""... Zhytuni në këtë Oqean, në thellësitë e të cilit gjenden
të fshehura margaritarët e dijes..."
Bahá'u'lláh
Kërkimi
Kërkim i zgjeruar

Kategorie
  
  Bahá’í
   Për fëmijë
   Përmbledhje
   Studime Bahá’í
   Tekste bazë Bahá’í
 

Bahá'u'lláh


BAHÁ'U'LLÁH

 

29 Maj 1992

shënon njëqindvjetorin e ndërimit jetë të Bahá’u’lláh-ut.  Vizioni i Tij për njerëzimin si një popull i vetëm dhe i tokës si një atdhe i përbashkët, i lënë pas dore nga udhëheqësit botërorë të cilëve iu shpall për të parën herë njëqind vjet më parë, është bërë sot qëndra e shpresës njerëzore. Gjithashtu i pashmangshëm është rrënimi i rrendit moral e shoqëror, të cilin kjo shpallje e parashikoi me një qartësi të rallë.

Ky rast ka inkurajuar publikimin e kësaj paraqitje të shkurtër rreth jetës dhe veprës së Bahá'u'lláh-ut. E përgatitur me kërkesë të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, në vijim të vendimeve botërore të cilat ngjarjet e një shekulli të kaluar i vunë në lëvizje, ky publikim ofron një perspektivë në ndjenjën e besimit, me të cilën besimtarët Bahá'í në mbarë botën shikojnë të ardhmen e planetit dhe racës njerëzore.


BAHÁ’U’LLÁH


Ndërsa mijëvjeçari i ri po afrohet, nevoja e domosdoshme e racës njerëzore është të gjejë një vizion të unifikuar të natyrës së njeriut dhe të shoqërisë. Gjatë shekullit të kaluar reagimi i njerëzimit ndaj këtij impulsi, ka sjellë përmbysje ideologjike të njëpasnjëshme që kanë tronditur botën tonë dhe që tani duket se kanë raskapitur vetveten. Pasioni i shkrirë në këtë luftë, pavarësisht nga rezultatet e tij shkurajuese, dëshmon për domosdoshmërinë e përpjekjeve. Prandaj, pa një bindje të përbashkët rreth kursit dhe drejtimit të historisë njerëzore, është e pakonceptueshme që të hidhen themelet për një shoqëri globale së cilës masa e njerëzimit t'i përkushtojë vetveten.

Një vizion i tillë shpaloset në shkrimet e Bahá'u'lláh-ut [1], figurë profetike e shekullit nëntëmbëdhjetë, influenca në rritje e të cilit është një nga zhvillimet më të spikatura të historisë fetare bashkëkohore. I lindur në Persi, më 12 Nëntor, 1817, Bahá'u'lláh nisi në moshën 27 vjeçare një ndërmarrje që gradualisht pushtoi imagjinatën dhe besnikërinë e disa miliona njerëzve të çdo race, kulture, klase dhe kombi në tokë. Ky fenomen është unik dhe nuk ka pika referimi në botën bashkëkohore. Prandaj, Bahá'u'lláh shpalli se ishte Lajmëtari i Perëndisë në epokën e pjekurisë njerëzore, Mbartësi i Zbulesës Hyjnore që përmbush premtimet e dhëna në fetë e mëparshme, që do të ngjallë një gjendje shpirtërore dhe fuqizim fizik të tillë e cila do shërbejë për bashkimin e popujve të botës.

Edhe sikur te mos bënin asgjë tjetër, ndikimet që jeta dhe shkrimet e Bahá'u'lláh-ut kanë patur tashmë, duhet të drejtojnë vëmendjen e ndërgjegjëshme të cilitdo që beson se natyra njerëzore është thellësisht shpirtërore dhe se organizmi i ardhshëm i planetit tonë duhet të informohet nëpërmjet këtij aspekti të realitetit. Dokumentimi shtrihet i hapur para një shqyrtimi të hollësishëm. Për herë të parë në histori, njerëzimi ka një dokumentim të hollësishëm dhe të verifikueshëm të lindjes së një sistemi fetar të pavarur dhe të jetës së Themeluesit të tij. Po kështu është edhe dokumentimi i reagimit që besimi i ri ka ngjallur, nëpërmjet shfaqjes së një bashkësie globale, e cila tashmë shpall me të drejtë të përfaqësojë një mikrokozmos të racës njerëzore. [2]

Gjatë dekadave më të hershme të këtij shekulli, ky zhvillim ishte relativisht i errët. Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut ndalojnë ndrrimin me forcë të fesë, që shumë mesazhe fetare e kanë shpallur haptas. Më tej, prioriteti që bashkësia Bahá'í i dha vendosjes së grupeve të nivelit lokal në mbarë planetin, e kundërshton shfaqjen e herëshme të përqëndrimeve të mëdha të adhuruesve në ndonjë vend të botës, ose mobilizimin e burimeve që kërkohen për programe të shkallës së gjerë të informimit publik. Arnold Toynbee, kureshtar që ky fenomen që mund të përfaqsonte shfaqjen e një feje të re universale, tha në vitin 1950 se Besimi Bahá'í ishte atëherë pothuajse aq i njohur për një perëndimor me kulturë mesatare, sa ç'ka qenë kristianizmi për klasën përkatëse të njerëzve në kohën e perandorisë romake gjatë shekullit të dytë pas Krishtit. [3]

Në vitet që pasuan gjatë periudhës së fundit, meqë numri i bashkësive Bahá'í është rritur me shpejtësi në shumë vende, situata ka ndryshuar në mënyrë të theksuar. Sot, nuk ka asnjë pjesë të rruzullit, ku modeli i jetës që mësoi Bahá'u'lláh-u të mos ketë zënë rrënjë. Respekti që projektet e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të bashkësisë kanë filluar të fitojnë në qarqet qeveritare, akademike dhe Kombeve të Bashkuara, e përforcon më tej argumentin për një shqyrtim të paanshëm dhe serioz të impulsit të një proçesi të transformimit shoqëror, që i parë në aspektin kritik, është unik në botë.

Asnjë pasiguri nuk e rrethon natyrën e këtij impulsi gjenerues. Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut mbulojnë një gamë të madhe subjektesh nga çështjet shoqërore si integrimi racial, barazia e gjinive dhe ç'armatimi, deri në ato që ndikojnë në jetën e brendëshme të shpirtit njerëzor. Tekstet origjinale, shumë nga të cilët gjenden në dorëshkrimin e Tij, dhe të tjerat që Autori i ka diktuar dhe aprovuar vetë, janë ruajtur me shumë kujdes. Për dekada me radhë, një program sistematik përkthimi dhe botimi ka bërë që pjesa thelbësore e shkrimeve të Tij, në mbi tetëqind gjuhë të botës, të lexohet kudo.


Lindja e një Zbulese të Re

Misioni i Bahá'u'lláh-ut nisi në një burg të nëndheshëm në Teheran në gusht të vitit 1852. Lindur në një familje fisnike e cila rridhte nga dinastitë e mëdha të së kaluarës imperiale të Persisë, Ai e la karierën politike që i ishte ofruar në qeveri, dhe në vend të saj, vendosi që tërë energjinë e Tij t'ia kushtojë një vargu bamirësish. Si rrjedhojë, nga fillimi i viteve 40-të të shekullit të kaluar, Ai u quajt si "Ati i të Varfërve." Kjo egzistencë e privilegjuar u shkatërrua me shpejtësi pas vitit 1844, kur Bahá'u'lláh u bë një nga udhëheqësit kryesorë të një lëvizje, e cila do të ndryshonte drejtimin e historisë së vendit të Tij.

Fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte një periudhë pritjesh mesianike në shumë vënde. Të shqetësuar thellë nga implikimet e kërkimeve shkencore dhe të industrializimit, besimtarët e zellshëm të shumë feve iu kthyen shkrimeve të besimit të tyre për të gjetur shpjegimin e këtij proçesi ndryshimesh në rritje. Në Evropë dhe Amerikë, grupe të tillë si Templerët dhe Milleritët, besonin se kishin gjetur në shkrimet kristiane dëshmi, të cilat mbështesnin bindjet e tyre se historia kishte përfunduar dhe se kthimi i Jezus Krishtit ishte i sigurtë. Një ferment i ngjashëm me këtë u zhvillua edhe në Lindjen e Mesme rreth besimit se përmbushja e profecive të ndryshme të Kuranit dhe Traditave Islamike ishte fare afër.

Pa dyshim, më dramatikja e këtyre lëvizjeve ishte ajo e Persisë, e cila kishte për bosht të saj qendror mësimet e një tregëtari të ri nga qyteti i Shírázit, i njohur në histori me emrin Báb. [4] Për nëntë vjet, nga viti 1844 deri në vitin 1853, persianë nga të gjitha shtresat e shoqërisë qenë mbërthyer në një stuhi shpresash dhe ngazëllimesh të shkaktuara nga shpallja e Báb-it, që Dita e Perëndisë ishte e afërt dhe se vetë Ai ishte i Premtuari i shkrimeve Islamike. Njerëzimi ndodhet, tha Ai, në pragun e një epoke që do të dëshmonte ristrukturimin e të gjitha aspekteve të jetës. Fusha të reja të të mësuarit, të cilat ende ishin të papërfytyrueshme, do të bënin që madje edhe fëmijët e kësaj epoke të re t'jua kalonin edhe studiuesve më të ditur bashkëkohorë. Raca njerëzore ishte thirrur nga Perëndia për të përqafuar këto ndryshime nëpërmjet kryerjes së një transformimi të jetës së saj shpirtërore dhe morale. Misioni i Tij kishte për qëllim të përgatiste njerëzimin për ngjarjen që shtrihej në zemër të këtyre zhvillimeve, ardhjen e Lajmëtarit universal të Perëndisë të pritur nga pasuesit e të gjitha feve,"Ai të Cilin Perëndia do ta shfaqë," [5]

Kjo shpallje kishte ngjallur një armiqësi të ashpër nga kleri Myslyman, i cili predikonte se proçesi i Zbulesës Hyjnore kishte përfunduar me Muhamedin, dhe se çdo pohim apo shpallje e ndrrimit të fesë dënohej me vdekje. Denoncimi që ata i bënë Báb-it, u mbështet menjëherë nga autoritet persiane. Mijëra pasues të besimit të ri u zhdukën në një seri masakrash të tmerrshme në mbarë vendin, dhe Báb-i u ekzekutua para publikut më 9 Korrik 1850. [6] Duke përjetuar një epokë të pjesmarrjes gjithnjë në rritje nga Perëndimi në Lindje, këto ngjarje kishin ngjallur shqetësim dhe dhembshuri në qarqet evropiane me influencë. Fisnkëria e jetës dhe mësimeve të Báb-it, heroizmi i pasuesve të Tij dhe shpresa për një reformë të rrënjësishme që ata kishin ndezur në një tokë të errët, tërhoqi fuqishëm vëmendjen e personaliteteve të tillë duke filluar nga Ernest Renan dhe Leon Tolstoi e deri tek Sarah Bernhart dhe Comte dë Gobineau. [7]

Për shkak të mbrojtjes së hapur që Bahá'u'lláh-u i bëri kauzës së Báb-it, ai u arrestua dhe i lidhur me zinxhirë u dërgua në këmbë për në Teheran. I mbrojtur në një farë mase nga fama personale dhe pozita shoqërore e familjes së Tij, si edhe nga protestat që grupet e Báb-it kishin shkaktuar në ambasadat Perëndimore, Ai nuk u dënua me vdekje siç dëshironin me forcë figurat me influencë të oborrit mbretëror. Kështu, në vend të dënimit me vdekje, Atë e hodhën në burgun famëkeq të Síyáh-Chál, "Gropa e Zezë", një burg i nëndheshëm, i thellë dhe i mbushur plot me insekte nëntokësorë, i cili ishte krijuar në një nga rezervuaret e braktisur të qytetit. Asnjë vendim gjyqësor nuk u muarr, por Ai sëbashku me pasuesit e tij të etur u mbajtën të mbyllur në errësirën dhe pisllëkun e kësaj grope të nëndheshme,të rrethuar nga kriminelë të regjur, shumë prej të cilëve ishin të dënuar me vdekje. Rreth qafës së Bahá'u'lláh-ut ata mbërthyen një zinxhir të rëndë, që ishte kaq i njohur në qarqet penale, sa i kishin vënë edhe një emër. Kur panë se Ai nuk u zhduk shpejt nga ky dënim i rëndë, u bënë përpjekje për ta helmuar. Shenjat e zinxhirit do të mbeteshin në trupin e Tij gjatë gjithë jetës.

Në qendër të shkrimeve të Bahá'u'lláh-ut, parashtrohen temat e mëdha që kanë shqetësuar mendimtarët fetarë të të gjitha epokave: Perëndia, roli i Zbulesës në histori, marrëdhëniet ndërmjet feve të ndryshme në botë, kuptimi i besimit dhe bazat e autoritetit moral në organizimin e shoqërisë njerëzore. Vargjet në këto tekste flasin në mënyrë intime për eksperiencën e Tij shpirtërore, për reagimin e Tij ndaj thirrjes Hyjnore, dhe për dialogun me "Shpirtin e Perëndisë" i cili qëndron në zemër të misionit të Tij. Historia fetare nuk i ka ofruar kurrë më parë kërkimtarit një mundësi për një ballafaqim kaq të hapur me fenomenin e Zbulesës Hyjnore.

Nga fundi i jetës së Tij, shkrimet e Bahá'u'lláh-ut të përvojës së Tij të hershme, përfshijnë një përshkrim të shkurtër të kushteve në Síyáh-Chál.

Ne qemë të detyruar të qëndrojmë për katër muaj në një vend të ndotur, që s'ka të krahasuar... Qelia e nëndheshme ishte pështjellë nga një errësirë e thellë, dhe miqtë tanë të burgosur që ndodheshin atje, bëheshin rreth 150 shpirtëra: vjedhës, vrasës dhe kusarë. Megjithë këtë turmë të madhe njerëzish, atje s'kishte dalje tjetër përveç se asaj që Ne hynim. S'ka penë që mund ta përshkruajë atë vend, e as gojë që ta përshkruajë atë erë neveritëse. Shumica e të burgosurve nuk kishin as tesha ose shtrat për t'u shtrirë. Vetëm Perëndia e dinte se çfarë na kish ndodhur Ne në atë vend të trishtuar dhe me një erë kaq të pështirë! [8]

Çdo ditë, rojet do të zbrisnin me rrëmbim tre shkallët e pjerrta të gropës, mbërthenin një ose disa të burgosur dhe i tërhiqnin zvarrë për t'i ekzekutuar. Në rrugët e Teheranit vëzhguesit Perëndimorë tmerroheshin nga skenat e viktimave të Báb-it, që hidheshin në erë nga gryka e topave, që u pritej koka me sopatë ose me shpatë, dhe që i shpinin drejt vdekjes duke vendosur kandilë të ndezur brenda plagëve të hapura në trupin e tyre. [9] Në këto rrethana, dhe përballë vdekjes së Tij të pashmangshme, Bahá'u'lláh pati të parat çfaqje të misionit të Tij:

Një natë, në një ëndër, këto fjalë hyjnore u dëgjuan në çdo skaj: "Me të vërtetë Ne do të shpallim Ty fitimtar në saj të qënies dhe Penës Tënde. Mos u dëshpëro për atë që të ka ndodhur dhe as mos ki frikë, sepse Ju jeni të shpëtuar. Këtu Perëndia do të ngrejë lart thesaret e tokës... njerëz që do të ndihmojnë Ty nëpërmjet Vehtes Tënde dhe emrit Tënd, me të cilën Perëndia i ka ringjallur zemrat e atyre që e kanë njohur Atë." [10]

Përvoja e Zbulesës Hyjnore, që është prekur në mënyrë sekondare në rrëfimet e jetës së Budës, Moisiut, Jezus Krishtit dhe Muhamedit, përshkruhet qartësisht në fjalët e Bahá'u'lláh-ut:

Gjatë ditëve kur Unë dergjesha në burgun e Teheranit, megjithë peshën e rëndë e therëse të zinxhirëve dhe ajrin e rëndë të qelisë, që më lejonin veçse një farë dremitje të shkurtër, përsëri, edhe në këto çaste të ralla gjumi, Unë ndjeva sikur diçka fillojë të rrjedhë prej kurorës së kokës mbi gjoksin Tim, sikur të ishte një përrua i rrëmbyeshëm që vërsulej në tokë prej majës së një mali të lartë. Si rrjedhojë, çdo gjymtyrë e trupit Tim ndizej zjarr. Në çaste të tilla, gjuha Ime recitoi atë që askush nuk e kishte dëgjuar më parë. [11]


Mërgimi

Më në fund, pa u bërë ende as gjyqi, Bahá'u'lláh u lirua nga burgu dhe u dëbua menjëherë nga vendlindja e Tij, ndërsa pasuria dhe pronat e Tij iu konfiskuan në mënyrë arbitrare. Përfaqësuesi diplomatik Rus, i cili e njihte Atë personalisht dhe që i kishte ndjekur persekutimet e Báb-it me një shqetësim të madh, i ofroi Atij mbrojtje dhe strehim në tokat që ishin nën kontrollin e qeverisë së tij. Për klimën politike që mbizotëronte, pranimi i një ndihme të tillë, me siguri do të keqinterpretohej nga të tjerët duke patur implikime politike. [12] Ndoshta kjo ishte arësyeja që Bahá'u'lláh vendosi të pranoi dëbimin në territorin fqinj të Irakut, që në atë kohë ishte nën sundimin e perandorisë Osmane. Ky dëbim ishte fillimi i 40 vjetëve mërgimi, burgimi, dhe persekutimi të hidhur.

Në vitet që pasuan menjëherë pas largimit të Tij nga Persia, Bahá'u'lláh u kushtoi rëndësi nevojave të bashkësisë së Báb-it që ishte grumbulluar në Bagdat, një detyrë kjo që kish kaluar në duart e Tij si i vetmi udhëheqës efektiv i Báb-it që mbijetoi masakrat. Vdekja e Báb-it dhe humbja pothuajse e njëkohëshme e pjesës më të madhe të mësuesve të rinj të besimit, e kishte lënë grupin e besimtarëve të shpërndarë dhe të demoralizuar. Kur përpjekjet e Tij për të grumbulluar ata që ishin arratisur në Irak ngjallën xhelozi dhe grindje, [13] Ai ndoqi rrugën që kishin ndjekur të gjithë Lajmëtarët e Perëndisë përpara Tij; Ai u tërhoq në shkretëtirë duke zgjedhur për këtë qëllim rajonin malor të Kurdistanit. Tërheqja e Tij, siç tha Ai më vonë, "nuk kishte parashikuar kthim." Arësyeja ishte se Ai "donte të shmangte kthimin e Tij në një subjekt mosmarrveshje ndërmjet besimtarëve, në një burim shqetësimi për miqtë." Megjithëse këto dy vite ishin një periudhë e një privimi dhe vështirësie fizike, Bahá'u'lláh i përshkruan ato si një kohë të një lumturie të thellë, gjatë së cilës Ai reflektoi thellë ndaj mesazhit që i ishte besuar: "Të vetëm, Ne komunikuam me Shpirtin Tonë, të harruar nga bota dhe nga gjithçka që gjendet në të." [14]

Kundër dëshirës, duke e ndjerë përgjegjësinë për kauzën e Báb-it, Ai u mposht nga mesazhet urgjente që vinin nga një grup i dëshpëruar të mërguarish në Bagdat, të cilët e kishin zbuluar strehimin e Tij dhe iu lutën Bahá'u'lláh-ut të kthehej dhe të vihej në krye të bashkësisë së tyre.

Dy prej vëllimeve më të rëndësishme të shkrimeve të Bahá'u'lláh-ut i përkasin kësaj periudhe të parë të mërgimit, pas shpalljes së misionit të Tij në vitin 1863. Vëllimi i parë, është një libër i vogël të cilin Ai e titulloi Fjalë të Fshehta. I shkruar në formën e një përpilimi aforizmash moralë, ky vëllim përfaqëson bërthamën etike të mesazhit të Bahá'u'lláh-ut. Në vargjet ku Bahá'u'lláh i përshkruan si një distilim të udhëheqjes shpirtërore të të gjitha Zbulesave në të kaluarën, zëri i Perëndisë flet drejtpërsëdrejti me shpirtin njerëzor:

O Bir i Shpirtit!
Për Mua gjëja më e shtrenjtë në sytë e mij është Drejtësia; prandaj mos u largo prej saj nëqoftëse dëshiron të përmbushësh vullnetin Tim, dhe mos e nënvleftëso që Unë të mund t'ju besoj. Nëpërmjet saj ti do të shohësh me sytë e tu e jo me sytë e të tjerëve, do të mësosh nëpërmjet njohurisë tënde dhe jo asaj të fqinjit. Peshoje këtë në zemrën tënde dhe kupto se sa e nevojshme është të jesh i drejtë. Me të vërtetë, drejtësia është dhurata ime për ty dhe shenja e dashurisë sime. Atëherë mbaje këtë para syve të tu.

O Bir i Qenies!
Më dashuro Mua, që Unë të të dashuroj ty. Nëqoftëse ti nuk më do, dashuria Ime nuk mund të arrijë Ty asnjëherë. Dije këtë, O shërbëtor.

O Bir i Njeriut!
Mos ki dhimbje për asgjë, veçse nëse je larg nesh. Mos u gëzo për asgjë, veçse kur të na afrohesh dhe të kthehesh tek ne.

O Bir i Qenies!
Me duart e fuqisë Unë të bëra ty, dhe me gishtat e forcës Unë të krijova ty; dhe në ty vura esencën e dritës Sime. Të jesh i kënaqur me të dhe mos kërko asgjë tjetër, sepse vepra Ime është e përsosur dhe urdhëri Im është detyrues. Prandaj mos bëj as pyetje dhe as mos ki dyshim në të. [15]

Vepra e dytë kryesore e shkruar nga Bahá'u'lláh gjatë kësaj periudhe është Libri i Qartësisë, që është një ekspozim i gjithanshëm i natyrës dhe i qëllimit të fesë. Në vargjet që flasin jo vetëm për Kuranin, por edhe për Dhiatën e Vjetër dhe të Re, Lajmëtarët e Perëndisë përshkruhen si pjestarë të një proçesi të vetëm dhe të pandërprerë të zgjimit të racës njerëzore në potencialet e saj shpirtërorë dhe moralë. Një njerëzim që ka mbërritur në moshën e pjekurisë, nuk ka nevojë më për gjuhën e rrëfenjave dhe alegorive; besimi është një çështje dhe jo një bindje e verbër; ai është një njohuri e ndërgjegjëshme. Gjithashtu nuk kërkohet më edhe udhëheqja e një elite klerikale: dhuntia e të arsyetuarit, i jep çdo individi në këtë epokë të re të ndriçimit dhe edukimit kapacitetin për të reaguar ndaj udhëheqjes Hyjnore. Provë për këtë është sinqeriteti:

Askush nuk mund t'i arrijë brigjet e oqeanit të një kuptimi të vërtetë, me përjashtim të atij që është i shkëputur ose i pavarur nga gjithçka që është në qiell dhe në tokë.... Esenca e këtyre fjalëve është kjo: Ata të cilët ecin në shtegun e besimit, ata të cilët kanë etje për verën e qartësisë, duhet të pastrojnë vetveten nga gjithçka tokësore....veshët e tyre nga bisedat boshe, mendjet nga përfytyrimet e kota, zemrat nga ndjenjat botërore, dhe sytë nga ajo që venitet. Ata duhet të mbështesin besimin e tyre tek Perëndia, të shtërngohen fort pas Tij, dhe të ndjekin rrugën e Tij. Vetëm atëherë ata do të bëhen të vlefshëm për lavditë e ndritshme të diellit të njohurisë dhe të kuptimit hyjnor,...aq shumë sa njeriu kurrë nuk mund të shpresojë se do të arrijë të përftojë nga njohuria e të Plot Lavdishmit...përderisa ai nuk do të konsiderojë më si standard për kuptimin dhe njohjen e vërtetë të Perëndisë dhe Profetëve të Tij, fjalët dhe veprat e njerëzve të vdekur.

Hidhni një vështrim në të kaluarën. Sa shumë njerëz e kanë pritur me mall ardhjen e Manifestimeve të Perëndisë nëpërmjet personave të shenjtëruar, të zgjedhurve të Tij.... Dhe kur portat e mirësisë u hapën, dhe retë e bujarisë derdhën shiun mbi njerëzimin, dhe kur drita e të Padukshmit shkëlqeu mbi horizontin e fuqisë qiellore, ata të gjithë e mohuan Atë, dhe iu larguan pamjes së Tij-pamjes së vetë Perëndisë...

Vetëm kur llampa e kërkimit, e përpjekjes së zellshme, e dëshirës së përmalluar, e përkushtimit të zjarrtë, e dashurisë shpirtërore, e entusiazmit dhe ekstazës ndizet përbrenda zemrës së kërkimtarit, dhe flladi i dashurisë të shpërndahet mbi shpirtin e tij, errësira e gabimeve të zhduket, mjergulla e dyshimit dhe e druajtjes do të  shpërndahet, dhe drita e njohurisë dhe sigurisë do të mbështjellë qënien e tij.... Vetëm atëherë dobitë e shumfishta, dhe mirësia e bollshme e Shpirtit të Shenjtë dhe të përjetshëm, do të lëshojë një jetë kaq të re tek kërkimtari, sa ai do ta shohë veten të pajisur me një sy të ri, vesh të ri, zemër të re, dhe mendje të re....Duke vështruar me syrin e Perëndisë, ai do të perceptojë në hollësi një portë, e cila e shpie atë në stacionin e qartësisë absolute. Ai do të zbulojë në të gjitha gjërat.... dëshmitë e një Shfaqje të përhershme.

Kur kanali i shpirtit njerëzor të jetë pastruar nga të gjitha varësitë tokësore dhe pengesat, ai do të perceptojë në mënyrë të pagabueshme frymën e të Shtrenjtit përmes një distance të pamatëshme, dhe do të udhëhiqet nga parfumi i tij për të gjetur hyrjen e Qytetit të Qartësisë....

Ky qytet, nuk është gjë tjetër veçse Fjala e Perëndisë e zbuluar në çdo epokë.... E gjithë udhëheqja, bekimet, mësimi, kuptimi, besimi, dhe qartësia, që i është dhënë gjithçkaje në qiell dhe në tokë, janë thesare të fshehur në brendinë e këtyre Qyteteve. [16]

Asnjë referim i hapur nuk i është bërë misionit ende të pashpallur të Bahá'u'lláhut; për më tepër Libri i Sigurisë bën një paraqitje të fuqishme rreth misionit të të martirizuarit Báb. Ndikimi i fuqishëm i librit në bashkësinë e Báb-it, e cila përfshinte gjithashtu edhe një numër studjuesish dhe dijetarësh, nuk është aspak mjeshtëria e mendimit Islamik, dhe as nuk përmendet se shpallja e Báb-it ishte përmbushja e profecive Islamike. Duke i bërë thirrje ndjekësve të Báb-it që ta vlerësonin besimin e Báb-it dhe flijimin heroik të shumë jetëve njerëzore, Bahá'u'lláh i vuri ata para një sfide jo vetëm për të sjellë jetën e tyre personale në përputhje me mësimet Hyjnore, por edhe për ta shëndruar bashkësinë e tyre një model për popullatën heterogjene të Bagdatit, kryeqytetit provincial të Irakut.

Megjithë rrethanat e vështira materiale në të cilat jetonin, të mërguarit morën zemër nga ky vizion. Njëri prej tyre, i quajtur Nabil, i cili më vonë do të linte historinë e hollsishme përsa i përket shërbimit të Báb-it dhe Bahá'u'lláh-ut, e ka përshkruar intesitetin shpirtëror të atyre ditëve në këtë mënyrë:

Për shumë netë na është dashur të mbajmë frymën gjallë vetëm duke ndarë sëbashku ato pak hurma që na ndodheshin. Asnjeri nga ne nuk e dinte se të kujt qenë këpucët, mantelet, apo rrobat që gjendeshin në shtëpitë e tyre. Cilido që shkonte në pazar do të pretendonte se këpucët që kish mbathur qenë të tijat, dhe kushdo që do të gjendej para Bahá'u'lláh-ut do të pohonte se manteli dhe rrobat që kish veshur i përkisnin atij... Oh! çfarë gëzimi, kënaqësie dhe mrekullie që ndjenim ato ditë! [17]

Si për inat të autoriteteve Persiane, të cilët menduan se "episodi" i Báb-it tashmë kishte mbaruar, bashkësisë së të dëbuarve gradualisht iu shtua respekti dhe influenca në kryeqytetin provincial të Irakut dhe në qytetet fqinjë. Meqë disa nga mauzoletë më të rëndësishëm të Shihitëve Islamikë ishin vendosur në këtë zonë, kjo bëri që turma të vazhdueshme pelegrinësh Persianë të ekspozoheshin në rrethanat më të favorshme ndaj përtëritjes së influencës së Báb-ve. Ndërmjet njerëzve të shquar të cilët i bën thirrje Bahá'u'lláh-ut në shtëpinë e thjeshtë ku ai jetonte, kishte edhe princa të familjes mbretërore. Njeri prej tyre u magjeps aq shumë nga takimi me të, sa i shkrepi në mendje një ide naive sipas të cilës ai mendonte se duke ndërtuar një ndërtesë të ngjashme në territorin e pronave të tij, ai do të risillte një pjesë të atmosferës së pastërtisë shpirtërore dhe ndjenjave që kishte përjetuar gjatë këtij takimi. Një tjetër, i prekur edhe më thellë nga përvoja e vizitës së tij, i shprehu miqve ndjenjat që "ishin të gjitha pikëllimet e botës të grumbulluara në zemrën time, por që të gjitha u venitën kur unë u ndodha para Bahá'u'lláh-ut. Më dukej sikur unë kisha hyrë në Parajsë." [18]


Shpallja në Kopështin Ridván

Në vitin 1863, Bahá'u'lláh erdhi në përfundimin se kishte ardhur koha t'ua bënte të njohur disa pasuesve Tij, misionin që i ishte besuar Atij në errësirën e Síyáh-Chál.

Ky vendim përkoi me një stad të ri të fushatës që bënin kundërshtarët ndaj veprës së Tij, që kishte qenë përndjekur me këmbëngulje nga kleri Myslyman Shihit dhe përfaqësuesit e qeverisë Persiane. Të frikësuar se entuziasmi që po ngjallte Bahá'u'lláh-u tek vizitorët Persianë me influencë që vinin në Irak do të ndizte një entuziasëm në mbarë popullin persian, qeveria e Shahut i bëri trysni autoriteteve osmane që ta shpinin Atë larg kufijve, në brendësi të perandorisë. Si rrjedhojë, qeveria turke u dorëzua para kësaj trysnie dhe e ftoi të dëbuarin si mik të saj, për të jetuar në kryeqytetin e Konstandinopolit. Pavarësisht nga fjalët e njerëzishme me të cilat ishte shkruar mesazhi, qëllimi i tij fliste qartë për një kërkesë për pajtim. [19]

Ndërkaq, përkushtimi i grupit të vogël të të dëbuarve ishte përqëndruar tek personi i Bahá'u'lláh-ut si edhe në zbulimin që Ai i bënte mësimeve të Báb-it. Një numër pasuesish që rritej nga dita në ditë, u bindën se Ai po fliste jo vetëm si një mbrojtës i Báb-it, por në emër të një kauze shumë më të madhe të cilën ky i fundit e kishte shpallur të pashmangshme. Këto bindje u bënë të sigurta në fund të prillit të vitit 1863, kur Bahá'u'lláh, në prag të largimit të Tij për në Konstandinopoli, mblodhi disa nga miqt e Tij në një kopësht, që më vonë iu vu emri Ridván (Parajsa), dhe iu tha në mirëbesim thelbin e misionit të Tij. Në katër vitet që pasuan, meqënëse shpallja e hapur konsiderohej si e parakohshme, ata që e kishin dëgjuar shpalljen filluan gradualisht t'iu thonë miqve të besuar lajmin që premtimet e Báb-it qenë përmbushur dhe se "Dita e Perëndisë" kishte aguar.

Rrethanat e sakta në të cilat u zhvilluan këto biseda private, janë sipas fjalëve të autoritetit Bahá'í shumë të njohura nga dokumentet e periudhës në fjalë: "të mbledhur në një errësirë, në të cilën historianët e së ardhmes do ta kenë vështirë për të depërtuar." [20] Natyra e shpalljes mund të vlerësohet në shumë nga referimet të cilat Bahá'u'lláh do t'i bënte misionit të Tij në shumë nga shkrimet e Tij të ardhshme:

Qëllimi që përshkon tej për tej të gjithë krijimin, është zbulesa e më të madhërishmes, Ditës më të shenjtë, Ditës që njihet si Dita e Perëndisë në Librat dhe Shkrimet e Tij - Dita në të cilën të gjithë Profetët, të Zgjedhurit, dhe të shenjtët, kanë dëshiruar ta përjetojnë. [21]

...Kjo është Dita në të cilën njerëzimi mund të shohë Fytyrën dhe të dëgjojë Zërin e të Premtuarit. Thirrja e Perëndisë është lartësuar, dhe drita e mbështetjes së Tij ndriçon mbi njerëzit. Ajo bën që çdo njeri të fshij gjurmët e të gjitha fjalëve boshe nga thellësia e zemrës së tij, dhe të vështrojë me një mendje të hapur dhe të paanëshme, shenjat e Zbulesës së Tij, dëshmitë e Misionit të Tij, dhe shenjat e lavdisë së Tij. [22]

Siç është theksuar herë pas here në zbulimin që Bahá'u'lláh i bën mesazhit të Báb-it, qëllimi kryesor i Perëndisë në zbulimin e vullnetit të Tij është që të ushtrojë një ndikim në transformimin e karakterit të njerëzimit, të zhvillojë tek ata që reagojnë në cilësitë morale dhe shpirtërore që qëndrojnë të fshehura brenda natyrës njerëzore:

Hidhni dritë në gjuhët tuaja, O njerëz të së vërtetës, dhe zbukuroni shpirtrat tuaj me stolinë e ndershmërisë. Ruhuni, O njerëz se mos silleni tradhëtisht me ndonjë. Le të jeni ju të besuarit e Perëndisë mes krijesave të Tij, dhe emblemat e zemërgjerësisë së Tij midis popullit... [23]

Ndriçoni dhe shenjtëroni zemrat tuaja; mos lejoni që ato të përdhosen nga gjembat e urrejtjes dhe ferrat e ligësisë. Ju banoni në një botë, dhe jeni krijuar nëpërmjet veprimit të një Vullneti. I bekuar është ai, i cili përzihet me të gjithë njerëzit në shpirtin e dashurisë dhe përzemërsisë më të lartë. [24]

Ndërrimi me dhunë i fesë, që ka qenë karakteristikë e përpjekjeve në të kaluarën për të çuar përpara kauzën e fesë, është shpallur i pavlefshëm për Ditën e Perëndisë. Cilido që ka njohur Zbulesën, ka për detyrë që ta ndajë atë me ata njerëz për të cilët ai beson se janë vënë në kërkim të saj, por t'ia lerë krejtësisht të drejtën e reagimit dëgjuesve të tij:

Tregoni durim, bamirësi dhe dashuri me njëri-tjetrin. Kur ndonjë mes jush është i paaftë për të shtënë në dorë një të vërtetë, ose bën përpjekje për ta kuptuar atë, tregoini atij një shpirt të një përzemërsie ekstreme.dhe të një mirësie të veçantë... [25]

E tërë detyra e njeriut në këtë Ditë, është që të marrë atë pjesë nga rrjedha e mirësisë që Perëndia derdh përpara tij. Prandaj, asnjë le të mos mendojë madhësinë apo vogëlsinë e aftësisë mbajtëse... [26]

Kundër ngjarjeve të përgjakshme në Persi, Bahá'u'lláh, jo vetëm që u tha pasuesve të Tij që "nëqoftëse ju vrasin, është më mirë se sa ju të vrisni," por i nxiti ata që të bëheshin një shembull i bindjes ndaj autoriteteve civile: "Në cilindo vend që banojnë këta njerëz, ata duhet të sillen me besnikëri, ndershmëri dhe vërtetësi ndaj qeverisë." [27]

Kushtet e largimit të Bahá'u'lláh-ut nga Bagdati, krijuan një demonstrin dramatik të fuqisë së këtyre parimeve. Vetëm brenda pak viteve, një grup të dëbuarish të huaj, ardhja e të cilëve në këtë vend kishte ngjallur një dyshim dhe mospëlqim tek fqinjët e tyre, ishte bërë një nga pjesët më me influencë të popullsisë. Ata e mbanin veten në saj të një tregëtie të suksesëshme, dhe njerëzit i admironin për bujarinë dhe ndershmërinë e sjelljes së tyre. Deklaratat e zjarrta të fanatizmit fetar dhe dhunës, të përhapura me zell nga zyrtarët konsullorë persianë dhe anëtarët e klerit myslyman Shihit, nuk kishin më efekt në mendjet e njerëzve. Në 3 maj të vitit 1863, kur Ai u largua nga Bagdati, i shoqëruar nga familja, miqtë dhe shërbëtorët e Tij, të cilën ishin zgjedhur për ta shoqëruar Atë për në Konstandinopol, Bahá'u'lláh kishte fituar një popullaritet tepër të madh, dhe ishte shndruar në një figurë shpresëdhënëse. Pak ditë përpara se Ai të largohej, një grup njerëzish të shquar duke përfshirë këtu edhe guvernatorin e provincës, erdhën në kopështin ku Bahá'u'lláh kishte vendbanimin e përkohshëm, për ta nderuar dhe për të shfaqur respektin e tyre ndaj Tij. Ata që i përjetuan çastet e largimit të Tij, e përshkruajnë me fjalë prekëse turmën e njerëzve që e përshëndetën Atë, lotët e shumë të pranishmëve, dhe angazhimin e autoriteteve osmane dhe zyrtarëve civilë për të nderuar largimin e Tij. [28]


Besimi i pandryshueshëm i Perëndisë...

Pas shpalljes së misionit të Tij në vitin 1863, Bahá'u'lláh filloi përpunimin e një teme tashmë të paraqitur në Librin e Sigurisë, marrëdhënien ndërmjet Vullnetit të Perëndisë dhe proçesit të evolucionit, nëpërmjet të cilit gjejnë shprehje kapaciteti dhe aftësitë e pazbuluara të natyrës njerëzore. Ky zbulim do të zinte vendin qëndror të shkrimeve të Tij gjatë 30 vjetëve të fundit të jetës së Tij. Realiteti i Perëndisë sipas pohimit të Tij, është dhe do të mbetet gjithnjë i panjohur. Të gjitha fjalët që mendimi njerëzor mund të përdorë për të treguar natyrën Hyjnore, janë të lidhura ngushtë vetëm me egzistencën njerëzore dhe janë produktet e përpjekjeve njerëzore për të përshkruar përvojën humane:

Larg, larg lavdisë Tënde, është ajo që njeriu i vdekshëm mund të pohojë ose të karakterizojë Ty, ose lëvdimi me të cilin ai të nderon Ty! Çfarëdo detyrë që Ti iu ke paracaktuar  shërbëtorëve të Tu për të ngritur në pikën më të lartë lavdinë dhe madhështinë Tënde, nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e mirësisë Tënde e mishëruar në ta, me qëllim që ata të jenë në gjendje të arrijnë në stacionin e caktuar të qënies së tyre të pazbuluar, të brendëshme, në stacionin e njohjes të vetvetes. [29]

Në çdo zemër të ndriçuar duket qartë që Perëndia, Esenca e panjohur, Qënia hyjnore, ngrihet lart përtej tipareve njerëzore si egzistenca trupore, ngjitja dhe zbritja, dalja dhe kthimi mbrapa. Eshtë larg prej lavdisë Tij, që gjuha njerëzore duhet të tregojë madhështinë e Tij, ose që zemra humane të kuptojë misterin e Tij të thellë. Ai ka qenë dhe është i mbuluar në përjetësinë e lashtë të Esencës së Tij, dhe do të mbetet në Realitetin e Tij përjetësisht i fshehur nga pamja e njerëzimit... [30]

Ato që ndjen njerëzimi kur kthehet tek Krijuesi i gjithë egzistencës, janë tiparet ose cilësitë të cilat shoqërohen me Zbulesat e rishfaqura të Perëndisë:

Porta e njohurisë e Ditëve të Lashtësisë, duke qenë kështu e mbyllur para të gjithë qënieve, Burimi i mirësisë së pafundme,.... ka bërë që këta margaritarë të ndritshëm të Hyjnisë të shfaqen jashtë mbretërisë së shpirtit, në formën fisnike të tempullit njerëzor, dhe të bëhen një manifest për të gjithë njerëzit, që ata të kumtojnë në botë misteret e Qënies së pandryshueshme, dhe të tregojnë për mprehtësitë mendore të Esencës së Tij të pashkatërrueshme... [31]

Këto Pasqyra të shenjta.... janë një dhe të gjithë Eksponentë në tokë të Atij, i Cili është Orbita qëndrore e gjithësisë, Esenca dhe Qëllimi përfundimtar i saj. Prej Tij buron njohuria dhe fuqia e tyre; nga Ai buron sovraniteti i tyre. Bukuria e shprehjes së tyre, s'është gjë tjetër veçse një reflektim i imazhit të Tij, dhe zbulesa e tyre një shenjë e lavdisë së Tij të pavdekshme.... [32]

Zbulesat e Perëndisë nuk ndryshojnë në mënyrë esenciale nga njëra-tjetra, megjithëse ndryshimi i nevojave që ato u shërbejnë, të ndryshme nga një epokë në tjetrën, kanë kërkuar reagime të veçanta të secilës prej tyre:

Këto tipare të Perëndisë, nuk janë dhe kurrë nuk kanë qenë karakteristikë e disa profetëve të veçantë, dhe t'i jenë mbajtur të fshehura disa profetëve të tjerë. Të gjithë profetët e Perëndisë, të shenjtët, të zgjedhurit dhe të favorizuarit, Lajmëtarë të Tij, janë papërjashtim mbajtësit e emrit të Tij, dhe mishërimi i tipareve të Tij. Ata ndryshojnë nga njëri-tjetri vetëm në intesitetin e zbulesës së tyre, dhe nga fuqia e dritës së tyre... [33]

Studiuesit e fesë duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos lejuar dogma teologjike ose paragjykime të tjera që i shpien ata në diskriminim në mes të atyre që Perëndia i ka përdorur si kanale të dritës së Tij:

Kini kujdes, o besimtarë të Unitetit të Perëndisë, se mos tundoheni për të bërë ndonjë dallim ndërmjet Manifestimeve të Kauzës së Tij, ose të diskriminoni shenjat të cilat e kanë shoqëruar dhe shpallur Zbulesën e tyre. Ky është pa dyshim qëllimi i vërtetë i Unitetit Hyjnor, në rast se ju jeni nga ata të cilët e kuptojnë dhe e besojnë këtë të vërtetë. Për më tepër të jeni të sigurtë se veprimet e gjithë secilit prej këtyre Manifestimeve të Perëndisë, çfardo që të manifestojnë apo kujdo që t'i përkasin, janë të gjithë të komanduara nga Perëndia, dhe janë një reflektim i Vullnetit dhe Qëllimit të Tij [34]

Bahá'u'lláh i krahason ndërhyrjet e Zbulesave Hyjnore me kthimin e pranverës. Lajmëtarët e Perëndisë nuk janë thjeshtë mësues, megjithëse ky është një nga funksionet e tyre kryesorë. Shpirti i fjalëve të tyre, sëbashku me shembullin e jetës së tyre, ka aftësi të gjallërojë rrënjët e motivit njerëzor dhe të nxisë ndryshime themelore dhe të qëndrueshme. Ndikimi i tyre hap sfera të reja të kuptimit dhe të arritjeve:

Përderisa nuk mund të ketë urë të marrdhënies së  drejtëpërdrejtë që lidh të vetmin Perëndi të vërtetë me krijesën e Tij, dhe asnjë ngjashmëri që mund të egzistojë ndërmjet të përkohëshmes dhe të përjetëshmes, të rastësishmes dhe Absolutes, Ai ka urdhëruar që një Shpirt i kulluar dhe i panjollosur të bëhet manifest në çdo epokë në mbretëritë e tokës dhe qiellit.... Të paraprirë nga drita e drejtimit të pagabueshëm dhe të pajisur me një sovranitet suprem, Ata (Lajmëtarët e Perëndisë), janë të ngarkuar të përdorin Frymëzimin e fjalëve të Tyre, derdhjen e mirësisë së Tyre të pagabueshme dhe flladin e shenjtë të Zbulesës së Tyre për pastrimin e çdo zemre të përmalluar dhe shpirti të hapur, nga papastërtitë dhe pluhuri i përkujdesjeve dhe kufizimeve tokësore. Atëherë, dhe vetëm atëherë, Perëndia i Besuar, kaq i nevojshëm në realitetin e njeriut, do të shfaqet... dhe do të rrënjosë emblemën e lavdisë së tij të zbuluar mbi zemrat e njerëzve. [35]

Pa këtë ndërhyrje nga bota e Perëndisë, natyra njerëzore mbetet rob i instiktit, si edhe i supozimeve të pandërgjegjëshme e modeleve të sjelljes të përcaktuara në mënyrë kulturore:

Pasi krijoi botën dhe gjithë qeniet e gjalla që jetojnë në të, Ai (Perëndia)... vendosi t'i japë njeriut dallimin unik dhe aftësinë për ta njohur dhe dashuruar Atë, - cilësi kjo që duhet konsideruar si një impuls prodhues dhe qëllim kryesor, mbi të cilin mbështet mbarë krijimi... Mbi realitetin e fshehur të çdo qenie të gjallë, Ai hodhi dritën e njërit prej tipareve të Tij, duke e shndruar atë në marrës të lavdisë së njërit prej atributeve të Tij. Sidoqoftë, mbi realitetin e njeriut, Ai ka përqëndruar rrezatimin e të gjitha tipareve dhe atributeve të Tij duke e bërë atë një pasqyrë të Vetvetes. Nga të gjitha qeniet e gjalla, njeriu është veçuar për një favor kaq të madhërishëm dhe një mirësi tepër të qëndrueshme.

Këto energji me të cilat... Burimi i udhëheqjes hyjnore ka pajisur realitetin e njeriut, shtrihen të fshehura në thellësi të tij, ashtu siç është e fshehur flaka në brendësi të kandilit dhe rrezet e dritës me fuqinë e tyre ndriçuese tek llampa. Rrezatimi i këtyre energjive mund të errësohet nga dëshirat materiale të kësaj jete, ashtu si drita e diellit mund të mbahet e fshehur nën pluhurin dhe papastërtinë që mbulojnë pasqyrën. As kandili, dhe as llampa nuk mund të ndizet nëpërmjet përpjekjeve të tyre vetiake, po kështu edhe pasqyra nuk mund të pastrohet kurrë vetvetiu nga zgjyra e saj. Eshtë e qartë dhe e kuptueshme, që derisa zjarri të ndizet, llampa kurrë nuk do të ndriçojë, dhe derisa papastërtitë të fshihen nga faqja e pasqyrës, ajo kurrë nuk do të paraqesë imazhin e diellit, dhe kurrë nuk do të reflektojë dritën dhe lavdinë e tij. [36]

Ka ardhur koha, thotë Bahá'u'lláh, kur njerëzimi i ka të dyja, si kapacitetin, ashtu edhe rastin për të parë mbarë panoramën e zhvillimit të tij shpirtëror si një proçes të vetëm: "E pashëmbullt është kjo ditë, sepse është si një sy që përshkon epokat dhe shekujt e kaluar, si një dritë në errësirën e kohërave." [37] Në këtë perspektivë, pasuesit me tradita të ndryshme fetare, duhet të luftojnë për të kuptuar atë që Ai e quajti "Feja e pandryshueshme e Perëndisë" [38] dhe për të dalluar impulsin shpirtëror kryesor të tij, nga ligjet e ndryshueshme dhe konceptet që u zbuluan për të plotësuar kërkesat e një shoqërie njerëzore në zhvillim e sipër:

Profetët e Perëndisë, duhet të konsiderohen si mjekë, detyra e të cilëve është të rritin mirëqënien e botës dhe popujve në të, që nëpërmjet shpirtit të identitetit, ata të mund të shërojnë sëmundjet e një njerëzimi të përçarë... S'është çudi, nëqoftëse trajtimi i rekomanduar nga mjeku në këtë ditë të mos jetë i njëjtë me atë që ai ka parashkruar më parë. Si mund të jetë i njëjtë, kur sëmundjet që kanë prekur të sëmurin lipset të trajtohen me një mjekim të veçantë në çdo stad të tyre? Në mënyrë të ngjashme, Profetët e Perëndisë në çdo kohë kanë ndriçuar botën me rrezatimin e ndritshëm të Yllit të Ditës së njohurive Hyjnore, në mënyrë të vazhdueshme kanë mbledhur popujt për të përqafuar dritën e Perëndisë nëpërmjet mjeteve të tilla, që i përshtaten sa më mirë nevojave të epokës që ata janë shfaqur... [39]

Nuk është vetëm zemra, por edhe mendja, e cila duhet t'i përkushtohet këtij proçesi të zbulimit. Arësyeja, pohon Bahá'u'lláh, është dhurata më e madhe e Perëndisë për shpirtin, "një shenjë e zbulesës së ... Zotit sovran." [40] Vetëm duke e çliruar veten e saj nga dogma e trashëguar, qoftë kjo fetare apo materiale, mendja mund të ndërmarrë një eksplorim të pavarur të marrëdhënies ndërmjet Fjalës së Perëndisë dhe përvojës së njerëzimit. Në një kërkim të tillë, një pengesë madhore për t'u kapërcyer është paragjykimi: "Paralajmëroheni ... të shtrenjtin e të vetmes Perëndi të vërtetë, që të mos i shohë me një sy tepër kritik thëniet dhe shkrimet e njerëzve. Le t'i afrohen ata thënieve dhe shkrimeve të tilla me shpirtin e mendjes së hapur dhe me simpatinë e ndjenjave të dashurisë." [41]


Manifestuesi i Perëndisë

Ajo që është e përbashkët tek të gjithë ata të cilët u janë përkushtuar njerës apo tjetrës fe, është bindja se nëpërmjet Zbulesës Hyjnore, shpirti vihet në kontakt me botën e Perëndisë, dhe është kjo marrëdhënie e cila i jep një kuptim të vërtetë jetës. Disa prej vargjeve më të rëndësishëm në shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, janë ato ku bëhet fjalë mbi natyrën dhe rolin e atyre që janë kanalet e kësaj Zbulese, Lajmëtarët ose "Manifestimet e Perëndisë." Analogjia që gjendet në këto vargje, është ajo e diellit si një trup material. Ndërsa ky i fundit ka disa karakteristika të përbashkëta me trupat e tjerë të sistemit diellor, ndryshon prej tyre sepse ai është në vetvete burimi i dritës së sistemit. Planetët dhe hëna reflektojnë dritën, ndërsa dielli e lëshon atë, si një atribut të pandashëm nga natyra e tij. Sistemi sillet rrotull rreth kësaj qëndre, e secili nga përbërësit e tij që influencohet jo vetëm nga përbërja e tij e veçantë, por edhe nga marrëdhëniet e tij me burimin e dritës së sistemit. [42]

Në të njëjtën mënyrë, Bahá'u'lláh pohon se personaliteti njerëzor, të cilin Manifestimi i Perëndisë e ka të ngjashme me racën njerëzore, është i diferencuar nga të tjerët në një mënyrë që e bën atë të përshtatshëm që të shërbejë si si një kanal ose mjet për Zbulesën e Perëndisë. Referime, në dukje kontradiktore,ndaj këtij dualizmi, që i janë atribuar për shëmbull Krishtit, [43] kanë qenë disa nga shumë shkaqe të konfuzionit fetar dhe grindjeve gjatë gjithë historisë. Bahá'u'lláh thotë:

Çdo gjë që është në qiejt dhe në tokë, është një dëshmi e drejtpërdrejtë e zbulesës së atributeve dhe tipareve të Perëndisë... Në një shkallë supreme, është kjo e vërtetë për njeriun, i cili, në mes të gjithë krijesave,... është veçuar për lavdinë e një dallimi të tillë. Sepse në brendësi të tij janë zbuluar fuqimisht të gjitha atributet dhe tiparet e Perëndisë në një shkallë të tillë, që asnjë krijesë tjetër nuk mund t'ia kalojë... Dhe prej të gjithë njerëzve, më të përkryerit, më të dalluarit, dhe më të shkëlqyerit janë Manifestimet e Diellit të së Vërtetës. Jo vetëm kaq, por të gjithë të tjerët përveç këtyre Manifestimeve, jetojnë në sajë të veprimit të Vullnetit të Tyre dhe lëvizin, egzistojnë e përshkohen prej mirësisë së tyre. [44]

Gjatë gjithë historisë, bindja e besimtarëve që Themeluesi i fesë së tyre zinte një vend të veçantë, ka ndikuar në zhvillimin e një spekullimi intensiv mbi natyrën e Manifestimit të Perëndisë. Përderisa një spekullim i tillë ka qenë i kufizuar me ashpërsi në çdo rast, nga fakti se mund të joshë vetëm aluzione të copëzuara dhe alegorike mbi subjektin në pak thënie të mirëfillta të Vetë Themeluesit, përpjekja për të kristalizuar opinionin në trajtën e dogmës fetare ka qenë më shumë përçarëse se sa një forcë bashkuese në histori. Me të vërtetë, pavarësisht nga energjia e pamasë e përkushtuar ndaj ndjekjeve teologjike ... ose ndoshta për shkak të saj ... sot ka ndryshime të thella ndërmjet Muslymanëve mbi rangun e saktë te Muhametit, Kristianëve që mbështeten tek Jezusi, si dhe ndërmjet Budistëve në lidhje me Themeluesin e fesë së tyre. Gjithçka është e qartë se, polemikat e krijuara nga këto dhe ndryshime të tjera, brenda një tradite të dhënë, kanë shkaktuar një dhimbje therëse po aq sa edhe ato që kërkojnë të ndajnë këtë traditë nga besimet e saj si motra.

Rëndësi të veçantë në kuptimin e mësimeve të Bahá'u'lláh-ut kanë thëniet e Tij mbi unitetin e feve, mbi rangun e Lajmëtarëve të njëpasnjëshëm  të Perëndisë, si dhe për funksionet e kryera nga ta në historinë shpirtërore të njerëzimit:

Manifestimet e Perëndisë kanë secili nga një rang dyfishtë. Njëri është rangu i abstraktimit të kulluar dhe i unitetit esencial. Në lidhje me këtë, nëqoftëse ju i quani të gjithë ata me një emër, dhe u jepni atyre të njëjtat atribute, ju nuk gaboheni në të vërtetën.

Rangu tjetër është ai i dallimit, i përkatësisë së botës së krijimit, dhe i kufizimeve që burojnë prej saj. Në lidhje me këtë, çdo Manifestim i Perëndisë ka një individualitet të veçantë, një mision të përcaktuar saktësisht, një zbulesë të paracaktuar, dhe kufizime të përcaktuara në veçanti. Secili prej tyre mban një emër të ndryshëm, është karakterizuar nga një atribut i veçantë, përmbush një mision të përcaktuar ...

Të parë në dritën e rangut të dytë ... ata manifestojnë një shërbim absolut, skamje dhe fshirje të plotë të vetvetes. Madje siç ka thënë Ai: "Unë jam shërbëtori i Perëndisë. Unë nuk jam gjë tjetër veçse një njeri si ju." ...

Kur seicili nga Manifestimet e Perëndisë shpall: "Unë jam Perëndia," Ai me të vërtetë, thotë të vërtetën,flet të vërtetën, dhe nuk ka vend për asnjë dyshim. Prandaj ... nëpërmjet Zbulesës së tyre, atributet dhe emrave të tyre, janë bërë manifest në botë Zbulesa e Perëndisë, emrat e Tij dhe atributet e Tij. .... Dhe kur seicili prej tyre shpall, "Unë jam Lajmëtari i Perëndisë," Ai gjithashtu thotë të vërtetën, të vërtetën e padyshimtë ... E parë në këtë dritë, ata të gjithë janë që të gjithë Lajmëtarë të atij Mbreti ideal, asaj Esence të pandryshueshme ... Dhe kur thonë se "Ne jemi Shërbëtorët e Perëndisë," ky është gjithashtu një shpallje dhe fakt i pakundërshtueshëm. Sepse ata janë shpallje në rangun më të lartë të shërbimit, shërbim të ngjashmin e të cilit asnjë njeri nuk ka mundësi ta arrijë ..... [45]

Kështu, çfarëdo qoftë shpallja e tyre, nëse i përket mbretërisë së Hyjnisë, të Zotit, të Profetit, të Lajmëtarit, të Ruajtësit, të Apostullit, apo të asaj të Shërbimit, gjithçka është e vërtetë, përtej çdo hije dyshimi. Prandaj këto thënie... duhet të konsiderohen me kujdes, në mënyrë që shpalljet divergjente të Manifestimeve të të Padukshmit dhe të Burimeve së Shenjtërisë të mos trazojnë shpirtin dhe të mos turbullojnë mendjen. [46]


Një Qytetërim në përparim të vazhdueshëm ...

Në këto paragrafe përfshihet një perspektivë e cila përfaqëson tiparet më sfiduese të ekspozimit që Bahá'u'lláh i bën funksionit të Manifestimit të Perëndisë. Zbulesa Hyjnore, thotë Ai, është forca lëvizëse e qytetërimit. Kur ndodh, efekti i saj transformues në mendjet dhe shpirtërat e atyre që i përgjigjen, riprodhohet në shoqërinë e re që formon me ngadalë konturet e saj rreth përvojës së tyre. Një qendër e re besnikërie shfaqet, e cila mund të fitojë përkushtimin e njerëzve të një game më të gjerë kulturore; muzika dhe artet përqafojnë simbole që ndërmjetësojnë frymëzime shumë më të pasura dhe më të pjekura; një ripërcaktim radikal i koncepteve ndaj së drejtës dhe të gabuarës bën të mundur formulimin e kodeve të rinj të ligjit civil; institucione të reja krijohen për t'i dhënë shprehje impulseve të përgjegjësisë morale të cilat më parë qenë injoruar ose të panjohura: "Ishte Ai në botë dhe bota u krijua prej Tij" [47] Ndërsa kultura e re evoluon në një qytetërim, ajo asimilon arritje dhe zbulesa të epokave të shkuara në një grumbull permutacionesh të porsakrijuara. Veçoritë e kulturave të së kaluarës të cilat nuk mund të trupëzohen, atrofizohen ose thithen nga elementët margjinalë në mes të popullatës. Fjala e Perëndisë krijon mundësi të re si brënda ndërgjegjes së individit, ashtu edhe marrëdhënieve njerëzore.

Çdo fjalë që buron nga goja e Perëndisë është e pajisur me një forcë të tillë, që mund të mbjellë në mënyrë graduale një jetë të re tek çdo qënie njerëzore... Të gjitha veprat madhështore që ju shikoni në këtë botë, janë manifestuar nëpërmjet Vullnetit të Tij suprem dhe qiellor, mrekullive dhe Qëllimit të Tij të paepur... Kjo fjalë e ndritur, nuk shpallet më shpejt se energjitë e saj të gjalla, që vlojnë përbrenda të gjitha krijesave, e lindin mjete dhe instrumenta, nëpërmjet të cilave mund të krijohet dhe përsoset një art i tillë... Në ditët që do të vinë, ju do të përjetoni me të vërtetë gjëra të cilat nuk i keni dëgjuar kurrë më parë... Çdo shkronjë që buron nga goja e Perëndisë, është me të vërtetë një shkronjë e dashur, dhe çdo fjalë e shpallur nga Ai, i Cili është Burimi i Zbulesës Hyjnore, është një fjalë nënë... [48]

Njëpasnjëshmëria e Zbulesave Hyjnore, që Bahá'u'lláh shpall, është "një proçes që nuk ka pasur fillim dhe që nuk do të ketë mbarim." [49] Megjithëse misioni i çdo Manifestimi është i kufizuar në kohë dhe në fuksionet që kryen, ai është një pjesë përbërëse e zhvillimit të vazhdueshëm dhe progresiv të forcës dhe vullnetit të Perëndisë:

Analizoni me një sy të mprehtë dhe depërtues vargun e Zbulesave të njëpasnjëshme që ka lidhur Manifestimin e Adamit me atë të Báb-it. Unë dëshmoj para Perëndisë, që secili prej këtyre Manifestimeve që është dërguar poshtë nëpërmjet veprimit të Qëllimit dhe Vullnetit Hyjnor, ka mbartur një Mesazh specifik, dhe secili prej tyre është shoqëruar me një Libër të zbulesës hyjnore ... Masa e Zbulesës me të cilën seicili njeri prej tyre është identifikuar, ka qenë paracaktuar... [50]

Më në fund, kur një qytetërim që në përparim të vazhdueshëm i shteron burimet e tij shpirtërorë, një proçes shpërbërës fillon të veprojë, siç ndodh me çdo fenomen tjetër. Duke iu kthyer përsëri analogjive të ofruara nga natyra, Bahá'u'lláh e krahason këtë vakum të ndërmjetëm në zhvillimin e qytetërimit me shpërthimin e dimrit. Vitaliteti moral pëson rënie, sikurse edhe kohezioni shoqëror. Sfidat të cilat në një epokë më të hershme do të kapërceheshin, ose që do të ishin kthyer në mundësira për eksoplorim dhe arritje, kthehen në barriera të pakapërcyeshme. Feja e humbet lidhjen, eksperimentimi bëhet gjithmonë e më tepër i copëzuar, dhe ndarja shoqërore thellohet më tej. Pasiguria rreth qëllimit dhe vlerave të jetës, prodhon shqetësim dhe konfuzion. Duke folur rreth kësaj gjendje në epokën tonë Bahá'u'lláh thotë:

Ne mund fare mirë të perceptojmë se si mbarë raca njerëzore është rrethuar nga mjerime të paparashikuara. Ne e shohim atë duke u dergjur në shtratin e sëmundjes me zemër të lënduar dhe të zhgënjyer. Ata të cilët janë të helmuar nga vetkënaqësia, e kanë vënë vetveten ndërmjet saj dhe Mjekut Hyjnor të pagabueshëm. Shikoni se si e kanë ngatërruar ata mbarë njerëzimin, duke përfshirë edhe vetveten, në rjetën e mekanizmave të tyre. Ata as nuk mund të zbulojnë shkakun e sëmundjes dhe as nuk kanë ndonjë njohuri për ta shëruar atë. Ata e kanë konceptuar të drejtin si të shtrembër, dhe e kanë përfytyruar mikun e tyre një armik. [51]

Kur secili impuls Hyjnor përmbush vetveten, proçeset rikthehen. Një Manifestim i ri i Perëndisë shfaqet me një masë më të plotë të frymëzimit Hyjnor për stadin e ardhshëm të zgjimit dhe qytetërimit të njerëzimit:

Vlerësojeni orën në të cilën Manifestimi suprem i Perëndisë e zbulon Vetveten tek njerëzit. Përderisa të vijë Qënia e Lashtë, I Cili është ende i panjohur për njerëzit dhe nuk e ka dhënë ende shpalljen e Fjalës së Perëndisë, është Ai Vetë i Gjithë-Dituri në një botë pa asnjë njeri që e ka njohur Atë. Ai është me të vërtetë Krijuesi pa një krijim ... Kjo është me të vërtetë Dita për të cilën ka qenë shkruar: "E kujt do të jetë Mbretëria në këtë Ditë?" Dhe asnjë nuk mund gjesh të gatshëm për t'u përgjigjur! [52]

Derisa një pjesë e njerëzimit fillon t'i përgjigjet Zbulesës së re, dhe një paradigmë e re shoqërore dhe shpirtërore nis të marrë formë, njerëzit mbahen gjallë shpirtërisht dhe moralisht në gjurmët e dhuntive të mëparëshme Hyjnore. Detyrat rutinore të shoqërisë mund të kryhen ose jo, por rrënjët e besimit, pa të cilat asnjë shoqëri nuk mund të rezistojë kanë shteruar. Në "fund të epokës," në "fundin e botës," mendja shpirtërore fillon të kthehet përsëri në burimin Krijues. Sado të ngathta dhe trazuese të jenë proçeset, sado të pahijshme ose të pafata të konsiderohen disa prej mundësive, një kërkim i tillë është një përgjigje instiktive ndaj vetëdijes që një hendek tepër i madh është hapur në jetën e njerëzimit. [53] Ndikimet e Zbulesës së re, thotë Bahá'u'lláh, janë universale dhe të pakufizuara në jetën dhe mësimet e Manifestimit të Perëndisë, i Cili është pika qëndrore e Zbulesës. Megjithëse jo të kuptueshme, këto ndikime përshkojnë gjithnjë e më shumë marrëdhëniet njerëzore, duke zbuluar kontradiktat në shoqëri, dhe intensifikojnë kërkimin e të kuptuarit.

Njëpasnjëshmëria e Manifestimeve është një dimension i pandashëm i egzistencës, shpall Bahá'u'lláh, dhe do të vazhdojë gjatë gjithë jetës në botë: "Perëndia ka dërguar poshtë Lajmëtarët e Tij në vazhdimësi pas Moisiut e Jezusit, dhe Ai do të vazhdojë të veprojë kështu gjer në 'fundin që nuk ka fund'" [54]


Dita e Perëndisë

Cila është për Bahá'u'lláh-un synimi i evolucionit të ndërgjegjes njerëzore? Në persperktivën e përjetësisë, qëllimi i tij është që Perëndia të shohë, gjithnjë e më qartë, reflektimin e përsosmërive të Tij në pasqyrën e krijimit të Tij dhe që, me fjalët e Bahá'u'lláh-ut:

...çdo njeri mund të dëshmojë vetë, brenda vetes së tij, rangun e Manifestimit të Zotit të tij, se me të vërtetë nuk ka Perëndi tjetër përveç Atij, e prandaj çdo njeri nëpërmjet kësaj mund të gjejë rrugën e tij për të mbrritur në majën e realitetit, derisa secili të shohë vetëm Perëndinë dhe asgjë tjetër. [55]

Në kuadrin e historisë së qytetërimit, objektivi i trashëgimisë së Manifestimeve hyjnore, ka qenë përgatitja e ndërgjegjes njerëzore për unifikimin e racës si një varietet i vetëm, si një organizëm i vetëm i aftë për të marrë përsipër përgjegjësinë e të ardhmes së tij: "Ai i Cili është Zoti Tuaj, i Plot-Mëshirëshmi," thotë Bahá'u'lláh, "ushqen në zemrën e Tij dëshirën për ta parë mbarë racën njerëzore si një shpirt dhe trup të vetëm." [56] Kur njerëzimi të ketë pranuar njehsishmërinë e tij organike, vetëm atëherë ai mund të ballafaqohet me sfidat e menjëherëshme, duke lënë mënjanë ato që vijnë më pas: "Mirëqënia e njerëzimit," thekson Bahá'u'lláh, "paqja dhe siguria e tij, janë të paarritshme përderisa dhe deri kur uniteti i tij të jetë vendosur në mënyrë të qëndrueshme." [57] Vetëm një shoqëri globale e unifikuar mund t'u sigurojë fëmijëve të saj një ndjenjë të brëndshme sigurie, e cila përshkruhet në njërën nga lutjet e Bahá'u'lláh-ut drejtuar Perëndisë: "Çfarëdo detyre që Ju u keni ngarkuar shërbëtorëve të Tu për të ngritur lart madhështinë dhe lavdinë Tuaj, nuk është gjë tjetër veçse një shenjë e mirësisë Tuaj që ata të kenë mundësinë të arijnë në stacionin e qenies së tyre të brendshme, stacionin e njohjes së vetvetes." [58] Në mënyrë paradoksale, vetëm duke arritur unitetin e vërtetë, njerëzimi mund të kultivojë dallueshmërinë dhe individualitetin e tij. Ky është qëllimi të cilint i kanë shërbyer të gjithë Manifestimet e Perëndisë që njihen historikisht, Dita e "një kopeje dhe e një bariu të vetëm." [59] Arritja e tij, thotë Bahá'u'llah, është stadi i qytetërimit në të cilin është duke hyrë raca njerëzore.

Një nga analogjitë më sugjestive, e cila gjendet jo vetëm në shkrimet e Bahá'u'lláh-ut por edhe në ato të Báb-it përpara Tij, është krahasimi ndërmjet evolucionit të racës njerëzore dhe jetës së qenies njerëzore individuale. Gjatë zhvillimit të tij njerëzimi ka kaluar përmes stadesh, të cilat të kujtojnë periudhat e foshnjërisë, fëmijërisë, dhe adoleshencës deri në arritjen e pjekurisë së pjestarëve të tij individualë. Ne tani po përjetojmë fillimet e pjekurisë tonë kolektive, të pajisur me kapacitete dhe mundësi të reja, për të cilat ne ende kemi një vetëdije të turbullt. [60]

Përballë këtij sfondi, nuk është e vështirë të kuptosh përparësinë që i jepet parimit të unitetit në mësimet e Bah'u'llah-ut. Njësueshmëria e njerëzimit është lejtmotivi i epokës që po hapet tani, një standard me të cilin duhet të provohen të gjitha propozimet për të mirën e njerëzimit. Prandaj Bahá'u'lláh thotë se ka vetëm një racë njerëzore; nocionet e trashëguara që një grup i veçantë racial ose etnik është në një farë mënyre superior ndaj pjesës tjetër të njerëzimit, janë të pathemelta. Në mënyrë të ngjashme, përderisa të gjithë Lajmëtarët e Perëndisë kanë shërbyer si të dërguarit e një Vullneti Hyjnor të vetëm, zbulesat e tyre janë trashëgimia kolektive e mbarë racës njerëzore. Çdo person në tokë është një trashëgimtar i ligjshëm i tërësisë së traditës shpirtërore. Këmbëngulja në paragjykimet e çfarëdo lloji qofshin, është e dëmshme për interesat e shoqërisë dhe një dhunim i Vullnetit të Perëndisë për epokën tonë:

O njerëz që luftoni kundër njëri-tjetrit dhe që jeni pjestarë të familjes së tokës! Ktheni fytyrat nga uniteti, dhe lereni rrezen e dritës së tij të ndriçojë tek ju. Bashkohuni, dhe për hir të Perëndisë ç'rrënjosni burimin e grindjes mes jush, çfardo qoftë ai... Nuk mund të ketë asnjë dyshim se njerëzit në botë,të çfarëdo race apo feje, e marrin frymëzimin nga një Burim qiellor, dhe janë subjekte të një Perëndie. Ndryshimet ndërmjet urdhërave të cilët ata u përmbahen, duhet t'u atribohen kërkesave të ndryshme dhe nevojave të epokës në të cilat ato janë shpallur. Të gjithë ata, duke përjashtuar disa prej tyre të cilët janë pjellë e njerëzimit të korruptuar, u urdhëruan nga Perëndia, dhe janë një pasqyrim i Vullnetit dhe Qëllimit të Tij. Ngrihuni dhe armatosuni me forcën e besimit, shkatërroni perënditë e përfytyrimeve të tuaja të kota, mbjellësit e grindjeve tuaja... [61]

Tema e unitetit i përshkon tej për tej shkrimet e Bahá'u'lláh-ut: "Çadra e unitetit është ngritur; mos e konsideroni njëri-tjetrin si të huaj." [62] "Bashkohuni me pasuesit e të gjitha feve të tjera nën frymën e shpirtit, miqësisë dhe të dashurisë." [63] "Ju jeni frute të një peme dhe gjethe të një dege." [64]

Proçesi i pjekurisë së njerëzimit, ka ndodhur brenda evolucionit të organizimit shoqëror. Duke filluar nga bashkësia e familjes dhe degët e saj të shumëllojshme, raca njerëzore ka zhvilluar në shkallë të ndryshme suksesi, shoqëri të bazuara në klane, fise, qytet-shtete, dhe më së fundi në kombe. Në këtë zgjerim progresiv dhe kompleksitet të mjedisit shoqëror, potenciali njerëzor ka gjetur nxitjen, si edhe qëllimin për zhvillim. Ky zhvillim si shpërblim ka shkaktuar modifikime gjithnjë e më shumë të reja në strukturën shoqërore. Prandaj pjekuria e njerëzimit duhet të sjellë në mënyrë të patjetërsueshme një transformim të tërësishëm të rendit shoqëror, të atillë, që të jetë i aftë të përqafojë krejt ndryshueshmërinë e racave dhe të përfitojë nga i tërë spektri i talenteve dhe i mprehtësive, të cilat janë përpunuar si rezultat i një eksperience kulturore mijëra vjeçare:

Kjo është Dita, në të cilën dhuratat më të shkëlqyera të Perëndisë janë derdhur mbi njerëzit, Dita në të cilën mirësia e Tij më e fuqishme është derdhur brenda të gjitha krijesave. Eshtë detyrë e mbarë popujve të botës të pajtohen duke pranuar ndryshimet e tyre dhe me një unitet paqe të përsosur të banojnë poshtë hijes së Pemës së kujdesit dhe dashurisë e përzemërsisë së Tij.... Së shpejti rendi i sotëm do të paloset, dhe në vend të tij do të shpaloset një rend i ri. Me të vërtetë, Zoti juaj flet të vërtetën, dhe është Njohësi i gjërave të padukshme. [65]

Instrumenti kryesor për transformimin e shoqërisë dhe arritjes së unitetit botëror, thotë Bahá'u'lláh, është vendosja e drejtësisë në marrëdhëniet e njerëzimit. Ky subjekt zë një vend qëndror në mësimet e Tij:

Drita e njerëzve është Drejtësia. Mos e shuani atë me erërat e kundërta të shtypjes dhe të tiranisë. Qëllimi i drejtësisë është shfaqja e unitetit mes njerëzve. Oqeani i mençurisë hyjnore gufon brenda kësaj fjale të lartësuar, ndërsa librat e botës nuk mund ta përmbajnë kuptimin e saj të brendshëm... [66]

Në shkrimet e Tij të fundit, Bahá'u'lláh, shpreh qartë ndërlikimet e këtij parimi për moshën e pjekurisë njerëzore. "Gratë dhe burrat kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë të barabartë në syrin e Perëndisë," [67] shpall Ai, dhe përparimi i qytetërimit kërkon që shoqëria t'i organizojë në këtë mënyrë marrëdhëniet e saj, duke i dhënë një shprehje të plotë këtij fakti. Pasuritë e tokës janë pronë e mbarë njerëzimit, dhe jo e disa njerëzve të veçantë. Kontribute të ndryshëm ndaj mirëqënies ekonomike të përbashkët, meritojnë dhe duhet të marrin masa të ndryshme shpërblimi dhe mirënjohje, por ekstremet e pasurisë dhe varfërisë të cilat kanë prekur mjaft kombe në tokë, pavarësisht nga filozofitë shoqërore-ekonomike që ato shprehin, duhet të zhduken.


Shpalljet Mbretërve

Shkrimet të cilat janë cituar në paragrafët e sipërpërmendura, në pjesën më të madhe të tyre u zbuluan në kushtet e një përndjekje të ripërtrirë. Menjëherë mbas mbërritjes së të dëbuarve në Konstandinopoli, u bë e qartë se nderimet e shfaqura mbi Bahá'u'lláh-un gjatë udhëtimit të Tij nga Bagdati, përfaqësonin vetëm një periudhë të shkurtër ndërmjetëse. Vendimi i autoriteteve osmane për të zhvendosur udhëheqësin "Bábí" dhe shokët e Tij në kryeqytetin e perandorisë dhe jo në disa provinca të largëta, e thelloi alarmin mes përfaqësuesve të qeverisë Persiane. [68] Duke pasur frikë se zhvillimet në Bagdat do të përsëriteshin, dhe mund të tërhiqnin kësaj here jo vetëm simpatinë por ndofta edhe besnikërinë e figurave me influencë në qeverinë turke, ambasadori Persian kërkoi me ngulm shpërnguljen e të dëbuarve në zona më të largëta të perandorisë. Argumentimi i tij ishte se përhapja e një mesazhi të ri fetar në kryeqytet, mund të rezultonte me pasoja në politikë dhe në fe.

Që në fillim qeveria osmane i rezistoi me forcë. Kryeministri, 'Alí Páshá, u kishte shfaqur diplomatëve Perëndimorë besimin e tij se Bahá'u'lláh ishte "një njeri i rrallë, një udhëheqës shembullor, me një butësi të madhërishme, dhe figura më dinjitoze." Mësimet e Tij, sipas opinionit të ministrit, e meritonin atë vlerësim të madh, për shkak se i kundërviheshin armiqësisë fetare, e cila kishte sjellë përçarje te çifutët, kristianët, dhe subjektet myslymane të perandorisë. [69]

Gradualisht, u zhvillua një masë dyshimi dhe zemërimi. Në kryeqytetin osman, fuqia politike dhe ekonomike ishte në duart e funksionarëve të gjyqit, të cilët me disa përjashtime, ishin njerëz me kompetenca të vogla, sa për të mos thënë fare. Korrupsioni ishte vaji, me të cilin funksiononte makina shtetërore, dhe kryeqyteti ishte magneti që tërhiqte turmat e njerëzve nga të gjitha pjesët e perandorisë, për të kërkuar përkrahje. Pritej që çdo figurë e shquar nga një vend tjetër, ose prej ndonjërit nga territoret që i paguanin haraç perandorisë, do të bashkohej menjëherë mbas mbërritjes së tij në Konstandinopoli, me mizërinë e njerëzve që kërkonin mbrotje në dhomat e pritjes të pashallarëve dhe ministrave të gjyqit perandorak. Askush nuk kishte një famë më të keqe se sa grupet konkurues të të dëbuarve politikë persianë, të cilët qenë të njohur për dinakërinë e tyre dhe si të pa skrupull.

Si për hidhërim të miqve, të cilët e shtynin Atë që të shfrytëzonte armiqësinë e krijuar ndaj qeverisë persiane, dhe simpatinë që kishin krijuar vuajtjet e Tij, Bahá'u'lláh e bëri të qartë se Ai nuk kishte ndërmend të bënte asnjë kërkesë. Edhe pse disa ministra të qeverisë i bënë thirrje të shkonte në vendbanimin që i ishte caktuar, përsëri Ai nuk përfitoi nga rasti për këto oferta. Ai tha se kishte ardhur në Konstandinopoli si mik i ftuar nga Sulltani, dhe se interesi i Tij shtrihej në aspekte morale dhe shpirtërore.

Shumë vite më vonë, ambasadori persian Mírzá Husayn Khán, duke u menduar rreth shërbimit të tij në kryeqytetin osman, dhe duke shprehur pakënaqësi rreth dëmit që lakmia dhe pabesia e patriotëve të tij i kishin shkaktuar emrit të Persisë në Konstandinopoli, tregoi një nderim të rallë ndaj shembullit që figura e Bahá'u'lláh-ut kishte vendosur. [70] Sidoqoftë, në këtë kohë ai dhe kolegët e tij shfrytëzuan situatat e krijuara për ta paraqitur atë si një tentativë të zgjuar nga ana e të mërguarve, për të mbuluar të fshehtat e komplotit kundër sigurimit publik dhe fesë së shtetit. Nën trysninë e këtyre ndikimeve, autoritet osmane më në fund morrën vendim për të transferuar Bahá'u'lláh-un dhe familjen e Tij në qytetin provincial të Adrianopolit. Shpërngulja u bë me nxitim në mes të një dimri jashtëzakonisht të ashpër. Të strehuar në ndërtesa të papërshtatëshme, me mungesa në veshje dhe në nevoja të tjera, të dëbuarit përballuan një vit vuajtjesh të mëdha. Ishte e qartë, që edhe pse ata nuk ishin ngarkuar me asnjë krim, dhe duke mos iu dhënë asnjë mundësi për të mbrojtur veten, ata u shpallën në mënyrë arbitrare të burgosur të shtetit.

Për nga pikpamja e historisë së fesë, dënimet e njëpasnjëshëm të Bahá'u'lláh-ut në Konstandinopojë dhe Adrianopoli, kanë një simbolizëm të spikatur. Për herë të parë, një Manifestim i Perëndisë, Themeluesi i një sistemi fetar të pavarur i cili sëshpejti do të përhapej në mbarë planetin, e kishte kapërcyer ngushticën ujore që ndante Azinë nga Evropa, dhe kishte shkelur në "Perëndim." Të gjitha fetë e tjera të mëdha, ishin shfaqur në Azi dhe shërbimet e Themeluesve të tyre ishin kufizuar në atë kontinent. Duke iu referuar faktit që shfaqjet e mëparëshme, dhe në veçanti e Abrahamit, Krishtit e Muhametit, kanë dhënë ndikimet e tyre më të rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimit, gjatë kursit të shtrirjes së tyre në drejtimin perëndimor, Bahá'u'lláh parashikoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në këtë epokë të re, por në një shkallë tepër të gjërë: "Në Lindje Drita e Zbulesës së Tij ka shpërthyer; në Perëndim janë shfaqur shenjat e sundimit të Tij. Peshojeni këtë në zemrat tuaja, O popull..." [71]

Andaj nuk është çudi që Bahá'u'lláh zgjodhi këtë çast për të publikuar këtë mision, i cili kishte bërë për vete me ngadalë aleancën e pasuesve të Bábit përmes Lindjes së Mesme. Shpallja e tij u bë në formën e një serie deklaratash, të cilat janë ndër dokumentat më të shquar në historinë e fesë. Në to, Manifestimi i Perëndisë u drejtohet "Mbretërve dhe Sundimtarëve të botës," duke iu shpallur agimin e Ditës së Perëndisë, duke aluduar për ndryshimet ende jobindëse, të cilat po grumbulloheshin në mënyrë dinamike në mbarë botën, dhe duke u bërë thirrje si kujdestarë të Perëndisë që qëniet njerëzore të ngrihen e t'i shërbejnë proçesit për bashkimin e racës njerëzore. Për shkak të nderimit që iu bëhej nga masa e bartësve të tyre, si dhe për shkak të natyrës absolute të sundimit që shumica e tyre ushtronte, ishte në fuqinë e tyre, Bahá'u'lláhu deklaronte, që të kontribonin në realizimin e asaj që Ai quante: "Paqja Më e Madhe", një rend botëror të karakterizuar nga uniteti dhe të frymëzuar nga drejtësia Hyjnore.

Me mjaft vështirësi, lexuesi modern mund të parafytyrojë botën morale dhe intelektuale, në të cilën jetonin këta monarkë një shekull më parë. Nga biografitë dhe korrespondenca e tyre private, duket qartë se, me pak përjashtime,  ata ishin të përkushtuar, duke zënë një vënd udhëheqës në jetën shpirtërore të kombeve të tyre, shpesh si kryetarë shtetesh fetarë, dhe të bindur për të vërtetat e pagabueshme të Biblës ose Kuranit. Fuqia që shumë prej tyre ushtruan, ata ua atribuan dretpësëdrejti autoritetit hyjnor të vargjeve të të njëjtave Shkrime, një autoritet rreth së cilit ata ishin lidhur fuqimisht. Ata ishin të përvuajturit e Perëndisë. Profecitë e "Ditëve të Mëvonëshme" dhe "Mbretërisë së Perëndisë," nuk qenë për ata mit apo alegori, por siguri në të cilat mbështetej i tërë rendi moral, dhe prej ku ata vetë do të thirreshin nga Perëndia për të dhënë llogari për shërbimin e tyre.

Letrat e Bahá'u'lláh-ut, i drejtoheshin kësaj bote mendore:

O Mbretër të tokës! Ai, i Cili është Zoti sovran, ka ardhur. Mbretëria është e Perëndisë, Mbrojtësit të plotfuqishëm, Vetëmbajtësit..... Kjo është një Zbulesë, me të cilën çfarëdo që ju zotëroni nuk mund të krahasohet, sikur te mundni ju ta njihni atë.

Kini kujdes se mos krenaria ju pengon për të njohur Burimin e Zbulesës, se mos gjërat e kësaj bote ju mbyllin sytë si me një vello për të parë Atë i Cili është Krijuesi i qiellit.... Betohuni për drejtësinë e Perëndisë! Nuk është dëshira e Jonë të shtrijmë duart në mbretëritë tuaja. Misioni Ynë është të pushtojmë dhe të zotërojmë zemrat e njerëzve.... [72]

Dijeni mirë se të varfërit janë të besuarit e Zotit ndërmjet jush.
Ruhuni se mos tradhëtoni të besuarit e Tij, që të mos veproni padrejtësisht  me ata, dhe të mos ecni në rrugën e pabesisë. Ju me siguri do të thirreni për t'ju përgjigjur besimit të Tij, në ditën kur Peshorja e Drejtësisë të jetë vendosur, dita kur secili do t'i jepet ajo që i takon, kur bëmat e të gjithë njerëzve, qofshin ata të varfër ose të pasur, do të peshohen.

Shqyrtojeni Kauzën Tonë, hetoni ato që na kanë ndodhur Ne, gjykoni me drejtësi ndërmjet Nesh dhe armiqve Tanë, dhe të jeni ndërmjet atyre që sillen me paanësi ndaj fqinjit të tyre. Nëqoftëse nuk i bëni ballë dorës së shtypësit, nëqoftëse dështoni në mbrojtjen e të drejtave të të shtypurit, e çfarë të drejte keni ju atëherë të mburrni veten tuaj mes njerëzve? [73]

Nëqoftëse nuk i kushtoni vëmendje këshillave të cilat..... Ne i kemi zbuluar në këtë Tabelë, ndëshkimi Hyjnor do t'ju sulmojë nga të katër anët, dhe gjykimi i drejtësisë së Tij do të shpallet kundër jush. Në atë ditë, ju nuk do të kini fuqi për t'i rezistuar Atij, dhe do të pranoni pafuqishmërinë tuaj.... [74]

Vizioni i "Paqes Më të Madhe" nuk ngjalli asnjë reagim në sunduesit e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Rritja e nacionalizmit dhe e ekspansionit imperial, rekrutoi jo vetëm mbretër por edhe parlamentarë, akademikë, artistë, gazeta, dhe institucione fetare si propagandistë të etur të triumfalizmit Perëndimor. Propozimet për ndryshime shoqërore, megjithëse të painteresuara dhe idealiste, u bënë shpejt robër të një morie ideollogjish të reja që lindën si rezultat i krijimit në rritje të një materializmi dogmatik. Në Lindje, bota islamike, e hipnotizuar nga shpalljet e veta për të paraqitur gjithçka që njerëzimi duhej të mësonte për Perëndinë dhe të vërtetën, u zhyt në mënyrë të vazhdueshme thellë e më thellë në injorancë, letargji, dhe në një armiqësi të zymtë, tek një racë njerëzore, që nuk arriti ta njohë këtë epërsi shpirtërore.


Mbërritja në Tokën e Shenjtë

Duke patur parasysh ngjarjet që kishin ndodhur më parë në Bagdat, duket si e habitëshme që autoritet otomane nuk e parashikuan se ç'do të ndodhte me vendosjen e Bahá'u'lláh-ut në një kryeqytet të madh të një province tjetër. Brenda një viti pas mbërritjes së Tij në Adrianopoli, i burgosuri i tyre së pari kishte ngjallur interes dhe më pas një admirim të zjarrtë nëpër figurat e shquara e në jetën intelektuale dhe administrative të krahinës. Si për inat të përfaqësuesve konsullorë Persianë, dy nga admiruesit më të përkushtuar ishin Khurshid Pasha, Guvernatori i provincës, dhe Shaykhu'l-Islam, funksionar i lartë fetar. Në sytë e mikpritësve të Tij dhe të publikut në përgjithësi, i mërguari ishte një filozof i moralit e një shenjt, vlefshmëria e mësimeve të të cilit reflektohej jo vetëm në shembullin e jetës së Tij, por edhe në ndryshimet që ato shkaktonin tek turmat e pelegrinëve Persianë, që vërshuan në këtë qëndër të largët të Perandorisë Otomane për ta vizituar Atë. [75]

Këto zhvillime të paparashikuara, e bindën ambasadorin Persian dhe kolegët e tij, se ishte vetëm një çështje kohe kur lëvizja Bahá'í, e cila po përhapej në mënyrë të pandërprerë në Persi, të themelohej dhe të kishte një ndikim të thellë në perandorinë fqinjë dhe rivale të Persisë. Përmes kësaj periudhe të historisë perandoria e copëtuar otomane luftonte kundër sulmeve të befasishëm dhe të vazhdueshëm të Rusisë cariste, kryengritjeve të popujve të nënshtruar, dhe përpjekjeve këmbëngulëse të të ashtuquajturave qeveri simpatike të Britanisë dhe Austrisë, të cilat kërkonin të aneksonin disa territore turke për t'ia bashkangjitur ato perandorive të tyre. Këto kushte politike të pastabilizuara në provincat europiane të Turqisë, ofruan argumente të rinj dhe urgjent, në mbështetje të kërkesës së ambasadorit për t'i dërguar të mërguarit në një koloni të largët, ku Bahá'u'lláh të mos kishte më kontakte me qarqet me influencë, qofshin ato turke ose perëndimore.

Kur ministri i jashtëm turk, Fu'ad Pasha, u kthye nga një vizitë që bëri në Adrianopoli, dha disa raporte tronditëse rreth popullaritetit që gëzonte Bahá'u'lláh-u në mbarë provincën, të cilat vërtetuan propozimet e paraqitura nga ambasada Persiane. Në këtë klimë opinioni, qeveria vendosi menjëherë të marrë masa të rrepta për të kufizuar aktivitetin e mikut të saj. Pa bërë as më të voglin paralajmërim, shtëpia e Bahá'u'lláh-ut u rrethua nga ushtarë, dhe të mërguarve iu dha urdhër që të përgatiteshin për t'u nisur në një vënd të panjohur.

Vendi i zgjedhur për këtë syrgjynosje përfundimtare ishte një qytet - kështjellë i zymtë në Akka, në brigjet e Vendit të Shenjtë. I njohur në mbarë perandorinë për klimën e keqe dhe mbizotërimin e shumë sëmundjeve, Akka, ishte një koloni dënimi që përdorej nga shteti osman për të burgosur kriminelët e rrezikshëm, të cilët nuk i rezistonin gjatë burgosjes në ato kushte, dhe kështu vdisnin. Në gusht të vitit 1868, Bahá'u'lláh dhe pjestarët e familjes së Tij, sëbashku me një grup pasuesish, të cilët qenë dëbuar gjithashtu, do të përjetonin dy vjet vuajtjesh dhe abuzimi brenda fortesës, dhe më pas do të mbaheshin në arrest shtëpie në një banesë aty afër që i përkiste një tregëtari vëndas. Për një kohë të gjatë, të mërguarit   evitoheshin nga vëndasit supersticiozë, të cilët ishin paralajmëruar në mbledhje publike se janë kundër "Perëndisë së Persianëve," duke e karakterizuar me përbuzje si armik të rendit publik dhe si burim të mëkateve dhe të ideve imorale dhe sharëse të Perëndisë. Disa nga pjestarët e grupit të vogël të të mërguarve vdiqën për shkak të privimit dhe kushteve në të cilat ata jetonin. [76]

Në retrospektivë, duket si ironia më e mprehtë që zgjedhja e Tokës së Shenjtë si vënd ku Bahá'u'lláh u detyrua të jetojë, të kenë qenë rezultat i trysnisë së klerikalëve e civilëve, qëllimi i të cilëve ishte të shkatërronin ndikimin e Tij fetar. Palestina, e nderuar nga tre fe të mëdha monoteiste, si një pikë ku botët e Perëndisë dhe të njeriut ndërthureshin, ishte atëherë, ashtu siç kishte qenë për mijëra vjet, një vend i veçantë për shpresat njerëzore. Vetëm pak javë më parë Bahá'u'lláh-ut, udhëheqësit e lëvizjes së Tempullarëve Protestant Gjerman, lundruan nga Europa për të ngritur në rrëzë të Malit Karmelo një koloni që do të mirëpriste Krishtin, ardhja e të cilit për ata ishte e pashmangshme. Mbi trarët e disa shtëpive të vogla që ata ndërtuan përballë gjirit ku Bahá'u'lláh qe burgosur në 'Akká, ende edhe sot e kësaj dite mund të shihen mbishkrime të gdhendura që thonë: "Der Herr ist nahe" ("Zoti është pranë"). [77]

Në Akka, Bahá'u'lláh vazhdoi t'u diktojë një sërë letrash sundimtarëve të veçantë, gjë që e kish filluar qysh në Adrianopoli. Disa prej tyre përmbajnë paralajmërime për gjykimin e Perëndisë mbi pakujdesinë dhe keq-qeverisjen, paralajmërime që përmbushja dramatike e të cilave shkaktoi një debat të dendur publik në mbarë Lindjen e Afërme. Nuk kishin kaluar ende as dy muaj që të dëbuarit arritën në qytetin-burg, kur për shëmbull Fu'ad Pasha, ministri i jashtëm turk shtrembërimet e të cilit kishin mbështetur dënimin e tyre, u shkarkua në mënyrë të papritur nga posti i tij dhe vdiq në Francë nga një krizë zemre. Ngjarja ishte shënuar nga një shpallje e cila parashikonte shkarkimin e kolegut të tij, Kryeministrit Ali Pasha, përmbysjen dhe vdekjen e Sulltanit si dhe humbjen e territoreve turke në Evropë, dhe një seri fatkeqësish që ndoqën njëra-tjetrën. [78]

Një letër drejtuar Perandorit Napoleon të Tretë paralajmëronte se për shkak të pasinqeritetit të tij dhe keqpërdorimit të fuqisë së tij: "...mbretëria tënde do të bjerë në konfuzion dhe perandoria do të të rrëshqasë nga duart, si një dënim për atë që ju keni gatuar vetë me duart tuaja....A krenohesh më me madhështinë tënde? Për Jetës Time! Kjo nuk do të rezistojë..." [79] Për Luftën shaktërronjëse Franko-Prusiane dhe përmbysjen e Napoleonit të Tretë, e cila ndodhi në më pak se një vit pas kësaj shpalljeje, Alistair Horne, një studiues bashkëkohor i historisë politike franceze të shekullit XIX-të, ka shkruar:

Historia ndoshta nuk njeh rast më alarmues se atë që grekët e quajnë peripateia, rënia e tmerrshme nga lartësitë e një krenarie të plotë. Me siguri asnjë komb në kohërat moderne, kaq i mbushur me madhështi dhe begati në arritjet materiale, nuk ka qënë kurrë nën një përbuzje më të keqe, të shkaktuar brenda një kohe kaq të shkurtër. [80]

Vetëm pak muaj përpara një serie ngjarjesh të papritura që ndodhën në Evropë, dhe çuan në invadimin e shteteve nën sundimin e Papës dhe aneksimin e Romës nga forcat e Mbretërisë së re të Italisë, u bë një shpallje që i drejtohej Papa Piut IX, e cila detyronte Pontefin: "Braktise mbretërinë tënde, dhe lëshoja atë mbretërve, dil nga vendbanimi yt me fytyrën të drejtuar nga Mbretëria...Të jesh ashtu siç ka qenë Zoti yt....Me të vërtetë, dita e të korrurave ka ardhur, dhe të gjitha gjërat janë shkoqitur prej njëra-tjetrës. Ai ka ruajtur mënjanë atë që Ai zgjodhi në anijet e drejtësisë, dhe ka flakur në zjarr atë që e meriton një gjë të tillë...." [81]

Veçanërisht ogurzi ishte një varg në shkrimet e së njëjtës periudhë, parashikuesi i ngjarjeve që do të ndodhnin në të ardhmen në Gjermani. Mbreti Prusian, Vilhelmi I, qeveria e të cilit kishte provokuar me qëllim luftën që i kishte shkaktuar Francës një humbje shkatërruese dhe kishte sjellë krijimin e një "Perandorie Gjermane" të re, u paralajmërua me këto fjalë:

O brigje të Rinit! Ne ju kemi parë ju të mbuluara në gjak të mpiksur, më shumë se sa sikur shpatat e hakmarrjes të qenë ngritur kundër jush; dhe ju do të keni një kthesë tjetër. Dhe Ne dëgjojmë ankimet e Berlinit, megjithëse ai është sot në një lavdi të ndritshme. [82]

Një shënim i mahnitshëm karakterizon dy nga shpalljet që i drejtohen Mbretëreshës Viktoria [83] dhe "Sundimtarëve të Amerikës dhe Presidentëve të Republikave të saj." E para çmon arritjen nismëtare, e cila përfaqësohet me heqjen e skllavërisë në mbarë perandorinë Britanike, dhe mbështet parimin e qeverive përfaqësuese. E dyta, e cila hapet me shpalljen e Ditës së Perëndisë, nxjerr si përfundim një mandat virtual, që nuk ka asnjë paralelizëm me ndonjë nga mesazhet e tjera: "Mbështilleni ju të dëmtuarin me duart e drejtësisë, dhe shkatërrojeni shtypësin, i cili iu vringëllin shkopin e urdhërave të Zotit tuaj, Urdhëruesit, të Gjithëurtit." [84]


Feja si Dritë dhe Errësë

Dënimi më i ashpër i Bahá'u'lláh-ut, është rezervuar për penguesat, të cilat feja e organizuar gjatë gjithë historisë i ka ngritur ndërmjet njerëzimit dhe Zbulesave të Perëndisë. Dogmat, të frymëzuara prej besëtytnisë popullore dhe të përsosura prej një inteligjence të keqpërdoruar, janë imponuar në mënyrë të përsëritshme kundër një proçesi hyjnor, qëllimi i të cilit në të gjithë kohërat ka qënë ana shpirtërore dhe morale. Ligjet e ndërthurjes shoqërore, të zbuluara me qëllim për të konsoliduar jetën e bashkësisë, janë bërë bazat e strukturave të doktrinave dhe praktikave të misterëshme, të cilat kanë rënduar mbi masat, në vend që të shërbenin për të mirën e tyre. Madje dhe ushtrimi i inteligjencës, vegla kryesore që zotëron raca njerëzore, është penguar me qëllim, duke shkaktuar kështu një të çarë në dialogun ndërmjet besimit dhe shkencës, mbi të cilin varet jeta e qytetëruar.

Pasojë e këtij fakti të mjerë, është emri i keq që feja ka marrë në mbarë botën. Për më keq, vetë feja e organizuar, është bërë një nga shkaqet më të forta të urrejtjes dhe luftës ndërmjet popujve të botës. "Fanatizmi dhe urrejtja fetare," që Bahá'u'lláh paralajmëroi më se një shekull më parë, "janë si një zjarr përpinjës, që asnjë nuk mund ta shuajë. Vetëm Dora e fuqisë Hyjnore mund ta çlirojë njerëzimin nga ky hidhërim shkatërrues." [85]

Ata të cilët Perëndia do t'i ngarkojë me përgjegjësi për këtë tragjedi, janë udhëheqësit fetarë të njerëzimit, të cilët kanë menduar se kanë folur për Atë gjatë gjithë historisë. Përpjekja e tyre për ta bërë fjalën e Perëndisë pronë private, dhe paraqitjen e saj si një mjet për lavdi personale, ka qënë e vetmja pengesë e madhe kundër së cilës ka luftuar përparimi i qytetërimit. Duke ndjekur deri në fund qëllimin e tyre, shumë nga ata nuk kanë nguruar madje të ngrenë edhe duart kundër Lajmëtarëve të Perëndisë:

Udhëheqësit e fesë, në çdo epokë, kanë penguar popullin e tyre për të mbërritur në brigjet e shpëtimit të përjetshëm, deri në atë masë sa kanë shtërnguar frerët e autoritetit me tërë fuqinë e tyre. Disa nga etja për pushtet, të tjerë nëpërmjet mungesës së dijes dhe kuptimit, kanë qënë shkaku i privimit të popullit. Nëpërmjet sanksionit dhe autoritetit të tyre, çdo Profet i Perëndisë ka pirë nga kupa e sakrificës.... [86]

Në një letër drejtuar klerit të të gjithë besimeve, Bahá'u'lláh paralajmëron për përgjegjësinë, të cilën ata e kanë marrë me kaq pakujdesi gjatë historisë:

Ju jeni si një burim. Nëse ai do të ndërrojë drejtim, do të ndërrojne edhe prrenjtë që burojnë prej tij. Kini frikë nga Zoti dhe do të radhiteni në njerëzit e perëndishëm. Në mënyrë të ngjashme, nëqoftëse zemra e njeriut do të prishet, po kështu do të ndodhë edhe me gjymtyrët. E po kështu, nëqoftëse rrënja e një peme do të prishet, edhe degët, lastarët, gjethet e frutat e saj do të prishen... [87]

Pikërisht të njëtat shpallje, të shpallura në një kohë kur ortodoksia fetare ishte një nga fuqitë më të mëdha në mbarë botën, deklaruan se kësaj fuqie i kishte ardhur fundi, dhe se kasta klerikale nuk kishte më rol shoqëror në historinë botërore: "O grumbuj të teologëve! Që këtej e tutje, ju nuk do ta shihni më vehten të zotëruar nga ndonjë fuqi..." [88] Për një kundërshtar hakmarrës, në mes  të klerit myslyman, Bahá'u'lláh thotë: "Je si ajo rreze e fundit diellore që perëndon në majë të malit, e cila shumë shpejt do të venitet sipas urdhërit të Perëndisë, i Gjithëzotërueshmi, Më i Larti. Lavdia tënde dhe e atyre që janë si ty, ka marrë fund... [89]

Kjo shpallje nuk i drejtohet organizimit të veprimtarive fetare, por keqpërdorimit të burimeve të tilla. Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut janë të gjera në vlerësimin e tyre, jo vetëm në kontributin e madh që feja e organizuar i ka sjellë qytetërimit, por gjithashtu edhe në të mirat që bota ka arritur prej sakrificës dhe dashurisë për njerëzimin, që ka karakterizuar klerikët dhe sistemet fetarë të të gjitha besimeve:

Këta teologë...që janë stolisur me të vërtetë me ornamentin e njohurisë dhe me një karakter të perëndishëm, janë me të vërtetë si kokë në trupin e botës dhe si sy për kombet... [90]

Besimtarë dhe jobesimtarë, klerikë dhe laikë, duhet të njohin më shumë pasojat se sa të sfidojnë popullin, sidomos tani kur në botë vihen re aspekte të tilla si rezultat i një korrupsioni universal të impulsit fetar. Ajo që ka ndikuar në largimin e njerëzimit nga Perëndia gjatë shekullit të kaluar, është shkatërrimi i marrëdhënies, në të cilën mbështetet vetë jeta morale. Aftësitë natyrore të shpirtit racional, që janë jetësore për zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave njerëzore, janë bërë botërisht të zhvleftësuara:

Vitaliteti i besimit të njeriut tek Perëndia, po shuhet në çdo vënd; asgjë tjetër, përveç ilaçit të Tij shërimplotë, nuk mund kurrë ta përtërijë atë. Brejtja e të pafesë po gllabëron pjesët vitale të shoqërisë njerëzore; kush tjetër përveç Elikirit të Zbulesës së Tij të fuqishme mund ta pastrojë dhe t'i japë jetë asaj? Vetëm Fjala e Perëndisë mund të shpallë dallimin e të qënurit e paisur me kapacitetin e kërkuar për një ndryshim kaq të madh dhe të largët. [91]


Paqja Botërore

Në dritën e ngjarjeve të mëvonëshme, paralajmërimet dhe thirrjet e shkrimeve të Bahá'u'lláh-ut të kësaj periudhe, bëhen tmerrësisht urgjente:

O ju përfaqësues të zgjedhur të popullit në çdo vënd!... Konsiderojeni botën si trupin e njeriut, që megjithëse në krijimin e tij ishte i plotë dhe i përsosur, është prekur tani nga sëmundje dhe ç'rregullime të rënda, për shkak të shkaqeve të ndryshme. As edhe për një ditë të vetme ai nuk u çlirua, por sëmundjet e tij u bënë edhe më të rënda, sepse ai ra nën mjekimin e mjekëve injorantë, të cilët i dhanë liri të plotë dëshirave të tyre personale...

Ne e pamë atë, në këtë ditë, që kishte rënë në mëshirë të sundimtarëve të dehur aq shumë nga krenaria, sa nuk janë në gjëndje të dallojnë qartë as të mirat e tyre, e jo më të njohin një Zbulesë, kaq marramendëse sfiduese si kjo.... [92]

Kjo është Dita, në të cilin toka do të tregojë të rejat e saj. Punëtorët e poshtërsisë janë barra e saj, a nuk mund ta kuptoni një gjë të tillë?... [93]

Të gjithë njerëzit janë krijuar për të çuar përpara një qytetërim në përparim të vazhdueshëm. I Gjithëfuqishmi më ka Mua dëshmimtar: Të sillesh si shtazët e fushës është e pavlefshme  për njeriun. Ato virtyte që i shkojnë përshtat dinjitetit të tij janë durimi, mëshira, dhembshuria dhe dashuria për të gjithë njerëzit në tokë.... [94]

Një jetë e re, në këtë epokë, po zjen brenda të gjithë popujve të tokës; dhe përsëri, asnjë nuk e ka zbuluar shkakun e as nuk e ka perceptuar motivin e saj. Kini parasysh njerëzit në perëndim. Jemi dëshmtarë se si ata, gjatë rrugës që ndjekin drejt kotësisë dhe të parëndësishmes, kanë flijuar dhe vazhdojnë ende të flijojnë jetë të panumurta për hir të pushtetit dhe përparimit të tij... [95]

Në të gjitha çështjet përmbajtja është e dëshirueshme. Nëqoftëse diçka kryhet më shumë nga ç'duhet, do të shndërrohet në një burim të së keqes.... Eshtë e çuditshme dhe e habitëshme se si gjërat egzistojnë në tokë, por ato janë të fshehura nga mendjet dhe kuptimi i njerëzve. Këto gjëra zotërojnë një forcë të tillë, e cila mund të ndryshojë krejt atmosferën e tokës dhe helmimi i tyre do të jetë vdekjeprurës.... [96]

Në shkrimet e më vonëshme, duke përfshirë këtu ato që u qenë drejtuar njerëzimit si bashkësi, Bahá'u'lláh vë theksin mbi përshtatjen e hapave që duhen bërë drejt asaj që Ai e quan "Paqja e Madhe." Këto, thote Bahá'u'lláh, do të zbusin vuajtjet dhe ç'rregullimet, Ai i shihte të shtriheshin përpara racës njerëzore, derisa popujt e botës të përqafonin Zbulesën e Perëndisë e të sillnin Paqen Më të Madhe:

Do të vijë koha, kur nevoja urgjente për bashkimin e një shtrese të gjerë dhe të shumëllojshme njerëzish të realizohet në mënyrë universale. Sundimtarët dhe mbretërit e tokës duhet ta ndjekin atë dhe të marrin pjesë në shqyrtimet e saj, duhet të konsiderojnë rrugë dhe mjete të këtilla si të domosdoshme për vendosjen e themeleve të Paqes së Madhe në botë mes njerëzve. Një paqe e tillë, kërkon që Fuqitë e Mëdha të marrin vendim, për hir të qetësisë së popujve në tokë, që të jenë në pajtueshmëri të plotë me njëra-tjetrën. Në rast se ndonjë mbret do të rrokë armët për të luftuar kundër një tjetri, atëherë të gjithë duhet të ngrihen të bashkuar dhe ta ndalojnë atë. Nëqoftëse një gjë e tillë do të bëhet, atëherë bota nuk do të ketë më nevojë për armatime, me përjashtim të atyre që do të shërbejnë për ruajtjen e sigurisë dhe mbajtjen e një rregulli të brendshëm brenda territoreve të tyre... Po afrohet dita kur të gjithë popujt e botës të kenë adoptuar një gjuhë universale dhe një shkrim të përbashkët. Kur kjo të arrihet, atëherë në çfarëdo qytet të udhëtojë një njeri, do të jetë njësoj sikur ai të hynte në shtëpinë e tij... .Është njeri me të vërtetë ai i cili sot, ia përkushton veten e tij shërbimit të mbarë racës njerëzore.... Njeriu nuk duhet të mburret për dashurinë që ka për vëndin e tij, por për dashurinë që ndjen për mbarë botën. Toka s'është tjetër veçse një vënd, dhe njerëzit janë qytetarët e saj. [97]


"Jo me Vullnetin Tim"

Në letrat e Tij drejtuar Násirí'd-Dín, sundimtarit të Persisë, që nuk përmbajnë asnjë pakënaqësi ose qortim ndaj burgosjes së Tij në Síyáh-Chál dhe padrejtësive të tjera që Ai kishte përjetuar nga duart e mbretit, Bahá'u'lláh flet për rolin e Tij në Planin Hyjnor:

Unë s'isha tjetër veçse një njeri si gjithë të tjerët, i përgjumur në divanin Tim, kur flladet e të Gjithëlavdishmit mbërritën tek Unë, dhe më mësuan gjithçka që njihej deri tash. Kjo gjë nuk është nga Unë, por nga Ai që është i Tërëfuqishmi dhe i Gjithëdijëshmi. Dhe Ai më kërkoi Mua të ngre lart zërin Tim ndërmjet tokës dhe qiellit, dhe për këtë Mua më ndodhën ato që bënë të derdhë lotë çdo njeri që kupton. Unë nuk studiova mësimet bashkëkohore të njerëzve; nuk ndoqa shkollat e tyre. Pyetni në qytetin ku Unë banova, që të mund të siguroheni se Unë nuk jam nga ata që flasin gënjeshtra. [98]

Misioni, të cilit Ai i kishte përkushtuar tërë jetën e Tij, që i kushtoi Atij jetën e të bërit, të ri e të gëzuar, si edhe të gjitha zotërimet materiale, që i shkatërroi Atij shëndetin dhe i solli brgosjen, dëbimin e përbuzjen, nuk ishte një mision që e ndërmori Ai vetë. Ai thotë se kishte hyrë në një rrugë të tillë "Jo...me vullnetin Tim,":

O ju njerëz, mendoni ju se Unë shtërngoj në duart e Mia kontrollin e Perëndisë, Qëllimin dhe Dëshirën e Tij përfundimtare?...Sikur qëllimi përfundimtar i Besimit të Perëndisë të kishte qënë në duart e Mia, Unë nuk do të kisha pranuar kurrë, qoftë edhe për një çast, të manifestoja Vetveten tek ju, dhe nuk do të kisha lejuar asnjë fjalë të dilte nga buzët e Mia. Për këtë, Perëndia Vetë më është dëshmimtarë me të vërtetë. [99]

Duke u dorëzuar pa rezerva para thirrjeve të Perëndisë, Ai nuk kishte asnjë dyshim rreth rolit që do të luante në historinë e njerëzimit. Si një Manifestim i Perëndisë në epokën e përmbushjes, Ai është pikërisht i premtuari, për të cilin është folur në të gjithë shkrimet e mëparshme, "Dëshira e kombeve," "Mbreti i Lavdisë." Për Judismin Ai është "Zoti i Ushtrive"; për Kristianizmin, "Rikthimi i Krishtit me Lavdinë e Atit"; për Islamizmin, "Shpallja e Madhe"; për Budizmin "Maitreya Buda"; për Hinduizmin, "mishërimi i ri i Krishnës"; për Zoroastrianizmin, ardhja e "Sháh-Bahrám." [100]

Ashtu si Manifestimet e mëparshme të Perëndisë, Ai është Zëri i Perëndisë si edhe kanali lidhës i njerëzimit: "Kur Unë sjell ndërmend, O Perëndia im, marrëdhëniet që më lidhin me Ty, Unë marr shtytje për t'u shpallur mbarë krijesave: "me të vërtetë, Unë jam Perëndia!"; dhe kur Unë konsideroj vetëm vehten Time,Une e gjej atë dhe më të papërpunuar se balta!" [101]

"Disa në mesin tuaj," deklaroi Bahá'u'lláh, "kanë thënë: 'Ky është Ai, i cili ka shpallur se është Perëndia.' Për atë Zot! Kjo është shpifje e madhe. Unë nuk jam veçse një shërbëtor i Perëndisë, i Cili i ka besuar Atij dhe shenjave të Tij...Gjuha Ime, zemra Ime, qënia Ime e brendëshme dhe e jashtme, dëshmojnë se nuk ka Perëndi tjetër përveç Tij, të gjithë të tjerët janë krijuar sipas urdhërit të Tij, dhe janë transformuar nëpërmjet veprimit të Vullnetit të Tij....Unë jam Ai që shpall haptas të mirat të cilat Perëndia më ka dhënë Mua nëpërmjet bujarisë së Tij. Nëse ky ështe mëkati Im, atëhere le të jem Unë me të vërtetë i pari i mëkatarëve...." [102]

Shkrimet e Tij, kapen pas një numri metaforash në përpjekje për të shprehur paradoksin që shtrihet në zemrën e fenomenit të Zbulesës së Perëndisë sipas Vullnetit të Tij:

jam ...Falkoi mbretëror në duart e të Tërëfuqishmit, Unë shpalos pendët e rrëzuara të krahëve të çdo zogu të dëmtuar dhe i nis ata në fluturimin e tyre. [103]

Kjo s'është tjetër veçse një gjethe, të cilën erërat e vullnetit të Zotit tënd, të Tërëfuqishmit, të Gjithëlëvduarit, e kanë trazuar. A mund të qëndrojë ajo e palëvizur kur erërat e furtunës fryjnë? Jo, për Atë, i Cili është Zoti i të gjithë Emrave dhe Atributeve! Ato e lëvizin atë ndërsa si t'u pëlqejë.... [104]


Pakti i Perëndisë me Njerëzimin

Në qershor të 1877-tës, më në fund Bahá'u'lláh doli nga izolimi i rreptë i qytetit-burg në 'Akká, dhe me familjen e Tij shkoi në "Mazra'ih", një pronë e vogël që shtrihej disa milje në veri të qytetit. [105] Ashtu siç kish qenë parathënë në shpalljen e Tij drejtuar qeverisë turke, Sultan Abdu'l-Azizin e kishin rrëzuar nga froni dhe e kishin vrarë në një grusht shteti brenda në pallat. Shpërthimi i zemëratës që kishte lindur si rezultat i ndryshimeve politike që kishin përfshirë botën, kishte filluar të pushtonte madje edhe rrethinat e jashtëme të sistemit imperial otoman. Pas një qëndrimi të shkurtër prej dy vjetësh në Mazra'ih, Bahá'u'lláh shkoi në "Bahji", një bllok i madh banesash i rrethuar nga kopshte, vend të cilin djali i Tij 'Abdu'l-Bahá e kishte marrë me qira për Atë dhe pjestarët e familjes së Tij të zgjeruar. [106] Dymbëdhjetë vitet e mbetur të jetës, Ai ua përkushtoi shkrimeve të Tij që trajtonin gjerësisht çështjet shpirtërore dhe shoqërore, si edhe pritjes të pelegrinëve Bahá'í, që vinin pa rreshtur si lumë përmes shumë vështirësive nga Persia dhe vende të tjera.

Përmes Lindjes së Mesme dhe të Afërt, bërthama e jetës së një bashkësie kishte filluar të merrte formë mes atyre që kishin pranuar mesazhin e Tij. Për qeverisjen e saj, Bahá'u'lláh kishte zbuluar një sistem ligjesh dhe institucionesh të caktuara për të bërë një zbatim praktik të parimeve që jepeshin në shkrimet e Tij. [107] Autoriteti ushtrohej nëpërmjet këshillave, të zgjedhur në mënyrë demokratike nga i tërë komuniteti; ishin marrë masa për të përjashtuar mundësinë e lindjes së një elite klerike, si dhe ishte vendosur parimi i konsultimit dhe i marrjes së vendimit në formë grupi.

Në zemër të këtij sistemi ishte ajo që Bahá'u'lláh e quajti "Pakti i ri" ndërmjet Perëndisë dhe njerëzimit. Veçoria dalluese e epokës së ardhëshme të njerëzimit, ishte se për herë të parë në historinë e saj, e tërë raca njerëzore është përfshirë në mënyrë të ndërgjegjëshme, në vetëdijen e njësishmërisë së tij
dhe të tokës si një atdhe të vetëm. Ky zgjim, i hap rrugën një marrëdhënie të re ndërmjet Perëndisë dhe njerëzimit. Kur njerëzit në botë përqafojnë autoritetin shpirtëror që është pjesë e brendëshme në udhëheqjen e Zbulesës së Perëndisë për këtë epokë, tha Ai, ata do të gjejnë në vetvete një fuqizim moral, të cilin përpjekjet njerëzore vetëm, nuk kanë arritur ta krijojnë. "Një racë e re njerëzish" [108] do të shfaqet si rrjedhojë e kësaj marrëdhënieje, dhe do të fillojë puna për ndërtimin e një qytetërimi global. Misioni i komunitetit Bahá'í ishte për të demonstruar efikasitetin e kësaj Beslidhje në shërimin e sëmundjeve që përçajnë racën njerëzore.

Bahá'u'lláh vdiq në Bahji në 29 maj të vitit 1892, në moshën 75 vjeçare. Në kohën që Ai po ndahej nga kjo botë, kauza që iu besua Atij 40 vjet më parë në qelinë e errët të burgut në Teheran, do të shpërngulej nga tokat islamike ku kishte marrë formë, dhe do të vendosej në fillim nëpër Amerikë dhe Europë, dhe më pas në mbarë botën. Duke vepruar kështu, do të bëhej vetvetiu një provë e premtimit për Paktin e ri ndërmjet Perëndisë dhe njerëzimit. Prej  prej të gjitha feve të pavarura botërore, vetëm Besimi Bahá'í dhe komuniteti i besimtarëve të tij, do të kalonin me sukses përmes shekullit të parë kritik të egzistencës së tyre, me një unitet të pacënuar, të padëmtuar nga sëmundja e vjetër e shiizmit dhe përçarjes. Përvoja e tyre ofron një dëshmi bindëse për sigurinë që na jep Bahá'u'lláh, se raca njerëzore, në të gjithë ndryshueshmërinë e saj, mund të mësojë të jetojë dhe punojë si një popull, në një atdhe global të përbashkët.

Tamam dy vjet para vdekjes së Tij, Bahá'u'lláh priti në Bahji njërin nga të paktit që vinin atje nga Perëndimi për të takuar me Atë, dhe të vetmin që la përshtypje rreth këtij takimi. Ky vizitor ishte Edward Granvill Brawne, një specialist i ri e me perspektivë në fushën e Orientit nga Universiteti i Kembrixhit, të cilit në fillim i kishte tërhequr vëmendjen historia dramatike e Báb-it dhe e grupit heroik të ndjekësve të Tij. Nga takimi me Bahá'u'lláh-un, Brawne shkruan:

Megjithëse Unë nuk dija as vetë mirë se ku po shkoja dhe me cilin do të takohesha (pasi nuk kisha pasur asnjëfarë intimiteti të mëparshëm), pas dy a tri çastesh, si i goditur nga çudia apo një nderim i frikshëm, u bëra përfundimisht i vetëdijshëm se dhoma nuk ishte e pabanuar. Në qoshe ku divani bashkohej me murin, qëndronte ulur një figurë mahnitëse dhe e nderuar.... Fytyrën e Tij të cilin unë vështrova, nuk mund ta harroj kurrë, megjithëse nuk mund ta përshkruaj dot. Ata sy depërtues dukeshin që mund të lexonin shpirtin e vërtetë të çdo njeriu; fuqia dhe autoriteti qenë mishëruar në ato vetulla të gjëra.... S'ishte e nevojshme të pyesja se në praninë e kujt ndodhesha unë, ndërsa përkulesha para një njeriu që është objekt i një përkushtimi dhe dashurie të tillë, te cilën edhe mbretërit do ta kishin zili, edhe perandorët do të lëshonin më kotë psherëtima dëshpërimi! Një zë i butë dhe dinjitoz, më bëri mua të ulem dhe më pas tha: - "Lavdi qoftë Perëndisë për atë që ke arritur!... Ti ke ardhur për të parë një të burgosur, një të dëbuar... Ne nuk dëshërojmë asgjë tjetër përveç se të mirën e botës dhe lumturinë e kombeve; por megjithatë ata na gjykojnë ne si nxitës të mosmarrëveshjeve dhe rrebelimit, të cilët meritojnë skllavëri dhe dënim... Që të gjitha kombet të bashkohen në një besim dhe të gjithë njerëzit të bëhen vëllezër; që fijet e dashurisë që lidhin bijt e njeriut me njëri-tjetrin të fuqizohen; që të ndërpriten ndryshimet midis feve, dhe dallimet raciale të zhduken - ç'të keqe ka këtu?... Por sidoqoftë kështu do të bëhet; këto grindje të pafrytëshme, këto luftëra shkatërrimtare, do të kalojnë dhe "Paqja Më e Madhe" do të vijë..." [109]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHENIME

1.Bahá'u'lláh (Lavdi e Perëndisë) lindi Husayn-Ali. Vepra autoritare në misionet e Báb-it dhe Bahá'u'lláh-ut është "Perëndia kalon pranë" e Shoghi Effendi (Wilmete: Bahá'í publishing Trust. 1987). Për një studim biografik shih Bahá'u'lláh nga Hasan Balyuzi: Mbreti i Lavdisë (Oksford: Gerorge Ronald, 1980). Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut janë përsëritur në mënyrë të zgjeruar në "Zbulesat e Bahá'u'lláh-ut" nga Adib Taherzadeh (Oksford: George Ronald, 1975), katër volume.

2.Sipas Britanica Yearbook, 1988, thuhet që megjithëse komuniteti Bahá'í numëron në gjirin e saj vetëm 5 milion anëtarë, besimi është bërë tashmë një nga fetë më të përhapura në botë, pas kristianizmit. Sot ka rreth 155 Asamble Kombëtare Bahá'í në vende të pavarura dhe territore të mëdha të globit, dhe mbi 17000 Asamble funksionale të shkallës lokale. Sipas të dhënave vlerësohet se në to përfaqësohen 2112 kombësi dhe fise.

3.Arnold Toynbee, Një Studim i Historisë, Vëll. 8 (Londër: Oksford, 1954), faq. 117.

4.Báb-i ("Porta") lindi Siyyid Ali -Muhamad në Shíráz, 20 Tetor, 1819.

5.Vargjet në shkrimet e Báb-it, të cilat u referohen ardhjes së "Atij, të Cilin Perëndia do të bëjë manifest", përfshijnë referimet e nëndheshme për "vitin Nëntë" dhe "vitin Nëntëmbëdhjetë" (në mënyrë të përafërt 1852 dhe 1863, duke e llogaritur në vitet lunar prej vitit të përurimit të misionit të Báb-it, 1844). Në disa raste, Báb-i u tha gjithashtu disa prej ndjekësve të Tij se ata vetë do ta njihnin dhe do t'i shërbenin "Atij, të Cilin Perëndia do ta bëjë manifest."

6. Shpallja e lajmit të Báb-it, u krye nëpër xhami dhe vëndet publike nga grupe pasuesish entuziastë, ku shumë prej tyre qenë seminaristë të rinj. Kleri muslyman ishte përgjigjur duke nxitur dhunën në grupe njerëzish. Fatkeqësisht, këto ngjarje përkuan me një krizë politike të shkaktuar nga vdekja e Muhamad Shah dhe nga lufta për vazhdimësi. Ishin udhëheqësit e fraksioneve politikë të suksesshëm, pas djalit-mbret Nasiri'd-Din Shah, i cili e ktheu ushtrinë mbretërore kundër mbështetësve të Báb-it. Këta të fundit, të rritur në një kulturë myslymane, besonin se kishin të drejtë morale për t'u vetmbrojtur, dhe kështu formuan barrikatat ku u bënë ballë për një kohë të gjatë rrethimeve të përgjakshme. Kur më pas, ata u mundën dhe u masakruan, dhe kur Báb-i u ekzekutua, dy të rinj të çmendur, pasues të Báb-it, ndalën Shahun në një vënd publik  dhe shtinë kundër tij duke kryer një përpjekje për vrasje të pamenduar mirë. Ky incident ishte si një justifikim ndaj masakrave më të këqia të bëra ndaj pasuesve të Báb-it, të cilat ngjallën protestë nga ana e ambasadave perëndimore. Për t'u njohur rreth kësaj periudhe, shih W. Hatcher dhe D. Martin, Besimi Bahá'í: Shfaqja e Fesë Globale (San Fransisko: Harper and Row,1985), faq. 6-32.

7.Për t'u njohur me këto ngjarje shih Perëndia Kalon Pranë, kapitulli 1-5. Interesi i Perëndimit ndaj lëvizjes së Báb-it u rrit, sidomos nga botimi në 1865 Less religions et philosophies dans l'Asie centrale, nga Arthur Comte de Gobineau (Paris: Didier, 1865).

8.Bahá'u'lláh, Letra për të Birin e Ujkut (Wilmete: Bahá'í publishing trust, 1979), faq. 20-21.

9.Një numër diplomatësh perëndimorë dhe vëzhguesish ushtarakë, kanë lënë të dhëna shqetësuese rreth asaj që ata përjetuan. Disa protesta formale, u regjistruan nga autoritet persiane. Shih Moojan Momen, Báb-i dhe Besimi Bahá'í, 1844-1944 (Oksford: George Ronald, 1981).

10.Letra, f. 21.

11.Letra, f. 22.

12.Kuptohet që në Persi kishte një dyshim të madh rreth qëllimeve të qeverive Ruse dhe Britanike, për shkak se që të dyja ato, kishin një kohë të gjatë që ndërhynin në çështjet e brendëshme të Persisë.

13.Vatra e këtyre problemeve ishte Mirza Yahya, një i ri, dhe gjysëm vëlla me Bahá'u'lláh-un. Ndërsa ishte ende i ri dhe nën drejtimin e Bahá'u'lláh-ut, Yahya ishte emëruar nga Báb-i kryetar i bashkësisë së Báb-it, duke pritur ardhjen e pashmangëshme të "Atij të Cilin Perëndia do ta bëjë manifest." Duke rënë nën ndikimin e një ish teologu myslyman, Siyyid Muhammad Isfahani, sidoqoftë, Yahya pak nga pak filloi të largohet nga vëllai i tij. Kjo zemëratë e tij nuk u shpreh hapur, por e gjeti rrugën e saj në agjitacionin e fshehur, i cili pati një efekt shkatërrues në të dëbuarit, që tashmë kishin rënë shpirtërisht. Kështu Yahya nuk e pranoi shpalljen e Bahá'u'lláh-ut, dhe nuk luajti asnjë rol në zhvillimin e Besimit Bahá'í që sapo ishte shpallur.

14.Bahá'u'lláh, Libri i Sigurisë (Wilmette: Bahá'í Publishing Trust, 1985), f. 251.

15.Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehta të Bahá'u'lláh-ut (Wilmete: Bahá'í Publishing Trust, 1985), Arabike 2 në f. 3-4, Arabike në f.4, Arabike 35 në f.12, Arabike 12 në f.6.

Me përjashtim të rasteve kur përmbajtja e fjalisë e bën atë të qartë, përdorimi konvencional i fjalës në anglisht "man" nënkupton "njerëzimin"

16.Siguria, f.3-4, f.195-200.

17.Cituar në Perëndia Kalon Pranë, f.137.

18.Citim nga Princi Zanu'l-Abidin Khan, Perëndia Kalon Pranë, f.135.

19.Shih shënimin e mëposhtëm 67.

20.Perëndia Kalon Pranë, f.153. Gjithnjë e më shumë, pas vitit 1863, fjala "Bahá'í" zëvëndësoi fjalën "Bábi" si një emërtim i besimit të ri, duke shënuar ngjarjen e shfaqjes së një feje krejtësisht të re.

21.Cituar tek Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore (Wilmete: Bahá'í Publishing Trust, 1984), f.77.

22.Bahá'u'lláh, Përmbledhje nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut (Wilmete: Bahá'í Publishing Trust, 1983), f.10-11.

23.Përmbledhje, f.297.

24.Përmbledhje, p.334.

25.Përmbledhje, f.8.

26.Përmbledhje, f.8.

27.Dy thëniet e cituara, mund të gjenden të cituara nga 'Abdu'l-Bahá'í në J.E. Esslement, Bahá'u'lláh dhe Epoka e Re (Wilmete: Bahá'í Publishing Trust 1987), f.70 dhe Tabelat e Bahá'u'lláh-ut të Zbuluara në Kitab-i-Aqdas (Haifa: Bahá'í World Centre, 1982), f. 22-23.
28.Perëndia Kalon Pranë, f. 127-57, jep një përmbledhje të këtyre ngjarjeve.

29.Përmbledhje, f. 4-5.

30.Siguria, f. 98.

31. Siguria, f. 99.

32.Siguria, f. 99-100.

33.Siguria, f. 103-104.

34.Përmbledhje, f. 59.

35.Përmbledhje, f. 66-67.

36.Përmbledhje, f. 65-67.

37.Cituar në Ardhjen, f.79.

38.Përmbledhje, f. 136.

39.Përmbledhje, f. 80.

40.Përmbledhje, f. 164.

41.Përmbledhje f. 329.

42.Për një paraqitje të hollësishme të këtij subjekti shih `Abdu'l-Bahá'í, Përgjigjet e Disa Pyetjeve (Wilmete: Bahá'íaha'i Publishing Trust, 1970), f. 163-201.

43.Shembuj, në fjalët e Jezusit, janë "Përse ju më quani të mirë? Nuk ka asnjë të mirë, veçse njërit, Perëndisë......" (Mateu 19:17); "Unë edhe Ati i im jemi një." (Johani 10:30)

44.Përmbledhje, f. 177-179.

45.Përmbledhje, f. 50-55.

46.Përmbledhje, f. 56.

47.Dhiata e Re, Joahni 1:10.

48.Përmbledhje, f. 141-142.

49.Shoghi Effendi, Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut: Letra të Zgjedhura (Wilmette: Bahá'í Publishing Trust, 1982), f. 117.

50.Përmbledhje, f. 74. Në shkrimet Bahá'í termi "Adam" është përdorur në mënyrë simbolike në dy mënyra të ndryshme. Njëra i referohet shfaqjes së racës njerëzore, ndërsa tjetra përcakton të parin Manifestim të Perëndisë.
51.Përmbledhje, f. 213.

52.Përmbledhje, f. 151.

53.Shih Bahá'u'lláh, Shtatë Luginat dhe Katër Luginat (Wilmete: Bahá'í Publishing Trust, 1986, f. 6-7: "Po, megjithëse për të zgjuarin është e turpshme të kërkosh Zotin e Zotërve në pluhur, përsëri kjo flet për një pasion të fuqishëm në kërkim.

54.Rendi Botëror, f. 116.

55.Shtatë Luginat, f. 1-2.

56.Përmbledhje, f. 214.

57.Përmbledhje, f. 286.

58.Përmbledhje, f. 4-5.

59.Dhiata e Re, Johani 10:16.

60.Për një përpunim të mësimeve të Bahá'u'lláh-ut në proçesin pjekurisë së racës njerëzore, shih Rendin Botëror, f. 162-163, 202.

61.Përmbledhje, f. 217.

62.Tabelat, f. 164.

63.Përmbledhje, f. 95.

64.Tabelat, f. 164.

65.Përmbledhje, f. 6-7.

66.Tabelat, f. 66-67.

67.Gratë: Një përpilim (Toronto: Bahá'í Publishing Trust, 1986), f. 26.

68.Një kombinim rrethanash të pazakonta, bëri që autoritetet e larta në Konstantinopoli, të ushqejnë simpati për Bahá'u'lláh-un dhe t'i rezistojnë trysnisë së qeverisë Persiane. Guvernatori i Bagdatit, Namiq Pasha, i kishte shkruar me entuziasëm kryeqytetit për karakterin dhe influencën e të dëbuarve të shquar persianë. Sultani Abdu'l - `Aziz, e quajti këtë raport intrigues, sepse, megjithëse ai ishte Kalif i Sunnit Islam, e konsideronte veten një kërkimtar mistik. Po aq i rëndësishëm, por në një mënyrë tjetër, ishte reagimi i kryeministrit të tij, Ali Pasha. Ky i fundit, i cili kishte kryer studimet në gjuhën dhe letërsinë persiane, dhe që mendohej se do të sillte një modernizim në administratën turke, e konsideronte Bahá'u'lláh-un një figurë tepër simpatike. Ishte pa dyshim ky kombinim i simpatisë dhe i interesit, i cili bëri që qeveria osmane ta ftonte Bahá'u'lláh-un në kryeqytet dhe jo ta dërgonte Atë në një qendër më të largët, ose ta dorëzonte në autoritetet persiane, të cilat e dëshëronin shumë një gjë të tillë.

69.Për një tekst të plotë të raportit të ambasasorit austriak, Count von Prokesch-Osten, në një letër dërguar Comte de Gobineau, më 10 janar, 1886, shih Báb-i dhe Besimi Bahá'í, f. 186-187.

70.Zbulesa, Vëll. 2, p. 399.

71.Tabelat, f. 13.

72.Përmbledhje, f. 210-212.

73.Përmbledhje, f. 250.

74.Përmbledhje, f. 252.

75.Për një përshkrim të këtyre ngjarjeve, shih Zbulesa, Vëll. 3, veçanërisht faqet 296, 331.

76.Për përshkrim të kësaj përvoje, shih Perëndia Kalon Pranë, f. 180-189.

77.Në vitin 1850, dy udhëheqës fetarë gjermanë, Christoph Hoffmann dhe Georg David Hardegg bashkëpunuan në zhvillimin e "Shoqërisë së Tempujve," dhe iu përkushtuan krijimit në Tokën e Shenjtë të një kolonie ose disa kolonive, të cilat do të hapnin rrugën kthimit të Krishtit. Më 6 gusht të vitit 1868, ky grup u largua nga Gjermania dhe mbrriti në Haifa më 30 tetor 1868, dy muaj pas mbrritjes së vetë Bahá'u'lláh-ut.

78.Për të pasur një përshkrim të katastrofave që ranë mbi Turqinë evropiane gjatë luftës ruso-turke të viteve 1877-1878, shih Addendum III në Mbreti i Lavdisë, faqe 460-462.

79.Letra për të birin e ujkut, f. 51.

80.Alistar Horne, Rënia e Parisit (Londër: Macmillan, 1965), f. 34.

81.Cituar në Shoghi Effendi, Dita e Premtuar ka Ardhur (Wilmette: Bahá'í Publishing Trust, 1980), f. 32-33.

82.Cituar në Ditën e Premtuar, f. 37.

83.Cituar në Ditën e Premtuar, f. 35.

84.Cituar në Shoghi Effendi, Kështjella e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957 (Wilmette: Bahá'í Publishing Trust, 1980), f. 18-19.

85.Letra për të birin e ujkut, f.14.

86.Libri i Sigurisë, f. 15.

87.Cituar në Dita e Premtuar, f. 83.

88.Cituar në Dita e Premtuar, f. 81.

89.Letra për të birin e ujkut, f.99.

90.Cituar në Dita e Premtuar, f. 110-111.

91.Përmbledhje, f. 200.

92.Përmbledhje, f. 254-255.

93.~f. 40.

94.~f. 215.

95.~f. 196.

96.Tabelat, f. 69.

97.Tabelat, f. 165-167.

98.Letra për të birin e ujkut, f. 11.

99.Përmbledhje, f. 91.

100. Perëndia Kalon Pranë, f. 94.

101. Rendi Botëror, f. 113.

102.Përmbledhje, f. 228.

103. Tabelat, f. 169.

104.Letër për të birin e ujkut, f. 11-12.

105.Megjithëse urdhëri i dëbimit i Sultan Abdu'l-`Aziz' formalisht nuk u anullua kurrë, autoritetet politike përgjegjëse erdhën në përfundimin se ai ishte i pavlefshëm. Prandaj, ata, propozuan që Bahá'u'lláh mund të vendosej për banim jashtë mureve të qytetit, në rast se kjo i pëlqente Atij.  

106.Vila e madhe, e cila kish qënë ndërtuar nga një arab kristian i pasur, tregëtar në Akka, ishte braktisur prej tij kur shpërthimi i një sëmundje të rëndë nisi të prekë vendin. Kjo pasuri në fillim u mor me qira, dhe disa vjet pas vdekjes së Bahá'u'lláh-ut, u ble nga bashkësia Bahá'í. Varri i Baha'ullah-ut ndodhet në një Mauzole në kopështin e Bahji, dhe është tani qendra e pelegrinazheve për botën Bahá'í.

107.Për një përmbledhje të këtij subjekti mësimor, shih Rendi Botëror, f. 143-157, dhe Parimet e Administratës Bahá'í nga Shoghi Effendi (Londër: Bahá'í Publishing Trust, 1973). Një përkthim i plotë në gjuhën angleze i dokumentit kryesor të këtij shkrimi, Kitab-i-Aqdas ("Libri më i Shenjtë"), është në botim e sipër për t'u përfunduar me rastin e njëqindvjetorit të vdekjes së Baha'u'`llah-ut, 1992.

108.Ardhja, f. 16.

109.Edward G. Browne, Tregimi i një Udhëtari (Nju Jork: Bahá'í Publishing Committee, 1930), f. xxxix-xl.

Autor: administrator - Kategorie: Studime Bahá’í - Strany: 0 - Kapitoly: 0
© www.erfan.cz & phpRS