: Bahá’í Publishing Trust, 1982), f. 205.

5. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá’it, #74.

6. ‘Abdu’l-Bahá, në “Musika”, nga Përmbledhja e Përmbledhjeve, (bot. shqip 2005), #1422:7, f. 54.

7. Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit, #10.

8. Bahá’u’lláh, Qitapi Akdas: Libri më i Shenjtë (bot. shqip, 2004), Q51.

9. ‘Abdu’l-Bahá, Përmbledhja e Përmbledhjeve, #1421:1, f. 53.

10. Po aty, #1421:2, f. 53.

11. Adaptuar nga një histori në vëllimin Stories of Bahá’u’lláh [Tregime rreth Bahá’u’lláh-ut], (Oxford: George Ronald, 1990).

12. Nga një kabëll i datës 21 qershor 1932, shkruar nga Shoghi Effendi-u, botuar në Messages to America [Mesazhe drejtuar Amerikës] (Wilmette: Bahá’í Publishing Committee, 1947), f. 1.

13. Poshtëshënim me shkrim dore i Shoghi Effendi-ut, bashkangjitur një letre të pabotuar të datës 17 nëntor 1932 shkruar në emër të tij një besimtari individual.

14. Nga një letër e pabotuar e datës 8 qershor 1933 shkruar në emër të Shoghi Effendi-ut një besimtari individual.

15. Nabíl, Lajmëtarët e Agimit, (bot. shqip 2006), #665-686.

16. Nga Mesazhi i Riḍvánit 1996 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë drejtuar Bahá’í-ve të botës, botuar në The Four Year Plan: Messages of the Universal House of Justice [Plani Katërvjeçar: Mesazhe të Shtëpisë Universale të Drejtësisë], (Riviera Beach: Palabra Publications, 1996), f. 37.

17. Bahá’u’lláh, cituar në “Extracts from the Writings concerning Arts and Crafts” [Pjesë të zgjedhura lidhur me artet e zanatet], botuar në The Compilation of Compilations [Përmbledhja e përmbledhjeve], (Ingleside: Bahá’í Publications Australia, 1991), vëll. 1, #2, f.1.

18. Po aty, #4, f. 1.


Krušné Hory
Autor: Ruhi Institut - Kategorie: Studime Bahá’í - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS